Juridiku, propozohet ulja e pranimeve

Juridiku, propozohet ulja e pranimeve

Dritan Laci

Universiteti i Tiranës, propozon 10 për qind rritje të pranimeve për disa fakultete

Nga 600, këtë vit, te Drejtësia mendohet të pranohen rreth 400 studentë. Zv/rektori Varfi, thotë se shkurtimi vjen si mungesë e pedagogëve

universitetAuditorët vazhdojnë të vuajnë mungesën e stafit të duhur akademik, por kjo duket se nuk i pengon institucionet drejtuese të arsimit të lartë publik, të shtojnë nga viti në vit numrin e pranimeve të studentëve. Me shumë siguri, kështu duket se do të ndodhë edhe këtë vit akademik në Universitetin e Tiranës, ku përflitet për tjetër shtim të konsiderueshëm të numrit të studentëve që do të ulen për herë të parë në auditorë. Nonda Varfi, zv/rektor në Universitetin e Tiranës, është shprehur në një prononcim për gazetën "Shekulli" se nuk ka vend për shqetësime pasi këtë vit, krahas rritjes së numrit të pranimeve, do të ketë edhe shtim të numrit të personelit akademik. Ai sqaron se deri në fillim të vitit akademik, puna në disa fakultete të cilat kanë dyndje të lartë të studentëve, do të jetë vendosur në vijë.

Shtohen kuotat, auditorët në vend numëro

Numri i pranimeve në vitin e ri akademik 2008-2009 mendohet të rritet me 10 për qind krahasuar me vitin akademik në vazhdim. E thënë ndryshe, në muajin tetor, në auditorë do të ulen, gjithmonë nëse propozimet e Rektoratit të Universitetit të Tiranës miratohen nga Këshilli i Ministrave, rreth 500 studentë më shumë se vitin e kaluar. Gjithsesi, rritja nuk do të jetë në progres të drejtë për të gjitha degët, pasi është menduar që gjatë vitit të ardhshëm akademik disa degë, të ashtuquajtura të privilegjuara, të kenë shkurtim të konsiderueshëm të numrit të pranimeve. Zv/rektori i Universitetit të Tiranës, Nonda Varfi është shprehur se ky shkurtim i numrit të pranimeve, është bërë me qëllim për t'i dhënë balancën e duhur disnivelit që ekziston midis numrit të studentëve në raport me atë të pedagogëve. Sipas një studimi të kryer kohë më parë, në Universitetin e Tiranës rezulton se raporti student/pedagog është 1 me 10 ndërkohë që ky raport, sipas standardeve të universiteteve evropianë, nuk duhet të jetë më shumë se 1 me 4.

Drejtësia, ul kuotat

Fakulteti që mendohet të ketë më shumë shkurtime në sezonin e ri akademik që fillon në muajin tetor të këtij viti është ai Drejtësisë, ku supozohet që të ketë thuajse 200 kuota më pak se vitin e kaluar. Kështu, nëse gjatë vitit akademik ky fakultet ka pranuar 600 studentë, këtë vit numri nuk pritet t'i kalojë 600 të tillë. Arsyeja e shkurtimit të numrit të pranimeve lidhet sërish me numrin e ulët të pedagogëve në këtë fakultet. Për të arritur proporcion të drejtë në raportin student-pedagog në Fakultetin Juridik, zv/rektori, Nonda Varfi ka informuar për gazetën "Shekulli" se gjatë vitit të ardhshëm akademik këtij fakulteti do t'i shtohen 110 pedagogë të rinj. Rritje të stafit akademik, do të ketë gjithashtu edhe në Fakultetin Histori-Filologji, atë të Shkencave Sociale dhe të Gjuhëve të Huaja. "Fakulteti Juridik paraqitet si një nga fakultetet më problematikë, përsa i përket raportit të numrit të studentëve në krahasim me pedagogët. Për këtë arsye ne kemi propozuar që ky fakultet të ketë një numër më të vogël studentësh se vitin e kaluar dhe një shtim të konsiderueshëm të numrit të pedagogëve, në përputhje kjo edhe me direktivat e mbërritura nga Këshilli i Ministrave. Rritje gjithashtu të stafit akademik do të këtë edhe në disa fakultetet të tjera". Një arsye tjetër e uljes së numrit të pranimeve në Fakultetin Juridik, sipas zv/rektorit Nonda Varfi është edhe numri i lartë i studentëve që po dalin nga kjo degë, që nuk i përgjigjet tregut të punës. "Në Shqipëri janë hapur shumë fakultete të Drejtësisë. Unë nuk e di se ku do shkojnë të punojnë të gjithë këta studentë pas përfundimit të studimeve në drejtësi",- shtron pyetjen profesor Nonda, duke përfunduar se duhet bërë medoemos një studim i mirëfilltë mbi këtë fenomen.

Part-Time, kthehet në tetor

Por nëse Juridiku do të ketë shkurtime në masë të pranimeve, ndryshe do të ndodhë me degët e tjera. Kështu, këtë vit, Fakulteti Ekonomik, gjithmonë nëse Këshilli i Ministrave merr parasysh propozimet e mbërritura nga Rektorati i Universitetit të Tiranës, do të ketë të paktën 80 studentë më shumë se vitin e shkuar akademik. Këtë fakt e ka pranuar kohë më parë edhe zv/dekani i Fakultetit Ekonomik, Fatmir Mema, i cili është shprehur se ky fakultet është i gatshëm të presë në auditorët e tij deri në 1300 studentë. Rritje të numrit të pranimeve këtë vit mendohet të kenë edhe degë si Mjekësia e Përgjithshme, Fakulteti Filologjik, Gjuhët e Huaja, ndërsa Shkencat Sociale mbeten ende për t'u shikuar.

Gjatë vitit të ardhshëm akademik priten të kthehen pas një viti mungesë edhe studimet me kohë të pjesshme, ose siç njihen ndryshe part-time. Kështu, të vetmet degë të cilat do të kenë pranime pa limit do të jenë Biologjia në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Administrim Biznesi dhe dega e Financës në Fakultetin Ekonomik. Edhe në vitin akademik 2008-2009, degët që do të aplikojnë sistemin e studimeve Part-Time do të jenë degët e Fakultetit Histori-Filologji, përjashtuar Gazetarinë, me 150 kuota të propozuar për secilën degë, si edhe Fakulteti Juridik me 400 kuota pranimesh.

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • Julie
    • 1. Julie Më 12/01/2012
    Unë mendoj se kjo situatë është pak e komplikuar dhe sinqerisht uroj që gjërat do të jetë më mirë në të ardhmen, sepse nuk është në rregull atë që po ndodh tani.
    Oferte Bucuresti
  • didutz
    • 2. didutz Më 12/01/2012
    Unë jam i sigurt se ky është një lajm i mirë dhe unë jam i sigurt se kjo ishte një vendim i mirë.
    <a href="http://www.vacanta.com/cazare-bucuresti/hoteluri-bucuresti/">Hoteluri Bucuresti</a>
  • Oferte Bucuresti
    • 3. Oferte Bucuresti Më 12/01/2012
    Unë jam i sigurt se ky është një lajm i mirë dhe unë jam i sigurt se kjo ishte një vendim i mirë.
Abonohu:
Adresa e-mail