Studentët e Universitetit të Prishtinës filluan sot paraqitjen e provimeve online

juridiksi Nga Më 05/09/2012 comment 2

folder_openArsimi

Provimet onlineStudentët e Universitetit të Prishtinës filluan sot paraqitjen e provimeve online për afatin e shtatorit. Aplikimi online për provimin dhe lista me emrat e tyre shkon në llogarinë e profesorit që zgjedhin studentët për të hyrë në provim. Sistemi i digjitalizimit në Universitet ka filluar të zbatohet, ku studentët do të pajisen me kartela, të cilat do të zëvendësojnë indeksat. ...

Studentët e regjistruar vitin e kaluar dhe të regjistruarit në vitin akademik 2012/2013 në Universitetin e Prishtinës, do të pajisen me kartela studentore, të digjitalizuara. Qysh sot ka filluar aplikimi online për studentët e Fakultetit Filozofik për të vazhduar në të gjitha njësitë akademike. Rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, tha se puna katërvjeçare për digjitalizimin e universitetit ka përfunduar në tërësi.

“Përfshin të gjitha veprimet që duhet të bëjë studenti, pedagogu dhe administratori sa i përket anës administrative, pra paraqitjes së provimeve, mbajtja e provimit, regjistrimi i notës, përcjellja e saj në softuerin qendror, kontrollimit të saj dhe çdo gjë që lidhet me këtë punë”, tha Rugova.

Drejtori i Teknologjisë së Informacionit në Universitetin e Prishtinës, Isak Shabani, tha se janë prodhuar 18 mijë kartela elektronike për studentë, që do të thotë se këto kartela tashmë do të zëvendësojnë indeksat. Ai tha se gjatë ditës së sotme kanë aplikuar online mbi 300 studentë, të cilët kanë paraqitur provimet e afatit të shtatorit.

“Këta studentë janë të vitit të kaluar që do të shkojnë paralelisht me indeksa dhe ID kartela. Ne tani jemi në prodhim të kartelave për studentët që janë regjistruar në vitin akademik 2012-2013. ata studentë nuk do të kenë fare indeksa” ,tha Shabani.

Kjo mënyrë do ta përcjellë studentin deri në diplomim. Universiteti ka krijuar edhe shtojcën e diplomave që është kërkuar nga Komisioni Evropian. Është digjitalizuar shërbimi i diplomave, ku studenti merr diplomën në formën elektronike, më pas atë fizike me nënshkrimin e dekanit. Me kartelën që do të zëvendësojë indeksin studentët do të identifikohen kudo që iu duhet të kryejnë shërbime. Në digjitalizim do të hyjnë edhe studimet master dhe ato të doktoratës.

(Albana Karaj) , RTK

shkollim mash masht UP Universiteti i Prishtinës provim Mujë Rugova Isak Shabani karta dixhitale e studentit

  • 1 votë. Mesatarja e 5.00 të 5.

Komentet

  • website hosting companies

    1 website hosting companies Më 11/08/2020

    What's up mates, its great paragraph regarding teachingand completely explained, keep it up all
    the time.
  • web hosting reviews

    2 web hosting reviews Më 10/08/2020

    I've been exploring for a bit for any high quality articles
    or blog posts on this sort of area . Exploring in Yahoo I
    finally stumbled upon this website. Studying this information So i'm glad
    to convey that I have an incredibly just right uncanny feeling
    I found out exactly what I needed. I such a lot without a doubt will make certain to
    do not overlook this web site and give it a look on a
    relentless basis.

Shto një koment