Durrës, nis gara për drejtuesit e universitetit

23 qershor, ora 16.25- Nis procesi zgjedhor në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Bruna Prifti

Nis procesi zgjedhor në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Sipas ministrisë së Arsimit, zgjedhjet për organet drejtuese të këtij institucioni (rektorë, dekanë, organe kolegjiale) do të bëhen në bazë të Ligjit për Arsimin e Lartë.

Sipas urdhrit të dhënë nga ministri Pollo, data e zhvillimit të zgjedhjeve për organet dhe autoritetet drejtuese të universitetit më të ri në vend, do të jetë 16 korriku 2008.

Në bazë të Ligjit për Arsimin e Lartë, me çeljen e një institucioni publik të Arsimit të Lartë drejtuesit emërohen fillimisht nga Ministri i Arsimit.

Duhet të kalojë të paktën një vit nga hapja e një universiteti, që të zhvillohen zgjedhjet e para. Kjo për të siguruar numrin e mjaftueshëm të personelit akademik i cilipërbën kontigjentin kryesor për zgjedhjen e drejtuesve.

Ky universitet nuk u përfshi në zgjedhjet e janarit 2008, muaj kur u zgjodhën drejtuesit e 10 universiteteve të tjera publike, pasi nuk ishin konstituarstafet e duhura akademike.

Në këto zgjedhje do të marrin pjesë edhe stafi joakademik dhe të gjithë studentët (vota e tyre ka peshën 5% dhe 20%)

Në dhjetor të vitit 2005 një Vendim i Këshillit të Ministrave vendosi hapjen e universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Ky Universitet fillimisht përbëhej nga 3 Fakultete: Fakulteti i Edukimit, Fakulteti i Ekonomisë dhe Administrimit si dhe shkolla e lartë jouniversitare, me diploma universitare në degët e: Ciklit të ulët, gjuhë angleze, kualifikime pasuniversitare në fushën e mësuesisë dhe të menaxhimit të arsimit, (Fakulteti i Edukimit) shkenca të administrimit, menaxhim turizëm (Fakulteti i Ekonomisë ).

Në fillim të këtij viti akademik ky universitet do të përbëhet edhe nga një fakultet i ri, i pari në vend që ofron studime të larta të integruar me praktikën (FASTIP).

{Shekulli}

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail