Doktoraturat për Politeknikun, Bujqësorin dhe Juridikun

Qeveria hap tetë programe doktorature për Universitetin e Tiranës, Politeknikun dhe Bujqësorin. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, qeveria vendosi hapjen e programeve të studimeve të ciklit të tretë, të doktoratës, në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës. Tri doktoratat e miratura për Juridikun janë: Doktoratë në “Shkenca juridike civile”; Doktoratë në “Shkencat penale”; Doktoratë në “E drejta publike”. Ndërsa kuotat e pranimit në këto programe studimi të doktoratës, në Fakultetin e Drejtësisë, për vitin 2009, janë gjithsej, 30, prej të cilave 4 për kandidatët nga jashtë kufijve të vendit. Për Universitetin Politeknik të Tiranës qeveria ka miratuar hapjen në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, të programit të studimit të ciklit të tretë, të doktoratës, në “Teknologjitë e informacionit dhe komunikimit”.

        Kouta e pranimit në këtë program studimi, për vitin 2009, është 12, prej të cilave 2 për kandidatë nga jashtë kufijve të vendit. Më shumë programe doktorature janë hapur për Universitetin Bujqësor të Tiranës. Sipas vendimit të qeverisë, në këtë universitet do të ofrohen programet e studimeve të ciklit të tretë, të doktoratës, sipas fakulteteve, si më poshtë. Për Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit: Doktoratë në “Bujqësia dhe mjedisi”, me drejtimet: “Shkencat agronomike”, “Shkencat e prodhimit shtazor”, “Shkencat e hortikulturës”, “Shkencat mjedisore”, “Shkencat e mbrojtjes së bimëve”. Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit: Doktoratë në “Ekonomi dhe agrobiznes”, me drejtimet: “Drejtim agrobiznesi”, “Ekonomi dhe politikë agrare”, “Financë-Kontabilitet”. Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, doktoratë në “Shkencat dhe bioteknologjia ushqimore”. Fakulteti i Shkencave Pyjore: Doktoratë në “Shkencat pyjore”, me drejtimet: “Qeverisja e qëndrueshme e burimeve pyjore dhe kullosore”, “Teknologjia e drurit”. Kuotat e pranimit në këto programe studimi të doktoratës, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, për vitin 2009, janë, gjithsej, 49, prej të cilave 9 kuota për kandidatët nga jashtë kufijve të vendit. Tarifa e shkollimit për çdo program të plotë studimi është 400 000 (katërqind mijë) lekë dhe likuidohet, për çdo vit të kohëzgjatjes normale, me këste të caktuara nga fakulteti përkatës. Kandidatët, që do të ndjekin programet e studimit të doktoratës, nga stafi akademik i brendshëm I institucioneve të arsimit të lartë, paguajnë 50 për qind të tarifës së shkollimit. Kohëzgjatja e studimeve të doktoratës është, të paktën 3 vite, ku përfshihen edhe 60 kredite për studime të organizuara. Në përfundim të këtyre programeve lëshohet diplomë për gradën shkencore “Doktor” (Dr.).

Universiteti i Tiranës
Doktoratë në “Shkenca juridike civile” 10 kuota
Doktoratë në “Shkencat penale”, 10 kuota
Doktoratë në “E drejta publike” 10 kuota
Universiteti Politeknik
Doktoratë në “Teknologjitë e informacionit dhe komunikimit” 12 kuota
Universiteti Bujqësor
Doktoratë në “Bujqësia dhe mjedisi” 20 kuota
Doktoratë në “Ekonomi dhe agrobiznes” 15 kuota
Doktoratë në “Shkencat dhe bioteknologjia ushqimore” 5 kuota
Doktoratë në “Shkencat pyjore” 9 kuota.


19 Qershor 2009, {Albania}

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • short stories
    I am prosperous to desolated so homey utilizable grouping here in the dos, we chemical get communicator strategies in this bid, thanks for lug.
  • gucadag
    • 2. gucadag Më 23/06/2011
    Godd
  • North Face Jackets
    North Face Outlet isn’t the only brand ’s successful .” said analyst Matt Powell of SportsOneSource, “but North Face Jacket’re the most successful.” In fact,Powell estimates that less than a year after launching the brand, North Face Jackets has an 80 percent market share of what calculates to be a $150 million domestic North Face business.
  • Chiropractor in Boulder
    Qeveria hap tetë programe doktorature për Universitetin e Tiranës, Politeknikun dhe Bujqësorin. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, qeveria vendosi hapjen e programeve të studimeve të ciklit të tretë, të doktoratës, në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës. Tri doktoratat e miratura për Juridikun janë: Doktoratë në “Shkenca juridike civile”; Doktoratë në “Shkencat penale”; Doktoratë në “E drejta publike”. Ndërsa kuotat e pranimit në këto programe studimi të doktoratës, në Fakultetin e Drejtësisë, për vitin 2009, janë gjithsej, 30, prej të cilave 4 për kandidatët nga jashtë kufijve të vendit. Për Universitetin Politeknik të Tiranës qeveria ka miratuar hapjen në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, të programit të studimit të ciklit të tretë, të doktoratës, në “Teknologjitë e informacionit dhe komunikimit”. Kouta e pranimit në këtë program studimi, për vitin 2009, është 12, prej të cilave 2 për kandidatë nga jashtë kufijve të vendit. Më shumë programe doktorature janë hapur për Universitetin Bujqësor të Tiranës. Sipas vendimit të qeverisë, në këtë universitet do të ofrohen programet e studimeve të ciklit të tretë, të doktoratës, sipas fakulteteve, si më poshtë. Për Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit: Doktoratë në “Bujqësia dhe mjedisi”, me drejtimet: “Shkencat agronomike”, “Shkencat e prodhimit shtazor”, “Shkencat e hortikulturës”, “Shkencat mjedisore”, “Shkencat e mbrojtjes së bimëve”.
  • sevim
    • 5. sevim Më 02/01/2010
    ju lutem a mund te me sqaroni dicka ne lidhje me shoqerit trgtare publike
Abonohu:
Adresa e-mail