Bota/Marrëdhënie Ndërkombëtare

Materiale të ndryshme nga Bota apo nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare :
  • 72 njerëzit më të fuqishëm për vitin 2013

    Në renditjen e vitit 2013 të revistës prestigjoze "Forbes" si njeriu më i fuqishëm kryeson presidenti rus Putin, i cili ka kaluar atë amerikan Obama. Lista vijon me Sekretarin e Përgj. të PK të Kinës, Papa Françesku, kancelarja gjermane Merkel etj...

    Vazhdo leximin

  • Iken Hosni Mubarak,qetsohet Egjipti!

    Sapo dha doreheqjen ish presidenti egjiptian Hosni Mubarak. Feste ne sheshin Tahrir(sheshin e lirise)
  • Omani njohu shtetin e Kosovës

    Mbretëria e Omanit e ka njohur shtetin e Kosovës. Letra e vendosjes së marrdhënieve diplomatike është dërguar në Ambasadën e Kosovës në Londër. ... Zëvendësministrja e Jashtme në detyrë Vlora Çitaku ka akredituar ambasadorin në Londër si ambasador jorezident për Omanin. Mbretëria e Omanit e ka njohur shtetin e Kosovës, nëpërmjet një letre zyrtare për vendosjen e marrdhënieve diplomatike, të dërguar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër. Lajmin e konfirmoi zëvendësministrja e jashtme në largim, Vlora Çitaku, e cila tha se njohja nga Omani e çon në 75 numrin e shteteve që e kanë njohur vendin tonë. Zv/ministrja Çitaku bëri të ditur se menjëherë pas pranimit të letrës ka marrë vendim që ambasadorin e Kosovës në Londër ta akreditojë si ambasador jorezident në Oman. Në letrën e sulltanit të Omanit thuhet se vendimi është marr duke pasur parasysh opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Omani gjendet në jugperëndim të Azisë, në kufi me Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Jemenin. Omani ka mbi 2 milionë e 300.000 banorë dhe shtrihet në rreth 309.500 kilometra katror. Është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe vend me ndikim në vendet e Gadishullit Arabik. (Kestrin Kumnova)[RTK]
  • OKB: Izraeli përgjegjës për pasojat e sulmit në Gazë



    06-05-2009

    Një raport i Bordit të Hetimeve të OKB-së ka deklaruar se Izraeli është përgjegjës për 6 sulme serioze që kanë shkaktuar vdekje dhe plagosje si dhe kanë dëmtuar pronat e OKB-së gjatë inkursionit trejavësh në fund të muajit dhjetor. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, tha dje se do të kërkonte kompensim nga Izraeli. Detajet i sjell nga selia e OKB-së në Nju Jork, korrespondentja Margaret Beshir.

    Në një përmbledhje të raportit prej 184 faqesh, Bordi i Pavarur i Hetimeve arriti në përfundimin se në operacionet ushtarake izraelite, municionet ose ushtarët izraelite ishin përgjegjës për 6 nga 9 rastet e hetuara  për vdekjet, plagosjet dhe dëmtimet e pronave të OKB-së.

    Incidentet në fjalë përfshinë edhe sulme në tre shkolla të drejtuara nga OKB-ja të cilat po strehonin palestinezë që ishin larguar nga konflikti, një qendër shëndetësore të OKB-së dhe një zyrë.  Gjatë një incidenti tjetër, më pak serioz, Bordi mbërriti në përfundimin se trupat izraelite kishin goditur me armë zjarri një automjet të OKB-së gjatë të cilit nuk kishte pasur të plagosur.

    Gjatë një konference shtypi, që u zhvillua dje, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së nuk kritikoi Izraelin mbi rezultatet e hetimit, por tha se do të kërkonte vetëm dëmshpërblim.
    "Kam ndërmend të kërkoj dëmshpërblim për viktimat e OKB-së dhe dëmtimet”.


    Zoti Ban tha se nuk e shihte të arsyeshme t’i hapte rrugën hetimeve të mëtejshme. Ai tha se incidentet e tjera do të shqyrtoheshin sipas rastit dhe përmes bisedimeve me qeverinë e Izraelit.

    "Qeveria e Izraelit më ka informuar se ka rezerva dhe kundërshtime mbi elementet e raportit. Në të njëjtën kohë, jam i kënaqur që qeveria e Izraelit ka rënë dakord të takohet me zyrtarë të OKB-së për të folur mbi rekomandimet e Bordit në lidhje me Izraelin”.

    Përmes një deklarate, Ministria e Jashtme e Izraelit tha se i hidhte poshtë kritikat e raportit dhe e quajti haptazi të njëanshëm, dhe nuk ka marrë parasysh faktet që iu prezantuan Komitetit. Po kështu Komiteti akuzonte Bordin Hetues se kishte publikuar informacione të gabuara bazuar në akuzat e organizatës Hamas.

    Bordi i Hetimeve po kështu arriti në përfundimin se, në një rast, militantë palestinezë, kryesisht të lidhur me organizatën Hamas, ishin përgjegjës për dëmet e shkaktuara ndaj një magazine të OKB-së e cila ishte sulmuar me raketa.

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, hodhi poshtë njoftimet e mediave sipas të cilave, ai nuk i kishte dhënë rëndësi rezultateve të hetimeve, duke thënë se Bordi i Hetimeve është i pavarur dhe theksoi se nuk gëzonte autoritetin për të ndryshuar rekomandimet ose përfundimet e hetimeve.
     
    Bordi prej 5 anëtarësh u emërua nga Sekretari i Përgjithshëm, por i zhvilloi punimet në mënyrë të pavarur. Bordi nuk është një organ gjygjësor dhe nuk mund të hartojë përfundime ligjore apo çështje që kanë pasoja ligjore. Më shumë se 1300 palestinezë dhe 13 izraelitë humbën jetën gjatë ofensivës trejavore në Rripin e Gazës. //ek

    {Zeri i Amerikes}

  • Aktivitete për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO



    30-03-2009

    Në Shqipëri presidenti Bamir Topi tha sot se anëtarësimi në NATO përfaqëson rikthimin e Shqipërisë në vendin që i takon si aleate e besueshme e demokarcisë. Duke folur në një forum kushtuar këtij momenti, presidenti nënvizoi se anëtarësimi kërkon masa të vazhdueshme për reforma, duke theksuar se zgjedhjet e ardhshme do të jenë guri më i afërt i provës për Shqipërinë. Por përgatitjet e zgjedhjeve vazhdojnë të shoqërohen me debate. Socialistët sërish deklaruan se procesi sipas tyre është në rrezik dhe se vendimi i qeverisë për uljen e çmimit të letërnjoftimeve për disa kategori është gjysmak.

    {VOA}

    Facebook

  • Luftuam ne emer te lirise

    24.03.2009
    Madeleine Albright, ish-sekretare amerikane e Shtetit, e ka përshkruar luftën 78-ditëshe të NATO-s kundër caqeve serbe, të vitit 1999, si shumë thelbësore, sepse – sipas saj – kjo luftë bëhej ...
    ... në emër të lirisë për njerëzit që përndiqeshin nga shtëpitë e tyre apo që vriteshin.

    Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Albright, duke folur për luftën e vitit 1999 në Kosovë, ka thënë se, “ishte edhe çështja e Kosovës dhe pyetja në këtë rast ishte - si të ndalej spastrimi etnik. Atëbotë, isha sekretare e Shtetit dhe kisha qenë dëshmitare se na është dashur shumë gjatë për të hyrë në Bosnjë”.

    “Kësisoj, e çuam NATO-n në një luftë të gjatë 78 ditëshe. Ishte shumë thelbësore, sepse bëhej në emër të lirisë për njerëzit që përndiqeshin nga shtëpitë e tyre apo që vriteshin. Me këtë u dëshmua edhe vlefshmëria e misionit të ri për NATO-n”, ka thënë ajo.

    Albright, ndër të tjera ka thënë se shpreson se shumë mësime janë nxjerrë nga fushata në Kosovë, që mund të jenë të dobishme në rajonet tjera. (rel)
     

    {Albeu}

     


    10-vjetori i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë


    24-03-2009

    Dhjetë vjet më parë Aleanca Veri-Atlantike filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, duke shënuar fillimin e fundit të luftës gati dy-vjeçare në Kosovë. Në muajin shkurt të vitit 1999, pas mbi 20 ditë bisedimesh në Rambuje të Francës, me gjithë trysninë ndërkombëtare që përfshinte edhe kërcënimet për sulme ajrore kundër Serbisë, delegacionet e Beogradit dhe Prishtinës nuk arritën dot një marrëveshje. Në mes të marsit, delegacioni i Prishtinës u rikthye në Paris, për të nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga perëndimi që synonte t'i jepte fund luftës në Kosovë, ndërsa Beogradi refuzoi. Pak ditë më vonë NATO-ja filloi bombardimet kundër forcave serbe.

    nato bombingFushata e bombardimeve nga ajri që zgjati 78 ditë, në tokë u shfrytëzua nga forcat serbe për sulme hakmarrëse kundër shqiptarëve. Mbi 10 mijë veta u vranë ndërsa rreth 5 mijë të tjerë në fund të luftës llogariteshin si të zhdukur. Afro 800 mijë shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

    Më 10 qershor, NATO-ja nënshkroi marrëveshjen me ushtrinë jugosllave për tërheqjen e tyre të plotë nga Kosova, ndërsa dy ditë më vonë trupat paqeruajtëse të KFOR-it hynë në Kosovë duke i dhënë fund luftës por edhe sundimit të Beogradit. Bashkë me trupat serbe nga Kosova u larguan edhe mijëra pjesëtarë të komunitetit serb nga frika e sulmeve hakmarrëse të shqiptarëve.

    Bashkë me NATO-n në Kosovë u vendos edhe Misioni i Kombeve të Bashkuara. Nëntë vjet më vonë, Kosova shpalli pavarësinë e saj e cila është njohur nga 56 vende të botës në mesin e të cilave Shtetet e Bashkuara dhe vendet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian. I

    nstitucionet e Kosovës 24 marsin e vlerësojnë si një ditë me rëndësi vendimtare për historinë e vendit. Ata shprehin mirënjohjen nga Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, duke u zotuar se shteti i Kosovës do të jetë gjithmonë faktor i paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon. Kryeministri Hashim Thaçi, thotë se ato shtete që ndihmuan çlirimin e Kosovës, mbështetën edhe ndërtimin e shtetit të ri.

    “Kjo është një ditë e kthesës së madhe për të ardhmen tonë, e parandalimit të depërtimit të njerëzve por edhe fillimit të fitimit të lirisë, thellimit të partneritetit në mes të Kosovës dhe perëndimit, vet realiteti i Kosovës së pavarur sot i jep të drejtë atij vendimi ndërkombëtar për të filluar bombardimet kundër prezencës serbe në Kosovë”.

    Në një konferencë që u mbajt në Prishtinë, u tha se ndërhyrja e NATO-s ka ndihmuar edhe krijimin e marrëdhënieve më të mira në rajon.

    “Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ka qenë çlirim jo vetëm për shqiptarët, ajo çliroi dhe serbët nga politika shoviniste e Millosheviçit, ajo u hoqi marrëdhënieve shqiptaro – serbe në Kosovë një barrë të madhe apo një gjyle ndër këmbë dhe iu dha mundësinë që ata të zhvillohen në një nivel, në një rrafsh njerëzor ashtu siç duhet”, thotë, Arian Starova, Kryetar i Këshillit Atlantik të Shqipërisë.

    Pjesëtar i delegacionit të Kosovës në konferencën e Ramboulliet, Ramë Buja, e quan mrekulli 24 marsin e vitit 1999, sepse sipas tij, në këtë datë ndodhi kthesa e madhe në historinë e Ballkanit.

    “Kjo kthesë e madhe nuk çliroi vetëm shqiptarët e Kosovës, por çliroi tërë rajonin, sepse po të jenë të ndërgjegjshëm serbët do të kuptojnë se edhe ata u çliruan, pavarësisht se u goditën sepse u goditën në atë pjesën e zezë të tyre, në atë pjesën e barbarisë së tyre, andaj unë besoj se po qenë esull vërtetë ata duhet ta kuptojnë se ajo goditje do të duhej tu shërbente si leksion i mirë sesi do të duhej të vepronin këtu e tutje”.

