Gjyqësori

Gjithçka nga fusha e drejtësisë, aktualitet apo evenimente etj...

Bëj një postim
  • Raporti, KLD: "Mëkatet" e gjyqtarëve

    Zbardhen detaje të inspektimit: Abuzime të shumta në gjykatat e Tiranës, Gjirokastrës, Durrësit e Vlorës

    Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar inspektimin e beftë në gjykatat e Shqipërisë, duke gjetur dhjetëra shkelje, ndërsa një raport përfundimtar do të përgatitet në ditët në vijim. Burime konfidenciale nga zyra e inspektimit në KLD deklarojnë se janë gjetur shkelje në gjykatat e Gjirokastrës, Vlorës, Durrësit, Elbasanit dhe Tiranës.

    Vazhdo leximin

  • Enver Hasani përfundimisht lë postin e Rektorit të UP-së

    Enver Hasani përfundimisht lë postin e Rektorit të UP-së

    Që nga sot rektori i Universitetit të Prishtinës Enver Hasani lë këtë post për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, si anëtar i saj. Senati i UP-së në një mbledhje të veçantë, falënderoi rektorin për të arriturat e deritanishme në modernizimin e UP-së dhe i ndau atij një mirënjohje për punën dhe suksesin e treguar si rektor për tri vite me radhë.

    Vazhdo leximin

  • UNDP-ja përkrah 100 praktikantë në sistemin gjyqësor

    Në një ceremoni që u mbajt sot, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë inauguroi Programin e praktikës për juristët e ri. Ky komponent, që njëherësh është parakusht ligjor për hyrje në provimin e jurisprudencës është pjesë e Programit për sundimin e ligjit që fokusohet në zhvillimin e gjyqësorit të pavarur dhe efikas në Kosovë.

    Vazhdo leximin

  • Rritet paga e gjyqesorit dhe e prokurorise

    E Premte, 12 Qershor 2009

    Qeveria mori dje vendimin per te rritur pagat e administrates gjyqesore dhe asaj te prokurorise. Ne fushen e veprimit te ketij vendimi, perfshihen punonjesit me arsim te larte te administrates gjyqesore, ne Gjykatat e Shkalles se Pare dhe Gjykatat e Apelit, si dhe punonjesit e administrates se prokurorive, prane Gjykatave te Shkalles se Pare dhe Gjykatave te Apelit.

    Vazhdo leximin

  • Nje tjeter zyrtar shqiptar kapet me droge

    08/06/2009 17:30

    Nje tjeter zyrtar shqiptar kapet me droge

    Gati nje muaj pas arrestimit te ish-sekretarit te dyte ne ambasaden shqiptare ne Shkup, tre shtetas te tjere shqiptare jane arrestuar ne Turqi per implikimin e tyre me ceshtjet e droges. Te prangosurit, mes te cileve edhe nje oficer policie ne areportin e Rinasit, jane kapur ne Stamboll ne kushtet e flagrances, duke transportuar nje sasi droge, masa e te ciles nuk behet e ditur.

    Vazhdo leximin

  • Shkalla e korrupsionit në Kosovë



    06-06-2009

    Në raportin e fundit Organizata Transparency International, e cila mat shkallën e korrupsionit në vendet e ndryshme të botës, ka radhitur Kosovën në grupin e tretë të vendeve të ndikuara nga korrupsioni. Nota e përgjithshme që i është vënë Kosovës është 3.4. Nota 5 tregon shkallën e skajshme të korrupsionit.

     

    Vazhdo leximin

  • Si të komunikojmë me Gjykatën e Lartë?

    Si të komunikojmë me Gjykatën e Lartë?

    Gjykata e Lartë jep informacion për publikun nëpërmjet:
    1. Faqes sonë të internetit www.gjykataelarte.gov.al dhe numrave përkatës të telefonit;
    2. Sektorit të Rregjistrimit; (i cili jep informacion për dosjet që vijnë në gjykatë);
    3. Sektorit të Sekretarisë; (i cili jep informacion për vendimet gjyqësore, mospranimet e rekurseve);
    4. Sektorit të Arkivës;
    5. Listave që afishohen në tabelën e vendosur në hyrje të gjykatës si dhe;
    6. Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun dhe Median;

    Shënim: Kjo është vetëm një ndihmesë modeste nga ana jonë. Konsulta me avokat do të ishte e nevojshme rast pas rasti.

    {Gjykata e Larte,RSH}

    Studio Ligjore "Daci"

  • FJALA E KRYETARES SE GJYKATES SE LARTE TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE ZNJ. SHPRESA BEÇAJ ME RASTIN E DITES SE DREJTESISE

    FJALA E KRYETARES SE GJYKATES SE LARTE  TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE 
    ZNJ. SHPRESA BEÇAJ ME RASTIN E DITES SE DREJTESISE

    ( Shkolla e Magjistratures, 8 Maj 2009 )




    Te dashur miq e te ftuar!

    Te nderuar kolege dhe studente,


    Eshte kenaqesi dhe nder i dyfishte per mua t`ju pershendes ne prag te festes Kombetare te Drejtesise, si pjesetare e teresise se gjyqtareve te Republikes, si Kryetare e Gjykates se Larte dhe Kryetare e Keshillit Drejtues te Shkolles se Magjistratures.

    10 Maji i pervitshem, sjell Diten Kombetare te Drejtesise, e cila perfaqeson nje simbolike kuptimplote qe merr shkas nga nje ngjarje e rendesishme historike per popullin shqiptar. Me 10 Maj 1913 qeveria e Ismail Qemalit miratoi aktin e pare juridik per organizimin gjyqesor, dekretin e titulluar “Kanuni i Zhurise”. Tashme, ne festojme kete dite jubilare duke vleresuar e rivleresuar arritjet pozitive dhe mangesite e drejtesise shqiptare, reflektojme per reformat e ndermarra dhe ato qe duhet te ndermerren ende, nderojme vepren e brezave te profesionisteve te afte dhe te ndershem te drejtesise, dhe mbi te gjitha, thellohemi ne objektivat tona per te ndertuar dhe konsoliduar nje drejtesi bashkekohore te integruar sipas pervojave dhe standardeve te BE-se dhe SHBA-se.

    Gjate ketyre viteve te tranzicionit te gjate shqiptar, megjithe veshtiresite dhe mendesite penguese, eshte bere shume pune per reformimin e pushtetit gjyqesor, per permiresimin e vazhdueshem te ligjit material dhe procedurial qe rregullojne fushen e drejtesise, per formimin e nje brezi te ri gjyqtaresh, prokuroresh e juristesh profesionist e te ndershem dhe per pastrimin e drejtesise nga semundjet gerryese qe e shoqerojne.

    Zhvillimet pozitive per gjyqesorin shqiptar ndjehen ne disa drejtime; ne emerimet e gjyqtareve te rinj qe vijne nga Shkolla e Magjistratures e cila vazhdon te zbatoje nje program te avancuar kualifikimi, ne trajnimin dhe arsimimin e vazhdueshem ligjor te gjyqtareve ekzistues, ne permiresimin e juridiksionit gjyqesor per shqyrtimin e rasteve te te drejtave te njeriut, ne percaktimin e kritereve objektive per ngritjen ne detyre te gjyqtareve ne sistemin gjyqesor, ne procesin buxhetor te pushtetit gjyqesor, imunitetin gjyqesor, gjallerimin e shoqatave profesionale te gjyqtareve si mbrojtese te interesave te tyre, ne rritjen e numrit te grave ne gjykatat e apelit dhe ne Gjykaten e Larte, dhe ne drejtime te tjera.

    Viti 2008 shenon nje progres ne reformen e avancuar ligjore ne drejtesi. Miratimi i nje ligji te rishikuar per organizimin e pushtetit gjyqesor krijon shtratin per nje sistem objektiv te emerimit, vleresimit dhe disiplinimit te gjyqtareve, bazuar ne meritat. Jane miratuar ndryshime te rendesishme ne kodet e procedurave civile e penale dhe ne Kodin Penal, ne ligjin per organizimin dhe funksionimin e prokurorise, per ekzekutimin e vendimeve penale, per avokatine, ligji i ri per sherbimin permbarimor gjyqesor privat, per ndihmen juridike, per Avokaturen e Shtetit, per Policine e Burgjeve, etj.

    Me gjithe arritjet e pamohueshme dhe te dukshme, ne jemi te ndergjegjshem se drejtesia ashtu si gjithe politika, ekonomia apo shoqeria shqiptare ne teresi, ka ende probleme, mangesi dhe sfida te tjera per te perballuar. Rruga per konsolidimin e vlerave pozitive dhe per ngritjen drejt standardeve bashkekohore te nje pushteti gjyqesor te pavarur, profesional dhe me integritet te larte moral eshte ende e gjate dhe e veshtire. Duhet te ndryshojme dhe reformojme disa mekanizma funksionale te gjyqesorit. Ritmi i reformes gjyqesore duhet te shkeputet nga ecja e ngadalte e tij dhe te pershpejtohet e fokusohet ne drejtim te nxitjes se funksionimit te nje pushteti gjyqesor te pergjegjshem, te pavarur, te paanshem dhe te pandikuar nga politika, pushtetet e tjera dhe njerezit e veshur me pushtet politik e shteteror, te rritet transparenca gjyqesore nepermjet pjesemarrjes se publikut ne seancat gjyqsore, te rritet efikasiteti, cilesia dhe profesionaliteti ne vendimmarrjen e gjyqtareve dhe te ulet perceptimi i publikut per pranine e korrupsionit ne gjyqesor.

    Reformimi i metejshem i gjyqesorit shqiptar, arritja e standardeve perendimore dhe fitimi i besimit te publikut tek drejtesia eshte sfida me e madhe dhe besoj se te gjithe jemi te gatshem e te vendosur te kontribuojme me shume ne te ardhmen per ta perballuar ate me sukses.

    Ne prag te Dites se Drejtesise, me cilesine e kreut te Gjykates se Larte dhe Kryetares se Keshillit Drejtues te Shkolles se Magjistratures, dua te shpreh edhe nje here besimin dhe bindjen se gjyqtaret e ndershem dhe te pergjegjshem te Republikes, do te dijne te gjejne force, kurajo dhe energji tek vetja per t’u aftesuar, vetekorrigjuar dhe reformuar.

    Kjo feste u perket te gjitheve sepse drejtesia eshte e barabarte per te gjithe. Drejtesia eshte sherbim ndaj publikut dhe publiku pret drejtesi prej saj. Drejtesine e japin gjyqtaret dhe gjyqtaret jane njerez qe duhet t’i perceptojne padrejtesite njelloj si gjithe te tjeret. Te mos harrojme kurre se vendimmarrja e tyre percakton zhvillime te metejshme te fateve njerezore. Barazia para ligjit eshte parimi baze qe duhet te na udheheqe gjithmone.

    Te nderuar koleg e pjesemarres,

    Me rastin e Dites se Drejtesise, studentet e vitit te dyte do te demostrojne zhvillimin e nje debati profesional me temen:
    “Rregjistrimet (audio – video) Private ne Procedimin Penal. Vlera e tyre dhe Menyra e Perfshirjes ne Fashikullin Hetimor”.

    Le te ndjekim me vemendje kete demostrim interesant.

    Ju uroj suksese studenteve.

    Faleminderit!

    Tirane, me 08.05.2009

    {© Gjykata e Lartë,Republika e Shqipërisë}

  • Kosove, zgjidhet Avokati i Popullit

    Kosove, zgjidhet Avokati i Popullit

    Deputetet kosovare zgjedhin Avokatin e Popullit me 65 vota pro.

    Sami Kurteshi ka bere betimin para deputeteve te Kuvendit te Kosoves duke premtuar se do t’i kryeje detyrat dhe funksionet qe i jane besuar me Kushtetute ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut ne Republiken e Kosoves.

    Zgjedhja e Avokatit te Popullit u be nepermjet procedures se rregullt ligjore, me votim te fshehte.

    {Top Channel}

    Ky ishte votimi i pestë dhe kandiduan tre kandidate : Veton Vula, Sami Kurteshi dhe Besnik Osmani.Mandati i Avokatit të Populit në Republikën e Kosovës eshte 5 vjet dhe pa te drejte rizjedhje ne baze te Kushtetutes.

  • Kuvendi zgjedh 6 anëtarët e Gj. Kushtetuese

    Kuvendi zgjedh 6 anëtarët e Gj. Kushtetuese

    Prishtinë -Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur me shumicë votash gjashtë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovë. Këta janë: Enver Hasani, Gjyljeta Mushkolaj, Iliriana Islami, Kadri Kryeziu, një nga komuniteti turk - Altaj Suroj dhe një nga komuniteti serb - Ivan Çukalloviq. Ndërkohë dekretimin e tyre do ta bëjë Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Paraprakisht me një konsensus të arritur me herët LDK dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përkrahën emrat e prezantuar nga grupi parlamentar i PDK së.

    Aleanca Kosova e Re duke akuzuar për mënyrën e procedimit të emrave dhe për përzgjedhjen e tyre nga Kryesia e Kuvendit. Gjykata Kushtetuese ka gjithsej nëntë anëtarë, prej të cilëve katër duhet të jenë shqiptarë, një nga minoriteti serb, një nga pakicat e tjera dhe tre ndërkombëtarë. Gjyqtarët do të emërohen me një mandat nëntëvjeçar, pa mundësi vazhdimi. Kryetari i Gjykatës zgjidhet me votat e anëtarëve të gjyqtarëve.
    {Start}