Arsimi

Tema nga fusha e arsimit...

Bëj një postim
  • Maturantët; Çfarë do të zgjedhim: tregun apo prirjet? Të dyja.

    BLERTA MRISHAJ

    Maturantët, dilemat ende nuk kanë mbaruar. Një tjetër zgjedhje i pret. Profesioni i tyre i ardhshëm. Cili do të jetë? Çfarë do të jenë ata pas 10 vjetësh? Të gjithë mjekë, avokat, psikologë, ekonomistë apo inxhinierë? Kur vjen fjala për punën e tyre të ardhshme, çfarë mendojnë maturantët? Çfarë i shtyn ata të bëjnë atë apo këtë zgjedhje?

    Vazhdo leximin

  • Kosove, mbahet Provimi i Matures Shteterore

    Kosove, mbahet Provimi i Matures Shteterore

    06.06.2009

    Rreth 27 mijë maturantë i janë nënshtruar sot Provimit të maturës shtetërore në 98 qendra të testimit në të gjithë Kosovën. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe TeknologjisëEnver Hoxhaj, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së ...

    ... Prishtinës, Isa Mustafa dhe kryetari i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, Nehat Mustafa kanë vizituar maturantët, të cilët i janë nënshtruar testit të maturës në objektin e shkollës fillore “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë.
    Me këtë rast, ministri Hoxhaj tha se testi i maturës është sfidë për 27 mijë maturantë të Kosovës. Duke konsideruar se mënyra e organizimit të maturës tejkalon konceptin e shkollës memorizuese, të mbajtjes mend të fakteve, Hoxhaj tha se ky test është një vlerësim individual i punës së maturantëve, i diturisë dhe shkathtësive të tyre mendore.
    Ndërsa, kryetari i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, Nehat Mustafa pohoi se ka filluar testimi në 98 qendra të Republikës së Kosovës, të cilit i janë nënshtruar rreth 27 mijë maturantë dhe u shpreh optimist që këtë vit rezultatet e Maturës shtetërore të jenë shumë herë më të mëdha se sa viteve tjera, meqë sipas tij edhe përgatitja, sensibilizimi i maturantëve ka qenë më serioze se viteve të kaluara.
    Kalueshmëria e testit të maturës është 50 për qind, ndërkaq rezultatet do të jepen më 12 qershor.

    {Albeu}

  • Studentët e Bujqësorit, protestë për diplomat

    Studentët e Bujqësorit, protestë për diplomat

    E Hene, 01 Qershor 2009
    Studentë të Universitetit Bujqësor në Kamëz kanë dalë në protestë për diplomat e tyre. Studentët kërkojnë diplomën e sistemit të vjetër, ku të përcaktohet titulli, diploma të përmbajë fotografinë po ashtu të jetë e vlefshme për tregun e punës.
    Ata e konsiderojnë diplomën e sistemit të Bolonjës, të pavlefshëm, pasi ata kanë ndjekur sistemin e vjetër arsimor.

     

    {Ora-News}

  • Maturantët i nënshtrohen testit të letërsisë

    Maturantët i nënshtrohen testit të letërsisë

    para 3 ore e 22 minuta {...sot ne mengjes-,juridiksi}
    Maturantët i nënshtrohen sot testit të letërsisë. Testi i letërsisë është provimi i parë për maturantët dhe do të përmbajë 25 pyetje. Testet e letërsisë janë përgatitur nga 15 ekspertë të Agjensisë së Vlerësimmit të Arritjeve, të cilët qëndruan të izoluar për 6 ditë. Provimi i letërsisë do të nisë në orën 10:00 në të gjitha gjimnazet. Do jetë pikërisht ora 10:00 koha që do dalin edhe ekspertët e AVA-s. Provimi do të zgjasë 2 orë 30 minuta.Kjo është matura e 4 që aplikohet në vendin tonë.

    {Ora-News}

  • Edhe studentet e EUJL-se perkrahin protesten e studenteve te USHt-se

    20.05.2009
    Unioni i Studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore mbështet protestën e paralajmëruar nga Parlamenti Studentor i Universitetit Shtetëror të Tetovës kundër shkurtimit te buxhetit të USHT-së. “Shkurtimi i buxhetit të USHT-së ndikon drejtpërdrejtë në limitimin e mundësive të shkollimit të lartë universitarë në gjuhën shqipe, arsye kjo shumë e fortë që na obligon në ngritjen e zërit ndaj një padrejtësie irituese dhe tejet brengosëse për të gjithë qytetarët shqiptarë jo vetëm në Maqedoni, por edhe të viseve të tjera ku ata jetojnë. Veprimet e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Maqedonisë, janë shprehje një diskriminimi klasik në bazë të përkatësisë etnike dhe u apelojmë të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që të ndërmarrin hapa në drejtim të përmirësimit të kësaj gjendjeje mjeruese në të cilën gjendet aktualisht Universiteti Shtetëror i Tetovës, i cili që nga themelimi i tij e deri më sot ende nuk ka kushte minimale për punë”, thuhet në kominikatën e Unionit të Studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore.

    {Albeu}

  • Matura, ja si të llogarisni vetë pikët

    Esmeralda Keta

    Ethet e vërteta për kandidatët që duan të fillojnë një shkollë të lartë, nisin pasi u janë nënshtruar provimeve të Maturës Shtetërore. Në pritje të rezultatit përfundimtar ata mund të llogarisin vetë pikët, e në këtë mënyrë mund ta vendosin veten e tyre në listën e fituesve ose poshtë vijës së kuqe. Dhe, kjo pa pasur nevojë të presin renditjen përfundimtare që do të publikohen nga AVA. Pikërisht, për t’u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që këtë vit janë të përfshirë nga ethet e shkollës së lartë, po botojmë dy shembuj konkretë se si të rinjtë të bëjnë llogaritjen e pikëve. Ky rezultat përfundimtar do të jetë i vlefshëm me degët preferenciale që të rinjtë kanë shënuar në formularin A2, i cili ende nuk ka nisur të plotësohet, por që sipas specialistëve, është shumë i rëndësishëm.
    Llogaritja e pikëve
    Janë 5 nota, të cilët pasi të mblidhen japin rezultatin përfundimtar me të cilin konkurron çdo kandidat. Është nota mesatare e shkollës së mesme, 2 notat e lëndëve me zgjedhje (Z1, Z2) që në varësi të preferencës së fakultetit do të shumëzohen me koeficientët 1.0 dhe 1.3, janë edhe 2 notat e provimeve të detyruara (D1, D2), të cilat në varësi të llojit të shkollës së mesme do të shumëzohen me koeficientët 1.0, 1.1, 1.2, 1.3, 1.4. Të pestë këto rezultate do të shumëzohen në fund me 100 dhe më pas mblidhen për të nxjerrë numrin total të pikëve. Shuma e dalë do të jetë rezultati përfundimtar me të cilin çdo kandidat do të konkurrojë për në shkollë të lartë, që do të shkojë paralel me degën preferenciale të shënuar nga vetë kandidati në formularin A2.
    Dega fituese
    Specialistët e MASH-it i këshillojnë të rinjtë që të bëjnë kujdes në përzgjedhjen e degëve preferenciale që do të shënojnë në formularin A2, pasi është një ndër faktorët kryesorë që të bëjnë fitues apo humbës. “Kandidati ka të drejtë të shënojë deri në 10 degë, sipas një rendi preferencial, - kanë shpjeguar specialistët. – Pas përfundimit të të gjithë procesit të Maturës, në varësi të pikëve të marra dhe të preferencës së kandidatëve, do të përcaktohet dega dhe universiteti ku ai rezulton fitues. Nëse kandidati nuk paraqitet për t’u regjistruar në këtë degë, atëherë ai digjet dhe për të fituar statusin e studentit i duhet të presë Maturën e vitit pasardhës që të konkurrojë sërish”. E thënë më qartë, studentët që kanë pikët maksimale do të shkojnë në fakultetet e Tiranës, ndërsa të tjerët do të shpërndahen në universitetet e rretheve, pasi për Universitetin e Tiranës zhvillohet edhe gara më e fortë. Pikërisht, për t’u ardhur sa më shumë në ndihmë të rinjve në zgjedhjet e preferencave që do të shënojnë në formularin A2, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka deklaruar se plotësimi i tij do të nisë gjatë muajit qershor, pasi maturantët të kenë dhënë dy provimet me detyrim dhe të kenë marrë edhe notat e tyre.

    {Gazeta Shqiptare}

  • Zgjedhjet ne fakultete, MASH perplaset me Universitetin

    E Merkure, 06 Maj 2009

    isin perplasjet mes Ministrise se Arsimit dhe Universitetit te Tiranes, per zgjedhjet e nje dite me pare, per dhjete departamente fakultetesh. Drejtuesit e Komisionit Qendror Zgjedhor per institucionet e arsimit te larte, kane bere publike shkeljet flagrante, qe sipas tyre, jane bere nga Ministria e Arsimit. Ata thone se eshte kompetence vetem e ministrit Fatos Beja, te reagoje per mbarevajtjen e procesit zgjedhor, dhe te asnje vartesi tjeter ne kete dikaster. Sipas drejtorit te KQZI-se, Ervin Demo, Elida Hoxha nuk ka tagrin ligjor qe te nderhyje ne procesin e zgjedhjeve. Kjo, sepse eshte e parashikuar ne rregulloren e zgjedhjeve, qe autoriteti i cili nderhyn ne zhbllokimin e procesit zgjedhor, eshte ministri i Arsimit me akte nenligjore. Nderkohe, nje shkelje tjeter gjate procesit zgjedhor, eshte ajo e dekanit te Fakultetit te Mjekesise, Alfred Priftanji, cili nuk ka pranuar te realizoje procesin e zgjedhjeve ne kete fakultetet. "Pasi Fakulteti i Mjekesise eshte vene ne dijeni, per sa i perket procesit zgjedhor qe duhej te mbahej ne Keshillin e Fakultetit, sepse ka disa anetare, te cilet jane te pazgjedhur ose jane vende bosh, dekani i fakultetit duke u bazuar ne ate cfare parashikon rregullorja ka te vetmin detyrim qe duhet te vere ne dispozicion te gjithe infrastrukturen dhe nuk ka te drejte qe te beje interpretime, qe ka zgjedhje apo nuk ka zgjedhje", thote Demo. KQZI do te coje nje raport prane rektorit Dhori Kule, ne lidhje me procesin zgjedhor dhe me pas pritet vendimi zyrtar.

    Mjekesia

    Fakulteti i Mjekesise, nuk pranon te zhvilloje zgjedhjet per anetaret e Keshillit te Fakultetit. Kjo, pasi vendet e mbetura bosh ky keshill i kishte hequr, duke shkelur ligjin e Arsimit te Larte. Nderkohe, per 10 shefa departamentesh ne fakultetet e tjera, zgjedhjet u zhvilluan normalisht.

    { Koha Jonë }

  • UT, 5 dege te hapura per studentet

    E Merkure, 06 Maj 2009

    StudentePer te gjithe maturantet qe rrezikojne te mbeten pa shkolle te larte, per shkak te rezultateve te dobeta, ka edhe nje shprese tjeter. Universiteti i Tiranes ka planifikuar te propozoje disa dege te hapura ne sistemin part-time dhe full-time, ose thene ndryshe, me kohe te pjesshme dhe te plote. Edhe sivjet, avantazhi per kandidatet do te jete qe, per sistemin part-time, ata nuk do te jene te detyruar te japin provimet me zgjedhje. Pra, edhe me nje deftese te marre vite me pare, ata mund te kualifikohen. Mjafton qe te kene mesataren e duhur. Kete gje mund ta bejne edhe kandidatet qe kane mundur te marrin dy provimet me detyrim, packa se mund te kene ngelur ne ato me zgjedhje.

    Te hapura

    Ne fakt, ne sistemin me kohe te plote, Universiteti i Tiranes ka menduar qe e hapur, te jete vetem dega e Biologjise. "Nga propozimet qe jane bere deri tani nga fakultetet, ka mundesi qe vetem dega e Biologjise te jete e hapur, ne sistemin me kohe te plote, ose full-time", thote rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule. Ndersa ndryshon puna me sistemin me kohe te pjesshme. Kesisoj, mesohet qe pothuaj te gjitha deget, te jene te hapura, perjashtuar ketu, dege si Juridiku. Keshtu, pritet qe te jene te palimituara 4 deget e Fakultetit te Ekonomise ne Universitetin e Tiranes dhe dega e Biologjise. Per kete arsye, nuk dihet sakte se sa do te aplikojne, qe te thuhet paraprakisht numri i perafert i kandidateve. Kjo do te thote se kandidatet, do t'i kene te pafundme mundesite qe te shpallen fitues ne ndonjeren prej ketyre degeve, qe per hir te se vertetes, jane mjaft te preferuara dhe te integruara ne tregun global.

    Kuotat

    Kuotat qe do te kene ne dispozicion kandidatet, qe duan te konkurrojne ne deget e fakulteteve te Universitetit te Tiranes, do te jene mjaft me te larta se 1 vit me pare. Sipas rektorit te Universitetit te Tiranes, Dhori Kule, per vitin akademik 2009-2010 do te pranohen rreth 7 mije studente, ose rreth 1 mije me shume se vitin paraardhes. Ne kete menyre, te gjithe ata qe duan, mund te behen pjese e ketij universiteti. Sigurisht, jo ne deget e limituara dhe shume te kerkuara, por te pakten nuk do te mbeten pa nje shkolle te larte. Studentet qe aktualisht kryejne studimet ne sistemin part-time, arriten qe te futeshin ne dege shume te mira, te Fakultetit te Ekonomise, me mesatare te ulet.
    L.Ndoka

    Part-time, UT

    Deget e hapura per vitin 20090-2010:
    Ekonomik
    Finance - Kontabilitet
    Marketing
    Administrim-Biznes
    Biologji
    Gjuhet e huaja
    Te limituara:
    Juridiku
    Histori-Filologji

    {KohaJonë}

  • TAKIM I MINISTRAVE TË ARSIMIT TË 46 VENDEVE PËR TË PËRCAKTUAR PËRPARËSITË E PROCESIT TË BOLONJËS PËR DEKADËN E ARDHSHME

    Më 28-29 në Leuven / Louvain-la-neuve, Belgjikë, u mbajt takimi i ministrave të arsimit të 46 vendeve të përfshira në Procesin e Bolonjës për të analizuar arritjet e këtij procesi dhe për të përcaktuar prioritetet e Zonës Europiane të Arsimit të Lartë (ZEAL) për dekadën e re 2010-2020. Shqipëria u përfaqësua në Konferencë nga një delegacion i kryesuar nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës z.Fatos Beja.  

    Pasi u njohën me arritjet e çdo vendi në realizimin e Procesit të Bolonjës, opinionet e organizatave të ndryshme mbi probleme specifikë si dimensioni social dhe mobiliteti, të mësuarit gjatë gjithë jetës apo roli i studentëve në këtë proces, Ministrat diskutuan dhe firmosën deklaratën   “ Procesi i Bolonjës 2020- Zona Europiane e Arsimit të Lartë (AL) në dekadën e re”.

    Në këtë deklaratë theksohen arritjet e deritanishme në AL si rezultat i konsolidimit të procesit të Bolonjës dhe përcaktohen përparësitë e AL për dekadën që vjen, duke kërkuar që Institucionet e Arsimit te Larte (IAL) t'u përgjigjen nevojave në rritje për arsim dhe zhvillim të shoqërisë, që  reforma në AL të vijojë drejt vlerave europiane të autonomisë institucionale, lirisë akademike dhe barazisë sociale me pjesëmarrjen e studentëve dhe të stafit akademik.

    Në përparësitë e AL për dekadën 2010-2020 përfshihen dimensioni social i AL për t'u krijuar mundësinë të gjithëve për  të përfituar nga ky arsimim; të mësuarit gjatë gjithë jetës; edukimi dhe formimi për tregun; fokusimi i mësimdhënies në AL tek studenti dhe reforma e kurrikulave duke kërkuar zbatimin e standarteve evropiane të sigurimit të cilësisë; arsimi, kërkimi dhe inovacioni; hapja ndërkombëtare e universiteteve;  mobiliteti i studentëve dhe i stafit akademik; financimi i AL, etj.

    Gjithashtu më 29 prill në Louvain-la-Neuve u mbajt për herë të parë edhe Bologna Policy Forum, në të cilën morën pjesë Ministrat e Arsimit të 46 vendeve europiane të përfshira në procesin e Bolonjës dhe ministrat nga Australia, Brazili, Kanadaja, Kina, Egjypti, Etiopia, Izraeli, Japonia, Kazakistani, Kirgistani, Meksika, Maroku, Zelanda e re, Tunizia, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Të gjithë morën pjesë në një debat konstruktiv për zgjerimin e bashkëpunimit dhe partnershipit në AL ndërmjet 46 vendeve të Bolonjës dhe vendeve nga e gjithë bota. Ky forum mbështeti rolin strategjik të AL në avancimin e njohurive dhe të shkëmbimit global të tyre nëpërmjet projekteve të kërkimit multi-nacionale si edhe rritjen e mobilitetit të studentëve dhe stafit akademik mbi bazën e vlerave akademike duke nxitur “qarkullimin e trurit”    (“ brain circulation”).

    Gjatë Konferencës Ministri Beja u takua me z. Jan Figel, Komisionari Evropian  për Arsimin, ministrat çek dhe austriak të arsimit Z. Ondrej Liska e Johannes Hahn,  Z. Siur Bergan, Drejtor i AL në Këshillin e Evropës, Z. George Haddad, Drejtor i Divizionit të AL në UNESCO e homologë të tij të vendeve që zbatojnë procesin e Bolonjës.

    {©MASH}

  • Gjuhët e Huaja, 80 % e studentëve, mbetës

    Gjuhët e Huaja, 80 % e studentëve, mbetës

    DRITAN LACI | 04/05/2009

    Në gjuhën italiane dhe gjermane kalueshmëria e studentëve në fund të vitit nuk është më e lartë se 13 për qind
    ***
    Pakënaqësia është e hapur. Pedagogët në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, nuk e fshehin faktin se po ndihen të lodhur me nivelin që paraqesin studentët që pranohen në vitin e parë të studimeve. Pjesa më e madhe kanë probleme të theksuara në njohjen e gjuhës, mangësi të cilat vijnë nga shkolla e mesme, ndërsa një pjesë tjetër pothuajse nuk kanë asnjë njohuri mbi gjuhën që kanë zgjedhur të studiojnë. Për më shumë flasin statistikat. Në gjuhën angleze dhe atë frënge, me gjithë përzgjedhjen e fortë të bërë me anë të skemës së maturës shtetërore, në fund të vitit akademik arrijnë të kalojnë më tej vetëm gjysma e studentëve që pranohen. Më keq akoma ndodh në gjuhët e tjera. Në gjuhën italiane, kalojnë vitin 13 për qind e studentëve që ndjekin studimet në vitin e parë. Pjesa e mbetur ose vazhdojnë për inerci studimet deri në përfundimin e tyre, që mund të zgjasë edhe më shumë se 5 vite, ose zgjedhin të braktisin degën e zgjedhur, duke parë se njohuritë që ata disponojnë nuk janë të mjaftueshme për të pasur rezultate të kënaqshme. Pak a shumë, për të mos thënë më keq, është niveli i kalueshmërisë në gjuhët gjermane, ruse dhe atë turke. Në dy gjuhët e sipërcituara, kalueshmëria në vitin e parë të studimeve është 6 për qind, kurse në turqisht, nga statistikat që jep dekanati i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, nuk shkon më shumë se 3 për qind
    Arsyeja
    Ka një shkak dhe ky është niveli i dobët i njohurive që kandidatët që përzgjidhen në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, kanë përvetësuar gjatë arsimit të mesëm. Vetë studentët shprehen se kanë ngecur, që ndryshe do të thotë se, në pamundësi për të fituar në degën e dëshiruar, mbetën në degën ku studiojnë aktualisht, pavarësisht nëse kishin njohuri apo jo mbi gjuhën ku u zgjodhën fitues. O. Ç., student në degën e italishtes, thotë se në shkollë të mesme nuk ka marrë njohuri mbi këtë gjuhë, ndërkohë që ato pak dije që ka sqaron se i ka marrë nga televizori. Po të pyesësh më tej, të njëjtën gjë deklarojnë edhe studentë të tjerë, ndërkohë që të paktë janë ata studentë, të cilët kanë fituar studimet, duke pasur në xhep arsimin e mesëm në gjuhët e huaja.
    Niveli
    E thënë me shifra, nga vetë dekanati i Gjuhëve të Huaja, 80 për qind e studentëve që ulen për herë të parë në auditorët e këtij fakulteti, nuk arrijnë të kalojnë stadin e vitit të parë. Më keq akoma, studentët nuk kanë dëshirë të ndjekin leksionet. Ky fakt konfirmohet edhe nga vetë pedagogët. Ata thonë se duke parë nivelin e dobët të studentëve, janë detyruar që të ndryshojnë metodën e mësimdhënies. Për t'i bërë sa më të kuptueshme, pedagogët kanë hequr dorë nga shpjegimi në gjuhën e huaj, duke e parë më të udhës shpjegimin fillimisht në gjuhën shqipe, gjë që sigurisht krijon anomali në programin mësimor