Créer un site internet

Gjyqësori

Gjithçka nga fusha e drejtësisë, aktualitet apo evenimente etj...

  • folder_openArsimi
    arbeitsrecht.jpg

    Studentët me medalje të artë

    Nga Më 23/10/2013

    Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës:

    Studentë me medalje të artë:

    Nr. Emëri Atësia Mbiemri Rrethi Programi i Studimit
    1 Renis Xhezair Zaganjori Tiranë M. Shkencor në të dr. Publike
    2 Enisa Jordhan Halili Elbasan M. Shkencor në të dr. Publike
    3 Arbesa Halil Kurti Krujë M. Shkencor në të dr. Penale
    4 Erisa Skënder Kaçupi Tiranë M. Shkencor në të dr. Civile
    5 Adela Theodhori Sollaku Tiranë M. Shkencor në të dr. Civile
    6 Endrit Agim Bokçiu (?/Durrës) M. Profesional në të dr. Publike
  • folder_openAnaliza dhe Opinione
    endrit-lazeraj.jpg

    Statusi i personave pa shtetësi

    Nga Më 17/10/2013

    Hyrja

    Endrit LazerajNe që jemi qytetarë të një vendi zakonisht i marrim të mirëqena të drejtat dhe detyrimet që qytetaria vendos mbi ne. Shumica prej nesh mund t’i regjistrojmë fëmijët në shkolla, të kërkojmë kujdes shëndetësor kur jemi të sëmurë, të aplikojmë për punë kur kemi nevojë dhe të votojmë për të zgjedhur përfaqësuesit tanë në qeveri. Ne ndiejmë se kemi një interes në vendin ku jetojmë; ne ndiejmë një ndjesi të thellë të përkatësisë tek diçka më e madhe se vetja jonë. Por si është jeta për njerëzit të cilët nuk kanë nacionalitet, të cilët janë pa shtetësi? Pa pasur qytetarinë një person nuk mund të regjistrohet për të votuar në vendin ku ai/ajo jeton, nuk mund të aplikojë për dokument udhëtimi, nuk mund të regjistrohet për martesë.

    Në disa raste individët që janë pa shtetësi dhe janë jashtë vendit të tyre të origjinës, ose vendit të mëparshëm të banimit, mund të mbahen të ndaluar për periudha të gjata nëse ato vende refuzojnë t’i lejojnë atyre rihyrjen në territoret e tyre. Shpesh edhe të drejtat më bazike - të drejtat për arsimim, kujdes shëndetësor dhe punësim - u mohohen individëve të cilët nuk mund të provojnë një lidhje ligjore me një vend.

  • folder_openPërmbledhje...

    Kush janë 50 bandat me famëkeqe në Shqipëri?

    Nga Më 14/08/2013

    Historia e anëtarëve dhe gjykimi nga drejtësia e vendit tonë
    Nuk janë banda muzikore, por ngjasojnë me to vetëm nga emri, sepse në vend të veglave muzikore pjesëtarët e saj vënë në përdorim armët. E nëse do t’i nisim t’i numërojmë, do të shohim se rrugës do të dalin banda kriminale të pa njohura, por që në agjendën e tyre kanë një numër të madh krimesh. Disa nga anëtarët e këtyre bandave janë të arrestuar dhe kanë marrë dënimin përkatës nga gjykata, ndërkohë të tjerë janë të arrestuar, por ndodhen në burgjet e huaja dhe disa janë në kërkim nga policia shqiptare. Por nuk mund të harrojmë se pjesëtarë të bandave janë ekzekutuar nga kundërshtarët e tyre. Gazeta “Tirana Observer” boton sot emrat e 50 bandave më famëkeqe në Shqipëri.

  • folder_openGjyqësori

    1000 dosjet për falsifikimet

    Nga Më 11/08/2013


    A do ta besonit që një objekt i ngjashëm me një pult makine është në fakt një pistoletë me të cilën është kryer vrasje në Shqipëri? Po që kjo armë vjen  nga Lufta e Dytë Botërore, është gjetur mes arsenalit të bllokuar pak ditë më parë në Durrës dhe po egzaminohet nëse është përdorur apo jo vitet e fundit në ndonjë ngjarje kriminale? 

  • folder_openGjyqësori

    Prononcime për urdhërin e mbrojtjes

    Nga Më 11/08/2013

    Krimi i dyfishtë i pak ditëve më parë në Tiranë, ku një grua u vra nga bashkëshorti pak kohe pasi kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje në gjykatë, pothuajse i njëjtë me rastin e Valbona Çarçanit që u vra pasi kërkoi ndihmë për ta mbrojtur nga ish-bashkëshorti, ka ngritur mjaft pikëpyetje për funksionimin e ligjit të urdhërit të mbrojtjes.
    Për policinë, paradoksi i parë i urëhërit të mbrojtjes qëndron në vendimet e shpallura nga gjykata kur konstatohet dhunë në familje, por gjyqësori vendos që edhe viktima edhe agresori të jetojnë në të njëjtën banesë.

  • folder_openGjyqësori

    Maqedoni: 13 persona punësohen në gjykata

    Nga Më 21/07/2013

    Ministria e Drejtësisë njofton se gjatë muajit qershor të këtij viti janë realizuar punësime të 13–të personave nëpër gjykata në Republikën e Maqedonisë, në vendin e punës pjesëtarë të policisë gjyqësore, me ndërmarrje nga Ministria e Mbrojtjes.

    Pesë persona janë punësuar në Gjykatën Themelore Shkupi 1, tre në Gjykatën Themelore Shkupi 2 dhe nga një në Gjykatën e Lartë Administrative, Gjykatën Themelore në Kumanovë dhe në Gjykatën Themelore në Dibër.

  • folder_openGjyqësori

    Gjykata e Apelit shpall fajtor Nazim Bllacën

    Nga Më 21/07/2013

    Leonat Shehu
    Në Prishtinë, Gjykata e Apelit e shpalli fajtor sot Nazim Bllacën dhe e dënoi me 4 vite e gjysmë heqje lirie për siç thuhet, vrasje të rëndë.
    Në një komunikatë për opinion të Misionit të EULEX-it thuhet se “me kërkesë të prokurorit, zoti Bllaca është dënuar me dënimin më të vogël, për shkak se kishte statusin e dëshmitarit bashkëpunues edhe për dy raste tjera gjyqësore”.

    Sipas vendimit të gjykatës, Nazim Bllacës do t’i llogaritet edhe arresti shtëpiak, dënim ky që do të ulët në tre vite e gjysmë burgim, ndërsa pritet të marrë edhe një trajtim të veçantë gjatë vuajtjes së dënimit.

  • folder_openGjyqësori

    Dita ndërkombëtare e korrupsionit mos të mbetet vetëm një slogan; duhet kapur dhe dënuar kryerësit e tij

    Nga Më 18/12/2012

    Dita ndërkombëtare e korrupsionit mos të mbetet vetëm një slogan; duhet kapur dhe dënuar kryerësit e tij


    Shkruan: Driton Islami *

    driton-islami.jpgDita ndërkombëtare kundër korrupsionit- e përcaktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në kuadër të  zbatimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara Kundër Kurrupsionit. Korrupsioni ka të bëjë me ndërmarrjen e veprimeve të kundërligjshme të cilat kanë të bëjnë me kërkimin e mitos, marrjen e ryshfetit indirekt, pagesë ilegale ose kërkim të dhuratave në mënyrë të paligjshme, të cilat kryehn me qëllim të përfitimit materiale në mënyrë të kundërligjshme.

    Korrupsioni në  çdo vend, në çfardo forme që paraqitet, shkakton pasoja të mëdha dhe të shumta, të cilat shpeshëherë  janë të pallogaritshme, që vlerësone me qindra miliardë dollar.

     Cilat janë pasojat e korrupsionit ?

     Pasojat e korrupsionit mundë të jenë të natyrave të ndryshme siq janë : ekonomiko- sociale, psikologjike, politike etj. Korrupsioni, si i tillë, e dëmton buxhetin e shtetit, i cili pengon investimet në ekonomi, në edukim dhe në shëndetësi etj., ndikon në pozitën e vështirë të punonjësëve që financohen nga buxheti shtetëror, keqësimin e penzionistëve dhe të atyre që marrin ndihma dhe asistenca sociale. Po kështu, korrupsioni duke qenë i ndërlidhur me biznesin, tenderët, por dhe jetën politike ndikon në paraqitjen e krizave të ndryshme shoqërore dhe qeveritare.

  • folder_openGjyqësori
    Scene proces n et b pierrephi

    Tridhjetë proceset gjyqësore më të çuditshme në botë

    Nga Më 09/09/2012

    1. Hedh në gjyq Michael Jordan se i ngjan
    Allen Heckard hodhi në gjyq Michael Jordan në korrik 2006 me pretendimin se kishte kaluar traume emocionale për shkak se i ngjante basketbollistit të famshëm. Ai ngriti padi në Oregon, SHBA dhe kërkoi 832 milionë dollarë dëmshpërblim. Gjyqi nuk ka përfunduar akoma.

  • folder_openGjyqësori

    Kushtetuta nuk është tabu - Nga Njazi Jaho

    Nga Më 05/05/2012

    Kushtetuta nuk është tabu

    Njazi Jaho

    Nuk ishin dëshirat subjektive të individëve të veçantë dhe as kontributi ekskluziv i kësaj apo asaj partie politike që bënë të mundur miratimin e Kushtetutës të vitit 1998. Për ta kuptuar këtë, ndoshta do të mjaftonte të hidhej një sy dy vëllimeve të botuara në vitin 2006 (1122 faqe) ku paraqitet diskutimi dhe debati i gjerë që i parapriu miratimit të Kushtetutës. Në vitin e nëntë të ekzistencës së saj filloi ndërhyrja në të. Me të drejtë në vitin 2007 mandati i organeve të qeverisjes vendore nga tre vite që ishte u bë katër vite. Por i pakuptimtë dhe flagrant ishte që po në këtë vit, për interesa të ngushta partiake u ndërhy edhe në nenin 154 të Kushtetutës: numri i antarëve të KQZ-së u rrit nga 7 në 9-të. Në prill të vitit 2008, u ndryshuan nenet 68, 87, 88, 104, 105, 149 të Kushtetutës, ndërsa nenet 153 dhe 154 ku bëhej fjalë për KQZ-në u shfuqizuan. Qysh atëherë u kritikua mënyra si u veprua për ndryshimet e mësipërme: e nxituar, e mbyllur, jo gjithëpërfshirëse. Pati vërejtje sidomos për ndryshimin e dispozitave, ku përcaktohej mënyra dhe procedura e zgjedhjes së Presidentit të Republikës  si dhe mocionet e besimit dhe mosbesimit. Lidhur me këto çështje ka mendime se u dëmtua opozita. Kjo është e vërtetë. E megjithëse kam mendimin se shqetësuese ishte dhe mbetet cenimi i parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Me këto ndryshime në fakt u favorizua ekzekutivi dhe deri në njëfarë mase u dobësua dhe roli i Presidentit. A del nevoja që këto dispozita të kushtetutës të rishikohen? Kjo është një temë që duhet t’u nënshtrohet diskutimeve dhe debateve konstruktive dhe gjithëpërfshirëse. Nëse me argumente krijohet bindja, se praktika dikton nevojën e ndryshimeve, nuk ka pse të ngurohet.