Make a free website Close

Kosove, mbahet Provimi i Matures Shteterore

Kosove, mbahet Provimi i Matures Shteterore

06.06.2009

Rreth 27 mijë maturantë i janë nënshtruar sot Provimit të maturës shtetërore në 98 qendra të testimit në të gjithë Kosovën. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe TeknologjisëEnver Hoxhaj, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së ...

... Prishtinës, Isa Mustafa dhe kryetari i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, Nehat Mustafa kanë vizituar maturantët, të cilët i janë nënshtruar testit të maturës në objektin e shkollës fillore “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë.
Me këtë rast, ministri Hoxhaj tha se testi i maturës është sfidë për 27 mijë maturantë të Kosovës. Duke konsideruar se mënyra e organizimit të maturës tejkalon konceptin e shkollës memorizuese, të mbajtjes mend të fakteve, Hoxhaj tha se ky test është një vlerësim individual i punës së maturantëve, i diturisë dhe shkathtësive të tyre mendore.
Ndërsa, kryetari i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, Nehat Mustafa pohoi se ka filluar testimi në 98 qendra të Republikës së Kosovës, të cilit i janë nënshtruar rreth 27 mijë maturantë dhe u shpreh optimist që këtë vit rezultatet e Maturës shtetërore të jenë shumë herë më të mëdha se sa viteve tjera, meqë sipas tij edhe përgatitja, sensibilizimi i maturantëve ka qenë më serioze se viteve të kaluara.
Kalueshmëria e testit të maturës është 50 për qind, ndërkaq rezultatet do të jepen më 12 qershor.

{Albeu}

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet (5)

bajram
  • 1. bajram | 29/08/2011

Pershendetje nga Mitrovica ka shum maturant qe jan met pa test te matures per shkakt te dates se kur kem me paraqit testin na kan than me 31 e tash me 27 aama te nderuar na nuk kena pas ku mu informu per shkakt se nuk kena [pas rrym :S:S: a kish pas munsi naj qysh me na nimu se 1 vit esht shum humbje e madhe per neve besomni ... Faliminderit per mirkuptim

love quotes
  • 2. love quotes (website) | 17/08/2011

Ekpsertët thonë se kjo është shumë shqetësuese, sepse nësë nuk reagohet ndaj dhunës,

gjovana
  • 3. gjovana | 06/06/2010

sa esht perqindja e kalimit te testit se niher u dit si 51% e tash 40%...a din najkush mem tregu??

liridona
  • 4. liridona | 02/06/2010

se paki vetem orjentim rreth pytjeve te testiti te matures

visar tifeku
  • 5. visar tifeku | 06/06/2009

Shto një koment