Posts by juridiksi

  • Bisedë me një katundar timin për grekët dhe memecërinë tonë

    BESART KALLAKU
    Besart KallakuUnë jam Besart Kallaku. Jam aktor, jam me origjine nga fshati, jam 25 vjeç, jam pjesë e tifozave kuqezi, deri në 5 vjeç kam jetuar në Krumë të Kukësit, në Has, pastaj jam rritur në një fshat të Fushe Krujës nga gjyshi dhe gjyshja ime, dmth jam fshatar ose dhe katunar mund të më quani, por para se te jem jugor ose verior, mbi të gjitha, jam shqiptar... Dhe emrin shqiptar dhe kombësinë shqiptare nuk e kam vetëm në pasaportë por mbi të gjitha, e kam në gjak... Mbi krahun tim të djathtë kam të skalitur në mish figurën e GJERGJ KASTRIOTIT, me gjithë shqiponjën e Kastriotëve...gravurën më të vjetër të tyre... Më besoni të dashur shqiptarë...nuk e duroj kurrsesi nëpërkëmbjen që na bëhet ne shqiptarëve nga grekët, që sa herë vijnë apo kalojnë kufirin tonë çdo zyrtar i tyre kujtohet se para tij grekë te tjere kanë harruar ose nonjë cope toke ose nonjë cope det ose nonjë cope njeri dhe kërkojnë ta marrin mbrapsht... E pse kështu...? Po kjo memeceri e gjithë shtetit tone pse? E gjithë këto ngjarje te perseritura dhe po prapë askurrfare reagimi nga askush...Askush nga ato te cileve u takon të thonë fundja Ç'BEHET KESHU? Kaq frike? Po jemi me 2 mendje të marrim frymë apo jo, e jo më të flasim kundra grekëve... Në fakt e kam fjalen për ngjarjen më të fundit të ndodhur në Korcë, ku na vijnë nja 2-3 deputetë e një konsull dhe u drejtohen shqiptarëve me fjali të tillë si GREKE TE KORCES (!) Ne fakt, nuk do e merrja kaq seriozisht këtë gjë se shumë na është vrarë veshi me të tilla gjera... por ja që gjithë këtë mllef qe kisha brenda prej kaq kohësh të akumuluar, ma nxorri një kushuri i gjyshit tim, fshatar...te cilin e takova te lokali i fshatit ku isha, te lokali i Gimit t'Sures, - i thonë. -Çfarë thuhet andej nga Tirona re? Kur po e filloni Portokallinë? Keni material sa të duash ketë herë, jo protesta jo grusht.. Po çfarë bëhet andej, çar thuhet për ata grekët që erdhën në Korçë se kishin vëllezërit atje....a? -Nuk e di- i thashe, nuk më intereson... Pas kësaj fshatari mu kthye i nevrikosur...

    Vazhdo leximin

  • Iken Hosni Mubarak,qetsohet Egjipti!

    Sapo dha doreheqjen ish presidenti egjiptian Hosni Mubarak. Feste ne sheshin Tahrir(sheshin e lirise)

  • Dhuna ne shkolla duhet te parandalohet thone ekspertet


    Qendra për arsim e Kosovës e mbështetur nga UNICEF, prezantuan sot fillimin e projektit dy vjeçar për parandalimin e dhunës nëpër shkolla. Qëllimi i këtij projekti është që të krijohen ambiente miqësore nëpër shkolla për t’ iu mundësuar nxënësve mjedise të sigurta....
    Koordinatori i projektit, Halim Hyseni, nga qendra për arsim e Kosovës, tha se po punohet shumë që dhuna nëpër shkolla të parandalohet, në mënyrë që mos të pengohet procesi mësimor. Ai tha se fenomeni i dhunës në vendin tonë është shumë i përhapur, pasi sipas tij, ekziston një ''kulturë'' e dhunës te ne. Hyseni dha edhe disa shifra sipas hulumtimeve që janë bërë nga ekspertët.
    Sipas hulumtimeve që janë bërë, 67 për qind e mësimdhënësve nuk reagojnë ndaj dhunës mes nxënësve. Ekpsertët thonë se kjo është shumë shqetësuese, sepse nësë nuk reagohet ndaj dhunës, ajo nuk mund të parandalohet. Afërdita Spahiu nga UNICEF-i, shpjegoi arsyet se pse dhuna pranohet si e tillë. Studimet e bëra në Kosovë, tregojnë se keqtrajtimi i fëmijëve nga fëmijët moshatarë, dhuna e manifestuar nëpërmjet varfërisë e lloje të tjera, janë faktorë që paraqesin rrezik për zhvillimin e fëmijëve... (Albana Karaj-RTK)

