Sejdiu: Do falenderoj ata që na njohën pavarësinë

20 qershor, ora 09.11- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me të arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Nju Jorkut, ka deklaruar se do të falenderojë të gjitha vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe që e kanë ndihmuar atë në rrugëtimin drejt pavarësisë.

Shekulli Online

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me të arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Nju Jorkut, ka deklaruar se do të falenderojë të gjitha vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe që e kanë ndihmuar atë në rrugëtimin drejt pavarësisë.

“Do të falenderoj edhe OKB dhe Sekretarin e Përgjithëshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki- moon, për kontributin e tyre në Kosovë”- tha për agjensinë INA, Sejdiu.

Sejdiu, ka theksuar se në qëndër të fjalës së tij para Këshillit të Sigurimit, do të përqëndrohet në proceset e reja që kanë të bëjnë me qasjen ndërkombëtare ndaj Kosovës, kryesishtë atë që mund të jetë edhe një pjesë e zotimit të Kosovës se do të vazhdojnë drejtëpërdrejtë në këtë cikël edhe të miratimit të ligjeve, por edhe të zbatimit praktik për të pasë një Kosovë demokratike për të gjithë qytetarët e saj.

Në mbledhjen e sotme, të cilën do ta kryesojë presidenti i muajit, ambasadori i Republikës Popullore të Vietnamit, Le Luong Minh, Sejdiu do të mbajë një fjalim para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të KB-së, në cilësinë e presidentit të Republikës së Kosovës. Po ashtu, në këtë mbledhje të KS tashmë është konfirmuar edhe pjesëmarrja e Presidentit serb Boris Tadiç. Siç shihet për herë të parë thyhet praktika në KS të OKB, ku nuk do të jetë i ftuar shefi i UNMIK, por edhe Presidenti i Republikës së Kosovës.

Me këtë mbledhje, thuhet se Prishtina dhe Beogradi janë përfshirë në një retorikë se në çfarë roli do të jetë fjala e presidentit Sejdiu në seancën e Këshillit të Sigurimit që zhvillohet sot. Kabineti i presidentit konfirmoi se Sejdiu ka marrë ftesë si president dhe fletë para Këshillit të Sigurimit si president i Republikës së Kosovës. Kjo do të jetë hera e parë që një përfaqësues i Kosovës, është pjesëmarrës zyrtar i sesionit të Këshillit të Sigurimit, prej kur Kosova u vendos nën administrimin civili ndërkombëtar nga OKB-ja.

Një tjetër thyerje, kjo, e praktikës së shkuar për takime të tilla në OKB, është mospjesëmarrja e kreut të UNMIK, Joakim Ryker. Kjo do të jetë githashtu hera e parë që nga miratimi i rezolutës 1244 që shefi i UNMIK nuk merr pjesë në një sesion të hapur të KS për Kosovën. Në këtë seancë diskutohet raporti i ri i sekretarit të përgjithshëm Ban ki Moon për Kosovën. Plani i ri i Ban ki Moon, flet për misionet e ardhshme ndërkombëtare në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail