1000 dosjet për falsifikimet


A do ta besonit që një objekt i ngjashëm me një pult makine është në fakt një pistoletë me të cilën është kryer vrasje në Shqipëri? Po që kjo armë vjen  nga Lufta e Dytë Botërore, është gjetur mes arsenalit të bllokuar pak ditë më parë në Durrës dhe po egzaminohet nëse është përdorur apo jo vitet e fundit në ndonjë ngjarje kriminale? 

Në zyrat e laboratorit çdo gjurmë që gjendet në një vendngjarje zbulon identitetin e dikujt të dyshuar. Por përveç kërkimeve mikroskopike balistike  apo papilare, gjurmimi mes shkronjave, fotografive dhe një firme të rreme është një mjeshtëri më vete.

Për kriminalistët falsifikimet ndahen në dy fusha, civile dhe penale. Tek e para kryesojnë çështjet e pronave.

“Nëse më parë kishim falsifkim të pasaportave apo dokumentave të identifikimit, apo kryesisht të patentave, ne kemi rreth 1000-1100 ekspertime tekniko-grafike në përgjithësi në institucionin tonë, ndërkohë që prej këtyre mund të vecojmë deri në 700 që lidhen me këto falsifikime që përmendem ne, dokumenta të cilat lidhen me pronën apo me marrëdhëniet bashkëpronësie”, thotë Drejtori i Laboratorit të Kriminalistikës, Ajdin Mborja.

Ndërsa në fushën penale aktualisht  falsifikimi më popullor ngelet çështja e pensioneve.

“Prokuroria ka një periudhë gati dy vjet që ka nisur një çështje penale të madhe lidhur me dokumentacionet për sigurimet shoqërore. Po marr një aspekt psh për punonjësit e minierave, një falsifikim tjetër në këtë drejtim është fakti që ka punuar mbi tokë apo nën tokë. Për pensionet falsifikimet bëhen kryesisht tek vitet e punës, tek masat e pagesave që kanë bërë në bazë të të cilave llogaritet edhe pensioni”, thotë zoti Mborja.

“Metoda e përdorur është një nga ato që njihen për falsifikim, pra ose është prodhimi tërësisht i një dokumenti të falsifikuar, ose ka ndërhyrje në pasqyrimin e të dhënave që paraqet dokumenti për të arritur ato kriteret kualifikuese që kërkon procedura”, thotë prokurori Julian Zonja.  /Top Channel

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail