Posts by juridiksi

  • Tifozët shqiptar, foto me pesëshen e Zvicrës

    Supporters albanais prendre des photos avec cinq joueurs albanais de la SuisseTifozët shqiptarë që kanë marrë rrugën drejt Luzernit për ta shikuar ndeshjen e nxehtë ndërmjet Zvicrës dhe Kombëtares shqiptare e kanë shfrytëzuar rastin ti takojnë nga afër edhe aktorët kryesor të kësaj mbrëmje.

    Jo ata të Shqipërisë por pesëshen shqiptare që mbrojnë ngjyrat e Zvicrës.

    Shumë tifozë të veshur kuqezi kanë bërë foto me Xherdan Shaqirin, Granitë Xhakën, Valon Behramin, Blerim Xhemjalin, Admir Mehmedin dhe trajnerin Ottmar Hitzfeld.

    (Gazeta Express)

  • Tridhjetë proceset gjyqësore më të çuditshme në botë

    1. Hedh në gjyq Michael Jordan se i ngjan
    Allen Heckard hodhi në gjyq Michael Jordan në korrik 2006 me pretendimin se kishte kaluar traume emocionale për shkak se i ngjante basketbollistit të famshëm. Ai ngriti padi në Oregon, SHBA dhe kërkoi 832 milionë dollarë dëmshpërblim. Gjyqi nuk ka përfunduar akoma.

    Vazhdo leximin

  • Shqipëria dhe Kosova poshtërojnë Qipron

    Shqipëri-Qipro 3-1. Kuqezinjtë e nisin në mënyrë të shkëlqyer Botërorin dhe janë në vendin e parë

    Shqipëria i bëri një nisje perfekte eliminatoreve të Botërorit 2014, duke arritur një fitore madhështore 3-1 ndaj Qipros, pikërisht në ndeshjen e parë zyrtare të Xhani De Biazit në bankinën e Kombëtares. 
    Shqiperi mund Qipron 3-1 del ne vend te pare       Autogoli i Kontantinos Karambaladhisit në pjesën e parë, goli i vendimtar i Edgar Çanit dhe kryevepra e golashënuesit më të mirë të përfaqësueses, Erjon Bogdanit, kompletuan “hat-trick”-un kuqezi dhe vendin e parë në grupin E, pasi Zvicra fitoi 2-0 me Slloveninë, me golat e Granit Xhakës dhe Gokhan Inlerit. Përballja midis Zvicrës dhe Shqipërisë, të martën e ardhshme është ndezur tashmë. Një fitore e merituar e Shqipërisë, ndërkohë që Xhani De Biazi nuk e prishi traditën e e vendosur nga paraardhësit e tij, Dosenës, Brigelit, Bariçit, Hanit dhe Kuzhesë. Për Shqipërinë këto ishin eliminatoret e 11-të që merr pjesë, pas atyre në vitet 1966, 1974, 1982, 1986, 1990, 1994, 1998, 2002, 2006 dhe 2010.

    Vazhdo leximin

  • Studentët e Universitetit të Prishtinës filluan sot paraqitjen e provimeve online

    Provimet onlineStudentët e Universitetit të Prishtinës filluan sot paraqitjen e provimeve online për afatin e shtatorit. Aplikimi online për provimin dhe lista me emrat e tyre shkon në llogarinë e profesorit që zgjedhin studentët për të hyrë në provim. Sistemi i digjitalizimit në Universitet ka filluar të zbatohet, ku studentët do të pajisen me kartela, të cilat do të zëvendësojnë indeksat. ...

    Studentët e regjistruar vitin e kaluar dhe të regjistruarit në vitin akademik 2012/2013 në Universitetin e Prishtinës, do të pajisen me kartela studentore, të digjitalizuara. Qysh sot ka filluar aplikimi online për studentët e Fakultetit Filozofik për të vazhduar në të gjitha njësitë akademike. Rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, tha se puna katërvjeçare për digjitalizimin e universitetit ka përfunduar në tërësi.

    Vazhdo leximin

  • Juristi kthen lloto-sport në qendër droge, kokainë dhe heroinë

    Tiranë, 5 shtator 2012, NOA - Një operacion i policisë së kryeqytetit i koduar “Juristi” bëri të mundur ndalimin e dy të rinjve, njëri shpërndarës droge dhe tjetri përdorues.

    24 vjeçari Krisald Kundraxhi, lindur dhe banues në Tiranë, me profesion Jurist u vu në prangat e policisë pas dy muaj hetimesh.

    Burime zyrtare nga policia i thanë noa.al, se Kundraxhi është i dyshuar për shpërndarje dhe tregtim të lëndës narkotike kokainë dhe heroinë.

    Vazhdo leximin

  • Tiranë, 3 mijë mësues pa punë, 1 vend pune për 30 arsimtarë

    MesuesQindra mësues të rinj diplomohen çdo vit në universitetet shqiptare, duke iu bashkuar listës së gjatë të arsimtarëve të papunë. Sipas statistikave të raportuara dje në media nga Sindikata e Arsimit, vetëm në Tiranë janë 3 mijë mësues në listë pritje për një vend pune. Ndërkohë që referuar studimeve, rezulton se për një vend pune (si mësues në Tiranë), konkurrojnë rreth 25-30 arsimtarë.

    Sindikata
    Kreu i Sindikatës së Arsimit, Xhafer Dobrusha ka shpjeguar dje në media së të gjithë këta mësues shpresojnë të punësohen në shkollat e sistemit parauniversitar në kryeqytet, por konkurrenca është tepër e madhe, dhe çdo vit vihet re një mbipopullim i tregut me arsimtarë. Sipas tij, kjo situatë nuk është vetëm në Tiranë, pasi harta e kësaj problematike shtrihet në të gjithë vendin. “Në Tiranë janë minimumi 2500-3000 veta që presin për t’u punësuar. Tirana në një vit mund të zgjedhë më pak se 100 veta në pension dhe në 3 mijë vetë konkurrimi është 25-30 për një vend pune. E lartë është dhe në disa qarqe kryesore. E lartë është dhe në Shkodër, Durrës, Korçë, Elbasan, Vlorë,” tha Dobrusha.

    Vazhdo leximin

  • Një rini e trishtuar dhe e frikësuar për të ardhmen

    Alban Daci

    Dott. Alban DaciKjo është sot aktualisht rinia shqiptare, e cila ka mbetur mes, si të themi, dy ujërave, as në shpi e as në ezil (emigracion). Të rinjtë shqiptarë janë të dëshpëruar nga mungesa e punësimit dhe të frikësuar, se ndoshta nuk do të arrijnë të gjejnë kurrë punë. Të rinjtë shqiptarë janë mes dilemës të emigrojnë e të mos kthehen më kurrë, apo të emigrojnë, të njohin Perëndimin e pastaj të kthehen për t'u përshtatur me despotizmin ballkanas. Të rinjtë shqiptarë janë mes dilemës që të rrinë me ore të tëra nëpër kafe, se nuk kanë si të shtyjnë ditën, apo të mos dalin fare nga shtëpia, sepse nuk gjejnë asnjë motivim.

    Vazhdo leximin

  • Ka ardhur koha për reformim në arsimin e lartë


    Alban Daci*

    Po qarkullojnë zëra, se edhe presidenti i sapo zgjedhur na paska ble një diplomë masteri false.  Nuk dua dhe nuk arrij ta pranojë një gjë të tillë, sepse kjo do të tregonte disa anë negative të nivelit tonë arsimor.
    Së pari, se marrja e titujve të ndryshëm akademik në Shqipëri është bërë më shumë se një domosdoshmëri për të rritur vlerat personale akademike dhe për të rritur nivelin akademik në shërbim të vendit, një modë e shëmtuar. Në Shqipëri, me përjashtim të çdo vendi të Botës, të duhet apo nuk të duhet, e justifikon apo nuk e justifikon, një master apo një doktoraturë duhet ta kesh, se ndryshe nuk je gjë, dhe nuk futesh në grupin e “elitës” intelektuale.  Në Perëndim, duke qenë se i gjithë sistemi arsimor është bazuar vetëm mbi principin e meritokracisë, për çdo titull që merr duhet të djersitësh shumë. Për këtë arsye, çdo diplomë e marrë ka vlerësimin dhe respektin e saj maksimal. Gjithashtu, jeta në Perëndim është shumëdimensionale, si në aspektin e fushave të veprimit jetësor, ashtu edhe në faktin, se është shumë e vështirë që të gjithë të arrijnë të kryejnë studimet universitare, apo pasuniversitare. Në Europë, për shembull, jo të gjithë arrijnë të kryejnë studimet e larta dhe jo të gjithë e kanë të domosdoshme kryerjen e studimeve të larta. Profesionet e mesme janë shumë të domosdoshme dhe efikase. Për shembull, në Itali, shumë të rinj mbarojnë shkolla të mesme për shef kuzhine, për turizëm dhe hoteleri, për mekanik, hidraulik, elektricist dhe gjeometër. Të gjithë, që mbarojnë këto profesione të mesme, jo vetëm ndjehen krenar për titullin e përfituar me djersë e mundë, por arrijnë të sigurojnë një jetë të garantuar profesionale, të respektuar nga qytetarët dhe të mirëpaguar nga punëdhënësit.  

