Créer un site internet

Tiranë, 3 mijë mësues pa punë, 1 vend pune për 30 arsimtarë

juridiksi Nga Më 05/09/2012 comment 1

folder_openArsimi

MesuesQindra mësues të rinj diplomohen çdo vit në universitetet shqiptare, duke iu bashkuar listës së gjatë të arsimtarëve të papunë. Sipas statistikave të raportuara dje në media nga Sindikata e Arsimit, vetëm në Tiranë janë 3 mijë mësues në listë pritje për një vend pune. Ndërkohë që referuar studimeve, rezulton se për një vend pune (si mësues në Tiranë), konkurrojnë rreth 25-30 arsimtarë.

Sindikata
Kreu i Sindikatës së Arsimit, Xhafer Dobrusha ka shpjeguar dje në media së të gjithë këta mësues shpresojnë të punësohen në shkollat e sistemit parauniversitar në kryeqytet, por konkurrenca është tepër e madhe, dhe çdo vit vihet re një mbipopullim i tregut me arsimtarë. Sipas tij, kjo situatë nuk është vetëm në Tiranë, pasi harta e kësaj problematike shtrihet në të gjithë vendin. “Në Tiranë janë minimumi 2500-3000 veta që presin për t’u punësuar. Tirana në një vit mund të zgjedhë më pak se 100 veta në pension dhe në 3 mijë vetë konkurrimi është 25-30 për një vend pune. E lartë është dhe në disa qarqe kryesore. E lartë është dhe në Shkodër, Durrës, Korçë, Elbasan, Vlorë,” tha Dobrusha.

Kriteret e reja
Sipas Sindikatës së Arsimit, kjo situatë do të zgjidhet me kriteret e reja që do të përdoren për emërimin e mësuesve. Ata tashmë do të përzgjidhen nga bordi i shkollës. “Mendoj që këtë vit problemi duhet të nisë vetë të paktën de juro rrugën e zgjidhjes. Sepse tani drejtoritë dhe zyrat arsimore nuk bëjnë emërimet e mësuesve. Mësuesi tani emërohet nga drejtori i shkollës me propozimin e një komisioni,” tha Dobrusha.
Papunësia
Vetëm disa ditë më parë, drejtuesit e drejtorisë arsimore në Tiranë dhe të Ministrisë së Arsimit, pranuan se në 5 vjet nuk janë emëruar mësues të rinj. Gjithsesi, Ministria nuk është përgjegjëse për rekrutimin e mësuesve të rinj, por për hartimin e politikave, për rritjen e cilësisë së mësimdhënies në shkolla.

Dott. Alban Daci shkollim punësim emigracion mash dar tiane sindikata e arsimit

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • arsimtari

    1 arsimtari Më 22/01/2013

    po nuk ka nevoje per kaq shume mesues,prandaj do ishte me mire nje planifikim ne arsim??????

Shto një koment