shkollim

  • Korrupsioni në "Luigj Gurakuqi" : Pas pedagogëve, arrestohen edhe studentët dhe sekserët

    Pas arrestimit të dy pedagogëve për korrupsion në Universitetin e Shkodrës, policia ka arrestuar dhe disa student që paguanin për të marrë provimet, dhe sekserët.

    Vazhdo leximin

  • Arsimimi faktor me rëndësi në formimin dhe aftësimin e personalitetit ndaj kriminalitetit

    Shkruan: Dr.sc.Kadri BICAJ, prof

    Faktori i mjedisit arsimor me shkallë të lartë të arsimit ka rëndësi themelore në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit.

    Abstrakt

    Mjedisi arsimor e mëson personalitetin si të sillet në familje e në shoqëri. Arsimimi si dukuri shoqërore dhe faktor i përgatitjes shkollore ndihmon përparimin e arritjeve kulturore të gjeneratat në fazën e arsimimit dhe inteligjenca si shtresë shoqërore që përbëhet nga personalitete të ndryshme me aftësi mendore për të dalluar të mirën dhe të keqën në atë shkallë që arrin njeriu në zhvillimin mendor. Ata persona që veprojnë mirë gjatë jetës, nuk ka arsye që t’i frikësohen të keqes, nëse luajnë me të keqen – jetën nuk do ta kenë të mbarë, por me kriminalitet në forma të ndryshme.

    Vazhdo leximin

  • UAMD, tre breza studentësh pa diploma dhe certifikatë notash

    Eni Topi

    Ju lutëm lexojeni dhe jepni sugjerimet tuaja se si mund të zgjidhet një problem i këtillë, që privon për vit me qindra student, nga punonjës të paaftë që marrin rrogën nga taksat tona dhe shkelin me dy këmbë të drejtat tona, ligjin dhe çdo rregullore të hartuar.

    Vazhdo leximin

  • Pas mbarimit të Universitetit sfida e radhës emigrimi !

               Është për t’u përgëzuar ambicja e shumicës së të rinjëve të Kosovës për të marrë statusin student Universiteti. Fytyrat e tyre shihen të frymëzuar dhe të motivuar për studime. Këto ambicje nga të rinjët duhet kuptuar si diçka shumë pozitive për shoqërin tonë, sepse shoqeria jonë është duke u shkolluar për të dhënë kontributin e tyre në ndërtimin e vendit tonë.

    Vazhdo leximin

  • Dokumente të panjohura mbi historinë e së Drejtës Shqiptare

    Dr. Irakli Koçollari *

             Njeri njih vetveten!” – është ky një nga mesazhet profetike më të rëndësishme që vjen prej brumit të shkollave filozofike të antikitetit për t’i thënë botës moderne se identiteti i çdo individi apo shoqërie merr vlerën dhe vendin që i takon, kur ata vetë në radhë të parë, dinë mirë se kush janë, njohin profilin e tyre etnohistorik, njohin vlerat e tyre, njohin prurjet, kontributet, dimensionet, kufizimet dhe limitet e vërteta, që kanë mbartur dhe mbartin nëpër histori.

    Vazhdo leximin

  • Rrokaj: 10 pika për reformimin të sistemit arsimor shqiptar

    Në një prononcim dhënë gazetës Sot, Dakani i Fakultetit të Histori-Filologjisë Prof. Dr.. Shezai Rrokaj propon 10 shtylla mbi të cilat duhet të mbështetet qeveria e re për të realizuar reformën në arsim. Sipas tij nevojitet një reformë tërësore në të gjitha nivelet e arsimit, duke filluar nga reforma në fushën e altertekstit e deri tek ndryshimi në maturën shtetërore.

    Vazhdo leximin

  • Studentët e Universitetit të Prishtinës filluan sot paraqitjen e provimeve online

    Provimet onlineStudentët e Universitetit të Prishtinës filluan sot paraqitjen e provimeve online për afatin e shtatorit. Aplikimi online për provimin dhe lista me emrat e tyre shkon në llogarinë e profesorit që zgjedhin studentët për të hyrë në provim. Sistemi i digjitalizimit në Universitet ka filluar të zbatohet, ku studentët do të pajisen me kartela, të cilat do të zëvendësojnë indeksat. ...

    Studentët e regjistruar vitin e kaluar dhe të regjistruarit në vitin akademik 2012/2013 në Universitetin e Prishtinës, do të pajisen me kartela studentore, të digjitalizuara. Qysh sot ka filluar aplikimi online për studentët e Fakultetit Filozofik për të vazhduar në të gjitha njësitë akademike. Rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, tha se puna katërvjeçare për digjitalizimin e universitetit ka përfunduar në tërësi.

    Vazhdo leximin

  • Tiranë, 3 mijë mësues pa punë, 1 vend pune për 30 arsimtarë

    MesuesQindra mësues të rinj diplomohen çdo vit në universitetet shqiptare, duke iu bashkuar listës së gjatë të arsimtarëve të papunë. Sipas statistikave të raportuara dje në media nga Sindikata e Arsimit, vetëm në Tiranë janë 3 mijë mësues në listë pritje për një vend pune. Ndërkohë që referuar studimeve, rezulton se për një vend pune (si mësues në Tiranë), konkurrojnë rreth 25-30 arsimtarë.

    Sindikata
    Kreu i Sindikatës së Arsimit, Xhafer Dobrusha ka shpjeguar dje në media së të gjithë këta mësues shpresojnë të punësohen në shkollat e sistemit parauniversitar në kryeqytet, por konkurrenca është tepër e madhe, dhe çdo vit vihet re një mbipopullim i tregut me arsimtarë. Sipas tij, kjo situatë nuk është vetëm në Tiranë, pasi harta e kësaj problematike shtrihet në të gjithë vendin. “Në Tiranë janë minimumi 2500-3000 veta që presin për t’u punësuar. Tirana në një vit mund të zgjedhë më pak se 100 veta në pension dhe në 3 mijë vetë konkurrimi është 25-30 për një vend pune. E lartë është dhe në disa qarqe kryesore. E lartë është dhe në Shkodër, Durrës, Korçë, Elbasan, Vlorë,” tha Dobrusha.

    Vazhdo leximin

  • Një rini e trishtuar dhe e frikësuar për të ardhmen

    Alban Daci

    Dott. Alban DaciKjo është sot aktualisht rinia shqiptare, e cila ka mbetur mes, si të themi, dy ujërave, as në shpi e as në ezil (emigracion). Të rinjtë shqiptarë janë të dëshpëruar nga mungesa e punësimit dhe të frikësuar, se ndoshta nuk do të arrijnë të gjejnë kurrë punë. Të rinjtë shqiptarë janë mes dilemës të emigrojnë e të mos kthehen më kurrë, apo të emigrojnë, të njohin Perëndimin e pastaj të kthehen për t'u përshtatur me despotizmin ballkanas. Të rinjtë shqiptarë janë mes dilemës që të rrinë me ore të tëra nëpër kafe, se nuk kanë si të shtyjnë ditën, apo të mos dalin fare nga shtëpia, sepse nuk gjejnë asnjë motivim.

    Vazhdo leximin