Rrokaj: 10 pika për reformimin të sistemit arsimor shqiptar

Në një prononcim dhënë gazetës Sot, Dakani i Fakultetit të Histori-Filologjisë Prof. Dr.. Shezai Rrokaj propon 10 shtylla mbi të cilat duhet të mbështetet qeveria e re për të realizuar reformën në arsim. Sipas tij nevojitet një reformë tërësore në të gjitha nivelet e arsimit, duke filluar nga reforma në fushën e altertekstit e deri tek ndryshimi në maturën shtetërore.

Prof. Dr. Shezai Rrokaj

Janë disa pika në të cilat duhet të mbështetet reforma në arsim. Duhet një reformë e thellë, e cila të jetë në të gjitha nivelet e shkollave, që nga cikli parashkollor e deri tek pasuniversitar. Edukimi duhet të jetë i lidhur me jetën dhe jo edukim për edukim apo të jetë informal. Gjithashtu, është e rëndësishme të rritet cilësia në arsim me reforma reale në fushën e altertekstit, për një unifikim të teksteve. Sot 15 deri në 20 % e çmimit të çdo teksti kalon në duar të paditura ose të ditura shumë mirë. Ky është problemi. Ka 10-11 tekste vetëm për gjuhën 5 dhe këto ndryshojnë nga një shkollë te tjetra. Nevojiten reforma reale në përzgjedhjen e mësuesve dhe reformë e thellë në sistemin e vlerësimit, duhet vlerësim real i dijeve të nxënësit., propozoi Rrokaj.

 

Universitetet private

Për Dekanin e Fakultetit të Histori Filologjisë, nevojitet një reformë në akreditimin e universiteteve private. Sipas tij, që kjo nismë të funksionojë, duhet që agjencia e akreditimit të jetë e pavarur nga qeveria. “Shkollat e larta duhet të akreditohen dhe pastaj të bëhet listimi i tyre. Agjencia e akreditimit duhet të jetë e pavarur nga qeveria për të dhënë një panoramë reale të gjendjes së universiteteve . Kërkohet një reformë urgjente ne funksionimin e universiteteve publike për të arritur autonomin reale të tyre. Kërkohen gjithashtu, standarde të larta për universitetet publik e privat”, tha ai.

Matura Shtetërore

Sipas Rrokaj, një tjetër reformë e rëndësishme është edhe ndryshimi i maturës shtetërore, e cila do të ndahet nga pranimi i maturantëve në universitete, ndërkohe që do t’i jepet më shumë pikë mesatares së gjimnazit për t’i dhënë më shumë peshë studimeve në këtë cikël shkollor. “Duhet thjeshtuar matura shtetërore. Nxënësit tanë nuk mund të vazhdojnë me një shkollë ku mësojnë vetëm 4 lëndë vetëm sepse ato duhen për të shkuar në universitet. Matura shtetërore do të ndahet nga pranimet në universitete. Unë mendoj që matura shtetërore duhet t’i japë rëndësi shkollës së mesme, pra t’i jepet më shumë pikë mesatares së shkollës së mesme duke e vlerësuar atë me 50 pikë. Duhet të ndryshojë në shkollën e mesme sistemi i vlerësimit, sepse nuk është bërë asnjë reformë në këtë pikëpamje. Ne kemi bërë studime dhe na rezulton se vetëm 23 % e maturantëve shkojnë në degën që duan. Ndërsa të tjerët detyrohen ta bëjnë universitetin në Korçë kur kanë mundësi ta bëjnë në Tiranë, dhe anasjelltas. Pra duhet të ndryshojë i gjithë ky mekanizëm”, shprehet profesor Rrokaj. Gjithashtu, dekani shton se duhet kryer një reformë edhe në arsimin profesional. Sipas tij, duhet të ketë politika nxitëse për të afruar nxënësit e shkollave të mesme drejtë arsimit profesional.

Ja 10 reformat

1. Reformë e thellë, tërësore në të gjitha nivelet e shkollave
2. Edukim i lidhur me jetën dhe jo edukim informal
3. Rritje të cilësisë së arsimit
4. Reformë reale në altertekst
5. Reformë reale në përzgjedhjen e mësuesve
6. Reformë reale në sistemin e vlerësimit të nxënësve
7. Shkollat e larta duhet të akreditohen. Agjencia e akreditimit të jetë e pavarur nga qeveria
8. Reformë në funksionimin e universiteteve për të rritur autonominë e tyre nga qeveria
9. Ndryshim i Maturës Shtetërore
10. Nxitja e arsimit profesional 

{sipas burimit Gazeta SOT, autore - Enkeleda Agalliu}

Rinia Shqiptare shkollim mash shkolla Prof. Dr. Rrokaj Dakan Fakulteti Histori-Filologji reforma qeveria e re matura universitetet private akreditim profesional

1 votë. Mesatarja e 5.00 të 5.
Abonohu:
Adresa e-mail