10 "Personalitetet e vitit" sipas lexuesve të Time

Anketën “Personaliteti i vitit” të realizuar nga revista informative Time, e ka fituar themeluesi i Wikileaks Xhulian Asanzh. I dyti u rëndit kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdoan, dhe pas tij Lady Gaga. Teksa Asanzh është votuar 1 249 425 herë kryeministri Erdogan ka marrë 148 mijë e 383 vota më pak. Por, Asanzh qëndron pas Lady Gagas në pëlqimin e dhënë nga përdoruesit e Facebookut. Ndërkohë që Lady Gaga është pëlqyer nga 65 417 përdorues të Facebook, Asanzh u pëlqye vetëm nga 45 463 persona. Ja dhjetë personat më të votuar nga populli: 1. Xhulian Asanzh 2. Rexhep Tajip Erdoaan 3. Lady Gaga 4. Jon Stewart dhe Stephen Colbert 5. Glenn Beck 6. Barack Obama 7. Steve Jobs 8. Şilili maden işçileri 9. Të papunët amerikanë 10. Mark Zuckerberg Zgjedhja e botuesve mund të ndryshojë Por personi i përcaktuar si “Personaliteti i vitit” nga ana e lexuesve të Time, mund të jetë krejt tjetër nga personi i përcaktuar nga botuesit e Time. Pra, çuditërisht personi i vitit që do të paraqitet sot në programin “Good Morning America” nga botuesit e Time, mund të mos jetë Asanzh. Mendohet se zgjedhja e Asanzh si personi i vitit nga Time mund të interpretohet si mbështetje e revistës ndaj tij. Një nga drejtuesit e revistës Time, Richard Stengel, ka ndjekur nga afër situatën e Wikileaks dhe muajin e kaluar ka zhvilluar një intervistë me Asanzh. Por një nga redaktorët e Time, Fareed Zakaria, mendon krejt ndryshme nga Stengel. Ndikimin e mendimit të Zakarias do ta tregojnë rezultatet. (start)
Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail