Universitetet, këtë vit pranohen 20.000 studentë të rinj

2 korrik, ora 19.05- Tiranë-Numri total i studentëve të rinj që do të pranohen këtë vit akademik në universitete shqiptare është 20 mijë studentë.

Bruna Prifti

Tiranë-Numri total i studentëve të rinj që do të pranohen këtë vit akademik në universitete shqiptare është 20 mijë studentë. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, pas kalimit më parë të shifrave të pranimit në Ministinë e Arsimit dhe Shkencës.

Numri i hyrjeve të reja është planfikuar në të gjitha programet e studimit (degët) në Institucionet publike të Arsimit të Lartë.

Miratimi i kuotave, sipas burimeve zyrtare të ministrisë së Arsimit bëhet në një kohë të tillë, para përfundimit të plotësimit nga ana e maturantëve, të formularit A2.

“Në këtë mënyrë u vijmë në ndihmë maturantëve, që të zgjedhin sipas kuotave, por edhe të dhënave të tjera, 10 preferencat në programet e studimit tė lartë”- thanë burimet zyrtare pranë MASH-it.

Në programet e studimit të ciklit të parë do të pranohen në vitin akademik 2008-2009, 19602studentë të rinj. Sipas vendimit të qeverisë, 980 kuota janë përcaktuar për shqiptarët jashtë trojeve. “Program të dytë studimi këtë vit do të kenë mundësi të ndjekin 500 studentë dhe kuota për shtetasit e huaj do të jenë vetëm 100”- thuhet në vendimin e qeverisë.

Sipas të njëjtit burim, në bazë të propozimeve të IAL, Këshilli i Ministrave ka vendosur për shtim të kuotave në disa programe studimi, si Teknologji e Informacionit, Informatikë, Turizëm, Shkenca të Natyrës e Inxhinierike.

Ndërkohë tarifat vjetore të shkollimit do tė mbeten të njëjta si një vit më parë.

Tarifa e shkollimit

Universiteti i Tiranės

Nė Fakultetin e Shkencave Natyrore 15 000 lekė

Nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja 15 000 lekė

Nė Fakultetin e Drejtėsisė 30 000 lekė

Nė Fakultetin e Shkencave Sociale 30 000 lekė

Nė Fakultetin e Mjekėsisė :

Farmaci, Stomatologji dhe Shėndeti Publik 30 000 lekė

Nė Programin e studimit Mjekėsi 25 000 lekė

Nė Fakultetin e Infermierisė 25 000 lekė

Nė Fakultetin e Histori- Filologjisė 20.000 lekė

Nė Fakultetin e Ekonomisė 25.000 lekė

Universiteti Politeknik i Tiranės:

Nė programin e studimit Arkitekturė 30.000 lekė

Nė programin e studimit Inxhinieri Ndėrtimi 25 000 lekė

Nė programet e studimit:

Inxhinieri Elektronike dhe Elektrike 20 000 lekė

Pėr tė gjitha programet e tjera tė studimit: 15 000 lekė

Akademia e Arteve :

“Regji Filmi”  80 000 lekė.

- Nė tė gjitha programet e tjera 30 000 lekė.

Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”

Tarifa e shkollimit pėr tė gjitha programet e studimit 20 000 lekė

Universiteti Bujqėsor i Tiranės

Nė programet e studimit :

Drejtim Fermash dhe Agrobiznes

Ekonomi dhe Politikė Agrare

Inxhinieri Pyjesh, Inxhinieri Pėrpunim Druri

Financė – Kontabilitet dhe Mjekėsi Veterinare 20 000 lekė

Pėr tė gjitha programet e tjera tė studimit 15000 lekė

Universiteti i Elbasanit “Aleksandėr Xhuvani”

Pėr programet e studimit : Gjuhė-Letėrsi, Gazetari,

Punė Sociale dhe Psikologji 15 000 lekė

Pėr tė gjitha programet e tjera tė studimit : 12 000 lekė

Universiteti i Gjirokastrės dhe Korçës 12 000 lekė

Universiteti i Shkodrės “Luigj Gurakuqi”:

Nė programet e studimit : Gjuhė-Letėrsi, Punė Sociale

dhe Psikologji 15.000 lekė

Nė programin e studimit Drejtėsi 16.000 lekė

Nė tė gjitha programet e tjera tė studimit 12.000 lekė

Universitetii i Vlorės “Ismail Qemali” :

Nė programin e studimit Drejtėsi 20 000 lekė

Nė programin e studimit Gjuhė–Letėrsi 15 000 lekė

Pėr tė gjitha programet e tjera tė studimit 12 000 lekė

Universiteti i Durrėsit “Aleksandėr Moisiu”

Pėr tė gjitha programet e tjera tė studimit 15 000 lekė

{Shekulli}

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail