Arsimi

Tema nga fusha e arsimit...

Bëj një postim
  • Ka ardhur koha për reformim në arsimin e lartë


    Alban Daci*

    Po qarkullojnë zëra, se edhe presidenti i sapo zgjedhur na paska ble një diplomë masteri false.  Nuk dua dhe nuk arrij ta pranojë një gjë të tillë, sepse kjo do të tregonte disa anë negative të nivelit tonë arsimor.
    Së pari, se marrja e titujve të ndryshëm akademik në Shqipëri është bërë më shumë se një domosdoshmëri për të rritur vlerat personale akademike dhe për të rritur nivelin akademik në shërbim të vendit, një modë e shëmtuar. Në Shqipëri, me përjashtim të çdo vendi të Botës, të duhet apo nuk të duhet, e justifikon apo nuk e justifikon, një master apo një doktoraturë duhet ta kesh, se ndryshe nuk je gjë, dhe nuk futesh në grupin e “elitës” intelektuale.  Në Perëndim, duke qenë se i gjithë sistemi arsimor është bazuar vetëm mbi principin e meritokracisë, për çdo titull që merr duhet të djersitësh shumë. Për këtë arsye, çdo diplomë e marrë ka vlerësimin dhe respektin e saj maksimal. Gjithashtu, jeta në Perëndim është shumëdimensionale, si në aspektin e fushave të veprimit jetësor, ashtu edhe në faktin, se është shumë e vështirë që të gjithë të arrijnë të kryejnë studimet universitare, apo pasuniversitare. Në Europë, për shembull, jo të gjithë arrijnë të kryejnë studimet e larta dhe jo të gjithë e kanë të domosdoshme kryerjen e studimeve të larta. Profesionet e mesme janë shumë të domosdoshme dhe efikase. Për shembull, në Itali, shumë të rinj mbarojnë shkolla të mesme për shef kuzhine, për turizëm dhe hoteleri, për mekanik, hidraulik, elektricist dhe gjeometër. Të gjithë, që mbarojnë këto profesione të mesme, jo vetëm ndjehen krenar për titullin e përfituar me djersë e mundë, por arrijnë të sigurojnë një jetë të garantuar profesionale, të respektuar nga qytetarët dhe të mirëpaguar nga punëdhënësit.  

    Vazhdo leximin

  • Qeveria po lë trashëgimtarë, studentët

    Nga Saranda Pajaziti

    Politika siç shihet ka filluar të kultivohet edhe në universitete, madje aty po besohet se është duke marrë hov zhvillimi. Ekzistenca e një universiteti siç edhe përcaktohet nga Këshilli i Evropës nënkupton “një universitet që ‘merr frymë’ i aftë të universitet që ‘merr frymë’ i aftë të zhvillojë personalitetin e studentit duke e përgatitur atë për jetën”. Çfarë përgatitje për jetë po i jep universitet studentëve? Thuhet se arsimi është ai që siguron një shteti drejtuesit, qeveritarët, politikanët, zyrtarët qeveritarët, politikanët, zyrtarët, mjekët, juristët, gjykatësit mësuesit e shumë të tjerë të cilët do të luftojnë për të sjellë zhvillim dhe përparim. Po ç`ndodh nëse vetë arsimi është i korruptuar, nëse sistemi arsimor bazohet mbi reformën korruptive? mjekët, juristët, gjykatësit mësuesit e mjekët, juristët, gjykatësit mësuesit e shumë të tjerë të cilët do të luftojnë për të sjellë zhvillim dhe përparim. Po për të sjellë zhvillim dhe përpari Po ç`ndodh nëse vetë arsimi është korruptuar, nëse sistemi arsimor bazohet mbi reformën korruptive? Në qoftë se një individ ushqehet me frymën korruptive që në momentet e para që ai plotësohet me dije do të para që ai plotësohet me dije do të thotë ai mëson gjithashtu se si të thotë ai mëson gjithashtu se si të përdorë shumë mirë korrupsionin për të arritur qëllime të tjera në jetë. Sot ne shohim se shumë studentë që njëkohësisht janë edhe përfaqësues të organizatave studentore në prapavijën e tyre kanë vetë partitë politike, vetëm se përfaqësojnë një brez më të ri, por me të njëjtën logjikë të veprimit. Askush në universitete nuk e di se për çfarë jete duhet të përgatitet një student, për një jetë reale apo virtuale? Për këtë jetën reale nuk besoj që duhet përgatitje universitare thjesht do të duhej të na mësonin se si të mbijetojmë në një xhungël, ndërsa nëse na përgatisin për jetën virtuale, pra për atë jetë që pritet të krijohet në Kosovë, për hapat që duhet të ndërmerren për përmirësimin e këtij kaosi arsimor atëherë duhet ta fillojnë së pari t`i mësojnë ligjëruesit ,politikanët, qeveritarët, gjykatësit, parlamentarët e të gjithë ata që bëjnë politikë. T’i mësojnë se si duhet të prodhojnë politikë, si duhet të mos vjedhin dhe pastaj, pas kësaj, të mund ta përdorim realitetin dhe t`a marrim si një shembull jetësor për gjeneratat e ardhshme. Këtu kemi të bëjmë me ‘Mission impossible` sepse politikanëve tanë korrupsioni ua ka verbuar sytë, por më e keqja qëndron se gjendja nuk po ndryshon as në brezin që po vjen, studentët çdo ditë e më shumë po bëhen pjesë e manipulimeve në universitete, me frazollogjinë boshe të njohur tashmë nga të gjithë se këto ZGJEDHJET studentore sigurojnë “procese reformash, fuqizojnë të drejta legjitime të studentëve e aktivitetet që do t`i garantojnë efikasitet sistemit arsimorë në Kosovë.

    Vazhdo leximin

  • Librat shkollore, ndryshon edhe Historia e kontestuar

    TIRANE-Këtë vit janë plot 170 tituj librash, shumica e të cilëve janë ripunuar, ndërsa ata të klasës XII janë krejtësisht të rinj. Midis librave të rinj për klasën e 12-të të arsimit parauniversitar bëjnë pjesë edhe Historia e Gjeografia, të cilat u kontestuan aq shumë një vit më parë për shkak të gabimeve të shumta. Jovan Kristiqi, këshilltar i ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, thotë se librat do të hartohen nga autorë dhe shtëpi botuese, të cilat mund të jenë prodhuese të dhjetëra titujve. (d.b/GSH/BalkanWeb)
  • Rugova: studentët po thyejnë kufinjtë e liberalizimit të vizava

    Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, kanë hyrë në 15-shën e parë në garën ndërkombëtare të drejtësisë në Vjenë. ...

    Studentët dolën fitimtar nga kjo garë, duke marrë çmimin për përgatitjen e memorandumit më të mirë. Rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, i cili priti studentët fitues, tha se ky dikaster po prodhon kuadro për Evropën. ”Studentët po thyejnë kufijtë e liberalizimit të vizave dhe janë pasqyra më e mirë e vendit”, u tha në këtë pritje. (RTK)
  • Dhuna ne shkolla duhet te parandalohet thone ekspertet


    Qendra për arsim e Kosovës e mbështetur nga UNICEF, prezantuan sot fillimin e projektit dy vjeçar për parandalimin e dhunës nëpër shkolla. Qëllimi i këtij projekti është që të krijohen ambiente miqësore nëpër shkolla për t’ iu mundësuar nxënësve mjedise të sigurta....
    Koordinatori i projektit, Halim Hyseni, nga qendra për arsim e Kosovës, tha se po punohet shumë që dhuna nëpër shkolla të parandalohet, në mënyrë që mos të pengohet procesi mësimor. Ai tha se fenomeni i dhunës në vendin tonë është shumë i përhapur, pasi sipas tij, ekziston një ''kulturë'' e dhunës te ne. Hyseni dha edhe disa shifra sipas hulumtimeve që janë bërë nga ekspertët.
    Sipas hulumtimeve që janë bërë, 67 për qind e mësimdhënësve nuk reagojnë ndaj dhunës mes nxënësve. Ekpsertët thonë se kjo është shumë shqetësuese, sepse nësë nuk reagohet ndaj dhunës, ajo nuk mund të parandalohet. Afërdita Spahiu nga UNICEF-i, shpjegoi arsyet se pse dhuna pranohet si e tillë. Studimet e bëra në Kosovë, tregojnë se keqtrajtimi i fëmijëve nga fëmijët moshatarë, dhuna e manifestuar nëpërmjet varfërisë e lloje të tjera, janë faktorë që paraqesin rrezik për zhvillimin e fëmijëve... (Albana Karaj-RTK)
  • Doktoraturat, ndarja e 1266 kuotave të pranimit sipas programeve

    Aplikimet bëhen pranë fakulteteve, tarifa e shkollimit 204 600 lekë
    Rreth 1266 kandidatë do të mund të aplikojnë për ndjekjen e studimeve të larta në programet e doktoraturës për vitin akademik 2010-2011. Tashmë fakultet kanë çelur procedurat e pranimit të dosjeve për këto kuota pranimi, të ndara sipas programeve përkatëse në Universitetin e Tiranës, Universitetin Politeknik, Universitetin Bujqësor, Qendrën e Studimeve Albanologjike, Universitetin “ Aleksandër Moisiu” të Durrësit, “ Ismail Qemali” të Vlorës si dhe Akademinë e Mbrojtjes “ Spiro Moisiu” . Bashkangjitur shkrimit do të gjeni të plotë shpërndarjen e kuotave për të gjitha programet që do të ofrojnë këtë cikël studimesh pranë fakulteteve publike. Vendimi i miratuar në qeveri përcakton se në kuotën e çdo programi studimi të doktoratës 10 për qind do të shkojë për kandidatët nga trojet shqiptare jashtë kufijve. Njëkohësisht janë përcaktuar edhe tarifat e studimit, të cilat do të afishohen pranë fakulteteve. Tarifa e shkollimit për çdo program të studimeve të doktoratës në institucionet publike të arsimit të lartë civil, si dhe për doktorantët nga jashtë Forcave të Armatosura në programet e studimeve të doktoratës në Akademinë e Mbrojtjes “ Spiro Moisiu” është 204 600 lekë, shumë e cila do të paguhet në këste, të përcaktuara nga institucioni përkatës i arsimit të lartë. Aktualisht pranë secilit fakultet është çelur faza e aplikimit, ku kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dosjen me dokumentacionin e kërkuar në bazë të kritereve të shpallura për secilën degë. Pas mbylljes së fazës së aplikimit komisionet e ngritura në secilin institucion me specialistë të fushës do të përcaktojnë edhe kandidatët që plotësojnë kriteret për të vijuar studimet e ciklit të tretë për këtë vit akademik.

    Vazhdo leximin

  • MASH: Normat e reja mësimore për parauniversitarët

    EGLANTINA BARDHI -03/12/2010 Ministria e Arsimit, me anë të një udhëzimi, ka përcaktuar normat mësimore të stafit pedagogjik parauniversitar.
    Ja të gjitha normat e reja

    Ministria e Arsimit me anë të një udhëzimi ka përcaktuar normat e punës mësimore- edukative të mësuesve të arsimit parashkollor dhe parauniversitar. Kështu, në bazë të këtij udhëzimi, duke filluar nga viti shkollor 2010-2011, normat e punës mësimore edukative do të ndryshojnë nga një vit më parë. Madje, do të ketë edhe norma të veçanta për mësuesit kujdestar, mësuesit që merren me bibliotekat e shkollave, mësuesit që merren me ekipet sportive të shkollave dhe norma të tjera.

    Vazhdo leximin

  • Doktoraturat për Politeknikun, Bujqësorin dhe Juridikun

    Qeveria hap tetë programe doktorature për Universitetin e Tiranës, Politeknikun dhe Bujqësorin. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, qeveria vendosi hapjen e programeve të studimeve të ciklit të tretë, të doktoratës, në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës. Tri doktoratat e miratura për Juridikun janë: Doktoratë në “Shkenca juridike civile”; Doktoratë në “Shkencat penale”; Doktoratë në “E drejta publike”. Ndërsa kuotat e pranimit në këto programe studimi të doktoratës, në Fakultetin e Drejtësisë, për vitin 2009, janë gjithsej, 30, prej të cilave 4 për kandidatët nga jashtë kufijve të vendit. Për Universitetin Politeknik të Tiranës qeveria ka miratuar hapjen në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, të programit të studimit të ciklit të tretë, të doktoratës, në “Teknologjitë e informacionit dhe komunikimit”.

    Vazhdo leximin

  • Të diplomuarit jashtë, Ministria e Arsimit publikon 886 kandidatët që iu është njohur diploma

    Botohet lista e aplikantëve, diplomat e të cilëve janë njohur në tre muajt e fundit. Aplikantët duhet të paraqiten në Ministri për të tërhequr certifikatën e njohjes

    Ministria e Arsimit publikon zyrtarisht emrat e 886 aplikantëve që i’u është njohur diploma edhe në vendin tonë. Bëhet fjalë për aplikantët, diplomat e të cilëve kanë kaluar së fundmi në “sitën” e dikasterit të Arsimit, për të marrë vulën e njohjes. Sipas njoftimit zyrtar të kësaj Ministrie, në listën e publikuar janë përfshirë emrat e kandidatëve, diplomat e të cilëve janë njohur gjatë tre muajve të fundit, duke filluar nga muaji prill deri në qershor 2009.

    Vazhdo leximin

  • Provimi i letërsisë, vetëm 5% e nxënësve marrin dhjeta

    Përgjigjet afishohen nëpër shkolla. Këtë vit, më pak ngelës

    Notat e provimit të parë të detyruar të Maturës Shtetërore, të Gjuhës dhe Letërsisë janë shpërndarë nëpër të gjitha shkollat e mesme në vend, duke shuar në këtë mënyrë kureshtjen dhe ankthin e të rinjve. Tashmë të gjithë mund të konsultojnë rezultatet e marra dhe të publikuara me ato të cilat kishin menduar se do të arrinin nga përllogaritja personale mbi bazë të çelësit të përgjigjeve të nxjerra që ditën e provimit nga ana e Ministrisë së Arsimit. Kjo e fundit, në një qëndrim zyrtar mesditën e djeshme, bëri të ditur se "pas përfundimit me sukses të procesit të korrigjimit të testeve në të katër Qendrat e Vlerësimit në Tiranë, Shkodër, Elbasan e Fier filloi printimi i rezultateve në nota të nxënësve". Sipas përfaqësuesve zyrtarë të kësaj ministrie, bëhet e ditur se shpërndarja e rezultateve nëpër drejtoritë rajonale dhe zyrat arsimore, nisi që mesditën e djeshme. Më pas filloi edhe procedura e afishimit në vende të dukshme në shkollat e mesme.

    Vazhdo leximin