Kurti: Prishtina zyrtare duhet ta refuzojë planin e Ban Ki-Moonit kategorikisht

14.06.2008
Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës bashkë me opozitën, kanë pranuar në parim dokumentin e kreut të OKB-së, Ban Ki-Moon, për rikonfigurimin e UNMIK-ut. Mirëpo, kundër këtij plani është shprehur lideri i...

Mirëpo, kundër këtij plani është shprehur lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Kurti, në një intervistë për Radion “Evropa e Lirë”, ka thënë se Prishtina zyrtare duhet ta refuzojë planin e Ban Ki-Moonit kategorikisht dhe parimisht, sepse sipas tij, ky plan hap shtegun për kantonizimin e Kosovës.

I pyetur se çfarë mendon se do të prodhojë plani i Ban Ki Moonit, Kurti shprehu mendimin e tij se sekretari i përgjithshëm po provon që të fillojë një raund i ri negociatash ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ç’rast kryeadministratori i ri i UNMIK-ut, që ai do ta caktojë apo emërojë së shpejti, do të ishte ndërmjetësuesi i radhës.
“Do të mund të thuhej që Ban Ki Moon me këtë letrën e tij – një letër për Tadiçin e tjetra për Sejdiun – në fakt e ka hapur shtegun për kantonizim të Kosovës”, është shprehur ndër të tjera lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”.
(telegrafi-start)

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • Katie
    • 1. Katie Më 12/01/2012
    Unë mendoj se ai është plotësisht e drejtë me këtë mendim dhe nuk ka nevojë për të ndryshuar gjërat në këtë drejtim.
    Inchirierei Masini Bucuresti

Shto një koment

You're using an AdBlock like software. Disable it to allow submit.