Posts by juridiksi

  • Kadare ky humbës i madh- Nga Dr. Alban Daci

    Dr. Alban Daci
    Kadare i shkroi z. Basha një letër të hapur ku i kërkonte të jepte dorëheqjen. Kadare pa dyshim mbetet një shkrimtar i madh jo vetëm për letërsinë shqiptare, por edhe për atë botërore. Ky fakt nuk do të thotë aspak se Kadare mund të flas për çdo ngjarje dhe për çdo fenomen që ndodh në shoqërinë shqiptare. Kadare para se të jetë një shkrimtar i madh ashtu siç është vlerësuar deri më sot, është një qytetar i thjeshtë, është njeri dhe për rrjedhojë edhe ai mund të jetë i ngarkuar me emocione, mund të gaboi, nuk mund të di çdo gjë dhe nuk mund të njoh çdo fenomen qoftë edhe jashtë fushës së tij. Kadare i shkruan Bashës se duhet të jap dorëheqjen. Nuk e kuptoj se si ky i fundit mund të bëj një gjë të tillë, kur ai nuk e mban një postë të tillë, por është një kandidat potencial për ta fituar atë. Z. Basha nuk është kryetar bashkie në detyrë që të jap dorëheqjen. Ai është një kandidat potencial, i cili përmes votës së qytetarëve beson se do të jetë fitues jo vetëm moral por edhe politik.

    Vazhdo leximin

  • Librat shkollore, ndryshon edhe Historia e kontestuar

    TIRANE-Këtë vit janë plot 170 tituj librash, shumica e të cilëve janë ripunuar, ndërsa ata të klasës XII janë krejtësisht të rinj. Midis librave të rinj për klasën e 12-të të arsimit parauniversitar bëjnë pjesë edhe Historia e Gjeografia, të cilat u kontestuan aq shumë një vit më parë për shkak të gabimeve të shumta. Jovan Kristiqi, këshilltar i ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, thotë se librat do të hartohen nga autorë dhe shtëpi botuese, të cilat mund të jenë prodhuese të dhjetëra titujve. (d.b/GSH/BalkanWeb)

  • Europa vetëm një hap larg

    Dott. mag Alban Daci*
    Makiaveli shkruante shumë kohë më parë se të themelohej demokracia moderne si më poshtë: “Nuk mund të quhet virtyt” shkruan tek Princi “të vrasësh qytetarin, të tradhtosh mikun, të jesh pa besim, pa mëshirë, pa fe; këto janë mënyra për të marrë perandorinë, por jo lavdinë. Në këto zgjedhjet lokale, qytetarët shqiptarët treguan një kulturë të lartë politikë dhe një dëshirë të madhe për demokraci. Ishin mësuar që shqiptarët t’ i shikonim në radhë për të marrë një biletë avioni, për të kaluar në doganën e një vendi europian, për të marrë bukë, për të legalizuar dokumente në një institucion të shtetit tonë, por nuk kishim parë kurrë më parë që shqiptarët të qëndronin me orë të tëra në radhë për votuar. Si një qytetar i thjeshtë, si një intelektual i ri pashë me sytë e mi shumë të mëshuar që nuk largoheshin nga qendra e votimit dhe që donin të votonin me çdo kusht. Dëgjova shumë të rinj të cilët shpreheshin, se: “ nëse është e nevojshme do të qëndrojmë deri në mëngjes për votuar, sepse ky është i vetmi akt nga ku varet e ardhmja jonë”. Qytetarët shqiptarët, e kanë kuptuar më në fund se vota është i vetmi akt ku ato ndjehen drejtpërdrejtë qytetarë të lirë për të bërë demokracinë e përbashkët. Flitej se do të kishte trazira gjatë ditës së votimit, por të gjitha parashikimet dashakeqëse të kësaj natyre dështuan, sepse qytetarët shqiptarë si asnjëherë tjetër treguan një pjekuri politike, një sensibilizim të madh demokratik dhe dëshirën për të pasurën në dorën e tyre dhe të akujt tjetër fatet e së ardhmes.

    Vazhdo leximin

  • BE vlerëson lartë zgjedhjet në Shqipëri

    Bashkimi Evropian i ka ndjekur për së afërmi zgjedhjet lokale të së dielës në Shqipëri, deklaroi Natasha Batler, zëdhënëse e Komisionit Evropian. ...
    Batler tha se BE-ja konsideron se qytetarët shqiptarë dolën në zgjedhje në numër jo të zakonshëm, dhe se struktura administrative e zgjedhjeve siguroi një proces të qetë në ditën e zgjedhjeve. Ne e vlerësojmë lartë përfshirjen e qytetarëve në një proces të këtillë demokratik, tha Batler. “Këto zgjedhje u zhvilluan në një atmosferë të tensionuar me polarizim të lartë. Raporti për vlerësimin përfundimtar do të varet kryesisht nga sjellja gjatë gjithë procesit, përfshirë numërimin dhe trajtimin e ankesave të mundshme”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian. Batler tha se mbajtja e zgjedhjeve në pajtim me standardet evropiane dhe ndërkombëtare është prioritet kyç në hapat e ardhshëm të Shqipërisë drejt integrimeve evropiane.(RTK)

  • Vazhdojnë trajnimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve

    Instituti Gjyqësor i Kosovës filloi trajnimin e gjeneratës së katërt të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kandidatët morën zotimin e përfaqësuesve të institucioneve për krijimin e kushteve për punë dhe garantimin e pavarësisë së gjyqësorit.
    Presidentja Atifete Jahjaga kërkoi nga këta gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm që të kryejnë punën e tyre me profesionalizëm dhe integritet duke iu kujtuar atyre se si presidente e vendi ka mandat kushtetues që të garantojë pavarësinë e sistemit gjyqësor. Trajnimet të cilat i bënë Institituti Gjyqësor i Kosovës në të ardhmen do t’ i bëjë Akademia e Drejtësisë për të cilën ministri i drejtësisë Hajredin Kuçi tha se do të funkisonalizohet në një të ardhme të afërt. Përfaqësuesit e sistemit gjyqsorë e vlerësuan fillimin e trajnimit të prokurorëve dhe gjyqatërve të ardhshëm si një proces të rëndësishëm pasi me përfundimin e suksesshëm të trajnimit do të plotësojnë vendet e zbrazëta për prokurorë dhe gjyqtarë.(RTK)

  • Rugova: studentët po thyejnë kufinjtë e liberalizimit të vizava

    Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, kanë hyrë në 15-shën e parë në garën ndërkombëtare të drejtësisë në Vjenë. ...

    Studentët dolën fitimtar nga kjo garë, duke marrë çmimin për përgatitjen e memorandumit më të mirë. Rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, i cili priti studentët fitues, tha se ky dikaster po prodhon kuadro për Evropën. ”Studentët po thyejnë kufijtë e liberalizimit të vizave dhe janë pasqyra më e mirë e vendit”, u tha në këtë pritje. (RTK)

  • Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian

    Nga: BLERINA REXHEPI
    Shqipëri-BEIntegrimi i Shqiperisë në strukturat e Bashkimit Europian është një nga sfidat më të mëdha për në këto 20 vitet e fundit, dhe për t'u bërë pjesë e këtij supershteti me të drejta të plota ne duhet të përmbushim ca kushte të cilat duket sikur janë të pa fundme dhe secili prej ketyre kushteve ka kosto të mëdha ekonomike dhe më tepër se do të sjell të mira do të sjell një ulje të ekonomis Shqiptare për këtë arsye mua personalisht më duket e veshtirë që të antaresohemi së shpejti në BE, dhe për të argumentuar në mënyrë të tërthort këtë mendim timin por dhe për të njohur një pjesë të historisë së Shqipërisë me Bashkimin Europian kam punar këtë ese .Unë e kam kuptuar dhe uroj qe perms kesaj eseje te kuptoni dhe ju se sa e veshtir esht kjo sfid dhe sa e pamundur eshte ne kushtet ne te cilat ne ndodhemi aktualisht .

    Vazhdo leximin

  • Franca premton trajnimin e prokurorëve të Kosovës

    Republika e Francës premtoi trajnimin e prokurorëve të Republikës së Kosovës, me qëllim luftimin sa më të suksesshëm të krimit të organizuar....
    Delegacioni i Prokurorisë së Shtetit dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, që janë për një vizitë pune në Paris është takuar me drejtoreshën për çështje penale dhe amnisti, Maryvone Caillibotte. Në këtë takim është biseduar për mënyrën më të mirë për rritje të bashkëpunimit në mes prokurorëve nga Republika e Kosovës dhe prokurorëve nga Franca. Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi tha se realizimi i kësaj vizite do ta lehtësoj këmbimin ndërkombëtar të informatave në mes të dy shteteve, me qëllim të luftimit më të suksesshëm të krimit të organizuar dhe të këmbimit të përvojave të dy prokurorëve. Ndërsa, Maryvonne Caillibotte tha se realizimi i kësaj vizite është një hap i mirë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Francës. Delegacioni nga Prishtina gjatë ditës është pritur edhe nga Francois Falletti, prokuror i përgjithshëm në Gjykatën e Apelit në Paris. Kryeprokurori i Shtetit në të gjitha këto takime ka marrë premtimin e palës franceze se do t’ i ftojnë prokurorët nga Kosova në Francë, për t’ i trajnuar në luftimin sa më të suksesshëm të krimit të organizuar (RTK)

  • Ndjenja e poshtërimit mund të jetë shkak destabiliteti në vend

    Dott. Alban Daci
    Vendi ynë, kohët e fundit, po kalon një moment të vështirë që, ndoshta, mund të ketë pasoja shumë të rënda sesa mund të na e parashikojë imagjinata jonë. Sot, në Shqipëri, flitet për luftë të ashpër politike dhe për mundësinë e cenimit të sigurisë shqiptare për shkak të regjistrimit të popullsisë mbi bazën e vetë deklarimit të popullsisë dhe të besimit fetar. Lufta politike është e shkaktuar nga vet klasa politike dhe nga mënyra se si ajo e mendon dhe zbaton aktivitetin politik. Kahet politike shqiptare, si e Majta ashtu edhe e Djathta e kanë bërë politikën e njëzet viteve të fundit, duke e menduar si një betejë të ashpër, ku nuk përjashtohet as përdorimi i dhunës dhe as denigrimi i personit.

    Vazhdo leximin

  • Kthehen për t'u prehë në atdhe eshtrat e patriotit Dom Nikollë Kacorri

    IIilrian Agolli, TiranëNjë grup veprimtarësh shqiptarë kthyen këto ditë në Shqipëri nga Viena eshtrat e Dom Nikollë Kacorit, klerik dhe burrë shteti i njohur. Dom Nikollë Kacorri ishte një nga burrat që shpallën pavarësinë e Shqipërisë në 28 nëntor 1912, dhe nënkryetari i qeverisë së parë shqiptare, që ngriti Ismail Qemali. Ai ishte pjesëmarres edhe në Kongresin e Manastirit, ku u përcaktua alfabeti i gjuhës shqipe.
    Një grup veprimtarësh shqiptarë nga Austria sollën këtë javë në Shqipëri eshtrat e nën-kryeministrit të parë të Shqipërisë së Pavarur, Dom Nikollë Kaçorri, i cili ndërroi jetë pothuaj njëqid vjet më parë në Vienë. Trupi i shtetarit themelues të Shqipërisë, klerikut dhe demokratit të shquar, mbërriti në Shqipëri nën kujdesin e Pjetër Logorecit dhe komunitetit shqiptar të Vienës. Dom Nikollë Kaçorri ishte nënkryeministër i qeverisë së Ismail Qemalit, menjëherë pasi shpallën Pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë bashkë me intelektualë të tjerë të kohës. Firma e tij është e dyta në deklaratën e pavarësisë së Shqipërisë.
    “ Dom Nikollë Kaçorri ka qenë një njeri i madh që lindi në popullin shqiptar. Ai ishte një njeri i vetëdijshëm për të ardhmen e Shqipërisë, ka qenë një njeri shumë atdhetar dhe shumë fetar. Dom Nikollë Kaçorri ka qenë jashtëzakonisht inteligjent, jashtëzakonisht i fuqishëm. Ai mori flamurin në dorë dhe shpalli bashkë me Ismail Qemalin pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë. Ishte një moment shumë shumë i fuqishëm, shumë i mirë. Dom Nikollë Kaçorri, me atë vetëdijen e vet atdhetare e dinte se tjetër rrugë nuk kishte përveçse të bëhej Shqipëria e pavarur, dhe se vetëm Shqipëria e lirë mund të përparonte në rrugën e vet historike” - thotë Imzot Damian Kurti, Ipeshkëv i Durrësit.
    Dom Nikollë Kaçorri u shpall në Romë doktor në filozofi dhe teologji, por ai shënoi në jetën e tij të shkurtër një veprimtari të ngjeshur patriotike për Shqipërinë e trazuar në fund të shekullit 19 dhe në fillim të shekullit 20, kur ajo përpiqej të shkëputej nga perandoria turke dhe po ecte drejt shpalljes së pavarësisë.
    Pjetër Logoreci tregon se pas kërkimeve të shumta në varrezat e Vienës, eshtrat e dom Nikollë Kaçorrit u gjetën pas 95 vjetësh të mbështjella nga flamur shqiptar i padëmtuar. “ Mund edhe të mos dilte gjë, sepse dy luftëra botërore ishin ndërmjet, por për fat, dolën eshtrat e mbështjella me flamurin shqiptar, të ruajtura krejt të pastra, dhe flamuri i padëmtuar. Misioni shqiptar katolik në Vienë, ku jam edhe unë pjesëtar, u munduam ta çojmë punën deri në fund. Ka zgjat gjashtë muaj kërkimi mes vështirësive të shumta teknike dhe administrative, por më në fund ja ku është dom Nikollë Kaçorri në kishën e vet, me njerëzit e vet, mes familjes së vet. Në datën 6 shkurt u bë në Vienë një ceremoni e madhe dhe ftuam gjithë diplomatët e vendeve fqinje; erdhën diplomatë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Vili Minarolli joni nga Shqipëria, kanë ardhur përfaqësues të të gjitha feve. Atë ditë ishin në kishë 400 vetë pa dallim feje, por vetëm thjesht na mblodhi ndjenja kombëtare për një figurë kaq të madhe si dom Nikollë Kaçorri” - thotë Pjetër Logoreci.
    Dom Nikollë Kaçorri mori pjesë në kryengritjen antiosmane të kurbinit 1905 -1907 dhe një vit më pas mori pjesë në kongresin e dibrës për të denoncuar qëllimet antishqiptare të xhonturqve. Ai ishte antar i Kongresit të Manastirit në 14 nëntor 1908 ku u vendos alfabeti i gjuhës shqipe, dhe një vit më vonë mori pjesë në Kongresin e Elbasanit ku u diskutua organizimi dhe zhvillimi i arsimit shqiptar. Në 28 nëntor 1912 ishte një nga pjesëtarët më të rëndësishëm në kuvendin kombëtar të Vlorës ku u shpall pavarësia e shtetit shqiptar. Në fillim të shekullit 20, Dom Nikollë Kaçorri krijoi dhe mbështeti shumë shoqata dhe organizata patriotike. Edhe pse ishte personalitet i lartë fetar dhe shoqëror, ai u arrestua nga ushtria turke për kundërshtim të urdhërave të Sulltanit. Disa vjet pas shpalljes së pavarësisë, dom Nikollë Kaçorri u sëmur rëndë nga mushkëritë dhe nuk gjeti dot kurim as në Vienë, ku ndërroi jetë në 29 maj 1917, dhe u varros me nderime të mëdha me praninë e shumë autoriteteve shqiptare dhe austriake. Në 48 vitet e jetës së tij dom Nikollë Kaçorri punoi shumë për atdheun dhe popullin e tij. Ai ishte jo vetëm një personalitet i kishës katolike shqiptare, por edhe një nga burrat e shquar themelues të shtetit shqiptar. Këtë të dielë në kishën e Shën Luçisë mbahet një meshë për veprën e dom Nikollë Kaçorrit me rastin e kthimit të trupit të tij në atdhe.(voa)