Akreditimi i universiteteve ne Kosove, në fillim të korrikut

Akreditimi i universiteteve, në fillim të korrikut

Nga Express  më 10.06.2009 në ora 13:16

Procesi i akreditimit të universiteteve private duket se do të finalizohet së shpejti. Zyrtarë të lartë të Agjencisë për Akreditim në Kosovë thanë se në javën e parë të muajit të ardhshëm do të akreditohen institucionet që i përmbushin kriteret.

Ferdije Zhushi, kryetare e Bordit të Agjencisë për akreditim dhe anëtare e Këshillit Kombëtar të Cilësisë, tha se procesi ka hyrë në fazën finale. Sipas saj, me 23 dhe 24 qershor do të mbahet mbledhja e Bordit të Agjencisë, ku do të shqyrtohet raporti i ekspertëve ndërkombëtarë, e më pas do t’i dorëzohet ministrit Enver Hoxhaj, i cili do të vendosë për akreditim, apo jo të institucioneve të arsimit të lartë privat.

(Foto: Jetmir Idrizi)“Në këtë fazë ne nuk japim asnjë deklaratë sepse krejt procesi duhet të jetë në konfidencë të plotë, e rezultatet duhet t’i shpallë ministri në fund. Ne e kemi mbledhjen e bordit, por duhet të dini që ministria është duke punuar në çështjen e licencimit, për shkak se ne na agjenci bëjmë akreditim, ndërsa pjesën e licencimit e bënë ministria, kur të dihen rezultatet e dy proceseve ministri i shpallë publikisht”, ka sqaruar Ferdije Zhushi.

Në pyetjen se a mund të vlerësohet se deri në fund të qershorit mund të jetë i përfunduar ky proces, Zhushi ka thënë: “Jo deri në fund të qershorit, por kah java e parë e korrikut”, raporton RTK.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, tha se akreditimi do t’iu mundësojë institucioneve private që të jenë të krahasueshme me universitetet tjera në Evropë.

Në mungesë të legjislacionit, pas përfundimit të luftës, në Kosovë është shfrytëzuar vakuumi institucional për t’u hapur mbi 30 universitete private, të cilat nuk garantonin cilësi të studimeve.

Me një vendim të qeverisë dhe në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë është themeluar Agjencia Kosovare e Akreditimit, e cila në bazë të kritereve të përcaktuara me ligj, vlerëson dhe akrediton institucionet e arsimit të lartë qofshin private apo publike.
Për të përmirësuar cilësinë dhe për t’u krahasuar me institucionet dhe standardet evropiane, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë merr iniciativën për akreditim.

Një ekip i ekspertëve britanik, të mbështetur nga Këshilli Britanik për Akreditim vizituan të gjitha institucionet për përcaktimin e cilësisë se tyre, ku në fazën e parë të vlerësimit Këshilli Britanik për akreditim rekomandoi që asnjë nga këto institucione nuk i plotëson kriteret për t’u akredituar. Në një situatë të tillë, institucioneve arsimore iu është kërkuar që të plotësojnë kriteret shkencore dhe pedagogjike.

Ministri i arsimit, Enver Hoxhaj, vlerëson se akreditimi i universiteteve është shumë i nevojshëm, dhe është kërkuar për qëllimin më të mirë, që të ketë ngritje të cilësisë dhe ato të mund të konkurrojnë me universitete e tjera në Evropë.

“Nuk mund të ketë universitete të mira nëse nuk ka punë shkencore hulumtuese, krejt ajo çka është universitet bazohet në hulumtim. Nuk mund të ketë universitete të mira nëse nuk ka sigurim të cilësisë. Ne në sektorin e sigurimit të cilësisë dhe të akreditimit jemi vendi që lëvizë më shpejt se të gjitha vendet e rajoni dhe akreditimi do t’u mundësojë universiteteve tona të jenë të matshme, të krahasueshme me universitetet në rajon dhe në Evropë”, ka theksuar ministri Hoxhaj.

Ekipet e ekspertëve ndërkombëtarë në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Akreditim, kanë filluar procesin e vlerësimit që nga 1 tetori i vjetëm.

{Express}

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • elza
    • 1. elza Më 07/07/2009
    pershendetje!
    desha te di a eshte akredituar fakulteti i farmacise ne universitetin publik?
    pres pergjigjie nga ju.
  • valentina
    • 2. valentina Më 30/06/2009
    pershendetje:desha te dije a osht diku afer me plotesimin e kushteve universiteti fama per akreditim shpresoj qe osht diku ne list isha gezu shume nese ne fund na del ni pergjigje e e mire per ket universitet.
  • avni
    • 3. avni Më 27/06/2009
    Pershendetje! Une jam studen ne Universitetin e Linzit ne Austri. Me interson te dij disa informacione nese posedoni, ne lidhje me Akreditimin e Univesiteteve Private(gjegjesisht Univesitetit Mbretror Iliria, pasi qe kam qen kuader e keti Univesiteti.Pytja ime ashte se: nese kto Universitete Private do te Akreditohen,ky proces a dot te perfshij vitin akademik 2004/2005 ? dot te gezohesha per nje pergjegjje te sakt dhe te shpejt.
    Me respekt,
    A. KRASNIQI
Abonohu:
Adresa e-mail