  • Krimi kompiuterik po perhapet me te madhe ne Kosove


    Kjo formë e krimit prek drejtpërdrejt personat e moshave të reja, të cilët janë viktimë e manipulimeve që bëhen përmes mjeteve teknologjike...
    Forma e krimit kompjuterik dhe teknologjik, si dukuri ka filluar të shfaqet edhe në Kosovë. Sipas Policisë së Kosovës kjo formë e krimit, ndonëse ka filluar të shfaqet tash vonë, është duke u përhapur me të madhe dhe ka shtrirje gati në gjithë vendin.
    Krimi kompjuterik, ose i njohur si formë e krimit kibernetik, tanimë ka filluar të shfaqet edhe në vendin tonë. Vetëm gjatë vitit të kaluar Policia e Kosovës ka regjistruar tetë raste të tilla. Sipas toger Brahim Sadriut, kryesit e këtyre veprave përdorin teknologji të sofistikuar.
    “ Në shumicën e rasteve në kryerjen e kësaj vepre penale, kryesitë e këtyre veprave përdorin teknologjitë e sofistikuara që shpesh i tejkalojnë kapacitetet teknike që i ka Policia e Kosovës. Mirëpo, ne si polici kemi marrëveshje mirëkuptimi me policitë e shteteve tjera që ofrojnë pajisje qoftë për identifikim, ekspertizë apo ekzaminim të pajisjeve që lidhen me krimet kompjuterike” , thotë Sadriu.
    Kjo formë e krimit prek drejtpërdrejt personat e moshave të reja, të cilët janë viktimë e manipulimeve që bëhen përmes mjeteve teknologjike. Diamant Binaku, drejtor ekzekutiv në Qendrën për Trajnime dhe Studime Gjinore thotë se vajzat e reja janë pre e kësaj forme te krimit. “ Aq shumë ka pas raste të viktimizimit përmes këtij lloj të krimit. Saqë për një kohë më të shkurtër se një vit e gjysmë në Kosovë kanë qenë 166 vajza të reja, të cilat duke u viktimizuar janë larguar prej shtëpive të tyre dhe nuk dihet ku janë” , thotë Binaku. Sipas kodit penal të Kosovës, përkatësisht nenit 264, ndërhyrja në sistemet kompjuterike dënohet me gjobë apo me burgim deri në tre vjet. Por, Ismet Salihu, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës thotë se në kuadër të këtij kodi duhet të shtohet edhe një kapitull i veçantë për krimin kibernetik, i cili do të sanksionoj edhe cenimin e jetës private dhe përhapjen e shkresave pornografike.
    (Berianë Mustafa-RTK)

  • Moraliteti i kësaj situate politike

    Dr. Alban Daci
    Shpesh thuhet që çdo kush (ose çdo komb) ka liderin që meriton. Thuhet, se natyra autoritare e kulturës ruse është e destinuar të prodhojë gjithmonë një car (siç ka ndodhur në të kaluarën) ose një Putin (siç ka filluar të përdoret shpesh në ditët e sotme); traditat britanike që nga koha e Manja Kartës (pengon) ose përjashton në mënyrë kategorike mundësinë e një cari të ngjashëm me Rusinë që të qeveris vendin; dhe Japonia tenton të mos ketë lider karizmatik, për shkak të konformizmit të shoqërisë së Japonisë. Siç demonstrojnë ndryshimet e ndodhura në Gjermani në 100 vitet e fundit, një përcaktim i tillë kulturor është i thjeshtësuar; zgjedhjet morale të ndjekësve mund të pengojnë edhe aksionet e liderëve më virtuoz. Thënia e vjetër, sipas së cilës çdo kush ka liderin që meriton, siç thamë më sipër, është një thjeshtësim, por megjithatë nuk ka dyshim që ndjekësit e paedukuar kontribuojnë për të prodhuar liderë të këqij dhe mënjanon liderët e mirë.
    lexo te plote artikulin

