Arsimi

Tema nga fusha e arsimit...

Bëj një postim
  • Diplomat e Kosoves presin dy vjet per nostrifikim ne Maqedoni

    14.06.2009
    Ka thuajse dy vjet që në Maqedoni nuk është nostrifikuar as edhe një diplomë e vetme e Universitetit të Prishtinës dhe shkollave të mesme të Kosovës, bën të ditur e përditshmja “Lajm” e Maqedonisë.

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) të Maqedonisë duket se ka vendosur t’i mbajë “iso”-n politikës serbe të mos pranimit të institucioneve kosovare edhe pse Qeveria maqedonase e ka njohur shtetin e Kosovës në tetor të vitit të kaluar, kurse që prej vitit 2005 ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit në sferën me të cilën Kosova dhe Maqedoni obligohen të njohin diplomat e këtyre dy vendeve.

    Vazhdo leximin

  • 45.66% e maturantëve kalojnë testin e maturës (ne Rep. Kosoves)

    Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQSHM), ka bërë të ditur se nga 25.764 maturantë sa i janë nënshtruar testit të maturës së sivjetme, kalueshmëria ka qenë 45.66 % , që është rezultat i përafërt me atë të vitit të kaluar.

         Gjatë një konference për media, kryetari i KQSHM-së, Nehat Mustafa, vlerësoi se përqindja e kalueshmërisë është e përafërt me vitin e kaluar dhe tha se nuk do t'i parashtrohet kërkesa ministrit të Arsimit Enver Hoxhaj për ulje të kriterit në 45%, meqë periudha e vetëdijesimit konsiderohet të ketë qenë e mjaftueshme.

    Vazhdo leximin

  • MASH shpall konkursin publik për shtëpitë botuese

     

    Kërkohet prodhimi i teksteve të gjuhëve të huaja, si anglisht, italisht apo frëngjisht, me anë të së cilave do të mësojnë nxënësit nga klasa e tretë deri në klasën e dymbëdhjetë

    Marsel LELA

    TIRANË - Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka rishpallur ditën e djeshme konkursin publik për përzgjedhjen e subjekteve që do të prodhojnë dhe shpërndajnë metoda origjinale të mësimit të gjuhëve të huaja në shkollat shqiptare. Bëhet fjalë për tekstet e gjuhëve të huaja, si anglisht, italisht apo frëngjisht, me anë të së cilave do të mësojnë nxënësit nga klasa e tretë deri në klasën e dymbëdhjetë.

    Vazhdo leximin

  • Testi i Matematikes, shpallen pergjigjet per 38 mije maturantet

    Rreth 38 mije maturante ne te gjithe vendin, i jane nenshtruar dje provimit te dyte te detyrueshem, atij te Matematikes. Pa kaluar shume kohe nga perfundimi i afatit zyrtar te ketij provimi, Ministria e Arsimit ka publikuar ne faqen e saj te internetit pyetjet sipas llojeve te shkollave dhe varianteve A dhe B, si dhe celesin e pergjigjeve te tyre. Ashtu si ne provimin e pare, teza permbante rreth 25 pyetje.

    Vazhdo leximin

  • Sa problem është analfabetizmi?

    Sa problem është analfabetizmi?

    Mësuese duke shkruar në tabelë
    Në këtë kohë moderne kur mund të lexojmë në mënyrë dixhitale dhe të studiojmë përmes internetit, a është normale që të flasim për analfabetizëm?

    A është e mundur që mos kuptojmë se çfarë na rrethon, kur në çdo cep të hapësirës sonë private dhe kolektive kemi nga kaq shumë informacion?

    Mund të jesh analfabet dixhital, pra të mos dish të përdorësh teknologjinë e fundit, gjë që varet nga kushtet dhe zhvillimi i shoqërive ku jetojmë. Në disa raste kjo mund të jetë edhe zgjidhje individuale.

    Por a mundet që të tolerojmë që dikush të dijë shkrim e këndim, një nga aftësitë që zhvillohet në mosha të hershme dhe është themeli i zhvillimit tonë intelektual?

    Loxo me shume ne BBC : Sa problem është analfabetizmi?

  • Neser : "Provimi i Matematikës, vetëm 60% e pyetjeve nga programet orientuese"

    AVA: Çdo profil shkolle, me teza të veçanta

    Maturantët, që më 11 qershor do t‘i nënshtrohen provimit të dytë të detyruar, atij të Matematikës, duhet të bëjnë kujdes me përgatitjet e tyre. Ata që kanë neglizhuar përgatitjen më të gjerë se sa programi orientues i MASH-it do të hasin në vështirësi më të mëdha në gjetjen e zgjidhjeve të sakta të këtij provimi. Kjo për faktin se, në tezat e provimit, që janë duke u hartuar nga specialistët e arsimit në ambientet e Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA), vetëm 60 për qind e pyetjeve do të jenë me përmbajtje nga këto programe orientuese. Ndërsa 40 për qind e tyre do të jenë pyetje që të rinjtë i kanë kaluar si tema mësimore gjatë të katër viteve.

    Vazhdo leximin

  • Akreditimi i universiteteve ne Kosove, në fillim të korrikut

    Akreditimi i universiteteve, në fillim të korrikut

    Nga Express  më 10.06.2009 në ora 13:16

    Procesi i akreditimit të universiteteve private duket se do të finalizohet së shpejti. Zyrtarë të lartë të Agjencisë për Akreditim në Kosovë thanë se në javën e parë të muajit të ardhshëm do të akreditohen institucionet që i përmbushin kriteret.

    Ferdije Zhushi, kryetare e Bordit të Agjencisë për akreditim dhe anëtare e Këshillit Kombëtar të Cilësisë, tha se procesi ka hyrë në fazën finale. Sipas saj, me 23 dhe 24 qershor do të mbahet mbledhja e Bordit të Agjencisë, ku do të shqyrtohet raporti i ekspertëve ndërkombëtarë, e më pas do t’i dorëzohet ministrit Enver Hoxhaj, i cili do të vendosë për akreditim, apo jo të institucioneve të arsimit të lartë privat.

    Vazhdo leximin

  • Universitet nuk do zhvillojnë provime gjatë zgjedhjeve

    09/06/2009  Sezoni i provimeve

    Provimet e shkollave të larta që janë dy ose tri ditë përpara zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare do të spostohen për në data të tjera. Ky është vendimi më i fundit i ndërmarrë nga Universiteti i Tiranës. Senati i këtij institucioni ka përcaktuar tashmë se nuk do të zhvillohet asnjë provim i sezonit në datat 27, 28 dhe 29 qershor, në asnjërin prej fakulteteve përbërëse të UT-së.

    Vazhdo leximin

  • Koeficientet për secilin profil të shkollës së mesme

    PRANVERA KOLA

    09/06/2009  Pranimet në universitete për 2009-n, përcaktohen koeficientet për çdo program akademik

    Përzgjedhja e kandidatëve fitues sipas kuotave të propozuara për secilin universitetet do të bazohet në përllogaritjen e pesë komponenteve të Maturës Shtetërore. Përveç koeficienteve të lëndëve me zgjedhe tashmë janë përcaktuar edhe koeficientet për llojin e shkollës së mesme. Konkretisht për kategorizimin e shkollave të mesme çdo degë e shkollës së lartë ka në dispozicion 5 koeficiente, nga 1.0 deri në 1.4. (1.0, 1.1, 1.2, 1.3, 1.4), me të cilët vendos preferencën e saj për llojet e ndryshme të shkollave të mesme, të grupuara në 10 kategori kryesore, që dallohen nga planet dhe programet që zbatojnë. Njëkohësisht janë miratuar tashmë edhe koeficientet e lëndëve me zgjedhje, që variojnë nga 1.0 në 1.3. Renditja e kandidatëve fitues do të përcaktohet sipas së njëjtës procedurë të aplikuar dhe në vitet e shkuara.

    Vazhdo leximin

  • Matura; Sa pyetje do të ketë çdo fushë në matematikë

    ARDIT BIDO

    Provimi i dytë i Maturës Shtetërore, ai i matematikës, po afron, ndërsa maturantët po tentojnë të hamendësojnë se çfarë pyetjesh do të ketë në provimin që do të japin. Në këtë provim, figurat gjeometrike do të kenë peshën më të madhe të pyetjeve, pasi në të gjitha profilet kjo linjë ka më shumë se 20 për qind, që e përkthyer në pyetje do të thotë, 5 pyetje.

    Vazhdo leximin