MASH shpall konkursin publik për shtëpitë botuese

 

Kërkohet prodhimi i teksteve të gjuhëve të huaja, si anglisht, italisht apo frëngjisht, me anë të së cilave do të mësojnë nxënësit nga klasa e tretë deri në klasën e dymbëdhjetë

Marsel LELA

TIRANË - Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka rishpallur ditën e djeshme konkursin publik për përzgjedhjen e subjekteve që do të prodhojnë dhe shpërndajnë metoda origjinale të mësimit të gjuhëve të huaja në shkollat shqiptare. Bëhet fjalë për tekstet e gjuhëve të huaja, si anglisht, italisht apo frëngjisht, me anë të së cilave do të mësojnë nxënësit nga klasa e tretë deri në klasën e dymbëdhjetë.

Shtëpitë botuese që janë të interesuara për të marrë pjesë në këtë konkurs publik, duhet të paraqiten pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës bashkë me tekstin, i cili duhet të jetë në gjuhën e huaj përkatëse. Komisioni i Miratimit të Teksteve Shkollore pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka rishpallur dje konkurrimin publik për shtëpitë botuese dhe distributorët që do të dëshirojnë të shpërndajnë në shkollat shqiptare për vitin shkollor 2009-2010 metoda origjinale për mësimin e gjuhëve të huaja nga klasa e tretë deri në klasën e dymbëdhjetë. Afati kohor për hapjen e ofertave me tekstet përkatëse në konkurrimin publik do të jetë data 17 qershor 2009, ora 10:00, në sallën e mbledhjeve, në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Për të marrë pjesë në konkurrim, të interesuarit duhet të paraqesin pranë zyrës përkatëse të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dokumentet e kërkuara. Përfaqësuesit e shtëpive botuese dhe distributorët duhet të bëjnë kujdes gjatë përgatitjes së dokumenteve, pasi oferta dhe të gjithë dokumentet e kërkuara, (përveç tekstit, i cili duhet të jetë i përgatitur në gjuhën përkatëse të huaj) duhet të jetë i përgatitur në gjuhën shqipe. Për t’u njohur me informacione të mëtejshme, të interesuarit duhet t’i drejtohen Komisionit të Miratimit të Teksteve Shkollore pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Shpallja e konkursit publik për prodhimin dhe shpërndarjen e metodave origjinale të mësimit të gjuhëve të huaja, ka ardhur dy muaj pas shpalljes së konkursit publik për prodhimin e teksteve shkollore të klasave të 9-ta. Përkatësisht, bëhet fjalë për tekstet e Biologjisë, Kimisë, Fizikës dhe tekstit të Shkencave të Tokës, që do të jenë gati këtë vit shkollor për nxënësit e klasave të nënta.

Tekstet që do të botohen për vitin shkollor 2009

i. Biologji

ii. Kimi

iii. Fizikë

iv. Shkencat e Tokës

Tekstet e mësipërme të përkthyera duhet të kenë këto specifikime:

 

Teksti i Biologjisë:

Formati i librit: 23 x 28,5 cm

Blloku i librit

Numri i ngjyrave: 4

Lloji dhe Gramatura e letrës: jo lustër, 80 gr/m2

Kopertina e librit:

Numri i ngjyrave: 4

Lloji dhe Gramatura e kartonçinës: bindakot, mat, simcot (të tria 300 gr/m2)

Lidhja e librit: me ngjitje

 

Teksti i Kimisë:

Formati i librit: 21 x 28,5 cm

Blloku i librit

Numri i ngjyrave: 4

Lloji dhe Gramatura e letrës: jo lustër, 80 gr/m2

Kopertina e librit:

Numri i ngjyrave: 4

Lloji dhe Gramatura e kartonçinës: bindakot, mat, simcot (të tria 300 gr/m2)

Lidhja e librit: me ngjitje

Teksti i Fizikës:

Formati i librit: 21 x 28,5 cm

Blloku i librit

Numri i ngjyrave: 4

Lloji dhe Gramatura e letrës: jo lustër, 80 gr/m2

Kopertina e librit:

Numri i ngjyrave: 4

Lloji dhe Gramatura e kartonçinës: bindakot, mat, simcot (të tria 300 gr/m2)

Lidhja e librit: me ngjitje

Teksti i Shkencave të Tokës:

Formati i librit: 23 x 28,5 cm

Blloku i librit

Numri i ngjyrave: 4

Lloji dhe Gramatura e letrës: jo lustër, 80 gr/m2

Kopertina e librit:

Numri i ngjyrave: 4

Lloji dhe Gramatura e kartonçinës: bindakot, mat, simcot (të tria 300 gr/m2

Lidhja e librit: me ngjitje

{Korrieri}

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • did
    • 1. did Më 12/01/2012
    Unë mendoj se kjo është me të vërtetë e mirë fakti që fëmijët do të mësojnë këtë gjuhë dhe unë gjithashtu mendoj se do të ishte një ide e mirë nëse ata do të mësojnë anglisht nga kopshti, sepse është e rëndësishme për ta ditur këtë gjuhë të huaj.
    Asigurare Locuinte
Abonohu:
Adresa e-mail