Make a free website Close

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian

Nga: BLERINA REXHEPI

INTEGRIMI I SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EUROPIAN


Integrimi I Shqiperisë ne strukturat e Bashkimit Europian eshte nje nga sfidat me te medha per ne keto 20 vitet e fundit ,dhe per tu ber pjes e ketij supershteti me te drejta te plota ne duhet te permbushim ca kushte te cilat duket sikur jan te pa fundme dhe secili prej ketyre kushteve ka kosto te medha ekonomke dhe me teper se do te sjell te mira do te sjell nje ulje te ekonomis Shqiptare per kete arsye mua personalisht me duket e veshtir qe te antaresohemi se shpejti ne BE ,dhe per te argumentuar ne menyr te terthort ket mendim timin por dhe per te njohur nje pjes te historis se Shqiperis me Bashkimin Europian kam punar kete ese .Un e kam kuptuar dhe uroj qe perms kesaj eseje te kuptoni dhe ju se sa e veshtir esht kjo sfid dhe sa e pamundur eshte ne kushtet ne te cilat ne ndodhemi aktualisht .
Shqiperia eshte nje nga ato pak vende ku hodhi rrenjet dhe u rrit komunizmi me I eger dhe me I pa meshirshem, I cili e izolj vendin tone per 50 vite me rradh nga pjesa tjeter e botes ,nje bot e cila ecte me hapa te shpejta me plane te menduara mir per tu rimekembur pas shkaterrimit qe I solli lufta Shtetet e tjera po bashkoheshin per te ecur perpara dhe per te rimekembur ekonomit e tyre , ndersa ne ndoqem rrugen e vetizolimit duke pasur mardhenie vetem me pak vende por nuk vonoi dhe ne e prishem krushqin me to duke mbetur te vetem edhe pse jemi nje udhekryq ne mes te ballkanit Perafersisht ne vite ,ne u vendosem nen pushtetin e rregjimit komunist nderkoh qe jasht kufijve tan po hidhte themelet nje organizat e cila sot paraqitet si nje super shtet nje bashkim I fuqishem europian .Si cdo perrall edhe kjo e jona pati nje fund te lumtur dhe pas shum vitesh arritem te shihnim pertej kufijeve. Menj! eher pas rrezimit te komunizmit filluam te hidhnim grepat ‘’drejt keaj organizate te fuqishme duke pritur te kapnim ndonje gje .Mardheniet e para diplomatike te Shqiperis me Bashkimin Europian u vendsen ne vitin 1991por ngjarja me me rendesi per ne ne keto vite u shenua ne 11 maj 1992 me nenshkrimin e Marrveshjes se Tregetis dhe Bashkpunimit e cila hyri ne fuqi ne 1 dhjetor 1992 kjo marrveshje I krijoi mundesin Shqiperis qe te perfitoj nga fondet e programit PHARE ne kuadrin e ketij program ne periudhen viteve 1991-1996 ndihma e përgjithshme e BE për vendin tonë llogaritet në rreth 511 milionë euro, një pjesë e së cilës përfshinte asistencë teknike, si konsulencë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë e administratës, trainime e studime; ndërsa pjesa tjetër është akorduar për investime në infrastrukturë, në sektorin e prodhimit, në atë shoq&eum! l;ror, në administratën publike dhe në zhvillimin rajonal. Ne vitin 1996,Shqiperia ishte pran nenshkrimit te nje marrveshjeje te re kontraktuale me BE-ne ,e cila do ti hapte rrugen per nje marrveshje klasike asocimi, por si gjithmon,fati I keq dhe me teper eturia per pushtet e politikanve tane ,ben qe te ndodh dicka dhe mardheniet e Shqiperis me Bashkimin Europian do te zbehen, ishin pikerisht zgjedhjet e kontestuara te majit te 1996 si dhe kriza financiare e sociale qe pesoi ne fillimet e vitit 1997 nga renia e skemave piramidale ,ato qe sollen deshtimin e c do inisiative ne kete drejtim. Rruga e Shqiperis drejt Bashkimt Europian filloi te merrte te tatpjeta, keto ngjare por dhe ngjarje te tjera ne vende te ndryshme te rajonit ben qe ne ne vitin 1996 Bashkimi E! uropian te adoptonte per vendet e Ballkanit politiken e quajtur REGIONAL APPROACH .Keshilli I Ceshtjeve te Pergjithshme ,ne kete koh, percaktonte nje ser kushtsh politike dhe ekonomike qe vendet e Ballkanit duhet te plotesonin, per te zhvilluar dhe forcuar mardheniet e tyre me BE-ne .Kritere qe kishin te benin me:
1.Respektimin e parimeve demokratike .
2.Lirit dhe te drejtat e njeriut.
3.Ndertimin, respektimin dhe forcimin e shtetit te se drejtes
4.Mbrojtjen e minoriteteve .
5.Zhvillimin e ekonomis se tregut .
6.Bashkpunimin rajonal.
Kushte te cilat ne nje pamje te par ende pas kaq shum vitesh nuk jan plotesuar, Shqiperia ka ngelur ne vend numero ,ku parimet demokratike , ne shum raste nuk gjejn zbatim, ku lirit dhe te drejtat e njeriut shpesh neperkemben, ku shteti I se drejtes eshte I zhdrejt, ku minoritetet nuk mbrohen po nxirren ne mes te 4 rrugeve ,dhe ku ekonomia eshte si mos me keq nje varferi qe po na shkon der ne palc. Bashkimi Europian vazhdoi perseri te gjente forma dhe menyra te tjera per te pershpejtuar integrimin e Europes Jug-Lindore ne strukturat e BE-se .Ne maj te 1999, Bashkimi Europian miratoi nje iniciativ te re per 5 vende te Ballkanit :Shqiperia ish-Republika e Maqedonis Kroacia, Bosnje Hercegovina dhe Republika Federale Jugosllave,te quajtur Procesi I Stabilizim – Asocimit. Per fatin ton te mir sepse ende nuk I kishim arritur kushtet per nje marrveshje te till e vertetuar kjo edhe nga raporti I Komisionit Europian mbi studimin! e fizibilitetit per hapjen e bisedimeve me Shqiperine ,per nenshkrimin e MSA-se Sqiperia u be pjes e ketij Pakti qe ne fillim konkretisht ne nentor te 1999,Pakt qe kishte si qellim vendosjen e mardhenieve me te ngushta ndermjet BE –se dhe vendeve te lartpermendura ,nepermjet MSA. Prespektiva e vendeve te rajonit perendimor per integrimin ne Bashkimin Europian perforcohet pas Keshillit Europian te Fairas I mbledhur ne qershor te 2000, I cili vendosi se te gjitha vendet e perfshira ne PSA ja kandidate potenciale per antarsimin ne Bashkimin Europian. Ne muajin nentor te 2000 ,u zhvillua ne Zagreb takimi I vendeve te perfshira ne Procesin e Stabilizim – Asocimit. Ne kete takim BE-ja vendosi te intensifikoj bashkpunimin me Shqiperine nepermjet krijimit te Grupit te Niv! elit te Lart Drejtues Shqiperi – BE.Qellimi ketij grupi ishte; te vlersonte kapacitetin e Shqiperise per te marr persiper detyrimet per nje Marrveshje Stabilizim Asocimi me BE- ne .Grupi I nivelit te Lart Drejtues Shqiperi – BE zhvilloi 3 takime ne Tiran ne perfundim te te cilave Komisioni Europian hartoi nje raport vlersimi ,ku evidentohej procesi I ber dhe fushat ku ende nevoiten permirsime .Si perfundim, Komisioni vleresoi se ndonese mbetet ende per te ber. ne drejtim te detyrimeve qe rrjedhin nga nje Marrveshje Stabilizim Asocimi ,prespektiva e hapjes se negociatave eshte rruge e mir per te ruajtur tempin e ndryshimeve politike dhe reformave ekonomike ne vend .Per kete qellim ,arriti ne perfundimin se eshte casti per te proceduar me nje MSA me Shqiperine . Kjo marrveshje ka si qellim ; te ndihmoj Shqiperine ne permbushjen e kushteve qe I duhen per te hyr ne BE. Por ajo nuk perben nje premt! im per integrim. Ajo e ve theksin ne stabilizimin e situates ne vendet perkatese, per te arritur me tej ne vendosjen e nje marredhenieje speciale me Bashkimin europian. Megjithate, ne menyre tengjashme me Marreveshjet Europiane te nenshkruara në fillimvitet 90 me vendet europianolindore, tashme anetare te BE, ajo nxit përqafimin e vlerave themelore të Bashkimit Europian nga vendet e Ballkanit Perendimor, si demokracia dhe shteti ligjor, mbrojtja e të drejtave te njeriut dhe respektimi i pakicave kombetare, ekonomia e tregut dhe drejtesia sociale. Po ashtu, kjo marreveshje synon te nxite edhe zhvillimin ekonomik te vendit, e mbeshtetur paralelisht nga programe ndihmash te hartuara per te ndihmuar keto vende te permbushin detyrimet e marreveshjes.

Kriteret e Anetaresimit në Bashkimin Evropian dhe cfare duhet te bej Shqiperia per ti plotesuar ato.

Per t’u bere anetare e BE-se, Shqiperia duhet te plotesoje kriteret e vendosura per te gjitha shtetet kandidate per anetaresim ne Bashkimin Evropian te miratuara nga Keshilli Europian i Kopenhagenit në qershor të vitit 1993.
Keto kritere jane te karakterit politik dhe ekonomik parashikojnë:
Drejtesia, liria dhe siguria.
Garantimin e demokracise, shtetit te se drejtes, respektimin e të drejtave te njeriut dhe te minoriteteve , kritere qe te len per te deshiruar ,flitet me fjal te medha nga politika Shqiptare se jan plotesuar por sagje nuk eshte e vertete fjal dhe vec fjal te bukura qe per cudi askush nuk I beson me. Ne kete fushe Shqiperia duhet te bashkpunoj me bashkimin Europian ,per te forcuar institucionet e saj ne te gjitha nivelet ,por ne vecanti te gjitha ato institucione qe kane te bejne me zbatimin e ligjit dhe administrimin e drejtesis .Bashkpunimi ndermjet paleve synon ,fuqizimin, pavarsin ,efektshmerine e funksionimit te sistemit gjyqesor dhe strukturave te tjera pergjegjse per vendosjen dhe respektimin e shtetit ligjor .Bashkpunimi ne fushen e drejtesis ,Liris dhe Siguris do te mbeshtetet ne dy shtylla kryesore . Shtylla e pare lidhet ne bashkpunimin ne fushen e levizjes se lire te person! ave dhe parashikon nje ser dispozitash per vizat, azilin,migracionin,menaxhimin e kufijve dhe politika te tjera qe kane te bejne me levizjen e lire te njerzve. Shtylla e dyte ne bashkpunimin ne luften kunder fenomeneve te krimit te organizuar ,terrorizmit ,pastrimit te parave dhe drogave te paligjshme dhe parashikon dispozita sipas te cilave Shqiperia dhe Bashkimi Europian do te angazhojne strukturat e tyre policore dhe gjyqesore ne nje lufte te perbashket kunder fenomeneve te lartpermendura.
Dialogu politik.
Ne kuader te ketij dialogu politik Shqiperia duhet te pershtas qendrimet e saj ne politikene jashtme me ato te diplomacis se Bashkimit Europian ,duke humbur ne kete menyre nje pjes te sovranitetit te vet.

Politika sektoriale .
Politika sektoriale perfshin nje numer te madh fushas ,disa prej te cilave jane me rendesi strategjike per Shqiperine ,si;transporti, energjia,bankat , turizmi,ndermarrjet e vogla dhe te mesme etj. Shqiperia do te perfitoj asistence per ristrukturimin dhe rimekembjen e ketyre sektorve .Megjithate asistenca e Bashkimit Europian nuk do te thote investime direkte ne sektoret e lartpermendur ,por do te jete e perqendruar ne forcimin e kapaciteteve dhe ngritjen e strukturave te nevojshme per zhvillimin me efikasitet te politikave sektoriale .Programi I ri I asistences se BE per shqiperine quhet IPA –s instrumenti I para antarsimit . Ky program I ri asistence ,do te marre ne konsiderat ndryshimet e ndodhura ne ekonomine dhe shoqerine shqiptare ,si dhe fazen e tanishme te mardhenieve ndermjet Shqiperis dhe BE. Nepermjet IPA-s BE do te ndihmoj Shqiperine te zbatoj detyrimet qe rrjedhin nga MSA.
Vendosjen e nje ekonomie tregu qe mund t’i beje balle presionit konkurrues dhe forcave te tregut te perbashket Europian ne nje koh kur ne akoma nuk kemi arritur te kemi vet nje treg, ku mund te besojm, ku konkurrenca te jet e ndershme, aty ku mallrat qe ne prodhojme injorohen perball importit qe vjen nga jashte dhe thuhet me te madhe se Shqiperia eshte nje nga te paktat ato vende ku ka prodhime BIO te cilat shpesh perfundojne kazanin e plehrave si pasoj e mungeses se nje tregu te brebdshem te mirorganizuar. Por cfar duhet te bej shteti shqiptar lidhur me kete kerkes? Arritja me e nevojshme dhe qe ti pergjigjet kerkesave te BE eshte hapja e tregut. Shqiperia dhe komuniteti europian do te hapin tregun ndremjet tyre, qe do te thot se ato do te heqin pengesat doganore ,kufizimet sasiore dhe masat e tjera qe kane kete efekt per mallra qe do te eksport! ohen nga Shqiperia ne Komunitetin Europian dhe anasjelltas .Nga ana tjeter palet nuk do te marrin masa per mbrojtjen e produkteve kombetare ne tregetine qe do te zhvillojne ndermjet tyre .Gjithashtu ne menyre kategorike Shqiperia nuk do te vendos de detyrime te reja doganore per importet ose eksportet si dhe kufizimeve te reja sasiore duke synuar ruajtjen e nivelit ekzistues te hapjes se tregut ndermjet Shqiperis dhe BE.Hapja e tregut parashikon dhe lirine e Shqiptarve dhe Europianve per te ofruar sherbime ,per te levizur lirisht kapitalin e tyre ,per tu vendosur dhe per te levizur lirisht ne territorin e BE . Por situata me te cilen do te perballet Shqiperia ,nese realizon keto synime do te jet tejet e veshtir sepse Shqiperia eshte nje vend ne te cilin te ardhurat nga tarifat doganore mbi produktet e importit zene nje perqindje shume te lart ne buxhetin e shtetit krahasua! r me shtetet antare te BE –se apo dhe vende te tjera te rajonit te ballkanit . Kjo nuk do te behet sa hap e mbyll syt ,pasi edhe vet MSA parashikon reduktimin gradual te tarifave doganore mbi produktet e importit deri ne heqjen e plote te doganave ne vitin e 10 pas hyrjes ne fuqi te marrveshjes. Kjo do te thote qe ne buxhetin e shtetit do te hyjne gjithnje e me pak te ardhura nga doganat derisa ky kontribut te behet zero.Vendi bosh qe do te mbetet ne arken e shtetit nga heqja e te ardhurave doganore do te duhet te mbushet me taksa te tjera ,jo vetem per te kompensuar humbjen e ketij burimi te ardhurash ,por me teper per te arritur nje konsolidim fiscal te vendit per te rritur nivelin e investimeve publike dhe per te bere te mundur zbatimin e strategjive kombetare per zhvillimin ekonomik dhe socialqe ,do te thot me shum lek te nxjerra nga xhepat e grrisur te Shqiptareve . ! Ne kete aspekt shqiperia do te gjendet perballnje sfide te veshtir lind pyetja :Ado te mund qeveria shqiptare ta zevendesoj kontributin e doganave me te ardhura te tjera dhe nese ky zevendesim te ardhurash do te shkaktoj renie ekonomike ne pergjithesi ,apo do te demtoj rende kategori te caktuara te shoqeris . E vetmja gje qe mund te bejm eshte te mos e humbasim besimin, se gjithcka do te shkoj mir ,megjthse duke mar parasysh kushtet ne te cilat ne ndodhemi te cilat shpesh na bejne pesimist le ta genjejme veten dhe ti shohim gjerat me syrin e nje optimisti. Ne kete kuader duhet te ngrihet dhe nje ekonomi knkurruese tregu,sepse fitimet dhe humbjet e komunitetit te biznesit do te varen nga cilesia e produkteve qe do te ofrojne ne treg.Me pak fjale ekonomia shqiptare duhet te orientohet dhe strukturohet ne menyre te till qe te mund te realizoj produkte cilesore dhe konkurrruese .Per te kapercyer sfiden e konkurrences se lir ekonomia Shqiptare duhet te orientohet drejt atyre produkteve ku Shqiperia ka disa avantazhe krahasuar ne raport me vendet e BE –se. Po cfar duhet te bej qeveria shqiptare per te arritur kete qellim? Se pari duhet te reformoj dhe subvencionoj sektoret me rendesi te madhe strategjike per ekonomine . Se dyti duhet te permiresohet mjedisi I biznesit ,duke hequr pengesat e panevojshme dhe te tejzgjatura burokratike ,si dhe duke future nje regjim tatimesh me stimuluese per kete komunitet . Ne kete drejtim ,persa I perket heqjes se pengesave te panevojshme dhe te tejzgjatura burokratike, Shteti Shqiptar ka bere levizjen e duhur , duke nxjerr nje ser ligjesh ,me I rendesishmi ligji! numer 9723 date, 3.05.2007 ”Per Qendren Kombetare te Rregistrimit” I cili parashikon me shum lehtesira ,per subjektet te cilat deshirojne te futen ne boten e biznesit krahasuar me ligjin tejet burokratik te me parshem. Se treti standartizimi dhe certifikimi I produkteve, fush ne te cilen Shqiperia eshte mjaft mbrapa dhe per pasoj shum pak prj ketyre produkteve Shqiptare mund te hyjne ne tregun Europian, pra ne do te hapim tregun, por mallrat tane te ekspotit nuk do te perballojn dot kerkesat e konsumatoreve Europian dhe per kete arsye do te ngelen perserib brenda kufijve .Shpresoj dhe deshiroj qe Qeverria Shqiptare, te jete ne gjendje te orientoj ekonomin drejt sektoreve ku ka me shume avantazhe krahasurr me shtetet e tjera te BE, te permirsoj mjedisin ku operon biznesi shqiptar por gjithashtu te realizoj ne masen dhe kohen e duhur standartizimin dhe certifikimin e produkteve Shqiptare .
Shqiperia si nje shtet kandidat duhet te jete i afte t’u pergjigjet detyrimeve qe rrjedhin nga “Acquis Communautaire “ ose legjislacioni i Bashkimit Evropian. MSA nuk e vendos menjeher Shqiperine perpara ketij detyrimi ,por kerkon qe Shqiperia te hedh hapat e nevojshme per tu pergatitur per perfshirjen e plot dhe zbatimin e legjislacionit te BE ne disa fusha te rendesishme per funksionimin e tregut dhe shtetit ligjor. Sic e dim edhe vet legjislacioni Shqiptar eshte nje legjislacion I ri dhe pak a shum u pergjigjt kerkesave te BE ,Kushtetuta jone eshte nje nga Kushtetutat me te mira dhe me demokratike ,pervec rezerves qe kam ne lidhje me sistemin zgedhor, ku na duhet te votojm jo per kandidatin qe pelqejme por per partin. E them kete ,sepse emri I partis sot eshte kapister sic thot populli, sepse qellimi I tyre I vetem eshte te marrin pushtetin, per te kenaqur egon dhe siguruar jeten e tyre dhe te shum brez! ave pas ,duke zbraxur xhepat e popullit per te mbushur te tyret. Shpresoj qe se shpejti kjo dispozit te ndryshoj sepse kur mendoj se do te votoj per partin dua t’ja heq vetes te drejten per te votuar,te vetmen te drejt politike qe kemi de fakto. Por rendesia e perafrimit te legjislacionit shihet me teper po te analizohet ne kuader te konkurrueshmerise se ekonomis Shqiptare ne tregun europian.Sic e theksova me siper qe produktet Shqiptare te jene konkurruese ne tregun Europian,ato kane nevoje te standartizohen dhe certifikohen.Per standartizimin dhe certifikimin e produkteve ka mijra faqe te se drejtes europiane me te cilat duhet te perafrohen ligjet dhe aktet e tjera nenligjore te Shtetit Shqiptar .Kjo nuk eshte nje nisem e lehte sepse ka kosto financiare te medha ,por ky proces mund te shtroj nje sfid tjeter ate te mosperputhjes se nevojave konkrete te Shqiperis me zgjidhjet qe propozohen nga legjislacioni I BE .Nje shembull I mir per te kupuar kete fakt eshte se legjislacio! ni Europian ka mijra faqe per standartet mjedisore ,gje qe sjell se Shqiperia ,do ti duhet te vendos dhe te respektoj standarte shum here me te larta per mbrojtjen e mjedisit se ato qe zbatohen momentalisht .Ne menyre te pa shmangeshme kjo do te rris koston per hapjen dhe mbajtjen e biznesit dhe mund te dekurajoj zhvillimin e nje ser biznesesh.Nga ana tjeter Shqiperia eshte nje vend me papunesi te larte dhe per te zgjidhur kete problem ka nevoj per nje zhvillim te konsiderueshem te biznesit . Qeveris Shqi[tare nga njera ane do ti duhet te respektoj kerkesat e Brukselit ,por nga ana tjeter te adresoj nevojat e ekonomis dhe shoqeris Shqiptare ,dhe per kete do ti duhet te hartoj nje axhend te veten Brenda lirse se veprit qe lejoehn nga komunteti Europian.

Bashkpunimi rajonal eshte nje nga kapitujt me te rendesishem te MSA –se dhe synon, ta integroj Shqiperine sa me teper ne rajonin e Ballkanit dhe me gjer .Ky eshte nje process qe perfshin te gjitha fushat e bashkpunimit ,qe nga ai politik e ekonomik,deri te bashkpunimi institucional ,social dhe kulturor .Shqiperia duhet te zhvilloj bashkpunimin rajonal me vendet qe kane nenshkruar MSA-ne dhe me vendet kandidate ne BE ,nepermjet ketij bashkpunimi synohet te krijohet nje zone stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik ne rajonin e ballkanit.
Forcimi I administrates publike .Administrata publike ka nje rol thelbesor ne procesin e integrimit Europian te vendit .Eshte administrate publike qe ka detyren te vere ne zbatim angazhimet qe ndermer Qeverria Shqiptare ,ne kuader te ketij procesi .Problemet me te cilat eshte ndeshur administrata publike gjat viteve te tranzicionit ,kane qene te shumta ,ato kane variuar nga rekrutimi I nenpunsve te administrates mbi baza lidhjesh nepotike ,arbitrariteti I levizjeve dhe pushimeve nga puna ,mungesa e praktikave te punes dhe logjistikes se nevojshme ,tek trajnimet e pamjaftueshme puna e dobet qe kryhet nga strukturat monitoruese te punonjsve te administrates, pagat e ulta dhe mungesa ne pergjithesi e motivimit te nenpunsve civil.Kjo gjendje eshte vene ne dukje nga komoisioni europian ne raportet monitoruese per Shqiperine .Te gjitha keto sa thash me lart , nuk jane te veshtira per tu arritur sepse ne e kemi nje ligj per statusin e nenpunesit civil ,por qe fatkeqesisht asnjeher! e nuk ka gjetur zbatim dhe per kete arsye c’do gje te ne ecen mbrarsht. Ne vecanti Komisioni Europian eshte treguar mjaft skeptik ne lidhje me aftesine e administrates publike te Shqiperis per te zbatuar MSA.Kjo ka qene nje prej arsyeve kryesore per shtyrjen kaq te gjat te nenshkrimit te MSA-se Detyrimet e Shqiperis te parashikuara ne MSA do te shoqerohen me fonde te medha ne kuader te programeve te asistences komunitare .Kjo do te thote se sa me shume te perparoj Shqiperia ne procesin e integrimit , aq me e madhe do te jet ndihma financiare e Komunitetit Europian.Nga ana tjeter duke qene se fenomeni I korrupsionit nuk eshte nje raste I vecuar ne administraten publike Shqiptare ,por perkundrazi ndeshet shpesh dhe ne permasa te gjera eshte e natyrshme qe Brukseli nuk deshiron qe parat dhe te ardhurat prej taksave te qytetareve Europian te pasuroj ne menyre te pa ligjshme disa njerez ne Shqiperi. Kemi kaq vite qe enderrojme qe s! ituate te permiresohet ,ku c’ do gje te ec ne shinat e ligjit, por ligjet shpesh injorohen, ligji sot ne Shqiperi eshte”ne doren e Maliqit” dhe fatkeqesisht keshtu do vazhdoj te jete per shum kohe, deria politika te zgjohet ,te reflektoj ,se nje pellemb vend jemi me pauri te shumta qe na ka falur natyra dhe per kaq shum vite duhet te ishim nje parajs .
LIBERALIZIMI I VIZAVE

Nje moment shum I rendesishem per Shqiperine ne te cilin ja vlen te ndalemi gjat eshte dhe procesi I liberalizimit te vizave mes Shqiperis dhe vendeve te Shengenit I cili nuk eshte vetem nje vendim me te drejta por edhe me detyrime te shumta.Parlamenti Europian ne 7 tetor 2010 raportin e eurodeputetes Tanja Fajon per liberalizimin e vizave per Shqiperine por me disa kushte .Shqiptaret nuk duhet te kerkojne vize per te qendruar ne vendet e zones “Shengen” per nje periudhe te shkurter kohe, ose me sakte per nje periudhe maksimale deri ne 90 dite .

KUSHTET E LEVIZJES SE LIRË
Nje nga kushtet kryesore este se duhet te kesh pasaporte biometrike, nese nuk e ke, viza eshte e nevojshme. Rregullat e reja do te vlejne vetem per ata qe udhetojne per turizem, mision, biznes, me ftese te dikujt, per studime maksimumi per nje periudhe tre-mujore. Me liberalizimin e vizave, shqiptaret do te mund te levizin ne hapesiren e Shengenit, qe praktikisht jane te gjitha vendet e bashkimit Europian, me perjashtim te Britanise se Madhe, Irlandes, si edhe ne Zvicer, Norvegji dhe Islandë, maksimumi, për 90 ditë nga data e hyrjes, brenda një periudhe prej 180 ditësh (6 muaj).
Kjo do te thote qe mund te behen udhetime te shkurtra, me kusht qe kohezgjatja e tyre te mos i kapercej te 90 ditet brenda nje periudhe prej gjashte muajsh (180 ditesh). Ata qe udhetojne lirisht ne vendet e zones Shengen me pasaporte biometrike nuk duhet te deshmojne kushte te veçanta financiare ose administrative, megjithate duhet mbajtur parasysh qe mbeten ne fuqi te gjitha rregullat standard per ardhjen e qytetareve te vendeve te treta. Pra mund te ndodhe qe kur mberrin ne kufi mund te te kerkohet qe te deshmosh shumen qe ke parashikuar per shpenzimet e udhetimit ose mund te te kerkohet qe te tregosh sakte vendin ku do te banosh.
Sanksionet
Autoritetet kufitare te vendeve te zones Shengen kane te drejte qe te mos lejojne hyrjen, nese keto kushte nuk respektohen, dhe te marrin nje vendim perfundimtar per sa i perket aprovimit per te hyre ne vend. Nuk duhet harruar qe keto rregulla te reja do te vlejne vetem per te udhetuar per periudha te shkurtra, nuk do te te japin mundesine per te qendruar me shume se tre muaj ose per te gjetur pune. Per kete duhet paraqitur kerkesa per nje vize afatgjate prane Ambasades ose Konsullates se vendit te zones Shengen ku deshiron te shkosh.

VENDIMI I KOMISIONIT EUROPIAN PER STATUSIN E VENDIT KANDIDAT

Menjeher pas liberalizimit te vizave Shqiperia aplikoi ne Bashkimin Europian per te marr statuain e vendit kandidat, por Komisioni Europian vendosi te mos I hap negociatat me Shqiperine per antaresimin ne BE ,Shkak per kete eshte ber situate e tensionuar politike ne vend dhe mosgjetja e nje zgjidhje komsensuale per krizen politike .Komisioni krahas vendimit pasqyroi dhe shkaqet qe cuan ne marrjen e tij si dhe dha dhe rekomandimet qe duhen plotesuar nga Shqiperia .Komisioni do te vazhdoj te monitoroj progresin dhe do te vazhdoj te financoj projekte te ndryshme .Komisioni do te bej publik nje tjeter raport –progres per Shqiperine ne vitin 2011 ky raport do te fokusohet vecanerisht ne zbatimin dhe permbushjen e reformave kyce qe duhen adresuar per te hapur negoociatat e pranimit pra kerkesat per marrjen e statusit do te shqyrtohen serish vitin e ardhshem .

Kritikat
1.Shqiperia nuk ka permbushur kriterin kryesor ,qe esht ai politik . 2.Nuk eshte permbushur efektiviteti dhe stabiliteti I institucioneve demokratike 3.Parlamenti dhe procedurat parlamentare nuk kan funksionuar sic duhet . 4.Shqiperia ka probleme ne zbatimin e legjislacionit . 5.Administrata publike dhe sherbimi civil jane te politizuara dhe mungon transparenca ne emerime 6.Persa I perket drejtesis ne opinionin e KE shkruhet se ‘’mbeten shqetesime serioze ne funksionimin e pergjithshem efikasitetin dhe pavarsin e gjyqeasorit’’ 7.Dekretet e Presidentit jane te politizuara ne lidhje me emerimin e antareve te gjykates se lart dhe asaj Kushtetuese . ! 8.Problem shum serioz eshte dhe korrupsioni ne te gjitha fushat sidomos gjyqesorit dhe kthimit dhe kompesimit te pronave si dhe rryshfeti ne sektorin e shendetesis 8.Mungesa e transparences ne financimin e partive politike.
Sic mund ta shohim dhe kuptojme te gjitha keto kritika te bera nga KE, jan me se te sakta dhe per kaq shum vite ne si shtet, si qeverri ,si shoqeri ,nuk kemi ber asgje per ti shmangur ,per te mos I merituar ,por vazhdojme ti futemi me kok gremines se perkeqesimit .
Duke pare problematikat e Shqiperis ,KE ka ber 15 rekomandime per tu permbushur kete vit kur do te merret ne shqyrtim kerkesa e Shqiperis per te marr statusin e vendit kandidat ne BE .Komisioni vlereson se negociatat per pranimin e Shqiperis ne BE duhet te hapen ateher kur vendi te kete permbushur ne masen e nevojshme kriteret per antarsim , ne menyr te vacant kriterin politik te Kopenhagenit te cilat I kam permendur dhe lart . Qe nga viti 1993 kur Kopenhageni vendosi kushtet per tu ber pjes e BE dhe deri me sot kane kalurar 8 vjet ,dhe prap marrim kritika aspak positive se nuk I kemi plotesuar keto kushte, kjo na ben te kuptojme se dhe per shum vite te tjera ne ne do te ngelemi ne te njejten situate dhe per pasoj antarsimi do te shtyhet radh pas radhe vit pas viti…
REKOMANDIMET
1.Shqiperia duhet te plotesoj funksionimin normal te Parlamentit ne bazen e dialogut politik konstruktiv qe perfshin te gjitha partit politike.
2.Te miratoj ligje qe vazhdojne te qendrojne te pa miratuara .
3.Te perforcoj maxhorancen ne parlament.
4.Te emeroj avokatin e popullit dhe te siguroj nje process te rregullt degjimi dhe votimi ne parlament per antaret e gykates se lart dhe asaj kushtetuese.
5.Te modifikoj kornizen ligjore per zgjedhjet ne perputhje me rekomandimet eOSBE ODIHR.
6.Te siguroj mbajtjen e zgjedhjeve ne perputhje me standartet nderkombetare .
7. Te nderrmar hapa konkrete ne permbushjen e reformes ne administrates publike duke perfshir miratimin e amendamenteve ne ligjin per sherbimin civil dhe te forcoj sherbimin civilduke u bazuar ne profesionalizem dhe ne depolitizimin e administrates.
8.Te forcoj xbatimin e ligjit dhe te ndermarre reforma ne drejtesi
9.Te zbatoj ne menyre efektive strateghite e qeveris per antikorrupsionin.
10.Te hiqen pengesat e investigimit ne vecanti pengesat qe lidhen me hetimin e gjyqtarve ,ministrave dhe deputeteve .
11.Forcimi I luftes kunder krimit te organizuar .
12.Miratimi I nje strategjie kombetare per te drejtat e pronesis qe duhet te parashikoj kthimin dhe kompensimin e pronave .
13.Te nderrmar hapa konkret ne drejtim te forcimit dhe te mbrojtjes se te drejtave te njeriut vecanerisht ato te grave dhe femijeve te komunitetit rom.
14.Twe marr masa per permiresimin e trajtimit te te ndaluarve ne komisariate apo ne dhomat e paraburgimit
15.Te perforcohet bashkpunimi rajonal .
Po shkojme ne mesin e vitit 2011 vit brenda te cilit duhet te marrin jet keto rekomandime ku ne radh te par duhet te zgjidhet ngerci politik por mesa po shohim po shtengohet edhe me shum .Asgje positive s po shohim ne horizont , nje situate aspak e kendeshme po krijohet ne Shqiperi ku thirrjet e Europes po injorohen nga politika Shqiptare ,ku etja per pushtet del para se gjithash .

