UAMD, tre breza studentësh pa diploma dhe certifikatë notash

Eni Topi

Ju lutëm lexojeni dhe jepni sugjerimet tuaja se si mund të zgjidhet një problem i këtillë, që privon për vit me qindra student, nga punonjës të paaftë që marrin rrogën nga taksat tona dhe shkelin me dy këmbë të drejtat tona, ligjin dhe çdo rregullore të hartuar.

UAMD          Jam një studente që para dy vitesh kam mbaruar studimet Bachelor në Universitetin e Durrësit. Për arsyet e mia nuk i mbylla të gjitha provimet në Korrik por në sezonin e vjeshtës. Atëherë të gjithëve na thanë se brenda muajit do na i jepnin diplomat, por realisht jo që nuk na i dhanë, por edhe sot mbas dy vitesh nuk i kanë bërë gati.

          Jam interesuar disa herë tek sekretaria dhe ata më kanë thënë vazhdimisht se ktë gjë e ka në dorë Drejtori i IT dhe Rektori. Kam biseduar me shokët e klasës të bashkëinteresuar dhe më kanë thënë se drejtori i IT me emrin (Arkend) gjithmonë gjen justifikime se nuk ka kohë per t'i bërë diplomat dhe çertifikatat e notave.
          Me sa jam në dijeni ka tre breza studentësh që kanë shlyer të gjitha detyrimet ndaj universitetit dhe nuk janë paisur me diploma dhe certifikatë notash.
          Mua përsonalisht më kanë shkaktuar një dëm që nuk llogaritet dhe që është I pashlyeshëm, pasi nuk kam mundur të vazhdoj studimet pasuniversitare si brënda dhe jashtë shtetit për arsyen se nuk më pranonin me vërtetm, por duhej diploma origjinale dhe certifikata e notave. Kam aplikuar për punë në institucionet shtetërore dhe private por edhe këto te njejtën gjë kanë kërkuar.
          Unë po shtroj disa pyetje!! Pse vallë ekziston kjo burokraci në UAMD? Me ç'të drejtë vonohen këto diploma? Kush është përgjegjës për këtë ngërç? Kush do ma paguaj mua dhe qindra studenteve të tjerë, këtë dëm ekonomik, moral dhe professional?, kur ne të gjithë kemi shpenzuar kohë, lekë ,mundë dhe nëpërkëmbemi nga disa punonjës të cilët, paguhen nga ne për të na shërbyer dhe jo për të qendruar gjatë gjithë kohës kafeneve.
          Unë jam e mendimit të gjithë duhet të reagojme për kto padrejtesi si studentët që kanë mbaruar ashtu edhe ato që janë në vazhdim, sepse e njejta histori do të përseritet.
          Ky është një problem madhor që duhet të vihen në dijeni thë gjitha institucionet përkatëse dhe investigative për të bërë një auditim te imtësishëm për të nxjerr të gjithë autorët përgjegjësisë.
Ju lutëm jepni sugjerimet tuaja!

shkollim punësim shkolla korrupsion mas uamd diploma student Skandal

1 votë. Mesatarja e 5.00 të 5.
Abonohu:
Adresa e-mail