45.66% e maturantëve kalojnë testin e maturës (ne Rep. Kosoves)

Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQSHM), ka bërë të ditur se nga 25.764 maturantë sa i janë nënshtruar testit të maturës së sivjetme, kalueshmëria ka qenë 45.66 % , që është rezultat i përafërt me atë të vitit të kaluar.

     Gjatë një konference për media, kryetari i KQSHM-së, Nehat Mustafa, vlerësoi se përqindja e kalueshmërisë është e përafërt me vitin e kaluar dhe tha se nuk do t'i parashtrohet kërkesa ministrit të Arsimit Enver Hoxhaj për ulje të kriterit në 45%, meqë periudha e vetëdijesimit konsiderohet të ketë qenë e mjaftueshme.

Ai ka thënë se gjatë testit të maturës ka pasur parregullsi në shkollën e mesme profesionale 'Adem Gllavica' të Lipjanit, andaj komisioni ka pezulluar rezultatet derisa të jepen sqarimet.

     Mustafa vlerëson se këtë vit administrimi ka qenë shumë më në nivel dhe se sipas tij kjo mund të ketë qenë arsyeja e rezultatit të përafërt me atë të vitit të kaluar.
     Rezultatet e publikuara bëjnë të ditur se nxënësit që i janë nënshtruar testit në gjuhën shqipe kanë arritur kalueshmëri prej 45.45 %, ata në gjuhën turke kanë arritur kalueshmëri prej 55.7% dhe ata në gjuhën boshnjake kanë arritur kalueshmëri prej 56.5%.
     Ndryshe, këtë vit testit të maturës i janë nënshtruar edhe gjashtë maturantë të tjerë, të cilët kanë preferuar që testin ta kenë në gjuhën angleze, ku katër prej tyre kanë treguar sukses pozitiv.
{RTV 21}
Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • bujar
    • 1. bujar Më 23/07/2011
    a ka pasur ulje te kriterit sivjet a jo ju lutem kallxom
  • ardita
    sa esht perqindja e rezultatit ye matures ne afatin e gushtit
  • makfire
    [b][/b]
  • DESARETA
    • 4. DESARETA Më 21/05/2010
    MIRDITA JU LUTEM NA NDIMONI PER PROVIMIN E LIRIMIT TE MINI MATURES GJUHA SHQIPE DHE MATEMATIKA FALIMINDERIT ME RESPEKT DESARETA HOXHA

Shto një koment

You're using an AdBlock like software. Disable it to allow submit.