  • Omani njohu shtetin e Kosovës

    Mbretëria e Omanit e ka njohur shtetin e Kosovës. Letra e vendosjes së marrdhënieve diplomatike është dërguar në Ambasadën e Kosovës në Londër. ... Zëvendësministrja e Jashtme në detyrë Vlora Çitaku ka akredituar ambasadorin në Londër si ambasador jorezident për Omanin. Mbretëria e Omanit e ka njohur shtetin e Kosovës, nëpërmjet një letre zyrtare për vendosjen e marrdhënieve diplomatike, të dërguar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër. Lajmin e konfirmoi zëvendësministrja e jashtme në largim, Vlora Çitaku, e cila tha se njohja nga Omani e çon në 75 numrin e shteteve që e kanë njohur vendin tonë. Zv/ministrja Çitaku bëri të ditur se menjëherë pas pranimit të letrës ka marrë vendim që ambasadorin e Kosovës në Londër ta akreditojë si ambasador jorezident në Oman. Në letrën e sulltanit të Omanit thuhet se vendimi është marr duke pasur parasysh opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Omani gjendet në jugperëndim të Azisë, në kufi me Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Jemenin. Omani ka mbi 2 milionë e 300.000 banorë dhe shtrihet në rreth 309.500 kilometra katror. Është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe vend me ndikim në vendet e Gadishullit Arabik. (Kestrin Kumnova)[RTK]

  • NASA njofton zbulimin e 1235 planeteve të mundshme

    Shkencëtarët e agjencisë hapësinore amerikane, NASA, kanë njoftuar për zbulimin të mesa duket planeteve të ngjashmdje me Tokën nga të dhënat e nxjerra së fundmi prej teleskopit Kepler të ndodhur në hapësirë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Mike O’ Sullivan, shkencëtarët thonë se këta trupa qiellorë janë në mesin e më shumë se 1 mijë e 200 planeteve të mundshme, që u zbuluan rishtazi nga misioni. Hulumtuesit thonë se janë konfirmuar gjashtë planete të reja, por kryeshkencëtari i teleskopit Kepler, Uilliam Boruki, thotë se pritet të verifikohen deri në 80 përqind e trupave të zbuluar. Para njoftimit të së mërkurës, numri i përgjithshëm i të ashtuquajturave ekzoplanete jashtë sistemit tonë diellor kalonte për pak shifrën 500. Zoti Boruki thotë se numri u rrit ndjeshëm në bazë të të dhënave të reja mbi një pjesë të vogël të qiellit që u ekzaminua nga misioni. “ Kepler vështron një të 400- tën e qiellit. Po të mund të shihnim 400 prej këtyre fushave, edhe numri i kandidatëve do të ishte 400 herë më i madh” . Ai thotë se është i mahnitur për gjetjen e 68 planeteve që mendohet të kenë madhësinë e Tokës ose më të vogël dhe të 54 planeteve në zona të banueshme, ku temperaturat e moderuara mund të lejojnë ekzistencën e ujit në gjendje të lëngët. Hulumtuesi Xhek Llisauër foli edhe për një zbulim tjetër që do të njoftohet të enjten në revistën shkencore Nature. Fjala është për një sistem planetar që rrotullohet rreth një ylli të quajtur Kepler 11. “ Kepler 11 është një sistem çuditërisht i rrafshtë dhe i ngjeshur, i përbërë nga gjashtë planete. Pesë planetet e brendshme janë veçanërisht afër njëri-tjetrit, çfarë nuk kemi menduar se mund të ndodhë për trupa të kësaj madhësie” . Ai thotë se planetet janë më pak të dendura se toka dhe shumë të ngrohta për jetë, por se gjetja do t’ i shtyjë shkencëtarët të rishqyrtojnë pikëpamjet e tyre rreth formimit të sistemeve planetare. Astronomja nga Universiteti Jellë, Debra Fishër, thotë se astronomët amatorë në mbarë botën po ndihmojnë në analizimin e të dhënave të reja në një faqe interneti, PlanetHunters.org. “ Ata na dërgojnë të fala nga Turqia, Rusia, Polonia, Spanja, Ishujt Kanare, Italia, Brazili, Argjentina, Kili, e plot vende të tjera. Është mahnitëse” . Shkencëtarët mbështesin përfundimet e tyre rreth ekzistencës së mundshme të planeteve pjesërisht në shuarjen periodike të yjeve, që sugjeron praninë e planeteve në orbitë ose të një sistemi binar të yjeve. Ata thonë se nevojiten vëzhgimet të gjera nga teleskopët në Tokë për të konfirmuar ekzistencën e planeteve. Shumica e planeteve të shpallura dje duken të jenë më të mëdha se toka, sa Neptuni ose Jupiteri. Por zonja Fisher thotë se gjetjet tregojnë se sistemet me planete si i yni duken të jenë të zakonshme.(voa)

  • Doktoraturat, ndarja e 1266 kuotave të pranimit sipas programeve

    Aplikimet bëhen pranë fakulteteve, tarifa e shkollimit 204 600 lekë
    Rreth 1266 kandidatë do të mund të aplikojnë për ndjekjen e studimeve të larta në programet e doktoraturës për vitin akademik 2010-2011. Tashmë fakultet kanë çelur procedurat e pranimit të dosjeve për këto kuota pranimi, të ndara sipas programeve përkatëse në Universitetin e Tiranës, Universitetin Politeknik, Universitetin Bujqësor, Qendrën e Studimeve Albanologjike, Universitetin “ Aleksandër Moisiu” të Durrësit, “ Ismail Qemali” të Vlorës si dhe Akademinë e Mbrojtjes “ Spiro Moisiu” . Bashkangjitur shkrimit do të gjeni të plotë shpërndarjen e kuotave për të gjitha programet që do të ofrojnë këtë cikël studimesh pranë fakulteteve publike. Vendimi i miratuar në qeveri përcakton se në kuotën e çdo programi studimi të doktoratës 10 për qind do të shkojë për kandidatët nga trojet shqiptare jashtë kufijve. Njëkohësisht janë përcaktuar edhe tarifat e studimit, të cilat do të afishohen pranë fakulteteve. Tarifa e shkollimit për çdo program të studimeve të doktoratës në institucionet publike të arsimit të lartë civil, si dhe për doktorantët nga jashtë Forcave të Armatosura në programet e studimeve të doktoratës në Akademinë e Mbrojtjes “ Spiro Moisiu” është 204 600 lekë, shumë e cila do të paguhet në këste, të përcaktuara nga institucioni përkatës i arsimit të lartë. Aktualisht pranë secilit fakultet është çelur faza e aplikimit, ku kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dosjen me dokumentacionin e kërkuar në bazë të kritereve të shpallura për secilën degë. Pas mbylljes së fazës së aplikimit komisionet e ngritura në secilin institucion me specialistë të fushës do të përcaktojnë edhe kandidatët që plotësojnë kriteret për të vijuar studimet e ciklit të tretë për këtë vit akademik.

    Vazhdo leximin

  • 8 mënyrat për të rritur privatësinë në fotot tuaja në Facebook

    Pak persona kuptojnë si funksionon privatësia rreth postimeve ne facebook. Ata postojne foto e gjithcka e në fund çuditen që ky postim është parë edhe nga persona të tyre të padëshiruar. Ky është një shpjegim nga Justin Mitchell, inxhinier i fotove ne Facebook. Ai tregon 8 principe që duhet të dihen nga të gjithë rreth privatësisë së fotove në këtë rrjet social: 1. Nëse foton e ke postuar ti, atëhere gjithmon mund ta shikosh. 2. Nëse etikohesh në një foto, atëherë ajo mund të shikohet edhe nga të tjerët. Edhe nëse ke bllokuar një person, nëse je etikuar në një foto, fotoja mund të shikohet. Prandaj nëse etikoheni në një foto ose dikush etikon njërën prej fotove tuaja, përdorni opsionin për të heq etiketimin. 3. Nëse fotoja është postuar në profilin tënd, atëherë kjo foto shfaqet edhe në murin e postuesit dhe mund të shikohet nga të tjerët. Hiqeni këtë opsion për një privatësi më të sigurtë. 4. Nëse dikush të ka bllokuar dhe ai nuk është i etiketuar në një foto, atëherë nuk mund të shikoni asnjë prej fotove të tij. 5. Nëse postuesi ka lejuar që shoket e shokeve, ti shikojnë fotot dhe nëse jeni etiketuar në ndonjë prej fotove të tij, atehere rrjeti i shikuesve shtrihet deri tek shokët e shokëve. 6. Në albumet speciale si: fotot e proflit apo fotografitë e murit, rrisni privatësinë për personat që mund ti shikojnë. 7. Nëse fotoja përmban privatësi speciale, ateherë para postimit të saj cilësoni ta shikojnë foton vetëm personat zgjedhur. 8. Binduni dhe lexoni me kujdes çdo përshkrim rreth caktimit të një privatësie për fotot tuaja. Ka mjaft debate dhe komente rreth kesaj liste nëse është e mjaftueshme apo jo, por duke qenë se vjen nga një inxhinier Facebook′u duhet marrë parasysh... (albeu.com)

  • Fanellë me shqiponjë për Rooneyn

    Tashmë kemi raportuar gjerësisht për talentin shqiptar Shpresim Vulaj, që pati sukses në shown "Rooney: Street Striker". Ai zuri vendin e tretë dhe u bë i famshëm në Angli, pasi që emisioni u transmetua në televizionin kombëtar Sky.

    E momenti që u la përshtypje të gjithëve ishte ai i dhurimit të fanellës me shqiponjë për yllin ndërkombëtar të futbollit, Wayne Rooney.

    Kishte edhe të atillë që nuk e besuan, raporton portali Indeks.(albeu)