Make a free website Close

Gjykata e Lartë, Topi publikon 105 kandidatët

2 korrik, ora 20.45- Në listë janë 105 kandidatë, për 5 anëtarët që do të zëvendësojnë vendet vakante në gjykatën e Lartë.

Shekulli Online

Tiranë- Publikohen emrat e 105 kandidatëve për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Drejtoria e Informimit Publik të Institucionit të Presidentit, në vijim të njoftimit mbi kriteret dhe standardet e sugjeruara nga grupi i punës së asistencës ligjore pranë Presidentit të Republikës, ka bërë pak minuta më parë, publike listën e plotë të aplikuesve për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Në listë janë 105 kandidatë, për 5 anëtarët që do të zëvendësojnë vendet vakante në gjykatën e Lartë. Mes kandidaturave nuk bëjnë pjesë emrat e kandidatëve të dekretuar radhën e parë nga kreu i shtetit, Bamir Topi, e që më pas u rrëzuan në Kuvend, duke shkaktuar debate të shumta.

Vetëm një ditë më parë grupi i punës pranë Presidentit ka hartuar edhe standardet mbi bazën e të cilëave do të seleksionohen kandidaturat për anëtarë. Për këtë, vetë Topi kërkoi në rrugë zyrtare nga partitë politike, kriteret e tyre për përzgjedhjen e kandidaturave, në mënyrë që të shmangen problemet që mund të lindnin më pas dekretimit.

Lista e aplikantëve është:

1. Arben Ristani - Gjyqtar për dy vjet, ish-këshilltar ligjor i Presidentit të Republikës Alfred Moisiu, aktualisht anëtar i Komisionit Qëndror Zgjedhor

2. Aleksandër Muskaj - Gjyqtar prej shtatëmbëdhjetë vjetësh, ish-anëtar i KLD-së, aktualisht Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka marrë titullin “Master” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

3. Arjana Fullani - Gjyqtare për tre vjet, aktualisht Drejtore e Shkollës së Magjistraturës prej tetë vjetësh, ka marre titullin “Master” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, bashkëautore e tekstit “E drejta familjare”.

4. Agim Bendo - Ish-anëtar i KLD-së, specialist në Kuvendin Popullor për problemet juridike 1983 –1992, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh, ka gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike”.

5. Arben Rakipi - Gjyqtar për shtatë vjet, Prokuror i Përgjithshëm për pesë vjet, aktualisht avokat dhe pedagog i lëndëve penale në Shkollën e Magjistraturës.

6. Andi Çeliku - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për 6 vjet, aktualisht avokat prej dhjetë vjetësh.

7. Astrit Kalaja – Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër.

8. Artan Broci - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë prej dymbëdhjetë vjetësh, ka marre titullin “Master” në Universitetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës.

9. Artur Selmani - Hetues për shtatë vjet, prokuror prej pesëmbëdhjetë vjetësh, aktualisht Drejtor i Drejtorisë Gjyqësore të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, “Master” në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës, ka botuar disa shkrime.

10. Admir Thanza - Gjyqtar për gjashtëmbëdhjetë vjet, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, aktualisht gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

11. Arben Qeleshi - Gjyqtar për gjashtë vjet, aktualisht avokat prej shtatë vjetësh.

12. Agron Cami - Anëtar i Dhomës së avokatisë Tiranë 1993-2001 anëtar i Dhomës së avokatisë së Kalifornisë prej 2004, aktualisht është pronar e ëebmaster i Gazetës “Kritika”.

13. Agron Zhukri - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë prej dymbëdhjetë vjetësh.

14. Artan Gjylbegaj - Jurist prej njëzetedy vjetësh, gjyqtar për pesë vjet në Gjykatën e Rrethit Elbasan, Kryeregjistrues për dy vjet, aktualisht avokat prej tre vjetësh.

15. Ariana Liço - Gjyqtare prej katërmbëdhjetë vjetësh në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë.

16. Artan Tabaku - Jurist prej njëzetekatër vjetësh, pesë vjet hetues në hetuesinë e Rrethit Elbasan, tre vjet Këshilltar Ligjor i Ministrit të Mbrojtjes, dy vjet Drejtor i Drejtorisë së Cilësisë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Privatizimit, aktualisht Drejtor në Drejtorinë Juridike, Burimet Njerëzore dhe Kërkimi Shkencor në KLD, ka marre tiutllin « Doktor i Shkencave Juridike », Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

17. Adnand Kosova - Hetues në Hetuesinë e Rrethit Korçë për pesë vjet, Drejtor i Prokurorisë së Rrethit Korçë për gjashtë vjet, Inspektor në Inspektoriatin e KLD-së për pesë vjet.

18. Avni Shehu - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mirditë për 4 vjet, anëtar në Gjykatën e Lartë Tiranë për njëmbëdhjetë vjet brenda së cilave ka qenë zv/kryetar dhe kryetar i Gjykatës së Lartë, ish anëtar i KLD-së për katër vjet, ka marre titullin « Doktor në Drejtësi », Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, autor tekstesh dhe artikujsh juridike.

19. Anila Kristani - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë prej dymbëdhjetë vjetësh.

20. Ariana Caco (Gumbardhi) - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë prej katërmbëdhjetë vjetësh.

21. Ahmet Jangulli - Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë Bulqizë për dymbëdhjetë vjet.

22. Anastas Duro - Prokuror për tetëmbëdhjetë vjet në Prokurorinë e Rretheve Gjirokastër dhe Mat, ish zv/minisër i Drejtësisë, aktualisht avokat.

23. Adnand Xhelili - Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë prej katërmbëdhjetë vjetësh.

24.Bashkim Çami - Gjyqtar për tetëmbëdhjetë vjet, aktualisht avokat prej shtatë vjetësh.

25. Bujar Sheshi - Prokuror për dhjetë vjet, aktualisht Prokuror pranë Gjykatës së Lartë prej pesë vjetësh.

26. Besnik Çollaku - Avokat për dhjetë vjet, aktualisht noter prej tetë vjetësh, autor i disa artikujve.

27. Besnik Kaçurri - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier për tetë vjet, Kryetar Gjykate për katër vjet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Skrapar, aktualisht avokat.

28. Bashkim Dedja - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për tre vjet, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës prej dhjetë vjetësh.

29. Bardhul Dhama - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit gjyqësor Elbasan për njëmbëdhjetë vjet, aktualisht Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për krime të Rënda Tiranë prej katër vjetësh.

30. Bashkim Caka - Hetues në Hetuesinë e Rethit Lushnje për shtatë vjet, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, ish deputet, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë prej dy vjetësh, autor teksesh dhe artikujsh juridike.

31. Dalip Bushi - Gjyqtar prej njëzetenëntë vjetësh, ish-anëtar i KLD-së, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

32. Dëshire Subashi - Një vit gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Gjyqtare e Apelit për dhjetë vjet, anëtare e KQZ-së.

33. Evelina Qirjako - Avokate prej nëntëmbëdhjetë vjetësh.

34. Elta Milori – Juriste për tetë vjet në Ministrinë e Punës, Emigracionit dhe Përkrahjes Sociale dhe Ministrinë e Drejtësisë, aktualisht ndihmëse ligjore e Kryetarit të Gjykatës së Lartë prej tetë vjetësh, ka marrë titullin “Master” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

35. Edmond Islamaj – Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për katër vjet, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë prej pesë vjetësh.

36. Etleva Temo – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec prej pesëmbëdhjetë vjetësh.

37. Elida Take – Gjyqtare për trembëdhjetë vjet, notere në Dhomën e Noterisë Tiranë prej dhjetë vjetësh.

38. Fiqrete Mullai – Gjyqtare prej njëzetenjë vjetësh, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

39. Fatmira Luli (Bileri) – Gjyqtare për shtatë vjet, zëvendësdrejtore e Shkollës së Magjistraturës për shtatë vjet, aktualisht avokate, bashkëautore në disa libra dhe artikuj juridikë.

40. Fatos Dervishi – Hetues për pesë vjet, ish-Zëvendësprokuror i Përgjithshëm, avokat në SHBA prej dhjetë vjetësh.

41. Flutura Kona – Kryetare e Arbitrazhit Shtetëror Durrës për pesëmbëdhjetë vjet, Avokate e Përgjithshme e Shetit për tre vjet, aktualisht avokate.

42. Fatos Qato – Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë prej pesëmbëdhjetë vjetësh.

43. Fatmir Tartale – Hetues në Tiranë për gjashtëmbëdhjetë vjet, zëvendësdekan i Fakultetit të Drejtësisë në UT për një vit, aktualisht pedagog në Universitetin Publik, në Akademinë e Policisë, si dhe në universitete private, ka marrë titullin “Doktor i Shkencave Juridike”, Universiteti i Tiranës.

44. Fatmir Gjika – Gjyqtar për një vit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës, gjyqtar për katër vjet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat, aktualisht avokat prej njëmbëdhjetë vjetësh.

45. Fuat Vjerdha – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër për dymbëdhjetë vjet, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër prej tre vjetësh.

46. Fariz Xhuxhi – Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Krujë për dymbëdhjetë vjet, zëvendësprokuror rrethi në Prokurorinë e Rrethit Mat për tre vjet, aktualishta avokat prej nëntë vjetësh.

47. Fida Osmani – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër për dhjetë vjet, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë prej dhjetë vjetësh.

48. Flora Hajredinaj – Gjyqtare në Gjykatave të Rretheve Dibër, Tropojë për dhjetë vjet, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë prej katër vjetësh.

49. Guxim Zenelaj – Gjyqtar për katër vjet, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë për trembëdhjetë vjet, ish-Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, aktualisht anëtar i KLD-së.

50. Gjovalin Përnoca – Gjyqtar prej trembëdhjetë vjetësh, ish-anëtar i KLD-së, aktualisht gjyqtar dhe Kryetar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë.

51. Gjet Kola – Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Kukës për pesë vjet, aktualisht avokat prej dhjetë vjetësh.

52. Gjin Gjoni – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë prej katërmbëdhjetë vjetësh.

53. Hysni Demiraj – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër prej trembëdhjetë vjetësh.

54. Hanëme Bakija – Gjyqtare për shtatëmbëdhjetë vjet, aktualisht avokate prej katërmbëdhjetë vjetësh.

55. Hysen Keta – Prokuror prej njëmbëdhjetë vjetësh, aktualisht prokuror në Drejtorinë e Hetimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme prej shtatë vjetësh.

56. Hajrie Muçmata – Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës prej trembëdhjetë vjetësh.

57. Hasan Selimi – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër prej trembëdhjetë vjetësh.

58. Irena Kedhi – Hetuese në Hetuesinë e Përgjithshme për dhjetë vjet, aktualisht avokate prej gjashtëmbëdhejtë vjetësh.

59. Ilir Shurdhi – Këshilltar Juridik në Kuvendin e Shqipërisë për katër vjet, aktualisht këshilltar gjyqtari në Gjykatën Kushtetutese.

60. Jak Ndoka – Kryetar Gjykate për trembëdhjetë vjet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhe, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

61. Juliana Latifi – Gjyqtare për një vit në Gjykatën e Rrethit dhe Gjykatën e Apelit Tiranë, pedagoge për nëntë vjet në Fakultetin e Drejtësisë në UT, lektore për katër vjet në Shkollën e Magjistraturës, lektore pranë Shkollës Pasuniversitare për Studime Evropiane UT prej shtatë vjetësh, aktualisht zëvendësdekane e Fakultetit të Drejtësisë “Justiniani 1” prej një viti, ka marrë titullin “Doktori i Shkencave Juridike”, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, autore e disa teksteve dhe artikujve juridikë.

62. Kostika Çobanaqi - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat prej trembëdhjetë vjetësh.

63. Kristofor Peçi - Ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

64. Lefter Jahaj - Gjyqtar prej njëzetegjashtë vjetësh, aktualisht Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë prej katërmbëdhjetë vjetësh.

65. Luan Dervishi - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tepelenë për tre vjet,Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Librazhd për katër vjet, aktualisht Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër prej një viti.

66. Luan Daci - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për 4 vjet, aktualisht avokat prej njëmbëdhjetë vjetësh.

67. Luljeta Xhixho (Spahiu) - Avokate për pesë vjet, aktualisht notere në Tiranë prej dhjetë vjetësh.

68. Metush Saraçi -Ish-anëtar në Gjykatën e Lartë Tiranë, ish anëtar i Gjykatës Kushtetues për dy vjet, aktualisht kryetar i Gjykatës së Apelit Tiranë prej një viti.

69. Musa Breçani -Gjyqtar për katërmbëdhjetë vjet, aktualisht avokat prej nëntë vjetësh.

70. Musa Halili(Gerxhari) - Gjyqtar prej njëzet e shtatë vjetësh.

71. Mimoza Arbi - Prokurore për dy vjet, aktualisht avokate prej dymbëdhjetë vjetësh.

72. Mariana Shegani (Dedi) - Gjyqtare në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Tiranë prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh, bashkëautore tekstesh.

73. Mariana Semini (Tutulani) - Pedagoge pranë Shkollës së Magjistraturës prej njëmbëdhjetë vjetësh, ka marrë titullin « Profesor i Asociuar » në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, bashkëautore e disa teksteve universitare dhe artikujsh shkencore.

74. Marina Raboshta - Gjyqtare e Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër prej trembëdhjetë vjetësh.

75. Martin Deda - Hetues në Prokurorinë e Rrethit Tiranë për dhjetë vjet, zv/kryetar gjykate i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për pesë vjet, ish anëtar i KLD-së, aktualisht gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

76. Maksim Dako - Gjyqtar ushtarak në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë për gjashtëmbëdhjetë vjet, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë prej katërmbëdhjetë vjetësh.

77. Maringlen Rrapi - Hetues për njëzet e një vjet, prokuror për tre vjet, aktualisht noter prej njëmbëdhjetë vjetësh, autor tekstesh juridikë.

78. Majlinda Andrea - Gjyqtare prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.

79. Neshat Fana - Ka punuar në organin e prokurorisë për 11 vjet, aktualisht avokat prej dhjetë vjetësh, “Master” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

80. Nertina Kosova - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan për gjashtë vjet, aktualisht Gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë prej katër vjetësh.

81. Nure Dreni - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës për dhjetë vjet, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.

82. Parashqevi Ademi - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë prej dymbëdhjetë vjetësh vjetësh.

83. Prel Martini - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër për pesë vjet, Kryetar i Gjykatës së Apelit Tiranë për pesë vjet, aktualisht avokat prej shtatë vjetësh.

84. Përparim Sanxhaku - Specialist në Hetuesinë e Përgjithshme për nëntë vjet, avokat prej katërmbëdhjetë vjetësh, ish-zëvendësministër i Drejtësisë, ish anëtar i KLD-së, aktualisht avokat.

85. Pajtim Hoxha - Gjyqtar prej nëntëmbëdhjetë vjetësh, ish-anëtar i KLD – së, aktualisht Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë prej katër vjetësh, ka titullin “Doktor i Shkencave Juridike”.

86. Petraq Çurri - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë për pesë vjet, avokat prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh, aktualisht pedagog i brendshëm pranë Fakultetit Juridik Vlorë, autor i disa librave juridike.

87. Pranvera Strakosha - Ish-anëtare e KLD-së, ish-gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Tiranë për dhjetë vjet.

88. Qani Hasa - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan prej trembëdhjetë vjetësh.

89. Roland Përmeti - Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Krujë për katër vjet, hetues në Hetuesinë e Tiranës për shtatë vjet, avokat për shtatë vjet, Kryetar i Komisionit të Shërbimit Civil për pesë vjet, aktualisht lektor pranë fakultetit juridik “Justiniani 1”.

90. Roland Mici - Avokat prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh.

91. Rexhep Bekteshi - Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës prej pesëmbëdhjetë vjetësh dhe aktualisht Zv/Kryetar i Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Durrës.

92. Sinan Tafaj - Avokat prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh, ka marrë titullin “Doktor i Shkencave Juridike”.

93. Skënder Demiraj - Prokuror për njëzet e nëntë vjet, aktualisht avokat.

94. Vangjel Kosta - Ish anëtar në Gjykatën e Lartë, Pedagog në Shkollën e Magjistraturës prej tetë vjetësh.

95. Valdete Hoxha - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Malësisë së Madhe për gjashtë vjet, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër për katër vjet.

96. Valbon Çekrezi - Kryetar Gjykate në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan për gjashtë vjet, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës prej shtatë vjetësh.

97. Valentina Sadiraj - (Gjyqtare prej njëzet e gjashtë vjetësh, aktualisht Gjyqtare në Gjykatën e Apelit Durrës prej dhjetë vjetësh.

98. Violanda Theodhori (Donato) - Juriste prej njëzet vjetësh, Këshilltare e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, aktualisht Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike në Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare.

99. Vexhi Muçmataj - Ish-anëtar i KLD-së, Prokuror prej trembëdhjetë vjetësh, aktualisht prokuror në Prokurorinë e rrethit Tiranë.

100. Vjollca Meçaj - Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat për shtatë vjet, ish-anëtare e Gjykatës Kushtetuese, aktualisht avokate.

101. Vasil Bendo - Jurist në administratën publike për shtatëmbëdhjetë vjet, aktualisht avokat prej tetë vjetësh, ka botuar disa artikuj juridike.

102. Vangjush Kallço - Gjyqtar prej njëmbëdhjetë vjetësh, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, ish-kryetar i kësaj gjykate.

103. Xhelal Elezi - Gjyqtar prej trembëdhjetë vitesh, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

104. Zef Nikaj - Gjyqtar për dymbëdhjetë vjet, ish-anëtar i Gjykatës së Kasacionit, aktualisht avokat prej tetë vjetësh.

105. Zamir Moçka (Stefani) - Hetues për dhjetë vjet, Gjyqtar për dymbëdhjetë vjet, aktualisht Drejtor i Drejtorisë Shërbimeve Juridike në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, ka marrë titullin “Master” dhe “Doktor” në Universitetin Leibniz, Milano.

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Shto një koment