    Vazhdo leximin

  • Qeveria po lë trashëgimtarë, studentët

    Nga Saranda Pajaziti

    Politika siç shihet ka filluar të kultivohet edhe në universitete, madje aty po besohet se është duke marrë hov zhvillimi. Ekzistenca e një universiteti siç edhe përcaktohet nga Këshilli i Evropës nënkupton “një universitet që ‘merr frymë’ i aftë të universitet që ‘merr frymë’ i aftë të zhvillojë personalitetin e studentit duke e përgatitur atë për jetën”. Çfarë përgatitje për jetë po i jep universitet studentëve? Thuhet se arsimi është ai që siguron një shteti drejtuesit, qeveritarët, politikanët, zyrtarët qeveritarët, politikanët, zyrtarët, mjekët, juristët, gjykatësit mësuesit e shumë të tjerë të cilët do të luftojnë për të sjellë zhvillim dhe përparim. Po ç`ndodh nëse vetë arsimi është i korruptuar, nëse sistemi arsimor bazohet mbi reformën korruptive? mjekët, juristët, gjykatësit mësuesit e mjekët, juristët, gjykatësit mësuesit e shumë të tjerë të cilët do të luftojnë për të sjellë zhvillim dhe përparim. Po për të sjellë zhvillim dhe përpari Po ç`ndodh nëse vetë arsimi është korruptuar, nëse sistemi arsimor bazohet mbi reformën korruptive? Në qoftë se një individ ushqehet me frymën korruptive që në momentet e para që ai plotësohet me dije do të para që ai plotësohet me dije do të thotë ai mëson gjithashtu se si të thotë ai mëson gjithashtu se si të përdorë shumë mirë korrupsionin për të arritur qëllime të tjera në jetë. Sot ne shohim se shumë studentë që njëkohësisht janë edhe përfaqësues të organizatave studentore në prapavijën e tyre kanë vetë partitë politike, vetëm se përfaqësojnë një brez më të ri, por me të njëjtën logjikë të veprimit. Askush në universitete nuk e di se për çfarë jete duhet të përgatitet një student, për një jetë reale apo virtuale? Për këtë jetën reale nuk besoj që duhet përgatitje universitare thjesht do të duhej të na mësonin se si të mbijetojmë në një xhungël, ndërsa nëse na përgatisin për jetën virtuale, pra për atë jetë që pritet të krijohet në Kosovë, për hapat që duhet të ndërmerren për përmirësimin e këtij kaosi arsimor atëherë duhet ta fillojnë së pari t`i mësojnë ligjëruesit ,politikanët, qeveritarët, gjykatësit, parlamentarët e të gjithë ata që bëjnë politikë. T’i mësojnë se si duhet të prodhojnë politikë, si duhet të mos vjedhin dhe pastaj, pas kësaj, të mund ta përdorim realitetin dhe t`a marrim si një shembull jetësor për gjeneratat e ardhshme. Këtu kemi të bëjmë me ‘Mission impossible` sepse politikanëve tanë korrupsioni ua ka verbuar sytë, por më e keqja qëndron se gjendja nuk po ndryshon as në brezin që po vjen, studentët çdo ditë e më shumë po bëhen pjesë e manipulimeve në universitete, me frazollogjinë boshe të njohur tashmë nga të gjithë se këto ZGJEDHJET studentore sigurojnë “procese reformash, fuqizojnë të drejta legjitime të studentëve e aktivitetet që do t`i garantojnë efikasitet sistemit arsimorë në Kosovë.

    Vazhdo leximin

  • Kushtetuta nuk është tabu - Nga Njazi Jaho

    Kushtetuta nuk është tabu

    Njazi Jaho

    Nuk ishin dëshirat subjektive të individëve të veçantë dhe as kontributi ekskluziv i kësaj apo asaj partie politike që bënë të mundur miratimin e Kushtetutës të vitit 1998. Për ta kuptuar këtë, ndoshta do të mjaftonte të hidhej një sy dy vëllimeve të botuara në vitin 2006 (1122 faqe) ku paraqitet diskutimi dhe debati i gjerë që i parapriu miratimit të Kushtetutës. Në vitin e nëntë të ekzistencës së saj filloi ndërhyrja në të. Me të drejtë në vitin 2007 mandati i organeve të qeverisjes vendore nga tre vite që ishte u bë katër vite. Por i pakuptimtë dhe flagrant ishte që po në këtë vit, për interesa të ngushta partiake u ndërhy edhe në nenin 154 të Kushtetutës: numri i antarëve të KQZ-së u rrit nga 7 në 9-të. Në prill të vitit 2008, u ndryshuan nenet 68, 87, 88, 104, 105, 149 të Kushtetutës, ndërsa nenet 153 dhe 154 ku bëhej fjalë për KQZ-në u shfuqizuan. Qysh atëherë u kritikua mënyra si u veprua për ndryshimet e mësipërme: e nxituar, e mbyllur, jo gjithëpërfshirëse. Pati vërejtje sidomos për ndryshimin e dispozitave, ku përcaktohej mënyra dhe procedura e zgjedhjes së Presidentit të Republikës  si dhe mocionet e besimit dhe mosbesimit. Lidhur me këto çështje ka mendime se u dëmtua opozita. Kjo është e vërtetë. E megjithëse kam mendimin se shqetësuese ishte dhe mbetet cenimi i parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Me këto ndryshime në fakt u favorizua ekzekutivi dhe deri në njëfarë mase u dobësua dhe roli i Presidentit. A del nevoja që këto dispozita të kushtetutës të rishikohen? Kjo është një temë që duhet t’u nënshtrohet diskutimeve dhe debateve konstruktive dhe gjithëpërfshirëse. Nëse me argumente krijohet bindja, se praktika dikton nevojën e ndryshimeve, nuk ka pse të ngurohet.

    Vazhdo leximin