Trafiku i armëve, arrestohet Diveroli

Skandali i shitjes së municioneve shqiptare në Kabul ka sjellë një arrestim të bujshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kontraktuesi i zyrtarëve shqiptarë, Efraim Diveroli dhe tre punonjës të kompanisë së tij AEY janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Miami të Floridës.

Ened Janina

Efraim Diveroli dhe tre punonjës të kompanisë janë arrestuar mbrëmjen e djeshme për fishekët e shitur nga Mediu e Pinari

Armët kineze të blera në Shqipëri për ushtrinë afgane çojnë në pranga kontraktuesin e zyrtarëve shqiptarë

TIRANË- Skandali i shitjes së municioneve shqiptare në Kabul ka sjellë një arrestim të bujshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kontraktuesi i zyrtarëve shqiptarë, Efraim Diveroli dhe tre punonjës të kompanisë së tij AEY janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Miami të Floridës. Arrestimi është kryer vetëm për çështjen shqiptare, ku Diveroli bleu nga Ministria jonë e Mbrojtjes miliona dollarë municione kineze dhe i shiti në Afganistan sikur të ishin hungareze, nëpërmjet një sekseri të njohur nga të gjitha agjencitë inteligjente të botës si trafikant ilegal armësh. Nga pala shqiptare në këtë skandal është implikuar ish- ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe ish- kreu i MEICO-s, Ylli Pinari.

***

Diveroli, vetëm 22 vjeç, është arrestuar me akuzën e shitjes së paligjshme të armëve kineze për llogari të qeverisë amerikane në Afganistan. “Diveroli dhe tre punonjësit e tij u prangosën gjatë natës të së enjtes dhe mëngjesin e të premtes (me orën amerikane) për skandalin e shitjes së municioneve me vlerë 300 milionë dollarë. Ata akuzohen për shkelje të rregullave të shitjes së armëve, hetim i cili ka nisur në janar të këtij viti nga Pentagoni”,- thanë zyrtarët amerikanë pas arrestimit. Avokati i të arrestuarit nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment për çështjen. Ai ishte duke përgatitur mbrojtjen, pasi Efraim Diveroli duhet të dalë përpara gjykatës amerikane në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gjyshi i Diverolit, Angelo, pohoi dje për mediat amerikane se ai e kishte mësuar lajmin e arrestimit nga të afërmit e tij. “Unë kaq di. Mendoj se ka diçka pas kësaj, mendoj se është politike”,- tha gjyshi 72 -vjeçar. Ndërkohë autoritetet amerikane nuk kanë dhënë asnjë detaj në lidhjeme identitetin e tre të arrestuarve të tjerë. Ata mësohet të jenë punonjës të firmës AEY, e cila është përfshirë në këtë skandal municionesh.

***

Licenca e Diverolit dhe firmës së tij AYE u bllokua në mars të këtij viti, vetëm pak ditë pas skandalit të Gërdecit në Shqipëri dhe shkrimit të botuar në “Neë York Times” në lidhje me këtë çështje. Ai kishte shënuar në dokumente se municionet e kallashnikovit ishin prodhim hungarez i viteve 1965-1975, por në fakt ato ishin prodhim kinez. Ato ishin blerë në Shqipëri në bazë të disa kontratave me firmën shtetërore MEICO dhe skandali ka dalë në dritë vetëm pas procesit të ripaketimit në Shqipëri. Për të fshehur identitetin e armëve, Diveroli dhe zyrtarët shqiptarë bënë një ripaketim të tyre duke i hequr nga arkat e vjetra kineze e duke i rivendosur në disa arka të reja plastike. Procesi i ripaketimit nisi me firmën e biznesmenit shqiptar Kosta Trebicka por më pas qeveria shqiptare preferoi të fuste në mes një sekser. Ai ishte Henri Tomei, person i njohur si trafikant ilegal armësh, i cili do të rrite artificialisht çmimin e armëve. Dhe kjo rritje artificiale e çmimit ishte tmerrësisht e madhe, nga 18 në 42 dollarë për një arkë me municione. Këto para dyshohet se janë ndarë mes zyrtarëve shqiptarë, Diverolit dhe herri Tomeit. Por për të mbyllur këtë aferë ata kishin nevojë për një paketues të besuar. Në këto kushte, Ylli Pinari, Drejtori i MEICO, largo forcërisht Kosta Trebickën nga biznesi i paketimit dhe mori një të njohurin e tij të vjetër, Mihal Delijorgjin. Ky i fundit është implikuar së bashku me Pinarin dhe Mediun, edhe në çështjen e Gërdecit.

