Së shpejti universitet Shqipvtar edhe në Kumanovë

02.07.2008
Universiteti Shtetëror i Tetovës, së shpejti do të zgjerohet jo vetëm në numrin e fakulteteve por edhe në shtrirjen gjeografike.
Në seancën e së martës, kur po diskutohej propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për themelimin e USHT-së, Parlamenti ka miratuar amendamentin për themelimin e një fakultetit të Biznesit dhe Administratës, me seli në Kumanovë. Ky ishte njëri prej amendamenteve të Grupit Parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), kurse disa amendamente të tjera si ai për hapjen e fakultete të USHT-së, në Shkup, Gostivar dhe Strugë nuk morën votat e mjaftueshme.
“Konsiderojmë se do të kishte qenë në të mirë të USHT-së, sikur të ishin miratuar edhe amendamentet për hapjen e Fakultetit të Arteve në Shkup, të Turizmit në Strugë dhe të Institutit Ushqimor në Gostivar”, tha Rafiz Aliti, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së. Edhe pse, miratimin e amendamentit për themelimin e Fakultetit të Biznesit dhe Administrim në Kumanovë e cilëson si një fitore të USHT-së dhe Kumanovës. “Zgjerimi i universiteteve është bërë një nevojë e kohës”, tha Aliti, kurse konsideron se hapja e Fakultetit në Kumanovë do të ndikojë dukshëm në nevojat e popullatës së kësaj ane për arsim të lartë.
Procedura për ndryshimin e Ligjit të USHT-së, fillimisht nisi në muajin maj, një ditë para shpërbërjes së Parlamentit, kurse me miratimin e tij USHT-ja do të ketë dhjetë fakultete dhe jo katër dhe një shkollë të lartë, sa kishte me ligjin e vjetër. Prej tetorit, këtij universitetit do ti shtohen Fakulteti i Mjekësisë, Stomatologjisë, Farmacisë, Fizkulturës dhe Arteve dhe Filozofisë.

{Lajm}

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail