Universitet nuk do zhvillojnë provime gjatë zgjedhjeve

09/06/2009  Sezoni i provimeve

Provimet e shkollave të larta që janë dy ose tri ditë përpara zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare do të spostohen për në data të tjera. Ky është vendimi më i fundit i ndërmarrë nga Universiteti i Tiranës. Senati i këtij institucioni ka përcaktuar tashmë se nuk do të zhvillohet asnjë provim i sezonit në datat 27, 28 dhe 29 qershor, në asnjërin prej fakulteteve përbërëse të UT-së.

Njëkohësisht pohohet se ky vendim do të ndërmerret edhe për një sërë universitetesh të tjera të arsimit të lartë publik në vend gjatë ditëve të ardhshme. Këto të fundit pritet të përcaktojnë se kur do të zhvillohet sezoni i provimeve nëse do të jetë para apo pas përfundimit të procesit zgjedhor. Dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë, njëherësh edhe anëtar i Senatit të UT-së, Shezai Rrokaj, lidhur me këtë vendim është shprehur: “Të gjithë ata që nuk kanë pasaporta të kenë karta identiteti, dhe kjo gjë tashmë është bërë. Për sa i përket votimit, me sa dimë, ky do të bëhet në qendrat e banimit, aty ku figurojnë të regjistruar të gjithë studentët, pra në familjet e tyre dhe për pasojë ne i kemi marr masat që gjatë periudhës së provimeve ku përfshihet kjo datë, një apo dy ditë para, apo pas kësaj date të mos përcaktojmë data provimi.” Gjithashtu burimet zyrtare të UT-së kanë deklaruar se pak ditë më parë ka përfunduar pajisja e studentëve me dokumentet e duhura për procesin zgjedhor. Sipas të dhënave të deklaruara, rezulton se rreth 3700 studentë që nuk kishin pasaportë janë pajisur me kartat e identitetit.

{Metropol}

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • love sms
    This is a wonderful orientating. I enjoyed the entropy lot. I noesis signification this authorised. Thanks for method this one connecter.
  • love sms
    Lionel Andrés Messi is an Argentinian contestant who currently plays for Participate and the Argentinian lie grouping. Thermostated one of the top contestant players of his gentility.

Abonohu:
Adresa e-mail