Posts by administratori

  • Delfinët kanë memorien 20-vjeçare

    Njihen si gjitarë inteligjente dhe si miq te mire te njeriut. Por, nga sot, mund te cilësohen edhe si speciet me memorien me te forte. Ky është rezultati i një studimi te shkencëtarëve amerikane, ne te cilin thuhet se delfinët kane një memorie qe zgjat deri ne 20 vjet. Për te arritur ne këtë përfundim, shkencëtarëve u janë dashur te paktën tre dekada.

    Vazhdo leximin

  • 40% e mësuesve ngelës

    klasaShpresa Mezini

    Rezultatet e arritura nga mësuesit në Provimin e Shtetit kanë nxitur reagime nga më të ndryshmet. Nga njëra anë, drejtuesit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, që dyshojnë në aftësitë e mësuesve që kanë punësuar, nga ana tjetër prindërit, që nuk po dinë më se ç’mësojnë fëmijët e tyre në shkolla.

    Vazhdo leximin

  • 1000 dosjet për falsifikimet


    A do ta besonit që një objekt i ngjashëm me një pult makine është në fakt një pistoletë me të cilën është kryer vrasje në Shqipëri? Po që kjo armë vjen  nga Lufta e Dytë Botërore, është gjetur mes arsenalit të bllokuar pak ditë më parë në Durrës dhe po egzaminohet nëse është përdorur apo jo vitet e fundit në ndonjë ngjarje kriminale? 

    Vazhdo leximin

  • Prononcime për urdhërin e mbrojtjes

    Krimi i dyfishtë i pak ditëve më parë në Tiranë, ku një grua u vra nga bashkëshorti pak kohe pasi kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje në gjykatë, pothuajse i njëjtë me rastin e Valbona Çarçanit që u vra pasi kërkoi ndihmë për ta mbrojtur nga ish-bashkëshorti, ka ngritur mjaft pikëpyetje për funksionimin e ligjit të urdhërit të mbrojtjes.
    Për policinë, paradoksi i parë i urëhërit të mbrojtjes qëndron në vendimet e shpallura nga gjykata kur konstatohet dhunë në familje, por gjyqësori vendos që edhe viktima edhe agresori të jetojnë në të njëjtën banesë.

    Vazhdo leximin

  • Maqedoni: 13 persona punësohen në gjykata

    Ministria e Drejtësisë njofton se gjatë muajit qershor të këtij viti janë realizuar punësime të 13–të personave nëpër gjykata në Republikën e Maqedonisë, në vendin e punës pjesëtarë të policisë gjyqësore, me ndërmarrje nga Ministria e Mbrojtjes.

    Pesë persona janë punësuar në Gjykatën Themelore Shkupi 1, tre në Gjykatën Themelore Shkupi 2 dhe nga një në Gjykatën e Lartë Administrative, Gjykatën Themelore në Kumanovë dhe në Gjykatën Themelore në Dibër.

    Vazhdo leximin

  • Gjykata e Apelit shpall fajtor Nazim Bllacën

    Leonat Shehu
    Në Prishtinë, Gjykata e Apelit e shpalli fajtor sot Nazim Bllacën dhe e dënoi me 4 vite e gjysmë heqje lirie për siç thuhet, vrasje të rëndë.
    Në një komunikatë për opinion të Misionit të EULEX-it thuhet se “me kërkesë të prokurorit, zoti Bllaca është dënuar me dënimin më të vogël, për shkak se kishte statusin e dëshmitarit bashkëpunues edhe për dy raste tjera gjyqësore”.

    Sipas vendimit të gjykatës, Nazim Bllacës do t’i llogaritet edhe arresti shtëpiak, dënim ky që do të ulët në tre vite e gjysmë burgim, ndërsa pritet të marrë edhe një trajtim të veçantë gjatë vuajtjes së dënimit.

    Vazhdo leximin

  • NJOFTIM - Kush dëshiron të bëhet Administrator i kësaj webfaqeje?

    KËRKOJMË NJË ADMINISTRATOR/E TË RI/E Smile

    Të nderuar miq,

    new.jpeg- Kushdo që ka dëshirë të administroj këtë webfaqe është i mirëpritur të na kontaktoj duke klikuar këtu !

    Kandidati duhet të plotësoj këto kushte :

    1. Të njohë mirë gjuhën angleze ose franceze

    2. Të ketë mbaruar studimet e larta për drejtësi ose të paktën të jetë student në një fakultet juridik publik ose privat

    3. Të njoh mjaftueshëm disa programe bazë komjuterike


    Kanë përparësi kandidatë/et që kanë patur ndonjë eksperiencë të mëparshme në administrim webfaqesh ose forumesh online...

    JU MIRËPRESIM !