Matura; Sa pyetje do të ketë çdo fushë në matematikë

ARDIT BIDO

Provimi i dytë i Maturës Shtetërore, ai i matematikës, po afron, ndërsa maturantët po tentojnë të hamendësojnë se çfarë pyetjesh do të ketë në provimin që do të japin. Në këtë provim, figurat gjeometrike do të kenë peshën më të madhe të pyetjeve, pasi në të gjitha profilet kjo linjë ka më shumë se 20 për qind, që e përkthyer në pyetje do të thotë, 5 pyetje.

Ndarja e peshës në matematikë

Ndërkohë, përveç figurave gjeometrike, pjesë të rëndësishme të provimit do të zënë edhe matjet, funksioni dhe numri, të cilat kanë thuajse të njëjtën peshë, në të gjitha profilet e shkollave të mesme që do të japin nesër provim. Ndërkohë, shprehjet me ndryshore pritet të përbëjnë vetëm 1 deri në 3 pyetje në provimet në fjalë.

Testi do të ketë në total 25 pyetje dhe ushtrime, të cilat kanë në total 50 pikë. Në shkollat me profil natyror testi do të përqendrohet në figurat gjeometrike (5 ose 6 pyetje), funksioni (6 ose 7 pyetje) dhe matjet (4 ose 5 pyetje). Ndërkohë, në shkollat e përgjithshme dhe ato të profilit shoqëror, përveç këtyre fushave, edhe ekuacionet do të kenë sasi të konsiderueshme pyetjesh.

Pyetjet e provimeve

Testi i provimeve të Maturës Shtetërore 2008, për secilin nga provimet e detyruara (matematikë dhe gjuhë-letërsi) do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 pyetje me përgjigje alternative (13 pikë) dhe 12 pyetje me përgjigje me zhvillim (37 pikë). Në total një maturant duhet të marrë maksimumi 50 pikë për çdo provim të detyruar. 2 provimet me zgjedhje zhvillohen vetëm një herë në vit dhe zhvillohen në një ditë. Testet e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2008 do të përmbajnë për secilën lëndë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje me përgjigje alternative (10 pikë) dhe 10 pyetje me përgjigje me zhvillim (30 pikë).

Nxënësi, i cili është mbetës, qoftë edhe në një nga provimet e detyruara të Maturës Shtetërore në sesionin e parë, nuk ka të drejtë të futet në provimet me zgjedhje. Ky nxënës është i detyruar të japë riprovim lëndët e detyruara në vjeshtë dhe, në qoftë se i merr ato, ka të drejtë të futet në provimet me zgjedhje vitin e ardhshëm. Në Maturën 2008, maturantët e shkollave profesionale duhet të japin matematikën e gjuhë-letërsinë.

Artistike dhe sportive
Linja Pesha
Numri 14%
Shprehjet me ndryshore 8%
Ekuacionet 20%
Funksioni 18%
Figurat gjeometrike 24%
Matjet 16%

Natyrore

Linja Pesha

Numri 8%
Shprehjet me ndryshore 6%
Ekuacionet 12%
Funksioni A.Studimi elementar B.Njehsimi diferencial e integral 8% 18%
Figurat gjeometrike 22%
Matjet 16%
Statistika 4%
Kombinatorikë e probabilitet 6%

I përgjithshëm

Linja Pesha
Numri 8%
Shprehjet me ndryshore 8%
Ekuacionet 12%
Funksioni A.Studimi elementar B.Njehsimi diferencial e integral 8% 18%

Figurat gjeometrike 20%
Matjet 16%
Statistika 4%
Kombinatorikë e probabilitet 6%

Shoqërore

Linja Pesha

Numri 8%
Shprehjet me ndryshore 8%
Ekuacionet 16%

Funksioni A.Studimi elementar B.Njehsimi diferencial e integral 10% 16%

Figurat gjeometrike 20%
Matjet 14%
Statistika 4%
Kombinatorikë e probabilitet 4%

Gjuhët e huaja

Linja Pesha

Numri 12%
Shprehjet me ndryshore 8%
Ekuacionet 20%
Funksioni 20%
Figurat gjeometrike 24%
Matjet 16%

Pedagogjike
Linja Pesha

Numri 10%
Shprehjet me ndryshore 8%
Ekuacionet 14%
Funksioni A.Studimi elementar B.Njehsimi diferencial e integral 8% 16%
Figurat gjeometrike 22%
Matjet 14%
Statistika 4%
Kombinatorikë e probabilitet 4%

Shkollat teknike 5-vjeçare

Linja Pesha

Numri 8%
Shprehjet me ndryshore 7%
Ekuacionet 13%
Funksioni A.Studimi elementar B.Njehsimi diferencial e integral 8% 18%
Figurat gjeometrike 22%
Matjet 16%
Statistika 4%
Kombinatorikë e probabilitet 4%

06/06/2009

{Standart}

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • arbnora
    oooooooo pytje e pergjigjje po lype nga lenda e historis a po kupton tani
Abonohu:
Adresa e-mail