Make a free website Close

Formulari A2, vetëm një kopje, nuk ka shans të dytë

Nuk ka ende një datë të saktë, për plotësimin e Formularit A2 në shkollat e mesme, ndërkohë që e vetmja gjë që dihet është se, formulari në të cilin janë vendosur preferencat do të jetë në duart e maturantëve, fill pas provimit të dytë me detyrim në lëndën e Matematikës më datë 17 Qershor.

Dritan Laci

MASH, ende nuk ka datë për Formularin A2, pritet përfundimi i provimeve me detyrim të Maturës Shtetërore

Formulari A2, kushton 2 mijë lekë. Kujdes, kush rrethon gabim, nuk ka mundësi të marrë formular të ri

Nuk ka ende një datë të saktë, për plotësimin e Formularit A2 në shkollat e mesme, ndërkohë që e vetmja gjë që dihet është se, formulari në të cilin janë vendosur preferencat do të jetë në duart e maturantëve, fill pas provimit të dytë me detyrim në lëndën e Matematikës më datë 17 Qershor. Edhe këtë vit, formularët e shpërndarë në shkolla do të jenë unikë, çka do të thotë se në rast të rrumbullakosjes gabim të preferencave, maturantët nuk do të kenë mundësi të pajisen me formular të ri, kjo pasi Formulari A2 nuk është i riprodhueshëm. Të drejtën për t’u pajisur me Formularin A2, do ta kenë vetëm maturantët që kanë plotësuar kërkesat për provime me zgjedhje. Do të jenë po këta maturantë, të cilët pas plotësimit të formularit, në bazë të një programi kompjuterik, do të shpallen fitues në një degë, duke respektuar dëshirën fillestare dhe kriterin e pikëve të grumbulluara në degët ku ata kanë aplikuar.

***

Për të marrë Formularin A2, maturantët duhet fillimisht të kenë derdhur në bankë pagesën prej 2 mijë lekësh, të caktuar nga Ministria e Arsimit, dhe më pas të bëjnë dorëzimin e faturës në sekretarinë e shkollës ku janë nxënës. Formulari A2 do të jetë i personalizuar sipas të dhënave që maturanti ka hedhur në Formularin A1. Para se formulari të kalojë në duart e maturantëve, ai do të plotësohet fillimisht me përgjegjësi nga mësuesi kujdestar. Në kokën e Formularit A2, ashtu si edhe në Formularin A1, do të jetë e vendosur sigla e Maturës Shtetërore, emri i shkollës, rrethi dhe numri i identifikimit të shkollës, ndërsa në pjesën qendrore, ID e nxënësit, emri, atësia dhe mbiemri i tij, klasa që ka mbaruar si edhe kodifikimi i të dhënave. Të drejtën për të hedhur notën mesatare në kuadratin djathtas-lart në Formularin A2, do ta kenë vetëm mësuesit kujdestarë dhe askush tjetër. Notë mesatare, do të cilësohet nota që maturantët kanë marrë gjatë katër ose pesë viteve të studimit, e cila do të vendoset në Dëftesën e Pjekurisë në përfundim të ciklit shkollor. Për nxënësit të cilët kanë përfunduar shkollën në vitin e parë të zhvillimit të Maturës Shtetërore, do të merret për bazë nota mesatare e shënuar në Dëftesën e Pjekurisë, ndërsa për nxënësit të cilët kanë përfunduar para vitit 2006, do të nxirret nota mesatare e katër ose pesë viteve të studimit. Në këtë llogaritje nuk do të merren parasysh notat e provimeve të maturës. Për të nxjerrë notën mesatare, për maturantët që kanë plotësuar Formularin A1, do të shërbejnë dëftesat origjinale në shkolla, ndërkohë që çdo nxënës do të vihet në dijeni për notën mesatare që do të vendoset në Formularin A2 të tij.

***

vazhdon...

Në Formularin A2, çdo universitet do të ketë të listuar degët e tij, ku maturantët do të kenë të drejtë të rrethojnë vetëm 10 prej tyre. Në krah të emërtimit të degëve të renditura në formular, do të jetë i shënuar edhe numri me tre shifra që përfaqëson degën. Para se të plotësojnë listën me degët e preferuara, specialistët këshillojnë që maturantët të formojnë fillimisht vetë një listë me 10 degë të renditura, sipas preferencës. Dega e parë, do të jetë ajo që studentët preferojnë më shumë, e dyta, dega që preferojnë nëse nuk fitojnë në Preferencën e Parë, e kështu me radhë. Procesi i llogaritjeve është plotësisht transparent. Për çdo degë, do të shpallet lista e kandidatëve të renditur sipas pikëve të fituara. Në këtë listë evidentohen dhe fituesit. Një kandidat, në listën e një dege mund ta shohë veten në fillimet e listës, por nuk është fitues në këtë degë. Kjo, për arsye se kjo degë është preferencë e ulët e tij, p.sh., e gjashta, ndërkohë që ai e sheh veten fitues në preferencën e tij më të lartë, p.sh., në Preferencën 3. Në Formularin A2, do të ketë një vend të posaçëm edhe për studentët që kërkojnë të vazhdojnë studimet në Itali. Në fund të kutive të Preferencave, është vendosur një drejtkëndësh ku shkruhet: “Kam aplikuar për studime në Itali” dhe në të djathtë është një rreth. Ky element është vendosur për të ndihmuar nxënësit që kanë aplikuar për të vazhduar studimet e larta në Itali. Të gjithë ata që kanë bërë këtë aplikim, detyrimisht duhet të mbushin rrethin në krah të shënimit. Duke qenë i mbushur ky rreth, krijohet mundësia që maturantit t’i plotësohet shumë shpejt, direkt nga kompjuteri, dokumenti që mund t’i kërkohet. Kjo do të shkurtojë kohën e pritjes për marrjen e dokumentit të kërkuar.

Formulari A2, preferencat, si rrethohen

Në të djathtë të Formularit A2, me emërtimin Preferenca, ndodhen 10 kuadrate. Për plotësimin e këtyre kuadrateve duhet shumë kujdes. Për secilën preferencë ka 3 (tre) kuti. Në çdo kuti shënohet një shifër. Numri i formuar përfaqëson numrin e degës që keni zgjedhur për atë preferencë. P.sh., në kutinë Preferenca 1 është plotësuar 042. Kjo do të thotë që dega e kandidatit me preferencë të parë (më të lartën) është dega Inxhinieri Mjedisi në Universitetin Politeknik. Pasi plotësohen kutitë me shifra, mbushen rrathët poshtë secilës kuti për shifrën përkatëse. P.sh., për 042, poshtë shifrës 0 mbushet rrethi në të majtë të 0. Poshtë kutisë së dytë mbushet rrethi në të majtë të 4 (kolona e dytë me rrathë). Poshtë kutisë së tretë mbushet rrethi në të djathtë të 2 (kolona e tretë me rrathë). Mbushja do të bëhet e plotë, me stilolaps me ngjyrë të zezë. Vazhdojmë me preferencat e tjera. Është e detyrueshme që të mbushen të 10 kutitë e Preferencave, ndryshe formulari quhet i pavlefshëm. Në rastet kur keni zgjedhur më pak se 10 degë të preferuara, kutitë e tjera të Preferencave mbushen detyrimisht me shifrën 000 dhe mbushen rrathët e rreshtit të parë.

{Shekulli}

1 votë. Mesatarja e 1.00 të 5.

Komentet (3)

Tili
  • 1. Tili | 21/07/2010

çmimi i aplikuar me maturen 2009:
30 mije leke te reja per nje kopje.
Infeksion i pasherushem qe kalon çdo vit mbi 18 vjeçaret.
Paskemi qene komb i mallkuar.

Tili
  • 2. Tili | 21/07/2010

Sistem perfekt.Por.....:
Fiktivitet vleresimi.
Biznes kopjesh.
Më i miri shkelet nga me i dobti.
Sehir skandaloz.
Turp.

isi
  • 3. isi | 13/07/2009

jo me lla m.sh ka degjeneru fare jan ndryshu koeficentet prap, pune dreqi

Shto një koment