    Autoritetet serbe ndërkaq të zemëruara me shpalljen e pavarësisë së Kosovës akuzojnë NATO-n se ka ndërhyrë në vitin 1999 për të krijuar si thuhet shtetin e saj në Ballkan. Mbi 14 mijë trupa të NATO-s kujdesen aktualisht për sigurinë në Kosovë dhe prania e kësaj force është shkurtuar vit pas viti në pajtim me gjendjen e sigurisë në vend. //bsa//

  • Trafiku i armëve, arrestohet Diveroli

    Skandali i shitjes së municioneve shqiptare në Kabul ka sjellë një arrestim të bujshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kontraktuesi i zyrtarëve shqiptarë, Efraim Diveroli dhe tre punonjës të kompanisë së tij AEY janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Miami të Floridës.

    Ened Janina

    Efraim Diveroli dhe tre punonjës të kompanisë janë arrestuar mbrëmjen e djeshme për fishekët e shitur nga Mediu e Pinari

    Armët kineze të blera në Shqipëri për ushtrinë afgane çojnë në pranga kontraktuesin e zyrtarëve shqiptarë

    TIRANË- Skandali i shitjes së municioneve shqiptare në Kabul ka sjellë një arrestim të bujshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kontraktuesi i zyrtarëve shqiptarë, Efraim Diveroli dhe tre punonjës të kompanisë së tij AEY janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Miami të Floridës. Arrestimi është kryer vetëm për çështjen shqiptare, ku Diveroli bleu nga Ministria jonë e Mbrojtjes miliona dollarë municione kineze dhe i shiti në Afganistan sikur të ishin hungareze, nëpërmjet një sekseri të njohur nga të gjitha agjencitë inteligjente të botës si trafikant ilegal armësh. Nga pala shqiptare në këtë skandal është implikuar ish- ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe ish- kreu i MEICO-s, Ylli Pinari.

    ***

    Diveroli, vetëm 22 vjeç, është arrestuar me akuzën e shitjes së paligjshme të armëve kineze për llogari të qeverisë amerikane në Afganistan. “Diveroli dhe tre punonjësit e tij u prangosën gjatë natës të së enjtes dhe mëngjesin e të premtes (me orën amerikane) për skandalin e shitjes së municioneve me vlerë 300 milionë dollarë. Ata akuzohen për shkelje të rregullave të shitjes së armëve, hetim i cili ka nisur në janar të këtij viti nga Pentagoni”,- thanë zyrtarët amerikanë pas arrestimit. Avokati i të arrestuarit nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment për çështjen. Ai ishte duke përgatitur mbrojtjen, pasi Efraim Diveroli duhet të dalë përpara gjykatës amerikane në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gjyshi i Diverolit, Angelo, pohoi dje për mediat amerikane se ai e kishte mësuar lajmin e arrestimit nga të afërmit e tij. “Unë kaq di. Mendoj se ka diçka pas kësaj, mendoj se është politike”,- tha gjyshi 72 -vjeçar. Ndërkohë autoritetet amerikane nuk kanë dhënë asnjë detaj në lidhjeme identitetin e tre të arrestuarve të tjerë. Ata mësohet të jenë punonjës të firmës AEY, e cila është përfshirë në këtë skandal municionesh.

    ***

    Licenca e Diverolit dhe firmës së tij AYE u bllokua në mars të këtij viti, vetëm pak ditë pas skandalit të Gërdecit në Shqipëri dhe shkrimit të botuar në “Neë York Times” në lidhje me këtë çështje. Ai kishte shënuar në dokumente se municionet e kallashnikovit ishin prodhim hungarez i viteve 1965-1975, por në fakt ato ishin prodhim kinez. Ato ishin blerë në Shqipëri në bazë të disa kontratave me firmën shtetërore MEICO dhe skandali ka dalë në dritë vetëm pas procesit të ripaketimit në Shqipëri. Për të fshehur identitetin e armëve, Diveroli dhe zyrtarët shqiptarë bënë një ripaketim të tyre duke i hequr nga arkat e vjetra kineze e duke i rivendosur në disa arka të reja plastike. Procesi i ripaketimit nisi me firmën e biznesmenit shqiptar Kosta Trebicka por më pas qeveria shqiptare preferoi të fuste në mes një sekser. Ai ishte Henri Tomei, person i njohur si trafikant ilegal armësh, i cili do të rrite artificialisht çmimin e armëve. Dhe kjo rritje artificiale e çmimit ishte tmerrësisht e madhe, nga 18 në 42 dollarë për një arkë me municione. Këto para dyshohet se janë ndarë mes zyrtarëve shqiptarë, Diverolit dhe herri Tomeit. Por për të mbyllur këtë aferë ata kishin nevojë për një paketues të besuar. Në këto kushte, Ylli Pinari, Drejtori i MEICO, largo forcërisht Kosta Trebickën nga biznesi i paketimit dhe mori një të njohurin e tij të vjetër, Mihal Delijorgjin. Ky i fundit është implikuar së bashku me Pinarin dhe Mediun, edhe në çështjen e Gërdecit.

    KONTRATA

    Pakti i Pinarit rriti çmimin e fishekëve

    Rritja e vlerës së municioneve që u blenë me paratë e qeverisë amerikane u krye në bazë të një marrëveshjeje të thjeshtë mes Ylli Pinarit dhe Efraim Diverolit. Biznesmeni Kosta Trebicka ka pohuar se Diveroli u takua së bashku me Pinarin në një shtëpi në Tiranë dhe iu kërkua të firmoste një kontratë direkte me MEICO-n dhe tani e tutje, të gjitha materialet do të shiteshin me çmimin 26 dollarë për 1000 copë fishekë, ndërsa çmimi tjetër prej 14 dollarësh, do t'i paguhej kompanisë së Delijorgjit, në mënyrë që të plotësohej totali i 40 dollarëve, të cilat AEY-së po i merreshin nëpërmjet "EVDIN". “Kjo e detyroi zotin Diveroli të më kërkonte mua ndihmë, të hyja në kontakt me zotin Pinari me zotin Mediu, për të sqaruar situatën, pasi nga ana tjetër po krijoheshin shumë pengesa me furnizimin me armë. Unë kontaktova zotin Pinari dhe e pyeta sesi është problemi që Diveroli ishte tepër i pakënaqur nga mënyra sesi zhvilloheshin transaksionet. Pinari më tha mua që nuk duhej të ngatërrohesha me këto gjëra, pasi janë forca madhore. Duke dyshuar tek ndërgjegjja e zotit Pinari, unë kërkova të takohem me zotin Fatmir Mediu. Pasi i shtrova problemin, Mediu u tregua shumë indiferent, mospërfillës, shumë përbuzës dhe më thotë që kjo është një çështje civile dhe nuk varej nga ai, por direkt nga MEICO. Mediu më tha që MEICO ka autorizim të pakufizuar dhe mund të veprojë si të dojë. Unë mbeta i shtangur. Që në këtë moment lajmërova Ambasadën Amerikane dhe sektorët përkatës të kësaj ambasade dhe i vë në dijeni për gjithçka”,- ka pohuar biznesmeni Kosta Trebicka. Sipas tij, dyshimet për kontratën nisën në fund të janarit të këtij viti kur edhe dy përfaqësues të Pentagonit mbërritën në Tiranë dhe nisën hetimin e çështjes. Ata bënë sekuestrimin e të gjitha dokumenteve e më pas u larguan sërish për në Amerikë. Por realisht kontrata u ndërpre rreth datës 10-15 maj, por gjatë kësaj kohe ishin dërguar në Afganistan qindra milionë fishekë kinezë të blerë në Shqipëri.

    AFERA

    “Zoti i Luftës”, ndërmjetës mes Pinarit dhe Diverolit

    Ministria e Mbrojtjes dhe firma shtetërore MEICO kanë lidhur kontrata miliona- dollarëshe me një shtetas zviceran, mjaft të njohur në tregun botëror të armëve si “Zoti i Luftës”. I hetuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, i hetuar nga Amnesty International dhe nga shumë agjenci të huaja, ai është pranuar nga qeveria shqiptare si një njeri “i besuar” për të kryer tregtinë e municioneve shqiptare, në furnizim të ushtrisë amerikane në Afganistan. Nga dokumentet që “Shekulli” disponon, MEICO nuk ka firmosur një kontratë direkte me AEY, por me të ashtuquajturin Henri Tomei, edhe pse e kaluara e tij është shumë e dyshimtë. Shfaqja e Tomeit në skenë ka shkaktuar dyfishimin e çmimit të municionit, pasi sipas kontratave me MEICO-n, Tomei e blinte një arkë fishekësh me 22 dollarë dhe ia shiste AEY-së me 40 dollarë. Emri i tij është shfaqur pothuajse në të gjitha skandalet botërore të trafikut të armëve, por kjo duket se nuk e ka shqetësuar aspak qeverinë shqiptare, që vazhdon të ngulmojë se kontrata me amerikanët është e rregullt. Henri Tomei, i cili njihet edhe me emrin Heinrich Thomet, është shfaqur fillimisht në skenën shqiptare si përfaqësues i firmës “EVDIN LTD” me qendër në zonën off-shore të Qipros. Ai kryhej nëpërmjet kontraktorëve privatë, që transportonin mijëra tonë armë dhe pajisje të tjera ushtarake në të gjithë botën.

    {© Shekulli}

  • Sejdiu: Do falenderoj ata që na njohën pavarësinë

    20 qershor, ora 09.11- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me të arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Nju Jorkut, ka deklaruar se do të falenderojë të gjitha vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe që e kanë ndihmuar atë në rrugëtimin drejt pavarësisë.

    Shekulli Online

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me të arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Nju Jorkut, ka deklaruar se do të falenderojë të gjitha vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe që e kanë ndihmuar atë në rrugëtimin drejt pavarësisë.

    “Do të falenderoj edhe OKB dhe Sekretarin e Përgjithëshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki- moon, për kontributin e tyre në Kosovë”- tha për agjensinë INA, Sejdiu.

    Sejdiu, ka theksuar se në qëndër të fjalës së tij para Këshillit të Sigurimit, do të përqëndrohet në proceset e reja që kanë të bëjnë me qasjen ndërkombëtare ndaj Kosovës, kryesishtë atë që mund të jetë edhe një pjesë e zotimit të Kosovës se do të vazhdojnë drejtëpërdrejtë në këtë cikël edhe të miratimit të ligjeve, por edhe të zbatimit praktik për të pasë një Kosovë demokratike për të gjithë qytetarët e saj.

    Në mbledhjen e sotme, të cilën do ta kryesojë presidenti i muajit, ambasadori i Republikës Popullore të Vietnamit, Le Luong Minh, Sejdiu do të mbajë një fjalim para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të KB-së, në cilësinë e presidentit të Republikës së Kosovës. Po ashtu, në këtë mbledhje të KS tashmë është konfirmuar edhe pjesëmarrja e Presidentit serb Boris Tadiç. Siç shihet për herë të parë thyhet praktika në KS të OKB, ku nuk do të jetë i ftuar shefi i UNMIK, por edhe Presidenti i Republikës së Kosovës.

    Me këtë mbledhje, thuhet se Prishtina dhe Beogradi janë përfshirë në një retorikë se në çfarë roli do të jetë fjala e presidentit Sejdiu në seancën e Këshillit të Sigurimit që zhvillohet sot. Kabineti i presidentit konfirmoi se Sejdiu ka marrë ftesë si president dhe fletë para Këshillit të Sigurimit si president i Republikës së Kosovës. Kjo do të jetë hera e parë që një përfaqësues i Kosovës, është pjesëmarrës zyrtar i sesionit të Këshillit të Sigurimit, prej kur Kosova u vendos nën administrimin civili ndërkombëtar nga OKB-ja.

    Një tjetër thyerje, kjo, e praktikës së shkuar për takime të tilla në OKB, është mospjesëmarrja e kreut të UNMIK, Joakim Ryker. Kjo do të jetë githashtu hera e parë që nga miratimi i rezolutës 1244 që shefi i UNMIK nuk merr pjesë në një sesion të hapur të KS për Kosovën. Në këtë seancë diskutohet raporti i ri i sekretarit të përgjithshëm Ban ki Moon për Kosovën. Plani i ri i Ban ki Moon, flet për misionet e ardhshme ndërkombëtare në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë

  • Ngrihet flamuri i Kosovës në BE

    18.06.2008
    Eurodeputetja Doris Pack, tha se Parlamenti europian e ka votuar planin e Marti Ahtisarit, prandaj është e kuptueshme që flamuri i Kosovës të ngritet në Bruksel.

    Flamuri i Kosovës mundonte në shtrëngimin e duarve të kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi me Presidentin e Parlamentit Evropian Hans Gert Poettering, por jo në sallën e delegacionit ndërparlamentar për Evropën Juglindore gjë që shkaktoi irritimin e eurodeputetes socialiste greke Anni Podimata, e cila nuk pranoi as që në dokumentin e këtij takimi të shkruhej se është takimi i parë.

    "Është e vërtetë që jemi takuar pesë herë, por kjo është hera e parë që prej pavarësisë së Kosovës. Ky parlament ka votuar me dy të tretat planin e Marti Ahtisarit prandaj dhe flamuri i Kosovës qëndron pas nesh", mbylli diskutimin për këtë çështje Doris Pack, kryetarja e delegacionit.

    Më pas, të pranishmit vazhduan me kalendarin e ditës dhe me çështjen më serioze, c'do të ndodhë pas 15 qershorit kur të miratohet Kushtetuta e Kosovës dhe EULEX të mos ketë zëvendësuar Unmikun.

    "Dikush duhet ti thotë z. Rycker se sipas planeve origjinale ai nuk do të ketë më përgjëgjësi më 16 qershor. A do t'ia thotë këtë gjë z. Ban Ki Mun, apo z. Solana, pra kush do t'ia thotë sepse nëse nuk e bën askush këtë gjë, atëherë do të jetë ai që do të vazhdojë të drejtojë Kosovën dhe nuk do të jeni ju edhe pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës", deklaroi Joost Lagendijk, raportues i PE për Kosovën.

    Këtij konstatimi dhe kësaj pyetje iu përgjigj kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

    Përfaqësuesi i Presidencës sllovene të BE-së Matjaz Sinkovec pranoi se EULEX mund të ketë vonesa dhe se negociatat BE-OKB po vazhdojnë. Në takim Sinkovec rreshtoi ato që ai i quajti linjat e kuqe ku BE nuk lëshon pe në bisedimet për atë që tashmë quhet rikonfigurimi i UMMIK.

    "Së pari, vendimet operacionale do të merren ekskluzivisht nga zinxhiri komandues i BEsë dhe kjo pa asnjë ekuivok. Së dyti Unmiku nuk do të ketë fuqi për punësim apo për të pushuar nga puna, asnjë influencë në buxhet dhe as në zhvillimin e koncepteve vepruese të Eulex. Dhe së fundmi, duhet garantuar karakteri evropian i operacioneve dhe se nuk duhet vënë në rrezik pranimi i misionit nga autoritetet e Kosovës.", tha Matjaz Sinkovec.

    Ndër temat e ndryshme që u diskutuan, Komisioni evropian i pranishëm me përfaqësuesen e tij në takimin e parë ndërparlamentar me Kosovën e pavaruar veçoi gjëndjen e rëndë ekonomike në vend, duke premtuar se do të vazhdojë të ndihmojë financiarisht si vitet e fundit Kosovën, edhe nëpërmjet Konferencës së Donatorëve të parashikuar për 11 korrik.

    Një tjetër irritim u krijua edhe në momentin kur një eurodeputet italian kërkoi sqarime për akuzat e Karla Del Pontes mbi trafikun e organeve, por edhe në këtë rast kryetarja Doris Pack ia preu shkurt duke deklaruar se nuk ishin mbledhur aty për të komentuar një libër privat të një personi privat që këto akuza duhet ti kishte ngritur sa ishte prokurore.(lajm)

Abonohu:
Adresa e-mail