SHBA dhe Europë

  • Stop vjedhjes me ligj në emër të ligjit

    Prof.  Asoc. Dr.  Jordan DACI 

    Në RSH, ligji, nga një mekanizëm që mbron interesin e përgjithshëm të shoqërisë, është kthyer shpesh herë në një mekanizëm për mbrojtjen e interesave të grupeve, apo edhe individëve të caktuar ose, shkurt, në një mekanizëm për të “lejuar” vjedhjen e pasurisë, apo të interesave të qytetarëve në favor të grupeve klienteliste, lobuese dhe qarqeve të caktuara.

    Vazhdo leximin

  • I syrgjinosuri Lu dhe "spurdhjakët" e klasës politike

    Kabllogrami sekret i Lu: Më kanë syrgjynosur në një vend hajdutësh

    I nderuar Zoti Sekretar i Shtetit,

    Kam nderin t’iu bëj një përmbledhje të shkurtër të ngjarjeve që janë zhvilluar në Shqipëri kohët e fundit.
    Ashtu si edhe më kishin paralajmëruar përpara se të vija në këtë vend, njerëzit janë të dashur dhe miqësorë, dhe kanë një lloj fetishi të pashpjegueshëm ndaj të huajve. E kam fjalën për njerëzit e thjeshtë, pasi klasa politike, janë ca ngjala që nuk kapen as me gjethe fiku.

    Vazhdo leximin

  • Emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve "non grata"

    Ambasada Amerikane në Shqipëri ka publikuar së fundi listën e zezë me emra të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shpallur "non grata" në SHBA.

    Në këtë listë të zezë të gjyqtarëve që iu është anuluar viza amerikane janë edhe emrat e 14 gjyqtarëve të kallëzuar nga ILDKPKI. ILDKPI ka kallëzuar në prokurori 12 gjyqtarë e dy prokurorë të cilët janë akuzuar për pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe falsifikim të dokumentave.

    Vazhdo leximin

  • Një rini e trishtuar dhe e frikësuar për të ardhmen

    Alban Daci

    Dott. Alban DaciKjo është sot aktualisht rinia shqiptare, e cila ka mbetur mes, si të themi, dy ujërave, as në shpi e as në ezil (emigracion). Të rinjtë shqiptarë janë të dëshpëruar nga mungesa e punësimit dhe të frikësuar, se ndoshta nuk do të arrijnë të gjejnë kurrë punë. Të rinjtë shqiptarë janë mes dilemës të emigrojnë e të mos kthehen më kurrë, apo të emigrojnë, të njohin Perëndimin e pastaj të kthehen për t'u përshtatur me despotizmin ballkanas. Të rinjtë shqiptarë janë mes dilemës që të rrinë me ore të tëra nëpër kafe, se nuk kanë si të shtyjnë ditën, apo të mos dalin fare nga shtëpia, sepse nuk gjejnë asnjë motivim.

    Vazhdo leximin

  • Ku po shkon Bota Perëndimore?

    Alban Daci

    Ku po shkon Bota Perëndimore, e cila po kalon një krizë të thellë me identitetin e saj? Demokracia e përfaqësuar nuk mjafton në një botë gjithnjë e më globale, ajo nuk mund të jetë e eksportuar në një botë, e cila akoma nuk ka vlera universale dhe modele uniforme. Ku po shkon Bota Perëndimore, e cila model bazë ka pikërisht shtetin nacional, i cili tashmë për shkak të faktorëve kohë ndodhet në një krizë të thellë. Ku po shkon Bota Perëndimore, e cila po kalon një krizë të thellë ekonomike, e cila lidhet me vizionet dhe modelet që duhet të aplikohen. Bota Perëndimore, po ec përpara, por nuk e dimë nëse drejt një të ardhme të njohur dhe të mirë, apo drejt një të ardhme të panjohur dhe të rrezikshme.
    Krizë e shtetit nacional

    Shtetit nacional po përballet me një krizë reale, sepse po mbaron “civilizimi” i punëtorëve dhe shteti keynesian. Shoqërimi i këtyre dy elementeve po prodhon fenomene perverse. Nga njëra anë ato prodhojnë hijen e tyre në luftërat e ndryshme që po zhvillohen nëpër botë dhe nga ana tjetër po ndihmojnë rilindjen e nacionalizmave (siç janë rasti i Francës, Gjermanisë, Ballkanit e në plot vende të tjera të botës) dhe të tribalizmave etnikë.
    Demokracia në krizë

    - Në krizë demokracia përfaqësuese. Zhvillimi i teknologjisë moderne të komunikimit ka bërë të mundur që demokracia përfaqësuese të jetë gjithnjë e më shumë në krizë. Deri tani, le të themi, është krijuar një “demokraci virtuale”, kryesisht në socialnetëork, ku qytetarët jo vetëm shkëmbejnë mendime e kritika, mendime, por duan sa më shumë të marrin pjesën në jetën aktive politike. Ky kozmos i vogël virtual, është i mjaftueshëm për të joshur kërkesat modeste të shumë qytetarëve, por në një të ardhme jo shumë të largët qytetarët do të kërkojnë që ata jo vetëm të konsultohen, por edhe të marrin pjesë në vendimmarrjet politike.
    - Në krizë eksportimi i demokracisë. Formula e Virilio-s ‘fundi i gjeografisë’. Fundi i gjeografisë nuk prek vetëm fushën ekonomike, por edhe fusha të tjera më të gjera. Ky fund i gjeografisë prek idetë, mënyrat e të menduarit, traditat kulturore, politike dhe fetare. Për shkak të globalizimit njeriut po ndjehet gjithnjë e më shumë ‘qytetar i botës’. Demokracia historikisht është paraqitur si një nevojë, para se të bëhej një e drejtë. Duhet të pyesim nëse demokracia perëndimore – e cila insistoj, nuk ka akoma konture unike- përbën me të vërtetë një vlerë universale, e për këtë arsye mund të eksportohet edhe drejt popujve që i mbështetin rrënjët e tyre kulturore e fetare në kontekste të ndryshme. Mjafton të mendojmë se demokracitë perëndimore janë fryt i një eksperience shekullarizimi, ku ka pasur një rëndësi të veçantë kontrasti kundrejt feve. Siç dimë, demokracitë janë ndërtuar duke kundërshtuar Kishën. Pra, si formë lirie kundër pushtetit të Kishës. Prandaj, kjo lloj forme është e konsideruar e papranueshme në ato shoqëri si ato islamike, ku feja zë një valore komplesive dhe domosdosmërisht të përzier me zgjedhjet temporale.
    Kriza ekonomike

    Duke u nisur që nga viti 2007 sistemi financiar ndërkombëtar u përfshi në një krizë sistemi që në mënyrë progresive u rrit derisa arriti në ditët e sotme duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Kjo lloj krize ekonomike, bëri që shtetet t’i riktheheshin rritjes së pranisë të sektorit publik në sferën ekonomike, pas një periudhe të gjatë kohe ku ka mbizotëruar- përtej diferencave të dukshme mes SHBA dhe Europës- një kulturë e bazuar mbi besimin në treg dhe në mekanizmat e auto-rregullimit. Është kthyer kështu shikimi tek Shteti si një disiplinues kundrejt tregjeve. Megjithatë, qeveritë dhe studiuesit ekonomisë të nivelit ndërkombëtar, akoma nuk kanë gjetur formulën e duhur, jo vetëm për të dalë nga kriza aktuale, por për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë.