punësim

  • UAMD, tre breza studentësh pa diploma dhe certifikatë notash

    Eni Topi

    Ju lutëm lexojeni dhe jepni sugjerimet tuaja se si mund të zgjidhet një problem i këtillë, që privon për vit me qindra student, nga punonjës të paaftë që marrin rrogën nga taksat tona dhe shkelin me dy këmbë të drejtat tona, ligjin dhe çdo rregullore të hartuar.

    Vazhdo leximin

  • Pas mbarimit të Universitetit sfida e radhës emigrimi !

               Është për t’u përgëzuar ambicja e shumicës së të rinjëve të Kosovës për të marrë statusin student Universiteti. Fytyrat e tyre shihen të frymëzuar dhe të motivuar për studime. Këto ambicje nga të rinjët duhet kuptuar si diçka shumë pozitive për shoqërin tonë, sepse shoqeria jonë është duke u shkolluar për të dhënë kontributin e tyre në ndërtimin e vendit tonë.

    Vazhdo leximin

  • Tiranë, 3 mijë mësues pa punë, 1 vend pune për 30 arsimtarë

    MesuesQindra mësues të rinj diplomohen çdo vit në universitetet shqiptare, duke iu bashkuar listës së gjatë të arsimtarëve të papunë. Sipas statistikave të raportuara dje në media nga Sindikata e Arsimit, vetëm në Tiranë janë 3 mijë mësues në listë pritje për një vend pune. Ndërkohë që referuar studimeve, rezulton se për një vend pune (si mësues në Tiranë), konkurrojnë rreth 25-30 arsimtarë.

    Sindikata
    Kreu i Sindikatës së Arsimit, Xhafer Dobrusha ka shpjeguar dje në media së të gjithë këta mësues shpresojnë të punësohen në shkollat e sistemit parauniversitar në kryeqytet, por konkurrenca është tepër e madhe, dhe çdo vit vihet re një mbipopullim i tregut me arsimtarë. Sipas tij, kjo situatë nuk është vetëm në Tiranë, pasi harta e kësaj problematike shtrihet në të gjithë vendin. “Në Tiranë janë minimumi 2500-3000 veta që presin për t’u punësuar. Tirana në një vit mund të zgjedhë më pak se 100 veta në pension dhe në 3 mijë vetë konkurrimi është 25-30 për një vend pune. E lartë është dhe në disa qarqe kryesore. E lartë është dhe në Shkodër, Durrës, Korçë, Elbasan, Vlorë,” tha Dobrusha.

    Vazhdo leximin

  • Një rini e trishtuar dhe e frikësuar për të ardhmen

    Alban Daci

    Dott. Alban DaciKjo është sot aktualisht rinia shqiptare, e cila ka mbetur mes, si të themi, dy ujërave, as në shpi e as në ezil (emigracion). Të rinjtë shqiptarë janë të dëshpëruar nga mungesa e punësimit dhe të frikësuar, se ndoshta nuk do të arrijnë të gjejnë kurrë punë. Të rinjtë shqiptarë janë mes dilemës të emigrojnë e të mos kthehen më kurrë, apo të emigrojnë, të njohin Perëndimin e pastaj të kthehen për t'u përshtatur me despotizmin ballkanas. Të rinjtë shqiptarë janë mes dilemës që të rrinë me ore të tëra nëpër kafe, se nuk kanë si të shtyjnë ditën, apo të mos dalin fare nga shtëpia, sepse nuk gjejnë asnjë motivim.

    Vazhdo leximin