ligj

  • Në një ditë dorëhiqen katër prokurorë të rretheve

    Në një moment të papritur dhe me një vendim të beftë dy ditë më parë kanë dhënë dorëheqjen katër drejtues prokurorie në rrethe. Vendimarja e papritur ka ardhur pas kërkesës së kryeprokurorit Llalla, i cili mësohet se u ka kërkuar 4 drejtuevse të prokurorive, të dorëhiqen.

    Vazhdo leximin

  • Emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve "non grata"

    Ambasada Amerikane në Shqipëri ka publikuar së fundi listën e zezë me emra të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shpallur "non grata" në SHBA.

    Në këtë listë të zezë të gjyqtarëve që iu është anuluar viza amerikane janë edhe emrat e 14 gjyqtarëve të kallëzuar nga ILDKPKI. ILDKPI ka kallëzuar në prokurori 12 gjyqtarë e dy prokurorë të cilët janë akuzuar për pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe falsifikim të dokumentave.

    Vazhdo leximin

  • Gjykata Kushtetuese rrëzon disa nene të ndryshimeve në Proc. Tatimore

    Gjykata Kushtetuese e RSH në një njoftim për media ka bërë të ditur se ka shfuqizuar disa nene të ligjit "Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

    Vazhdo leximin

  • Statusi i personave pa shtetësi

    Hyrja

    Endrit LazerajNe që jemi qytetarë të një vendi zakonisht i marrim të mirëqena të drejtat dhe detyrimet që qytetaria vendos mbi ne. Shumica prej nesh mund t’i regjistrojmë fëmijët në shkolla, të kërkojmë kujdes shëndetësor kur jemi të sëmurë, të aplikojmë për punë kur kemi nevojë dhe të votojmë për të zgjedhur përfaqësuesit tanë në qeveri. Ne ndiejmë se kemi një interes në vendin ku jetojmë; ne ndiejmë një ndjesi të thellë të përkatësisë tek diçka më e madhe se vetja jonë. Por si është jeta për njerëzit të cilët nuk kanë nacionalitet, të cilët janë pa shtetësi? Pa pasur qytetarinë një person nuk mund të regjistrohet për të votuar në vendin ku ai/ajo jeton, nuk mund të aplikojë për dokument udhëtimi, nuk mund të regjistrohet për martesë.

    Në disa raste individët që janë pa shtetësi dhe janë jashtë vendit të tyre të origjinës, ose vendit të mëparshëm të banimit, mund të mbahen të ndaluar për periudha të gjata nëse ato vende refuzojnë t’i lejojnë atyre rihyrjen në territoret e tyre. Shpesh edhe të drejtat më bazike - të drejtat për arsimim, kujdes shëndetësor dhe punësim - u mohohen individëve të cilët nuk mund të provojnë një lidhje ligjore me një vend.

    Vazhdo leximin