Koeficientet për secilin profil të shkollës së mesme

PRANVERA KOLA

09/06/2009  Pranimet në universitete për 2009-n, përcaktohen koeficientet për çdo program akademik

Përzgjedhja e kandidatëve fitues sipas kuotave të propozuara për secilin universitetet do të bazohet në përllogaritjen e pesë komponenteve të Maturës Shtetërore. Përveç koeficienteve të lëndëve me zgjedhe tashmë janë përcaktuar edhe koeficientet për llojin e shkollës së mesme. Konkretisht për kategorizimin e shkollave të mesme çdo degë e shkollës së lartë ka në dispozicion 5 koeficiente, nga 1.0 deri në 1.4. (1.0, 1.1, 1.2, 1.3, 1.4), me të cilët vendos preferencën e saj për llojet e ndryshme të shkollave të mesme, të grupuara në 10 kategori kryesore, që dallohen nga planet dhe programet që zbatojnë. Njëkohësisht janë miratuar tashmë edhe koeficientet e lëndëve me zgjedhje, që variojnë nga 1.0 në 1.3. Renditja e kandidatëve fitues do të përcaktohet sipas së njëjtës procedurë të aplikuar dhe në vitet e shkuara.

Formula tradicionale e përllogaritjeve edhe për këtë vit do të jetë sipas formulës tradicionale të Maturës Shtetërore (D1 + D2 + M) x Ksh + Z1 x K1 + Z2 x K2]. Ku Ksh është koeficienti i shkollës, K1 është koeficienti për provimin e parë me zgjedhje dhe K2 koeficienti për provimin e dytë me zgjedhje. Secili nxënës mund të llogarisë afërsisht sa pikë mund të fitojë duke njohur vlerësimet e veta (parashikimet), pra duke vlerësuar veten. Në këtë mënyrë do të orientohet më mirë për të kërkuar programin e studimit që dëshiron të vazhdojë në institucionet e arsimit të lartë publik. Ndërsa renditja dhe shpallja e fituesve për programet e studimit që kanë si kusht edhe konkursin e veçantë, si Arkitektura, Edukimi fizik, degët e Akademisë së Arteve, renditja e fituesve do të bëhet me një tjetër formulë. Në këto raste merren parasysh edhe pikët e konkursit.

*Shkrimin e gjeni të plotë në të botuar faqet e "Metropol"

1 votë. Mesatarja e 2.00 të 5.

Komentet (3)

eljona
  • 1. eljona | 06/01/2011

ju lutem na afishoni pak se sa eshte koeficenti per profilin natyror ne baze te cdo dege si psh:teknike e larte laboratori,imazheri etj.faleminderit

ana
  • 2. ana | 26/07/2009

a ka mundesi ta shpjegoni me sakte kete punen e llogaritjes se pikeve ju lutem!

remi
  • 3. remi | 03/07/2009

ku mund ti shohim keto koeficientet per shkollat e mesme?

Shto një koment