Edhe studentet e EUJL-se perkrahin protesten e studenteve te USHt-se

20.05.2009
Unioni i Studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore mbështet protestën e paralajmëruar nga Parlamenti Studentor i Universitetit Shtetëror të Tetovës kundër shkurtimit te buxhetit të USHT-së. “Shkurtimi i buxhetit të USHT-së ndikon drejtpërdrejtë në limitimin e mundësive të shkollimit të lartë universitarë në gjuhën shqipe, arsye kjo shumë e fortë që na obligon në ngritjen e zërit ndaj një padrejtësie irituese dhe tejet brengosëse për të gjithë qytetarët shqiptarë jo vetëm në Maqedoni, por edhe të viseve të tjera ku ata jetojnë. Veprimet e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Maqedonisë, janë shprehje një diskriminimi klasik në bazë të përkatësisë etnike dhe u apelojmë të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që të ndërmarrin hapa në drejtim të përmirësimit të kësaj gjendjeje mjeruese në të cilën gjendet aktualisht Universiteti Shtetëror i Tetovës, i cili që nga themelimi i tij e deri më sot ende nuk ka kushte minimale për punë”, thuhet në kominikatën e Unionit të Studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore.

{Albeu}

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail