Statusi i personave pa shtetësi

Hyrja

Endrit LazerajNe që jemi qytetarë të një vendi zakonisht i marrim të mirëqena të drejtat dhe detyrimet që qytetaria vendos mbi ne. Shumica prej nesh mund t’i regjistrojmë fëmijët në shkolla, të kërkojmë kujdes shëndetësor kur jemi të sëmurë, të aplikojmë për punë kur kemi nevojë dhe të votojmë për të zgjedhur përfaqësuesit tanë në qeveri. Ne ndiejmë se kemi një interes në vendin ku jetojmë; ne ndiejmë një ndjesi të thellë të përkatësisë tek diçka më e madhe se vetja jonë. Por si është jeta për njerëzit të cilët nuk kanë nacionalitet, të cilët janë pa shtetësi? Pa pasur qytetarinë një person nuk mund të regjistrohet për të votuar në vendin ku ai/ajo jeton, nuk mund të aplikojë për dokument udhëtimi, nuk mund të regjistrohet për martesë.

Në disa raste individët që janë pa shtetësi dhe janë jashtë vendit të tyre të origjinës, ose vendit të mëparshëm të banimit, mund të mbahen të ndaluar për periudha të gjata nëse ato vende refuzojnë t’i lejojnë atyre rihyrjen në territoret e tyre. Shpesh edhe të drejtat më bazike - të drejtat për arsimim, kujdes shëndetësor dhe punësim - u mohohen individëve të cilët nuk mund të provojnë një lidhje ligjore me një vend.

Anketa mbi pashtetësinë e zhvilluar nga UNHCR në 2003 konfirmon se asnjë rajon në botë nuk është i çliruar nga problemet që çojnë tek pashtetësia. Megjithatë numri i saktë i personave pa shtetësi kudo në botë është i panjohur. Shtetet shpesh nuk kanë vullnet ose nuk janë në gjendje të ofrojnë të dhëna të sakta e pak kanë mekanizma për regjistrimin e personave pashtetësi.
Në të vërtetë nuk ka ndonjë kërkesë të qartë për shtetet për të raportuar numrin e personave pa shtetësi që jetojnë në territoret e tyre. UNHCR-ja vlerëson se miliona njerëz kudo në botë jetojnë pa një shtetësi efektive.

Pashtetësia, e cila fillimisht është njohur si problem global gjatë gjysmës së parë të shek. XX, mund të vijë si rezultat i mosmarrëveshjeve mes shteteve në lidhje me identitetin juridik të individëve, suksedimit të shtetit, margjinalizimit të zgjatur i grupeve specifike brenda shoqërisë ose i heqjes së shtetësisë nga individë apo grupe individesh.
 
Pashtetësia normalisht shoqërohet me periudha të ndryshimeve të thella në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ridefinimi i kufijve ndërkombëtarë, manipulimi i sistemeve politike nga udhëheqësit kombëtarë me qëllim arritjen e rezultateve politike të diskutueshme, dhe/ose mohimi ose privimi i shtetësisë për të përjashtuar dhe margjinalizuar minoritete jo të popullarizuara raciale, fetare ose etnike kanë rezultuar me mungesën e shtetësisë në çdo rajon të botës.
Gjatë 20 viteve të fundit një numër në rritje njerëzish janë privuar nga shtetësia e tyre ose nuk kanë qenë në gjendje për të fituar një qytetari efektive. Nëse këto situata lejohen të vazhdojnë ndjenja e thellë e privimit nga një e drejtë midis popullsisë së prekur mund të çojë eventualisht tek shpërngulja e tyre.

Ç’është shtetësia dhe mënyrat e fitimit të sajë

Shtetësia për një person, për një familje ose për një grup, është fakti i të qënurit anëtar i një Shteti, në të cilin ata dëshirojnë të marrin pjesë në mënyrë aktive.
Në terma juridike, shtetësia është gjëndja e personit fizik (i quajtur shtetas) në të cilën ligjet e një shteti i njohin plotësisht të drejtat civile dhe politike. Shtetësia mund të shihet si një status i shtetasit, por edhe si një raport juridik midis shtetasit dhe shtetit.
 
Te huaj quhen te gjith ata persona që nuk kanë shtetësinë e një shteti ose jane pa shtetesi dhe ata qe i perkasin nje shteti tjeter.
Në ligjin “Për Shtetësinë shqiptare“, Shtetësia shqiptare përcaktohet si “një lidhje e qëndrueshme juridike, që shprehet në të drejtat dhe detyrat e në ndërsjellta të personit fizik dhe të shtetit shqiptar.
 
Shtetësia shqiptare fitohet  në përputhje me dispozitat e këtij ligji, i cili respekton normat e parimet e njohura të së drejtës ndërkombëtare në fushën e shtetësisë të pranuara nga Republika e Shqipërisë”. Ligji rregullon te gjitha procedurat e fitimit apo lenies se shtetesise shqiptare. Ne nenin 19/2 te Kushtetutes se Shqiperise sanksionohet qe ‘‘Shtetasi shqipetar nuk mund ta humbase shtetesine, pervecse kur ai heq dore prej sajë.’’
 
Shtetësia është e lidhur ngushtë me demokracinë. Të qënurit shtetas presupozon pjesmarrjen aktive në jetën e një komuniteti politik, të një shteti, duke gëzuar të drejta dhe detyra. Në demokraci çdo qytetar është mbajtës i një pjese të sovranitetit politik. Në kushtetutën e çdo vendi demokratik përcaktohen tre aspekte të shtetësisë:

  • shtetësia civile, që i korespondon lirive themelore (liria e shprehjes, barazia para drejtësisë, e drejta e pronës).
  • shtetësia politike, e bazuar mbi pjesmarrjen politike ( e drejta e votës, e drejta për tu zgjedhur, e drejta për të patur funksione publike dhe e drejta për të qënë i mbrojtur nga shteti kur je jashtë) .
  • shtetësia sociale, rezultante e krijimit të të drejtave socio-ekonomike (e drejta e shëndetit, e drejta e mbrojtjes kundër papunësisë, e drejta sindacale).

Shtetësia simbolizon respektin ndaj të drejtave dhe detyrave të çdo shtetasi, që i lejon atij të ketë një jetë të harmonizuar dhe të qëndrueshme në komunitet. Secili qytetar ushtron në mënyrën e tij shtetësinë, por gjithmonë në mënyrën si ajo është vendosur prej ligjeve dhe integruar në tërësinë e zakoneve të shoqërisë së cilës ai i përket.

Kapaciteti i një personi për të ushtruar shtetësinë e tij varet nga shkalla e demokratizimit të sistemit politik dhe social në të cilin ai ndodhet. Në një shoqëri demokratike moderne lidhja midis njërzve nuk është fetare ose klanore, ajo është politike.
 
Të jetosh së bashku nuk do të thotë më të ndash të njëjtën fe, ose të
jetosh së bashku si subjekte të njëjtit monark, ose të nënshtruar prej të njëjtit autoritet, por kjo do të thotë të jesh qytetarë të nje shteti.
 
Ligji shqiptar ka percaktuar dy lloj menyra te fitimit te shtetesise shqipetare te cilat jane me ane te te lindjes dhe me ane te natyralizimit:
Me ane te lindjes i permbahen parimit te gjakut jus sanguine. Ne nenin 19/1 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise eshte e sanksionuar se femijet qe lindin nga prinder shqipetare pavarsisht vendit se ku ndodhen ne castin e lindjes se femijes ai merr vetiu shtetesine shqipetare. Pra kushdo qe lind duke pasur njerin prej prinderve shqipetare femija e fiton vetiu shtetesine shqipetare.
Mirpo kur prindërit kanë kombësi të ndryshme, fëmijës i shënohet kombësia e njërit prej prindërve, sipas marrëveshjes ndërmjet tyre. Fëmija i lindur jashtë martese, kur nuk dihet atësia, merr kombësinë e nënës. Kjo kombësi mund të ndryshojë me vërtetimin e atësisë. Ndersa fëmija me prindër të panjohur, i lindur në Shqipëri, prezumohet me kombësi shqiptare.
Me ane te natyralizmit kemi dy menyra te cilat jane me anen e gjere dhe me anen e ngushte. Natyralizmi i gjere behet me anen e marteses. I huaji qe ka lidhur nje martese me shtetas nje  shqipetare mund ta fitoje dhe ai kete shtetesi me ane te ketij parimi.
Biresimi eshte nje menyre tjeter e fitimit te shtetesise shqipetare. Ne rast se dy prinder me shtetesi shqipetare biresojne nje femije te nje shtetesie tjeter apo pa shtetesi, femija fiton menjehere shtetesine shqipetare. I mituri e fiton shtetesine shqipetare edhe kur njeri prej prinderve  biresues ka kete shtetesi. Mirpo kur ai arrin në moshë madhore, ka të drejtë të rimarrë kombësinë që kishte para birësimit, ose ta ndryshojë atë, sipas kombësisë që kanë prindërit biologjikë.
Natyralizmi ne menyren e ngushte : Ne kete menyre fitimi i shtetesise shqipetare behet vetem atehere kur kemi kerkesen e vete personit qe deshiron te marri shtetesine shqipetare dhe me vendim te organeve kopetente.
Per kete menyre fitimi personi i interesuar duhet qe se pari ai te beje nje lutje tek organet kopetente. Se dyti ai duhet te kete mbushur moshen 18 vjec, te kete banuar ne Republiken e Shqiperise jo me pak se 5 vjet, te kete banese dhe te disponoje te ardhura te mjaftueshme. Ai kurrsesi s’duhet te kete qene i denuar per nje veper penale ne shtetin e vet ose ne shtete te tjera, si dhe duhet te kete njohuri fillestare te gjuhes shqipe.

Personat pa shtetësi?

Për t’u konsideruar shtetas në bazë të veprimit të ligjit do të thotë që një individ është automatikisht i quajtur qytetar sipas kushteve të parashtruara në instrumentet ligjore të miratuara të shtetit që lidhen me shtetësinë ose që individit i është dhënë qytetaria me anë të një vendimi të marrë nga autoritetet relevante.
Këto instrumente mund të jenë kushtetuta, dekreti i presidentit ose një vendim qytetarie. Shumica e njerëzve konsiderohen shtetas nga veprimi i ligjeve të vetëm një shteti - zakonisht ose nga ligjet e shtetit ku personi ka lindur (jus soli), ose ligjet e shtetit ku prindërit e personit ishin shtetas kur ka lindur personi (jus sanguinis).
Kurdo që një procedurë administrative lejon diskrecion në dhënien e qytetarisë, aplikantët për qytetari nuk mund të konsiderohen shtetas derisa aplikimet e tyre të jenë kompletuar dhe miratuar dhe shtetësia e atij shteti të jepet në pajtim me ligjin. Individët që duhet të aplikojnë për qytetarë dhe ata që ligji i përcakton që kanë të drejtë të aplikojnë, por aplikimet e tyre hidhen poshtë, nuk janë qytetarë të atij shteti me anë të veprimit të ligjit të atij shteti.
Individët të cilët nuk kanë fituar shtetësinë automatikisht ose me anë të një vendimi individual për shkak të veprimit të ligjeve të ndonjë shteti njihen si persona de jure pa shtetësi: persona të cilët janë pa shtetësi në lidhje me ligjin e aplikueshëm.
 
Supozohet se një individ ka shtetësi, përveç nëse ka prova për të kundërtën. Megjithatë disa herë shtetet me të cilat një individ mund të ketë një lidhje të pastër nuk mund të bien dakord në lidhje me atë se cili prej tyre është shteti që i ka akorduar qytetarinë atij personi. Individi pra nuk është në gjendje të tregojë se ai/ajo është de jure pa shtetësi, ndonëse ai/ajo nuk ka shtetësi efektive dhe nuk gëzon mbrojtjen e shtetasit. Ai/ajo konsiderohet se është de facto pa shtetësi.
Mirpo me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore një prej çështjeve më të ngutshme për shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara të krijuara rishtazi ishte trajtimi i nevojave të miliona individëve, të cilët lufta i kishte lënë si refugjatë, ose i kishte lënë pa shtetësi. Një rezolutë e 1949 e Këshillit Ekonomiko-Social të Kombeve të Bashkuara (ECOSOC) çoi drejt krijimit të një Komiteti Ad Hoc, detyra e të cilit ishte të shqyrtonte formulimin e një Konvente mbi statusin e refugjatëve dhe personave pa shtetësi dhe të shqyrtonte propozimet për eliminimin e pashtetësisë.
 
Në fund anëtarët e Komitetit hartuan një Konventë mbi statusin e refugjatëve dhe një Protokoll tek Konventa e propozuar që fokusohej tek personat pa shtetësi. Komiteti nuk e trajtoi plotësisht eliminimin e pashtetësisë, kjo në një masë të madhe për faktin se supozohej se Komisioni i formuar rishtazi i të Drejtës Ndërkombëtare (ILC) do të fokusohej në atë çështje.
 
Historikisht të dy grupet, refugjatët dhe personat pa shtetësi, kanë përfituar mbrojtje dhe ndihmë nga organizatat ndërkombëtare të refugjatëve që i kanë paraprirë UNHCR-së. Draft Protokolli mbi Pashtetësinë kishte si synim të reflektonte këtë lidhje mes refugjatëve dhe personave pa shtetësi.

Çfarë rregullojnë Konventat në lidhje me Statusin e Personave Pa Shtetësi?

Konventa e OKB për Statusin e Personave pa Shtetësi e vitit 1954 hyri në fuqi në 6 qershor 1960 me synimin për të rregulluar dhe përmirësuar statusin e personave pa shtetësi. Në përputhje me parimet e saj, hartohet Konventa e OKB për Reduktimin e Pashtetësisë e vitit 1961 e cila hyri në fuqi në 13 dhjetor 1975. Objektivi specifik i kësaj Konvente është të nxisë reduktimin e fenomenit të pashtetësisë nëpërmjet lehtësimit të natyralizimit në vendin e qëndrimit.
Qëllimi i dy konventave  është të sigurojnë ushtrimin sa më të gjerë të të drejtave dhe lirive themelore për personat pa shtetësi. Shqipëria ka aderuar në këto konventa respektivisht në 23 qershor 2003 dhe 9 korrik 2003.Në Shqipëri, regjimi i personave pa shtetësi nuk është rregulluar në mënyrë të plotë nga një ligj i vecantë.
 
Kushtetuta, Ligji për të Huajt dhe Ligji për Shtetësinë Shqiptare rregullojnë pjesërisht statusin e tyre në Shqipëri, por megjithatë nuk përcaktojnë një kuadër të qartë për mbrojtjen e personave pa shtetësi. Kushtetuta e Shqipërisë i jep personave pa shtetësi dhe të huajve në Shqipëri të drejta dhe liri themelore të barabarta me ato që gëzojnë shtetasit, përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe nga Kushtetuta.
 
Si rrjedhojë, të drejtat që gëzojnë personat pa shtetësi jo gjithmonë përputhen me ato që u jepen shtetasve. Duke mbajtur parasysh theksin që vënë instrumentat ndërkombëtarë në mbrojtjen e të drejtave të personave pa shtetësi, dhe faktin që Shqipëria i ka bërë tashmë Konventat pjesë të legjislacionit të saj të brendshëm, ky seksion synon të përcaktojë se cilat janë mangësitë dhe kondradiktat kryesore të kuadrit aktual legjislativ.
 
Ai do të shërbejë si një udhëzues për masat e nevojshme që duhet të ndërmarrë Shqipëria në mënyrë që legjislacioni i saj të jetë në përputhje me Konventat e ratifikuara.
 
Pavarësisht sesa të gjera mund të jenë të drejtat që i jepen një personi pa shtetësi, ato nuk janë të barazvlefshme me fitimin e qytetarisë.
 
Megjithëse hartuesit e Konventës e ndienin të nevojshme të bënin një dallim mes personave pa shtetësi de jure (ata që nuk kanë fituar shtetësinë automatikisht ose nëpërmjet një vendimi individual në bazë të veprimit të ligjeve të ndonjë shteti) dhe personave pa shtetësi de facto (ata që nuk mund të krijojnë shtetësinë e tyre) ata i njohën ngjashmëritë e pozicioneve të tyre. Akti Final i Konventës trajton çështjen e personave pa shtetësi de facto me anë të një rekomandimi jo të detyrueshëm:
që çdo shtet palë, kur i njeh si të vlefshme arsyet në bazë të të cilave një person ka hequr dorë nga mbrojtja e një shteti, shtetas i të cilit është, e shqyrton me dashamirësi mundësinë e akordimit ndaj këtij personi të trajtimit që Konventa i akordon personave pa shtetësi.

Vendimi nëse një personi i takojnë përfitimet e Konventës merret nga çdo shtet palë në pajtim me procedurat e veta të vendosura. Nëpërmjet përfaqësive/zyrave të saj ose shërbimeve të saj në selitë qendrore, UNHCR është në gjendje të ofrojë këshillim sesi të krijohen dhe implementohen këto procedura, nëse kjo kërkohet.
Statusi juridik i personave pa shtetesi sipas ketyre Konventave:

  • Statusi personal i një personi pa shtetësi duhet të udhëhiqet nga vendi i tij/saj i qëndrimit dhe të drejtat e fituara më parë, në veçanti të drejtat që lidhen me martesën, duhet të respektohen.
  • Të drejtat e pasurisë së tundshme dhe të patundshme dhe e drejta e organizimit duhet të jenë sa më të favorshme dhe jo më pak të favorshme sesa ato të të huajve në përgjithësi.
  • Mbrojtja e të drejtave artistike dhe të pronës industriale duhet të jenë të njëjta me vendasit.
  • Personat pa shtetësi duhet të kenë mundësinë e shfrytëzimit të gjykatave të të gjitha shteteve kontraktuese dhe mundësinë e shfrytëzimit të gjykatave në vendin ku ka qëndrimin e tij/saj të zakonshëm me të njëjtën mënyrë si vendasit
  • Personave pa shtetësi që qëndrojnë në mënyrë të ligjshme në Shtetet Kontraktuese duhet t’u jepet trajtim i njëjtë me vendasit lidhur me asistencën publike,588 legjislacionin e punës dhe sigurimet  shoqërore.
  • Personat pa shtetësi që qëndrojnë në mënyrë të ligjshme në Shtetet Kontraktuese duhet të jenë trajtim sa më të favorshëm që të jetë e mundur, dhe jo më pak të favorshëm sesa të huajt në përgjithësi, lidhur me të drejtën për të kryer punësim të paguar, vetëpunësim dhe profesione të lira, të drejtën përstrehim, të drejtën për arsim publik përveç arsimit fillor, dhe njohjen e diplomave dhe çertifikatave të huaja.

Cilat janë të drejtat dhe detyrimet e personave që njihen pa shtetësi?

Ka disa të drejta themelore që zbatohen për të gjithë personat, pavarësisht statusit të tyre ose llojit të qëndrimit në një juridiksion të caktuar. Këto përfshijnë p.sh. ndalimin e torturës dhe parimin e mos diskriminimit. Në të vërtetë Konventa e 1954 pohon se dispozitat e saj aplikohen tek personat pa shtetësi “pa diskriminim race, besimi apo vendi të origjinës” (neni 3).
Çdo person pa shtetësi ka detyrimin të respektojë ligjet dhe rregulloret e vendit ku ai gjendet (neni 2). Duke supozuar që ky detyrim është plotësuar, neni 7 i Konventës parashtron nivelin bazë të mbrojtjes që i takon çdo personi pa shtetësi. Ai parasheh se, përveç rasteve kur Konventa shprehimisht përmban një trajtim më të favorshëm, “Shteti kontraktues duhet t’u japë personave pa shtetësi të njëjtin trajtim që u jepet të huajve në përgjithësi”.
 
Në lidhje me shumicën e të drejtave të renditura në Konventën e 1954, personat pa shtetësi duhet të kenë të paktën të njëjtën qasje në të drejta dhe përfitime si ato që u garantohen të huajve, veçanërisht në lidhje me fitimin e punësimit (nenet 17, 18 dhe 19), arsimin publik (neni 22), strehimin (neni 21) dhe lirinë e lëvizjes (neni 26).
 
Për të drejta të tjera specifike, palët kontaktuese janë të inkurajuara t’u japin personave pa shtetësi që banojnë në mënyrë të ligjshme në territorin e tyre një trajtim standard të krahasueshëm me atë që u jepet shtetasve të shtetit, sidomos liria për të praktikuar besimin fetar (neni 4), të drejtat artistike dhe të pasurisë industriale (neni 14), qasja në gjykata (neni 16), ndihma publike (neni 23) dhe legjislacioni i punës dhe sigurimi social (nenin 24). 

Parimi i procesit të drejtë kërkon që aplikantëve t’u jepen disa garanci përfshin:

  • e drejta për një shqyrtim individual të kërkesës në të cilën aplikanti mund të marrë pjesë;
  • e drejta për trajtim objektiv të kërkesës;
  • një afat kohor për kohëzgjatjen e procedurës;
  • qasja tek informacioni rreth procedurës në gjuhën që aplikanti mund ta kuptojë;
  • qasja tek këshillimi ligjor dhe tek një përkthyes;
  • e drejta e konfidencialitetit dhe mbrojta e të dhënave;
  • dhënia si e vendimit dhe e arsyeve që përshkojnë vendimin;
  • dhe mundësia e ankimimit të ligjshmërisë së atij vendimi.

Disa kategori të aplikantëve për statusin e pashtetësisë, veçanërisht fëmijët e pashoqëruar, kanë nevoja speciale që kërkojnë dispozita procedurale të veçanta. Këto dispozita mund të përfshijnë caktimin e një kujdestari për të përfaqësuar ose asistuar fëmijën gjatë procedurës administrative

A gëzojnë personat që njihen si pa shtetësi të drejtën e identitet dhe dokumenteve zyrtare?

Konventa parasheh që shtetet kontraktuese të lëshojnë dokumente identiteti tek çdo person pa shtetësi në territorin e tyre, i cili nuk posedon një dokument të vlefshëm udhëtimi. Neni 28 parasheh që palët kontraktuese duhet të lëshojnë dokumente udhëtimi tek personat pa shtetësi që banojnë në mënyrë të ligjshme në territorin e tyre, përveç nëse arsye mbizotëruese të sigurisë kombëtare dhe rendit publik kërkojnë të kundërtën.
 
Pjesa e dytë e nenit 28 i fton shtetet të lëshojnë dokumente udhëtimi tek çdo person pa shtetësi në territorin e tyre, edhe tek ata që nuk janë rezidentë të ligjshëm. Shteteve u kërkohet të shqyrtojnë lëshimin e Dokumenteve të Udhëtimit sipas Konventës tek personat pa shtetësi që janë në territorin e tyre dhe që nuk janë në gjendje të përfitojnë një dokument udhëtimi nga vendi i tyre ii rezidencës së ligjshme. Kjo dispozitë është veçanërisht e rëndësishme duke qenë se shumë persona pa shtetësi mund të mos kenë një vend të rezidencës së ligjshme. Një dokument udhëtimi ndihmon si në identifikimi e personit pa shtetësi, por edhe i lejon individit të kërkojë hyrje në një vend të përshtatshëm.
Dokumentet e udhëtimit janë veçanërisht të rëndësishme për personat pa shtetësi për lehtësimin e udhëtimit në vende të tjera për studim, punësim, kujdes shëndetësor ose rivendosje në një vend. Në pajtim me Skedulin e Konventës, çdo shtet kontraktues bie dakord të njohë vlefshmërinë e dokumenteve të udhëtimit të lëshuara nga shtetet e tjera palë. UNHCR mund të ofrojë ndihmë teknike në lëshimin e këtyre lloj dokumentesh.

A mundet një shtet të përzërë një person që njihet si pa shtetësi?

Sipas kushteve të Konventës, personat pa shtetësi që qëndrojnë në mënyrë të ligjshme në vend nuk mund të përzihen, përveç mbi baza të sigurisë kombëtare dhe rendit publik. Përzëniet i nënshtrohen garancive të procesit të duhur ligjor, përveç nëse ka arsye mbizotëruese të sigurisë kombëtare. Pra garancitë procedurale duhet të jenë në vend për t’u lejuar personave pa shtetësi të përgjigjen dhe dorëzojnë dëshmi në lidhje me çdo akuzë, për t’u përfaqësuar nga një mbrojtës ligjor dhe për t’iu dhënë e drejta e ankimimit.
 
Akti Final i Konventës tregon se moskthimi është një parim i pranuar gjerësisht. Moskthimi, që është parimi i moskthimit të një personi në një territor ku ai/ajo do të ishin në rrezik nga persekutimi, është i mbështetur shprehimisht ose i interpretuar në dispozitat e disa traktateve ndërkombëtare, përfshi nenin 33 të Konventës së KB të 1951 në lidhje me Statusin e Refugjatëve, neni 3 i Konventës së KB kundër Torturës dhe Trajtimeve ose Ndëshkimeve të tjera Mizore, Çnjerëzore ose Degraduese, dhe neni 7 i Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike dhe disa instrumente rajonalë mbi të drejtat e njeriut.
 
Duke qenë se ndalimi i kthimit është pranuar si parim i të drejtës ndërkombëtare hartuesit e Konventës menduan se ishte e nevojshme ta përfshinin atë në nenet e Konventës që rregullon statusin e personave pa shtetësi de jure.
Sapo merret një vendim final për përzënien, Konventa u kërkon shteteve t’i japin individit në fjalë kohë të mjaftueshme për të siguruar pranimin në një vend tjetër.

Eliminimi i Shkaqeve të Pashtetësisë

Pashtetësia mund të vijë nga rrethana të ndryshme. Disa prej shkaqeve kryesore të pashtetësisë dhe hapat praktike që shtetet mund të marrin për të evituar këto rrethana, veçanërisht gjatë shqyrtimit të shtetësisë, janë diskutuar më poshtë.


Konflikti i ligjeve
 Probleme mund të dalin kur legjislacioni mbi shtetësinë në një prej shteteve bie në konflikt me atë të një shteti tjetër, duke e lënë një individ pa shtetësinë e asnjë shteti. Të dy ligjet mund të jenë hartuar si duhet, por problemet dalin atëherë kur ato implementohen së bashku. P.sh. shteti A, në të cilën ka lindur individi, e jep shtetësinë vetëm me trashëgimi (jus sanguini), por prindërit e individit janë shtetas të shtetit B. Nga ana tjetër, shteti B e jep shtetësinë vetëm në bazë të vendit të lindjes (jus soli), por individi ka lindur në shtetin A. Pra individi pra mbetet pa shtetësi.


Për të evituar këto probleme:
 Ashtu siç parashihet në Konventën e Hagës së 1930, secili shtet vendos sipas ligjeve të tij kush jane shtetasit e tij. Ky ligj i njohur nga shtetet e tjera duhet të jetë në pajtim me konventat ndërkombëtare, zakonet ndërkombëtare dhe parimet e njohura të së drejtës të aplikueshme për çështjet e shtetësisë. Shtetet pra duhet të posedojnë një përmbledhje të freskuar të ligjeve të shtetësisë dhe duhet të kuptojnë  implementimin e tyre në praktikë me qëllim zgjidhjen e konflikteve të shtetësisë.
 
Konventa e 1961 mbi Zvogëlimin e Pashtetësisë pohon se shtetësia duhet të jepet:

  • me lindje, me anë të veprimit të ligjit tek një person i lindur në territorin e shtetit
  • anë të veprimit të ligjit në një moshë të caktuar tek një person i lindur në territorin e shtetit në vartësi të kushteve të ligjit kombëtar
  • me aplikim, tek një person i lindur në territorin e shtetit (aplikimi mund të jetë në vartësi të një ose më shumë faktorëve në vijim: një periudhë e caktuar në të cilën aplikimi mund të parashtrohet, kërkesa të caktuara për rezidencën, mungesa e dënimeve penale të një natyre të treguar, dhe/ose që personi të ketë qenë gjithmonë pa shtetesi )
  • me lindje tek një fëmijë i ligjshëm, nëna e të cilit ka shtetësinë e shtetit ku ka lindur fëmija
  • me trashëgimi, nëse individi nuk ka mundësi të fitojë shtetësinë e shtetit kontraktues në territorin e të cilit ai/ajo ka lindur për shkak të moshës ose kërkesave për rezidencë (kjo mund të varet prej një ose më shumë faktorëve në vijim: një periudhë e caktuar në të cilën aplikimi mund të parashtrohet, kërkesa të caktuara për rezidencën; dhe/ose që personi të ketë qenë gjithmonë pa shtetësi);
  • tek fëmijët e braktisur të gjetur në territorin e shtetit kontraktues;
  • me lindje, me anë të veprimit të ligjit, tek një person i lindur diku tjetër nëse shtetësia e njërit prej prindërve në kohën e lindjes ishte ajo e shtetit kontaktues
  • Me aplikim, siç parashihet nga ligji kombëtar, tek një person i lindur diku tjetër nëse shtetësia e njërit prej prindërve në kohën e lindjes ishte ajo e shtetit kontaktues (aplikimi mund të jetë në vartësi të një ose më shumë faktorëve në vijim: një periudhë e caktuar në të cilën aplikimi mund të parashtrohet, kërkesa të caktuara për rezidencën, jo vepër kundër sigurisë kombëtare, dhe/ose që personi të ketë qenë gjithmonë pa shtetësi);

Shumica e shteteve i kombinojnë parimet e jus soli dhe jus sanguinis në legjislacionin e tyre të shtetësisë për të përcaktuar tërësinë fillestare të qytetarëve të një shteti dhe sesi qytetaria jepet me lindje. Ato shtete që nuk pranojnë shtetësisë e dyfishtë duhet të sigurojnë që në një moshë të caktuar, një individ ose prindërit e individit të kenë mundësinë të zgjedhin një shtetësi.

Konflikti i ligjeve të kanë të bëjnë me heqjen dorë

Disa shtete kanë ligje të shtetësisë që u lejojnë individëve të heqin dorë nga shtetësia e tyre pa fituar më parë ose t’u garantohet fitimi i një shtetësie tjetër. Kjo shpesh çon në pashtetësi. Konflikte të ligjeve mbi këtë çështje mund të dalin kur një shtet nuk e lejon heqjen dorë nga shtetësia derisa individi të ketë fituar fillimisht një shtetësi tjetër, ndërsa shteti tjetër i përfshirë nuk do ta japë shtetësinë e tij derisa individi të mos ketë hequr fillimisht dorë nga shtetësia e tij/e saj origjinale. Disa herë një individi mund t’i kërkohet të heqë dorë nga një qytetari e marrë diku tjetër, përpara se ai/ajo të mund të aplikojë për qytetarinë ku ai/ajo banon, pra duke e lënë personin pa shtetësi derisa të jepet shtetësia e re:
 
Për të evituar këtë problem:

  • Sipas Konventës së 1961, humbja ose heqja dorë nga shtetësia duhet të kushtëzohet me posedimin paraprak ose sigurinë për marrjen e një shtetësie tjetër. Një rast përjashtimor mund të jetë për personat e natyralizuar që, pavarësisht njoftimit për formalitetet dhe kufijtë kohorë, banojnë jashtë vendit për një numër të caktuar vitesh dhe nuk mbërrijnë të shprehin vullnetin për mbajtjen e shtetësisë. Personi i natyralizuar në këtë rast është personi që ka fituar shtetësinë me anë të aplikimit tek shteti kontraktues në fjalë, dhe që shteti kontraktues mund ta ketë refuzuar aplikimin. Humbja e shtetësisë mund të zërë vend vetëm në pajtim me ligjin dhe e shoqëruar nga garanci të plota procedurale, si e drejta për dëgjim të drejtë nga një gjykatë ose trup tjetër i pavarur.
  • Legjislacioni i qytetarisë duhet të parashohë që asnjë qytetarë të mos heq dorë nga qytetaria e tij/e saj pa fituar qytetarinë tjetër ose marrjen e garancive formale dhe me shkrim nga autoritetet relevante që ai/ajo do të fitojë qytetarinë tjetër.
  • Disa shtete kanë prezantuar dispozita që lejojnë për rifitimin e shtetësisë nëse individët e humbin ose nuk e fitojnë qytetarinë tjetër.
  • Për shtetet që nuk e pranojnë shtetësinë e dyfishtë ose të shumëfishtë, legjislacioni i qytetarisë duhet të sigurojë që kërkesa për heqjen dorë ose humbjen e shtetësisë si parakusht për fitimin ose mbajtjen e shtetësisë të hiqet kur kjo heqje dorë ose humbje nuk është e mundur. P.sh. për refugjatët nuk duhet të pritet të kthehen ose të kontaktojnë autoritetet e vendit të tyre të origjinës për të lënë qytetarinë e tyre.

Ligjet dhe praktikat që ndikojnë veçanërisht te fëmijët

Siç rregullohet edhe nga Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR) dhe Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës (CRC), të gjithë fëmijët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet të regjistrohen menjëherë sapo lindin. Të gjithë fëmijët kanë të drejtë të fitojnë një shtetësi. Shtetësia e fëmijës do të përcaktohet sipas ligjeve të shteteve të përfshira dhe të gjitha shtetet kërkojnë sqarime se ku ka lindur fëmija dhe nga kush. Pa dëshmi të lindjes, që d.m.th. pa një regjistrim të njohur të lindjes, është pothuajse e pamundur për një fëmijë për të përcaktuar identitetin e tij/e saj dhe për rrjedhojë për të fituar një shtetësi.
 
Për të evituar këtë problem:

  • Shtetet duhet të ofrojnë burimet e nevojshme për administratën lokale relevante për të siguruar që regjistrimi i lindjes të kryhet në mënyrë sistematike në pajtim me nenin 7 të CRC dhe nenin 24 të ICCPR. Mbështetja nga komuniteti ndërkombëtar, sidomos nëpërmjet UNICEF, duhet të kërkohet nëse është e nevojshme.
  • Kur regjistrohen lindjet shtetet duhet të identifikojnë rastet e shtetësisë së diskutuar dhe duhet të japin qytetarinë nëse fëmija përndryshe mbetet pa shtetësi. Dispozitat relevante të Konventës së 1961 mbi Zvogëlimin e Pashtetësisë duhet të inkorporohen në legjislacionin kombëtar pas aderimit në Konventë. Këto dispozita duhet të inkorporohen në legjislacionin e brendshëm edhe nëse shteti nuk ka aderuar në Konventën e 1961.
  • Duhet të ketë dispozita në legjislacionin mbi qytetarinë për fitimin e shtetësisë të vendit ku ka lindur fëmija. Kjo do të parandalonte pashtetësinë në rastet kur bëhet një gabim në përcaktimin e shtetësisë së fëmijës me lindje.
  • Fëmijëve të lindur nga marrëdhënia jashtëmartesore në masën që është e mundur u jepet e njëjta qasje në shtetësi me lindje si dhe fëmijëve të lindur nga prindër të martuar në pajtim me ligjin kombëtar.

Në shumë vende grave nuk u lejohet ta kalojë shtetësinë e tyre tek fëmijët e tyre, edhe kur fëmija lind në shtetin e shtetësisë së nënës dhe babai nuk është shtetas. Në këto raste fëmija është pa shtetësi:

Humbja automatike e shtetësisë
Disa shtete ia revokojnë automatikisht shtetësinë një individi, i cili ka lënë vendin e tij ose i cili banon jashtë. Revokimi i shtetësisë, që mund të ndodhë vetëm disa muaj pas largimit të individit, shpesh shoqërohet me praktika administrative me defekte, në të cilat personi në fjalë nuk vihet në dijeni që ai/ajo rrezikon humbjen e shtetësisë së tij/të saj nëse ai/ajo nuk regjistrohet rregullisht me autoritetet e vendit. Nëse individi është një qytetar i natyralizuar, dhe jo një që ka lindur në shtet ose që ka fituar shtetësinë me anë të trashëgimisë, edhe regjistrimi i rregullt mund të jetë i pamjaftueshëm për të garantuar që ajo shtetësi të mos revokohet. Pashtetësia shpesh është rezultat direkt i këtyre praktikave.
 
Për të evituar këtë problem:

  • Neni 7(3) i Konventës së 1963 mbi Zvogëlimin e Pashtetësisë parasheh që një individ të mos e humbasë shtetësinë e tij/e saj dhe të bëhet pa shtetësi në bazë të largimit, rezidencës jashtë vendit, mos regjistrimit ose ndonjë arsye tjetër të ngjashme. Konventa përfshin një përjashtim nga ky parim në lidhje me personat e natyralizuar që jetojnë jashtë për më shumë se shtatë vite radhazi. Këta individë duhet të shprehin tek autoriteti i duhur dëshirën e tyre për të mbajtur shtetësinë e tyre. Shtetet pra duhet të informojnë siç duhet qytetarët e natyralizuar mbi këtë politikë si brenda kufijve të tyre dhe jashtë vendit me anë të shërbimeve të tyre konsullore.
  • Instrumentet më të reja, si Konventa Evropiane mbi Shtetësinë, nuk u lejojnë shteteve të privojnë një person nga shtetësia e tij/e saj në bazë të faktit që individi zakonisht jeton jashtë vendit , nëse individi në fjalë do të bëhej kështu pa shtetësi.

Punoi: Endrit Lazeraj

drejtesi ligj endrit lazeraj vlore UNHCR shtetësia shqiptare ECOSOC Ad Hoc kushtetuta konventa konventa evropiane

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail