Pozita Gjeografike e Republikes se Shqiperise

Shqiperia eshte nje vend ne Europen Juglindore, ne perendim te gadishullit te Ballkanit.Ajo ndodhet midis koordinatave gjeografike 39 grade e 38' dhe 42 grade e 39' te gjeresise veriore dhe 19 grade e 16' te gjeresise lindore, ne largesi pothuajse te barabarte nga Ekuadori dhe Poli i Veriut.Siperfaqja e pergjithshme 28.748 kilometra katrore.Kryeqyteti i saj eshte Tirana.Gjatesia e pergjithshme e vijes kufitare eshte 1094 km, nga te cilat 657 km - kufi tokesor, 316 km - kufi detar, 48 km - kufi lumor dhe 73 km - kufi liqenor. Ne veri e verilindje ka 529 km kufi me Malin e Zi, Kosoven dhe ish republiken jugosllave te Maqedonise, ndersa ne jug e juglindje me Greqine nje kufi prej 271 km.Ne perendim Shqiperia ka dalje te gjere ne detin Adriatik e detin Jon. Shqiperia ka nje pozite te favorshme gjeografike, pasi gjendet ne kryqezimin e rrugeve me te shkurtera qe kalojne nga Mesdheu perendimor per ne Ballkan e Azine e Vogel dhe kontrollon kalimin permes kanalit detar te Otrantos.Luginat e saj me te gjera jane ato te lumenjeve Drin, Shkumbi dhe Vjose, qe lehtesojne, njekohesisht, lidhjen e brendeshme te Ballkanit me detin Adriatik dhe te Azise se Vogel me viset e Mesdheut.Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunes deri ne Kepin e Gjuhezes.Ne gjirin e Vlores e ne drejtim te jugut, bregdeti eshte i larte, shkembor, ku dominon mali i Karaburunit.Gjiret kryesore te Shqiperise jane: gjiri i Drinit, i Lalezit, i Durresit, i Karavastas dhe i Vlores, ne hyrje te se ciles gjendet ishulli i Sazanit.
Lagunat kryesore jane: Laguna e Lunres (Vilunit), e Patokut, e Bishtrakes, e Karavastase, e Nartes dhe e Pashalimanit.Plazhe t kryesore jane: Plazhi i Velipojes, i Tales, i Durresit, iDivjakes, i Semanit dhe i Vlores.Kepat kryesore jane: Kepi i Rodonit, i Bishtit te Palles dhe iGjuhezes. Relievi i Shqiperise eshte kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndersa gjate eres kenozoike u shpejtua procesi malformues ne teresine e Albanideve, qe aktualisht perbejne token e nentoken e Shqiperise.Lartesia mesatare e relievit eshte 708 metra, ose 2 here me e larte se mesatarja e Europes. Lartesite me te medha gjenden ne Alpet shqiptare dhe ne malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, perben edhe majen me te larte te Shqiperise).Fushat zene kryesisht pjesen perendimore, pergjate bregdetit Adriatik, por ka edhe ne pjese te tjera te vendit.Fushat me te larta jane ato te pellgut te Korces, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden kryesisht pergjate lumenjeve kryesore si: Vjose, Devoll, Osum, Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqesore e qendra te medha banimi, si dhe pershkohen nga rruge te rendesishme komunikimi.Territori i Shqiperise ndahet ne 4 krahina te medha natyrore (fiziko-gjeografike): Alpet shqiptare, krahina malore qendrore, krahina malore jugore dhe ultesira bregdetare.

1 votë. Mesatarja e 5.00 të 5.

Komentet (1)

pamela
  • 1. pamela | 23/02/2011

do doja informacione me te zgjeushme per lenden e gjeografis fizike dhe lenden elementet e hartografis,te pakten nje ide pak me te qart

Shto një koment