Arsimi

Tema nga fusha e arsimit...

Koeficientet për secilin profil të shkollës së mesme

PRANVERA KOLA

09/06/2009  Pranimet në universitete për 2009-n, përcaktohen koeficientet për çdo program akademik

Përzgjedhja e kandidatëve fitues sipas kuotave të propozuara për secilin universitetet do të bazohet në përllogaritjen e pesë komponenteve të Maturës Shtetërore. Përveç koeficienteve të lëndëve me zgjedhe tashmë janë përcaktuar edhe koeficientet për llojin e shkollës së mesme. Konkretisht për kategorizimin e shkollave të mesme çdo degë e shkollës së lartë ka në dispozicion 5 koeficiente, nga 1.0 deri në 1.4. (1.0, 1.1, 1.2, 1.3, 1.4), me të cilët vendos preferencën e saj për llojet e ndryshme të shkollave të mesme, të grupuara në 10 kategori kryesore, që dallohen nga planet dhe programet që zbatojnë. Njëkohësisht janë miratuar tashmë edhe koeficientet e lëndëve me zgjedhje, që variojnë nga 1.0 në 1.3. Renditja e kandidatëve fitues do të përcaktohet sipas së njëjtës procedurë të aplikuar dhe në vitet e shkuara.

Vazhdo leximin

Matura; Sa pyetje do të ketë çdo fushë në matematikë

ARDIT BIDO

Provimi i dytë i Maturës Shtetërore, ai i matematikës, po afron, ndërsa maturantët po tentojnë të hamendësojnë se çfarë pyetjesh do të ketë në provimin që do të japin. Në këtë provim, figurat gjeometrike do të kenë peshën më të madhe të pyetjeve, pasi në të gjitha profilet kjo linjë ka më shumë se 20 për qind, që e përkthyer në pyetje do të thotë, 5 pyetje.

Vazhdo leximin

Maturantët; Çfarë do të zgjedhim: tregun apo prirjet? Të dyja.

BLERTA MRISHAJ

Maturantët, dilemat ende nuk kanë mbaruar. Një tjetër zgjedhje i pret. Profesioni i tyre i ardhshëm. Cili do të jetë? Çfarë do të jenë ata pas 10 vjetësh? Të gjithë mjekë, avokat, psikologë, ekonomistë apo inxhinierë? Kur vjen fjala për punën e tyre të ardhshme, çfarë mendojnë maturantët? Çfarë i shtyn ata të bëjnë atë apo këtë zgjedhje?

Vazhdo leximin

Kosove, mbahet Provimi i Matures Shteterore

Kosove, mbahet Provimi i Matures Shteterore

06.06.2009

Rreth 27 mijë maturantë i janë nënshtruar sot Provimit të maturës shtetërore në 98 qendra të testimit në të gjithë Kosovën. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe TeknologjisëEnver Hoxhaj, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së ...

... Prishtinës, Isa Mustafa dhe kryetari i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, Nehat Mustafa kanë vizituar maturantët, të cilët i janë nënshtruar testit të maturës në objektin e shkollës fillore “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë.
Me këtë rast, ministri Hoxhaj tha se testi i maturës është sfidë për 27 mijë maturantë të Kosovës. Duke konsideruar se mënyra e organizimit të maturës tejkalon konceptin e shkollës memorizuese, të mbajtjes mend të fakteve, Hoxhaj tha se ky test është një vlerësim individual i punës së maturantëve, i diturisë dhe shkathtësive të tyre mendore.
Ndërsa, kryetari i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, Nehat Mustafa pohoi se ka filluar testimi në 98 qendra të Republikës së Kosovës, të cilit i janë nënshtruar rreth 27 mijë maturantë dhe u shpreh optimist që këtë vit rezultatet e Maturës shtetërore të jenë shumë herë më të mëdha se sa viteve tjera, meqë sipas tij edhe përgatitja, sensibilizimi i maturantëve ka qenë më serioze se viteve të kaluara.
Kalueshmëria e testit të maturës është 50 për qind, ndërkaq rezultatet do të jepen më 12 qershor.

{Albeu}

Studentët e Bujqësorit, protestë për diplomat

Studentët e Bujqësorit, protestë për diplomat

E Hene, 01 Qershor 2009
Studentë të Universitetit Bujqësor në Kamëz kanë dalë në protestë për diplomat e tyre. Studentët kërkojnë diplomën e sistemit të vjetër, ku të përcaktohet titulli, diploma të përmbajë fotografinë po ashtu të jetë e vlefshme për tregun e punës.
Ata e konsiderojnë diplomën e sistemit të Bolonjës, të pavlefshëm, pasi ata kanë ndjekur sistemin e vjetër arsimor.

 

{Ora-News}

Maturantët i nënshtrohen testit të letërsisë

Maturantët i nënshtrohen testit të letërsisë

para 3 ore e 22 minuta {...sot ne mengjes-,juridiksi}
Maturantët i nënshtrohen sot testit të letërsisë. Testi i letërsisë është provimi i parë për maturantët dhe do të përmbajë 25 pyetje. Testet e letërsisë janë përgatitur nga 15 ekspertë të Agjensisë së Vlerësimmit të Arritjeve, të cilët qëndruan të izoluar për 6 ditë. Provimi i letërsisë do të nisë në orën 10:00 në të gjitha gjimnazet. Do jetë pikërisht ora 10:00 koha që do dalin edhe ekspertët e AVA-s. Provimi do të zgjasë 2 orë 30 minuta.Kjo është matura e 4 që aplikohet në vendin tonë.

{Ora-News}