Sot, Kosova në zgjedhje

e Dr. Alban Daci SHEKULLI ONLINE | 12/12/2010 | Sot në Kosovë, do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Në mesin e tyre janë tetë parti politike nga radhët e komunitetit serb, të cilët mendojnë se me pjesëmarrjen në zgjedhje do të krijojnë hapësirë për të zgjidhur problemet, me të cilat përballet komuniteti serb në Kosovë. Serbët kanë vendosur të marrin pjesë në votime, me gjithë qëndrimin e Beogradit se nuk ka kushte për zhvillimin e tyre. Sllobodan Petrovic, kryetar i Partisë së Pavarur Liberale serbe, e cila që nga viti 2007 ishte pjesë e institucioneve të Kosovës thotë se përvoja e deritanishme ka dëshmuar se pjesëmarrja në zgjedhje është rrugë për përmirësimin e jetës së qytetarëve, por edhe për shtendosjen e marrëdhënieve ndërmjet kombeve. "Ne duhet të jetojmë mirë, më të sigurt dhe këtë ta ndajmë së bashku me fqinjët tanë. Ne përfaqësojmë komunitetin serb, por nuk do ta kemi përmbushur mandatin, nëse së vetëm ky komunitet jeton mirë", - tha z. Petrovic, duke nënvizuar se kjo është arsyeja që po bëhen përpjekje për të nxitur një pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve serbë në zgjedhje. Gjithashtu, po aq e rëndësishme dhe ndoshta edhe më shumë është edhe pjesëmarrja masive e shqiptarëve, të cilët me votën e tyre, do të vendosin dhe të zgjedhin, mes stilit të politikës së bërë para luftës, stilit të pas luftës, ku shumë liderë të UÇKsë u bënë edhe lider të rëndësishëm të politikës apo me politikën e re, e cila pretendon se përfaqëson një mënyrë të re të bërit politik. Në Kosovë janë pikërisht dy parti të reja, që pretendojnë se e përfaqësojnë atë. Këto parti janë "Lëvizja Vetëvendosje" dhe "Fryma e re". Albin Kurti, lideri i "Vetëvendosjes", sipas sondazheve paraprake të bëra deri tani, del se është lideri i tretë më i votuar në Kosovë, pas dy liderëve të dy partive më të mëdha. Këto zgjedhje të parakohshme në Kosovë, janë vendimtare për të ardhmen e Kosovës. Tashmë Kosova është vendi i vetëm në Rajon e cila, jo vetëm që nuk ka bërë hapa domethënës dhe të rëndësishëm në procesin e integrimit, por nuk ka mundur tëpërfitojë as nga procesi i liberalizimit të vizave. Të gjithë proceset e mëtejshme për integrimin e Kosovës në zonën Euroatlantike, si dhe për forcimin e shtetit ligjor, do të varen nga mënyra se si do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme dhe nga fakti nëse rezultati i dalë do të jetë i pranueshëm nga të gjitha forcat politike në vend. Delegacioni i Parlamentit Europian që do të vëzhgojnë zgjedhjet e së dielës në Kosovë, deputetet Doris Pak dhe Ulrike Lunacek, kanë bërë thirrje për në dalje sa më masive të qytetarëve të Kosovës në këto zgjedhje, në mënyrë që të demonstrojnë se kosovarët janë të gatshëm të marrin në duart e tyre përgjegjësinë për shtetin e ri. Doris Pak ka tërhequr vërejtjen për partitë politike në Kosovë, që të mos bëjnë gabimet që bëhen në Shqipëri. "Besojmë se ato nuk do të kenë guxim të bëjnë çfarë bëhet në Shqipëri, sepse e shohin se çfarë pasojash ka Shqipëria. Nëse zgjedhjet do të jenë të rregullta, nëse Këshilli Zgjedhor dhe ne si vëzhgues e themi këtë, atëherë askush nga partitë politike nuk guxon të mos i pranojë rezultatet", është shprehur Pak. Ndërkaq, Ulrike Lunaçek ka thënë se partitë politike duhet të heqin dorë nga tentimet për të ndërhyrë në media. Sipas saj, ato nuk duhet të bëjnë kurrfarë presionesh apo manipulimesh ilegale ndaj qytetarëve për të fituar ndonjë votë. Parlamenti Europian, siç u konfirmua sot në Bruksel, do të ketë një delegacion vëzhgues në Kosovë nga dita e premte dhe ai do të ndahet në dy ekipe vëzhguesish." Ndërkaq, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje, Roinshvill, e cilëson si të vetmen mundësi të integrimit të kësaj pakice në shoqërinë kosovare. Aleks Grigorev Roinshvill, konsideron se zgjedhjet e 12 dhjetorit janë mjaft sfiduese për institucionet kosovare, sepse këto janë zgjedhjet e para që do të zhvillohen në vend, që nga shpallja e pavarësisë. Sipas tij, këto zgjedhjet do të përcaktojnë rezultatin e shumë çështje që lidhen me të ardhmen e vendit. "Këto janë zgjedhjet e para që nga shpallja epavarësisë dhe kjo është shumë me rëndësi sepse Kosova është duke u ballafaquar me shumë sfida. Shpallja e pavarësisë ka qenë sfida e parë, por ka edhe mjaft sfida të tjera, prandaj të gjitha zgjedhjet janë të rëndësishme, por këto janë jashtëzakonisht të rëndësishme".Pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet parlamentare analisti, Aleks Roinshvill, e sheh si zhvillim pozitiv për vet komunitetin. Ai, thotë se integrimi dhe pjesëmarrja në zgjedhje shkon në favorin e tyre. "Shumë forca të ndryshme janë mundur që ti detyrojnë serbët që të mos komunikojnë me shqiptarët. I kanë detyruar t'i bojkotojnë disa gjëra. Por, pastaj, komuniteti serb vendosi që të rrezikojë dhe të marrë pjesë në zgjedhjet në komunat e reja që kanë dalë nga pakoja e Ahtisarit. Kam përshtypjen se pjesëmarrja në zgjedhje është gjithmonë e rëndësishme. Mendoj se integrimi dhe pjesëmarrja në institucione është e vetmja menyre per te ecur perpara [albandaci.blogspot.com]
Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail