Make a free website Close

Gjyqësori

Gjithçka nga fusha e drejtësisë, aktualitet apo evenimente etj...

Incidenti i Kanalit te Korfuzit sipas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Incidenti i Kanalit te Korfuzit sipas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Xhezair Zagonjori

Incidenti i Kanalit të Korfuzit përbën, pa dyshim, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë diplomatike të çështjes shqiptare pas Luftës së Dytë, një ngjarje që përcaktoi apo, të paktën, ndikoi shumë gjatë periudhës në vijim marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet perëndimore, veçanërisht me Britaninë e Madhe.

 I. FAKTET KRYESORE

 Kanali i Korfuzit është një ngushticë ndërkombëtare që shtrihet ndërmjet bregut të Shqipërisë dhe ishullit grek të Korfuzit. Gjerësia e tij varion nga një deri në gjashtë milje detare, prandaj vija e kufirit që kalon në mes të tij ndan ujërat territoriale të të dy vendeve.

Në fakt, kur flitet për Incidentin e Kanalit të Korfuzit (IKK) kihet parasysh incidenti kryesor, ai i datës 22 tetor 1946, në të cilin nga shpërthimi i minave në pjesën veriore të Kanalit të Korfuzit, humbën jetën disa marinarë dhe oficerë anglezë, u fundos një anije dhe u dëmtua rëndë një tjetër. Por ky incident ka lidhje të ngushtë edhe me dy incidente të tjera, me atë të 15 majit 1946, që i paraprin atij, si dhe me atë të 12-13 nëntorit 1946, që do ta pasonte atë. Në mënyrë kronologjike, zhvillimi i ngjarjeve mund të paraqitej shkurtimisht në këtë mënyrë:

Më 15 maj të vitit 1946, rreth orës 8” të mëngjesit, dy kryqëzorë britanike, ”Suberb” dhe ”Orion”, po lëviznin në drejtimin nga veriu në jug të kanalit, brenda ujërave territoriale të Shqipërisë. Bateritë bregdetare shqiptare hapën zjarr  paralajmërues dhe më pas të dy anijet u larguan.

Përmes shkëmbimit të notave mes dy vendeve, Britania pretendonte se në bazë të normave të së drejtës ndërkombëtare detare, anijet e saj kishin të drejtën e kalimit paqësor në Kanalin e Korfuzit, pa qenë e nevojshme t’i marrin leje apo t’i bëjnë njoftim paraprak palës shqiptare. Referuar incidentit, pala britanike insistonte që Qeveria shqiptare të kërkonte falje publike, si dhe garancinë se personat përgjegjës ”do të dënoheshin rrepte”. Për më tepër, në Foreign Office   britanik parashikoheshin edhe masat e mëtejshme që mund të merreshin në rastin e ”mosrespektimit” të palës shqiptare ku, ndër të tjera, parashikohej:

a) Paraqitja e çështjes në Këshillin e Sigurimit, për të dëshmuar se Shqipëria nuk e meritonte anëtarësimin në OKB. b)   Të kundërshtohej kërkesa shqiptare për të marrë si dëmshpërblim lufte një pjesë të flotës italiane, pasi një vendi si Shqipëria nuk mund t’i besoheshin armë modeme; si dhe c)   Mbështetje britanike për ”pretendimet greke për pjesën shqiptare të Kanalit të Korfuzit”. Në të kundërt, pala shqiptare theksonte se për kalimin e anijeve në zonën e kanalit, brenda ujërave të saj territoriale, ishte e nevojshme të bëhej fillimisht njoftim paraprak e më pas të merrej edhe leja nga autoritetet kompetente shqiptare. Për këtë qëllim, Komanda e Përgjithshme e Forcave të Armatosura të Shqipërisë lëshoi edhe një urdhër të veçantë që iu bë i njohur të gjitha shteteve.


Vazhdo leximin

Mbrojtja e të drejtës për të jetuar – Si drejta më themelore e njeriut

Mbrojtja e të drejtës për të jetuar – Si drejta më themelore e njeriut

Prof. Dr. Ismet Elezi

Problemi i mbrojtjes së jetës së njeriut nga vrasjet, në përgjithësi, dhe ato për hakmarrje e për gjakmarrje, në veçanti, paraqet rëndësi të madhe historike, politike-shoqërore, juridike e praktike.Vrasjet janë krime të rënda që prekin të drejtën për të jetuar, si e drejta  më  themelore  e  njeriut,  e  mbrojtur  në  Deklaratën  Universale  të Asamblesë  së  Përgjithshme  të  OKB  (1948),  me  Konventën  Europiane (1950) dhe me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (neni 21).Pikërisht se vrasjet janë plagë e rëndë shoqërore, që nga lashtësia kanë  tërhequr  vëmendjen  e filozofëve,  të shkrimtarëve, të sociologëve, juristëve e të mendimtarëve të tjerë.Për gjakmarrjen në Shqipëri, e cila në të kaluarën ka shuar familje të tëra, kanë shkruar  shumë autorë të huaj, e sidomos albanologët e njohur J.G.Hahnn-i, F.B. Nopça, E. Durhani, S. Villari, G. Kasteletti, si dhe disa autorë të tjerë të kohës sonë.Me këtë problem të rëndësishëm janë marrë edhe rilindësit tanë të mëdhenj, si: S.Frashëri, P.Vasa, Z. Jubani, J.Vreto, A.Drenova, At Gjergj Fishta e deri në ditët tona shkrimtari i shquar I.Kadare dhe mjaft studjues të tjerë  në  Shqipëri  e  në  Kosovë.  Trajtimi  i  çështjes  është  bërë  nga këndvështrime të ndryshme, sepse mbrojtja e jetës së njeriut nuk ka qenë e nuk është kudo e kurdoherë e njëllojtë.Studjuesit  shqiptarë  në  Shqipëri  e  në  Kosovë  nisen  nga  teza themelore  se   vrasjet   për  gjakmarrja  janë  fenomen  historiko-shoqëror. Ligjësitë  e  përgjithshme  të  lindjes  dhe  të  evolucionit  të  tyre  janë  të përbashkëta,     pa      mohuar           veçoritë       vendore.      Në     kohët e lashta,     në formacionet  parashtetërore,   gjakmarrja  ishte  mjet  i  vetëmbrojtjes.  Në rendin patriakal fisnor mori përhapje të gjerë,  ndërsa  në Mesjetë filloi të kufizohej sipas parimit të talionit “sy për sy”, “dhëmb për dhëmb”.

Ky proces vazhdoi në shekujt e mëvonshëm deri në zhdukjen e plotë të saj. Vrasjet për  gjakmarrje nuk kanë qenë vetëm fenomen shqiptar, por kanë pasur karakter ndërkombëtar. Ato kanë ekzistuar, në kohë të ndryshme në vende të tjera të botës, si: në Azi, në Arabi, te hebrejtë, në Greqinë e vjetër, në Romën e vjetër, te gjermanët, te sllavët, në Kaukaz, në Korsikë e gjetkë. Diku ato janë zhdukur më herët e diku më vonë.Veçoria e Shqipërisë qëndron në faktin se vrasjet për gjakmarrje vazhduan në disa  zona më gjatë, për shkaqe të brendshme e të jashtme, objektive e subjektive.Ndër  këto,  më  kryesoret  janë:  Ekzistenca  për  shumë  shekuj  e marrëdhënieve  patriakale-fisnore,  organizimi  vetëqeverisës,  krijimi  me shumë vonesë i shtetit të pavarur shqiptar (28 nëntor 1912) dhe i së drejtës pozitive;          prapambetja e      përgjithshme        social-ekonomike, arsimore     e kulturore, forca e madhe e mentaliteteve të së kaluarës, si dhe pushtimet e gjata të huaja.Shkenca shqiptare, mbështetur me përvojën shekullore të popullit shqiptar, kundërshton si të pabazuar pikëpamjen e atyre autorëve të huaj, tëcilët  shprehen  se  gjakmarrja,  gjoja,  është  veçori  biologjike,  racore  e shqiptarëve.Gjakmarrja është dukuri sociale që ka një fillim e mbarim dhe nuk është  fatalisht  e  pashmangshme.  Evolucioni  i  kufizimit  të  gjakmarrjes shihet  qartë  në  të  drejtën  zakonore  penale  të  shqiptarëve,  në  kanunet mesjetare. Kështu psh, në Kanunin e Lekë Dukagjinit parashikohet rregulli se vetëm dorasi binte në gjak, (paragrafi 898) “gjak për gjak”, “gjaku shkon për gisht”. Ky rregull është shprehur edhe në Kanunin e Skënderbeut, në Kanunin  e  Labërisë   dhe  në  kanunet  vendore.  Gjithashtu,  në  kanune parashikohej  në  vend  të  vrasjes  për   gjakmarrje,  shpërblimi  i  gjakut (compositio). Në kundërshtim me realitetin objektiv, autorë të ndryshëm të huaj, kundërshtarë të kombit shqiptar, janë shprehur se, gjoja, gjakmarrja buron nga psiqika e shqiptarit, se shqiptarët janë komb barbar, etj.Në  parathënien  e  Kanunit  të  Lekë  Dukagjinit,  At  Gjergj  Fishta thoshte se: “Vrasja,  sipas Kanunit, dënohej, por, duke mos pasur shtet e gjyqe,  i  lihej  shteg  vetëgjyqësisë,   gjakmarrjes  individuale,  si  mjet  i vetëmbrojtjes”.  Që  këtej,  Fishta  nxjerr  konkluzionin  se  “asht  gabim të thuhet që të marrunit e gjakut shënon barbarinë e kombit shqiptar”, por buron  nga do mdorje që nuk varen prej shpirtit të këtij kombi, por prej organizimit shoqëror të tij. Rol të madh në mbrojtjen e jetës së njeriut dhe kufizimin e gjakmarrjes në të kaluarën ka  luajtur  instituti i besës dhe i ndorjes,  si  bazë  e  ndërmjetësimit  të  pajtimit,  besëlidhjes  kolektive  në kuvendet tradicionale nga Jugu në Veri e deri në Kosovë e në Mal të Zi.Faktet historike tregojnë se gjakmarrja në Shqipëri,  në kushtet e ekzistencës së  shtetit  të së drejtës pozitive, ka shkuar vazhdimisht drejt kufizimit  dhe  zhdukjes  në  pjesën  më  të  madhe  të  vendit.  Proçesin  e zhdukjes e provoi realiteti shqiptar nga vitet ’60-’90 –të, si dhe përvoja e shqiptarëve të Kosovës e në Mal të Zi. Për këtë dëshmojnë edhe të dhënat statistikore:Në  vitet  1930-1938  nga  1948  vrasje  të  gjykuara  –  42  %  ishin  për hakmarrje e për gjakmarrje.

1939 – 1944 nga 764 vrasje të gjykuara, 37 % ishin për këto motive.

1945-1955 –         153 vrasje ose      – 13 %

1956-1960 –         1.11 % për hakmarrje e gjakmarrje

1960-1990 u zhdukën krejtësisht


Vazhdo leximin

Mbrojtja e të drejtës së jetës në Kodin Penal përballë dukurisë së gjakmarrjes

Mbrojtja e të drejtës së jetës në Kodin Penal përballë dukurisë së gjakmarrjes

Prof.asc.Dr. Skënder Kaçupi


Në  një  shoqëri  demokratike  vihet  në  plan  të  parë  mbrojtja  e  të drejtave dhe lirive  themelore të njeriut e posacërisht e të drejtës për të jetuar, sepse jeta është e pakrahasueshme  dhe e pazëvendësueshme me asgjë tjetër. Për këtë arsye Kodi Penal siguron mbrojtje juridiko-penale të të  drejtës  së  njeriut  për  të  jetuar,  me  anën  e  parashikimit  të  një  varg dispozitash të llojeve të ndryshme të krimit të vrasjes dhe të dënimeve penale  për  secilën  prej  tyre.  Megjithëkëtë  mbrojtje  të veçantë,  realiteti shqiptar në këtë drejtim është i dhimbshëm, pasi numri i vrasjeve e sidomos ato për motive hakmarrjeje është i madh, megjithëse trashgimia kulturore e shqiptarve      është           e        pasur me vlera   të           padiskutueshme   civilizimi     i humanizmi.Dukuria e gjakmarrjes, ndonëse ka ekzistuar në jetën e shqiptarëve, ka pasur një shtrirje më të gjërë hapësinore, duke përfshirë edhe popujt e tjerë ballkanikë e mesdhetarë  dhe një shtrirje kohore edhe pas Luftës së Dytë Botërore, por në Shqipëri vitet e fundit u ringjall  me përmasa të frikëshme. Kjo për arsye se shoqëria shqiptare nuk ka arritur të shndërrohet plotësisht në një shoqëri të civilizuar.Shqipëria ka qënë e detyruar në vazhdimësi të përballet me luftra të shumta,duke përballuar   pushtimet   e        ndryshme   të       mbrohej nga shkombëtarizimi, humbja e vlerave të trashgimisë kulturore shqiptare, të cilat i sollën cungime të territorit, varfëri ekonomike, ndikim të kulturave të feve të panjohura për  të.

Konfliktet gjenin truall të përshtatshëm për t’u zhvilluar  dhe  shpesh  përfundonin  fatalisht   me  veprime  gjakmarrjeje. Shqipërisë i ka munguar një shtet i vërtetë demokratik e kombëtar.  Në periudhën  e  sistemit  dictatorial,  shteti  ndërmori  masa  energjike  për  të luftuar gjakmarrjen, masa këto që dhanë efekte të përkohëshme, duke e ulur gjakmarrjen    në          nivele          minimale. Vrasjet           për    motive gjakmarrjeje klasifikoheshin si më të paktat në krahasim me llojet e tjera të vrasjeve. Kjo politikë  solli  një  ngrirje  të  përkohshme  të  kësaj  dukurie.  U  kërkua  të ndërtohej modeli i një njeriu të ri, i cili do i përkiste të ardhmes, që do të ishte  i  imunizuar  nga  ndikimi  i  trashgimisë  zakonore,  kulturore  dhe shpirtërore  të  brezave  paraardhës.  Kjo  dështoi  dhe  vitet  ’90  i  gjetën shqiptaret të varfër ekonomikisht e inferiorë ndaj popujve të tjerë.Vitet ’90 që përkojnë me vitet e tranzicionit, sollën ndryshime në mendësinë e njerëzve duke u lindur dukuri të reja sociale dhe bashkë me to edhe konflikte e mosmarrëveshje, kryesisht të sferës pasurore. Shteti nuk ishte në gjendje të luante rolin e tij si disiplinues e kontrollues i  këtyre proceseve. Duke ndjekur një politikë liberale, për t’ju shmangur gabimeve të  së  kaluarës,  ai  nuk  ishte  në  gjendje  të  kontrollonte  dukuritë  e  reja ekonomike–sociale.Mosndërhyrja  e  shtetit  bëri  që  individë  të  caktuar  të  kalonin  në vetgjyqësi deri në vrasje. Organet e drejtësisë nuk ishin në lartësinë e duhur për  kapjen  dhe  dënimin  e  këtyre  personave,  çka  çoi  në  mosbesim  të njerëzve ndaj  institucioneve të shtetit dhe kërkimin e hakmarrjes  nga vetë këta persona. Po t’i shohej kësaj dhe rilindja e hasmërive të vjetra dhe moszbatimi i ligjit, sidomos i atyre ligjeve që sjellin konflikte sociale, siç është ai për ndarjen e tokës, për ndërtimet pa leje, për pushtimin e tokave etj., atëherë       merret         me  mend  se  çfarë  shtrirje  po  merr  dukuria  e hakmarrjes në Shqipëri.Përmasat që kanë marrë vrasjet, në përgjithësi dhe ato për hakmarrje e gjakmarrje, në  veçanti, kërkon një veprim kolektiv të bashkërenduar të organizatave shtetërore e joshtetërore,  i  cili do përmbante ndërhyrjen e karakterit institucional,  ligjor,  social e educative.Rol të rëndësishëm ka zbatimi pa lëshime i ligjit, sidomos nga ana e policisë  kriminale,   e  prokurorisë  dhe  gjykatës,  të  cilat  janë  organe shtetërore  të specializuara  me kualifikim përkatës. Policia i ka të gjitha mundësitë, jo vetëm  për përcaktimin e personave–kriminalë të mundshëm, por edhe për ndërhyrje në kohë së bashku me  pleqësinë e fshatrave ose me ndërmjetësit e        komisionet e        ndërmjetësimit           për    pajtimin e mosmarrëveshjeve           ose  konflikteve  të  ndryshme,  që  të  mos shpien  në vrasje. Prokuroria të zhvillojë hetime të plota, të gjithanëshme, të shpejta e objektive.Zbatimi i dënimeve të drejta e të mbështetura në ligj nga gjykata kundër fajtorëve, ka efekt ndëshkimor për ta dhe efekt parandalues për të tjerët.Parandalimi i vrasjeve nuk u përket vetëm organeve të specializuara, por e të gjitha  organeve     shtetërore, të cilat kanë për detyrë njohjen dhe zbatimin       e        përpiktë      të       ligjeve,        mirëformimin   e zgjidhjen e mosmarrëveshjeve e të konflikteve  të ndryshme, që shpien  deri në vrasje.Çdo qëndrim indiferent, çdo zgjidhje e pambështetur në ligj apo për hatëre  e  rryshfete,  sjell  pasoja  të  rënda,  sepse  vetëgjyqësia,  hakmarrja vetjake, trondit besimin e njerëzve te ligji dhe i lë vend zbatimit të Kanunit. Në shtetin e të drejtës nuk ka dhe nuk duhet të ketë dualizim midis ligjit dhe kanunit. Mendoj se kanë qënë teper të dëmshme praktikat kur zyrtarë të ndryshëm,  që përfaqësojnë organe shtetërore, marrin pjesë në pajtimin e gjaqeve, duke kaluar tej kompetencave të tyre, deri në  kompesim në kurriz të ligjit.Në vend të  shkonin dhe t’u  luteshin palëve që të pajtohesh, atyre do t’u  duhej         t’u  krijonin  bindjen  mbi  domosdoshmërinë  e  pajtimit,  duke demonstruar se ligji është fuqiplotë   dhe  në  zbatim  të tij nuk do bëhej asnjë lloj lëshimi për askënd.Zgjidhja me pajtim e konflikteve,  si edhe falja e pajtimi i  hasmërive në  kohën  e tanishme do të luanin  rol  të rëndësishëm  për  të siguruar mbylljen  e plagëve sociale e të armiqësive  në mes familjeve  të ndryshme.Nisur nga gjendja e krijuar pas rishfaqjes së vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje, vitet e fundit, me  pasoja  tepër  të  rënda, instituti  i faljes së gjakut dhe i pajtimit  luan një rol të madh në parandalimin e gjakderdhjeve të reja. Organizimi i Komisionit Qëndror të Pajtimit të Gjaqeve, nga akti i mbledhur me inisiativën e Kuvendit të Republikës, krijimi i komisioneve të pajtimit të gjaqeve janë  hapa të  rëndësishme  për  institucionalizimin  e masave  organizative,  për ta ngritur  në nivel më të lartë e për të bërë më faktike pajtimin  e gjaqeve.Krijimi     i   Fondacionit   “Zgjidhja   e   Konflikteve   dhe   Pajtimi   I Mosmarrëveshjeve”, si dhe krijimi i institucionit të ndërmjetësit me cilësi morale, intelektuale dhe profesionale, do të luante rol në pajtimin e në uljen e numrit të vrasjeve.Roli  i  familjes  dhe  i  shkollës  në  edukimin  e  njerëzve           kundër ndjenjës  së  hakmarrjes,  roli  i              mjeteve  të  informimit  publik,  i  partive politike,  i  organizatave  e  shoqatave  të  ndryshme,  i  opinionit  publik, bashkëpunimi    me   shtete   të  tjera  e  organizma  ndërkombëtarë,  janë, padyshim, aq të rëndësishme    për parandalimin e veprave penale të vrasjeve  dhe për të mbrojtur, në këtë mënyrë, jetën e njerëzve.Rol  të  rëndësishëm  në  mbrojtjen  e  jetës  nga  gjakmarrja  luan ndërhyrja ligjore. Kodi Penal, me anën e sanksioneve penale, si burgim deri 25 vjet ose burgim i përjetshëm, ndikon mbi personat për të mos kryer vrasje. Megjithë ndryshimet në Kodin Penal dhe konkretsht në nenin 78, i cili ka ashpërsuar masën e dënimit për vrasje për motive hakmarrjeje, do ishte  domosdoshmëri  që  të  parashikohej  si  vrasje  e  cilësuar  dhe  jo  të përfshihej në konceptin e përgjithshëm të vrasjes me paramendim, që zbeh rrezikshmërinë  shoqërore të vrasjeve.Po kështu në ligjin e mësipërm është bërë ndryshim në veprën penale të  kanosjes,   parashikuar  nga  neni  83,  duke  u  shtuar  83/a  me  këtë përmbajtje:  “Kanosje  serioze  për  hakmarrje  ose  gjakmarrje  që  i  bëhet personit nga të miturit për t’u ngujuar”. Kjo është vendosur për të lehtësuar zgjidhjen  e  problemit  të  personave  të  ngujuar  në  shtëpi  nga  frika  e gjakmarrjes edhe në dispozita të posaçme të drejtuara kundër atyre që me kanosje serioze  pengojnë lëvizjen e lirë të të afërmve të vrasësit dhe i detyrojnë të mbyllen brenda.Për  sa i takon  së  ardhmes së  gjakmarrjes,  mendoj se ajo duhet të jetë    relikë e së   shkuarës           dhe të         kujtohet      si       relikë e të parëve të shqiptarëve.

Autonomia e zbatimit të ligjit komunitar - Iva Zajmi

Iva Zajmi

Ky punim flet për doktrinën e Gjykatës Europiane të Drejtësisë mbi autonominë e rendit ligjor komunitar në raport me rendin ligjor të brendshëm të vendeve anëtare por edhe me të drejtën ndërkombëtare publike në përgjithësi. Ligji europian i njohur ndryshe si acquis communautaire përfshin traktatet e BE dhe KE, legjislacionin dytësor të miratuar nga institucionet europiane, parimet e përgjithshme të ligjit europian të përpunuara nga Gjykata Europiane e Drejtësisë si edhe marrëveshjet ndërkombëtare ku Komuniteti ose BE janë palë. Legjislacioni europian përpunohet nga institucionet europiane të cilat ruajnë një status të pavarur apo autonom në punën e tyre nga qeveritë e vendeve anëtare. Pra legjislacioni europian i miratuar kryesisht prej institucioneve të BE është relativisht i pandikuar prej qeverive kombëtare, por del me qëllim për t’u zbatuar prej tyre, duke u inkorporuar në ligjin e brendshëm. Ligji europian zbatohet nga organet kombëtare të pushtetit, por interpretohet në mënyrë përfundimtare nga Gjykata Europiane e Drejtësisë. Gjykata Europiane e Drejtësisë e ka interpretuar ligjin komunitar si bartës të dy cilësive kryesore: efektit të drejtpërdrejtë dhe superioritetit ndaj legjislacionit të brendshëm të zakonshëm. Këto cilësi i gëzojnë edhe marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara nga BE apo KE me vende jo anëtare. Në këtë kuadër kjo paraqitje synon të shtrihet edhe në nivelin e zbatimit dhe efektet që sjell Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe BE si në rendin ligjor komunitar por edhe në atë kombëtar të Shqipërisë.

Vazhdo leximin

Historia e Gjykatës së OKB-së për krimet e luftës në ishJugosllavi

Ish udhëheqësi ushtarak i serbëve të Bosnjes, gjenerali Ratko Mlladiç, është i pandehuri më i fundit që del para Gjykatës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në ish Jufosllavi me seli në Hagë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, André de Nesnera i hedh një vështrim historisë së gjykatës dhe punës së saj. Gjykata e Hagës për ish Jugosllavinë u krijua nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në maj të vitit 1993 për të nxjerrë para drejtësisë personat e akuzuar për krime të kryera gjatë konfliktit të Bosnjes në periudhën 1992-1995. Llogaritet se 100 mijë njerëz u vranë dhe 2 milion të tjerë u shpërngulën si pasojë e luftimeve.

Vazhdo leximin

Vazhdojnë trajnimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Instituti Gjyqësor i Kosovës filloi trajnimin e gjeneratës së katërt të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kandidatët morën zotimin e përfaqësuesve të institucioneve për krijimin e kushteve për punë dhe garantimin e pavarësisë së gjyqësorit.
Presidentja Atifete Jahjaga kërkoi nga këta gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm që të kryejnë punën e tyre me profesionalizëm dhe integritet duke iu kujtuar atyre se si presidente e vendi ka mandat kushtetues që të garantojë pavarësinë e sistemit gjyqësor. Trajnimet të cilat i bënë Institituti Gjyqësor i Kosovës në të ardhmen do t’ i bëjë Akademia e Drejtësisë për të cilën ministri i drejtësisë Hajredin Kuçi tha se do të funkisonalizohet në një të ardhme të afërt. Përfaqësuesit e sistemit gjyqsorë e vlerësuan fillimin e trajnimit të prokurorëve dhe gjyqatërve të ardhshëm si një proces të rëndësishëm pasi me përfundimin e suksesshëm të trajnimit do të plotësojnë vendet e zbrazëta për prokurorë dhe gjyqtarë.(RTK)