KONTRATA

Pakti i Pinarit rriti çmimin e fishekëve

Rritja e vlerës së municioneve që u blenë me paratë e qeverisë amerikane u krye në bazë të një marrëveshjeje të thjeshtë mes Ylli Pinarit dhe Efraim Diverolit. Biznesmeni Kosta Trebicka ka pohuar se Diveroli u takua së bashku me Pinarin në një shtëpi në Tiranë dhe iu kërkua të firmoste një kontratë direkte me MEICO-n dhe tani e tutje, të gjitha materialet do të shiteshin me çmimin 26 dollarë për 1000 copë fishekë, ndërsa çmimi tjetër prej 14 dollarësh, do t'i paguhej kompanisë së Delijorgjit, në mënyrë që të plotësohej totali i 40 dollarëve, të cilat AEY-së po i merreshin nëpërmjet "EVDIN". “Kjo e detyroi zotin Diveroli të më kërkonte mua ndihmë, të hyja në kontakt me zotin Pinari me zotin Mediu, për të sqaruar situatën, pasi nga ana tjetër po krijoheshin shumë pengesa me furnizimin me armë. Unë kontaktova zotin Pinari dhe e pyeta sesi është problemi që Diveroli ishte tepër i pakënaqur nga mënyra sesi zhvilloheshin transaksionet. Pinari më tha mua që nuk duhej të ngatërrohesha me këto gjëra, pasi janë forca madhore. Duke dyshuar tek ndërgjegjja e zotit Pinari, unë kërkova të takohem me zotin Fatmir Mediu. Pasi i shtrova problemin, Mediu u tregua shumë indiferent, mospërfillës, shumë përbuzës dhe më thotë që kjo është një çështje civile dhe nuk varej nga ai, por direkt nga MEICO. Mediu më tha që MEICO ka autorizim të pakufizuar dhe mund të veprojë si të dojë. Unë mbeta i shtangur. Që në këtë moment lajmërova Ambasadën Amerikane dhe sektorët përkatës të kësaj ambasade dhe i vë në dijeni për gjithçka”,- ka pohuar biznesmeni Kosta Trebicka. Sipas tij, dyshimet për kontratën nisën në fund të janarit të këtij viti kur edhe dy përfaqësues të Pentagonit mbërritën në Tiranë dhe nisën hetimin e çështjes. Ata bënë sekuestrimin e të gjitha dokumenteve e më pas u larguan sërish për në Amerikë. Por realisht kontrata u ndërpre rreth datës 10-15 maj, por gjatë kësaj kohe ishin dërguar në Afganistan qindra milionë fishekë kinezë të blerë në Shqipëri.

AFERA

“Zoti i Luftës”, ndërmjetës mes Pinarit dhe Diverolit

Ministria e Mbrojtjes dhe firma shtetërore MEICO kanë lidhur kontrata miliona- dollarëshe me një shtetas zviceran, mjaft të njohur në tregun botëror të armëve si “Zoti i Luftës”. I hetuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, i hetuar nga Amnesty International dhe nga shumë agjenci të huaja, ai është pranuar nga qeveria shqiptare si një njeri “i besuar” për të kryer tregtinë e municioneve shqiptare, në furnizim të ushtrisë amerikane në Afganistan. Nga dokumentet që “Shekulli” disponon, MEICO nuk ka firmosur një kontratë direkte me AEY, por me të ashtuquajturin Henri Tomei, edhe pse e kaluara e tij është shumë e dyshimtë. Shfaqja e Tomeit në skenë ka shkaktuar dyfishimin e çmimit të municionit, pasi sipas kontratave me MEICO-n, Tomei e blinte një arkë fishekësh me 22 dollarë dhe ia shiste AEY-së me 40 dollarë. Emri i tij është shfaqur pothuajse në të gjitha skandalet botërore të trafikut të armëve, por kjo duket se nuk e ka shqetësuar aspak qeverinë shqiptare, që vazhdon të ngulmojë se kontrata me amerikanët është e rregullt. Henri Tomei, i cili njihet edhe me emrin Heinrich Thomet, është shfaqur fillimisht në skenën shqiptare si përfaqësues i firmës “EVDIN LTD” me qendër në zonën off-shore të Qipros. Ai kryhej nëpërmjet kontraktorëve privatë, që transportonin mijëra tonë armë dhe pajisje të tjera ushtarake në të gjithë botën.

{© Shekulli}

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • happy christmas
    It was really nice to study your post. I collect some good points here. I would like to be appreciative you with the hard work you have made in skill this is great article.
  • happy birthday wishes
    Lufta politike është e shkaktuar nga vet klasa politike dhe nga mënyra se si ajo e mendon dhe zbaton aktivitetin politik. Kahet politike shqiptare, si e Majta ashtu edhe
  •  poems of love
    eje,vetëm pak minuta pasi mjekut urolog, Kastriot Dautaj t’i shtrëngoheshin prangat në duar.Gjithçka ishte vëzhguar nga policia, e cila hyri në zyrën e mjekut dhe pasi i bllokoi shumën e parave i komunikoi atij masën e arrestit. Mjeku urolog, njëherazi pedagog në fakultetin e Mjekësisë, akuzohet për disa raste korrupsioni, por hetimi kundër tij ka nisur për shkak të llogarive të majme bankare. “Mjeku urolog dyshohet se ka konsumuar veprat penale të “korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojë funksion
Abonohu:
Adresa e-mail