Dott. Alban Daci

  • Intelektualo- fobia shqiptare

    Dott. Alban DaciTë jesh intelektual nuk do të thotë të jesh një person  vetëm me horizonte të larta profesionale, por edhe me dituri të madhe akademike. Të jesh intelektual do të thotë tw jesh sensibël me çdo fenomen që lidhet me njeriun dhe jetën e tij. Të jesh intelektual do të thotë mbi të gjitha që antivlerat i konsideron gjithmonë ashtu dhe nuk bëhesh palë me të. Të jesh intelektual do të thotë kontribuosh në proceset sociale, ku përfshihet vendi dhe qytetarët.

    Intelektualët në çdo vend të botës që nga periudha e industrializimit të shoqërisë dhe ndarjes së punës kanë luajtur rol të rëndësishëm dhe të jashtëzakonshëm në shkencë, në proceset ekonomike, sociale e politike.  Revolucioni industrial, francez, amerikan, anglez si dhe rritja ekonomike në nivel botëror nuk do të kishin pasur sukses pa rolin e intelektualëve. Pa intelektualët, Bota njerëzore do të ishte e prapambetur, shtazarake dhe barbare.

    Intelektualët ishin ajo kategori e shoqërisë njerëzore, e cila edhe pse ishte në minorancë për nga numri sasior, ishte shumë më e madhe përsa u përket vizioneve, ideve. Intelektualët iluminuan me veprat e tyre mendjen e njeriut duke e orientuar atë drejt progresit dhe evoluimit pozitiv.

    Në çdo vend të botës, intelektualët respektohen si elita e shoqërisë, implementohen në proceset kryesore sociale për shkak të iluminizmit që posedojnë. Megjithatë kjo nuk ndodh në Shqipëri.  Para viteve ’90 vendi ynë ishte një vend me filozofi staliste, ku ndarja në klasa ishte e ndaluar. Kjo lloj politike sociale bëri që intelektuali të barazohej me punëtorin edhe pse roli dhe kontributi i tyre nuk ishte i njëllojtë në shoqëri.

    Vazhdo leximin

  • Tiranë, 3 mijë mësues pa punë, 1 vend pune për 30 arsimtarë

    MesuesQindra mësues të rinj diplomohen çdo vit në universitetet shqiptare, duke iu bashkuar listës së gjatë të arsimtarëve të papunë. Sipas statistikave të raportuara dje në media nga Sindikata e Arsimit, vetëm në Tiranë janë 3 mijë mësues në listë pritje për një vend pune. Ndërkohë që referuar studimeve, rezulton se për një vend pune (si mësues në Tiranë), konkurrojnë rreth 25-30 arsimtarë.

    Sindikata
    Kreu i Sindikatës së Arsimit, Xhafer Dobrusha ka shpjeguar dje në media së të gjithë këta mësues shpresojnë të punësohen në shkollat e sistemit parauniversitar në kryeqytet, por konkurrenca është tepër e madhe, dhe çdo vit vihet re një mbipopullim i tregut me arsimtarë. Sipas tij, kjo situatë nuk është vetëm në Tiranë, pasi harta e kësaj problematike shtrihet në të gjithë vendin. “Në Tiranë janë minimumi 2500-3000 veta që presin për t’u punësuar. Tirana në një vit mund të zgjedhë më pak se 100 veta në pension dhe në 3 mijë vetë konkurrimi është 25-30 për një vend pune. E lartë është dhe në disa qarqe kryesore. E lartë është dhe në Shkodër, Durrës, Korçë, Elbasan, Vlorë,” tha Dobrusha.

    Vazhdo leximin

  • Një rini e trishtuar dhe e frikësuar për të ardhmen

    Alban Daci

    Dott. Alban DaciKjo është sot aktualisht rinia shqiptare, e cila ka mbetur mes, si të themi, dy ujërave, as në shpi e as në ezil (emigracion). Të rinjtë shqiptarë janë të dëshpëruar nga mungesa e punësimit dhe të frikësuar, se ndoshta nuk do të arrijnë të gjejnë kurrë punë. Të rinjtë shqiptarë janë mes dilemës të emigrojnë e të mos kthehen më kurrë, apo të emigrojnë, të njohin Perëndimin e pastaj të kthehen për t'u përshtatur me despotizmin ballkanas. Të rinjtë shqiptarë janë mes dilemës që të rrinë me ore të tëra nëpër kafe, se nuk kanë si të shtyjnë ditën, apo të mos dalin fare nga shtëpia, sepse nuk gjejnë asnjë motivim.

    Vazhdo leximin

  • Islami dhe Partia

    Alban Daci 
     Partia vendosi të përjashtojë Kastriot Islami, i cili vepronte e mendonte ndryshe nga ajo dhe lideri i saj shpirtëror. Partia u mundua dhe u përpoq ta edukonte dhe t'ia mbushte mendjen të mendonte si Partia dhe gjithashtu të gjente se car mendimesh kishte lideri i saj shpirtëror. Pas shumë përpjekjesh me keqardhje Partia dështoi me individin Islami, të cilin tashmë vendosi ta përjashtojë dhe ta shpall armik të saj dhe të kombit. Madje edhe armik të integrimit europian. Islami ishte aq shume i pandreqshëm sa nuk ju tha e drejta të bënte as autokritike. Për tradhti ndaj liderit dhe Partisë, ati i hiqet e drejta të kalojë qoftë edhe afër vendit, ku është selia e Partisë. Ndoshta Partia do të vendoste ta dërgonte në Qafen e Barit, por tashmë ajo nuk ekziston. Për këtë arsye i ka dhënë të drejtë të kërkojë dhe te marr azil në ndonjë parti tjetër, të majtë e pse jo edhe të djathtë. Vija dhe ideologjia e të pavdekshmit sh. Enver Hoxha që mbetet në zemrën e Partisë, ndihmojë të zgjidhte problemin Islami. Enver Hoxha: "Dënimi më i rëndë për një anëtar partie është përjashtimi nga Partia. Por edhe ata që janë përjashtuar ose që përjashtohen nga Partia nuk janë tradhtarë, apo armiq të Partisë dhe të popullit. Bëjnë përjashtim ata që në bazë të fakteve, provave e gjykimeve të drejta të Partisë janë cilësuar elementë antiparti, tradhtarë të Partisë dhe të popullit. Kategoria e parë e të përjashtuarve kanë qenë njerëz që vazhdimisht kanë pasë përsëritur gabime të ndryshme, për të cilët janë bërë përpjekje të ndreqen, të edukohen, po ka qenë e pamundur, prandaj edhe nuk e meritonin të militonin në radhët e Partisë. Por, prapë e deri në fund Partia kujdeset dhe e ka për detyrë të kujdeset për ta dhe, ashtu si me gjithë njerëzit, edhe me këta ajo ka korru sukses rezultate të mira". Kohët ndryshuan dhe mendohej se proceset do të ecnin vetëm përpara. Rralle ndokush në fillim të viteve ’90 do të besonte se ne vitin 2011 mund të përjashtoheshin njerëz nga Partia vetëm pse mendonin ndryshe nga Kryetari. Megjithatë, ja ndodhi! Vitet kanë kaluar, por hija e së kaluarës qëndron shumë e pranishme me hapat e kohë, sa shumë herë na duket sikur jetojnë të njëjtat kohëra. Veprimi i Islamit për pak çaste na bëri të besojmë se Byroja e Partisë ekziston akoma dhe në mesin e saj ka edhe armiq që duhen të ndëshkohen.