Kur mund te antarsohet Shqiperia neBE?
Procesi I integrimit europian mund te ndahet ne nje numer fazash, dhe Shqiperis do ti duhet te kaloj neper te gjitha keto faza qe mund te antarsohet ne bashkimin europian .Cdo faze ka kohzgjatjen minimale dhe maksimale .

Fazat :
1.Faza e emeruar opinion .
Kjo faze I referohet vleresimit qe I behet aplikimit te nje vendi per tu antarsuar ne BE ,nga ana e Komisionit Europian mbi bazen e pergjigjeve te nje pyetsori te pergatitur nga Komisioni.
2.Faza e hyrjes ne fuqi te MSA
Kjo faze I referohet fillimit te negociatave te janarit te 2003 per MSA nenshkrimit te MSA ne qershor 2006 dhe hyrjes ne fuqi te MSA faz qe shkon 1-4 vjet
3.Opinioniqe shkon 1-3 vjet
4.Fillimi I negociatave te antarsimit 1-7 vjet
5.Nenshkrimi I traktatit te antarsimit 2 muaj-5 vjet .
6.Pasaporta europiane qe perdoret ne mbreterine e bashkuar
7.Data e antarsimit ratifikimit te MSA nga parlamentet e te gjitha shteteve antare te BE.
Deri tani Shqiperia ka pershkruar 2 prej 7 fazave qe duhen kaluar per tu antarsuar ne BE .Shqiperia ka arriur te filloj negociatat per MSA ne janar te 2003dhe te nenshkruaj kete marrveshje me komunitetin europian ne qershor te 2006tri vjet pas hapjes se negociatave .Shqiperis I mbetet te kaloj edhe 5 etapa te tjera deri ne antaresimin e saj ne BE .duke u nisuur prej fazes se tanishme dhe rasteve te vendeve te tjera qe kane kaluar procesin e integrimit Europian antaresimi I shqiperis ne BE mund te ndodh pas 4-21 vjeteshne periudhen nga viti 2010 deri ne vitin 2027.
Uroj qe nje dite dhe Shqiperia te jet pjes e kesaj organizate, me te drejta te plota dhe te gjith te punojme se bashku per te arritur kete qellim, kete sfid te madhe te 2 dekadave te fundit, per ti dhene nje funnd te lumtur enderres Shqiptare per tu integruar ne strukturat e BE-se.

65 vota. Mesatarja e 3.89 të 5.

Komentet (30)

matina
  • 1. matina | 03/04/2014

shm shm shm flmmm me ndihmoi shm per projektin e gjografise

kela
  • 2. kela | 04/03/2014

shume faleminderit me ndihmoi shume

evi
  • 3. evi | 10/02/2014

me ndihmoi jashtezakonisht.ne gjeografi.falenderimet shkojne per ate qe e ka hedhur

ERISA
  • 4. ERISA | 04/02/2014

[THNX ME NDIHMOI SHUME PER PROJEKTIN TIM NE GJEOGRAI :*

Nikol
  • 5. Nikol | 02/02/2014

flm me ndihmoj shume ne gjeografi

migena
  • 6. migena | 22/01/2014

sh flm me ndihmoi shum ne Gjuh ..

bill
  • 7. bill | 21/01/2014

ju faleminderittttttttt...me ndihmoi jashtezakonisht shumm ne gjeografi dhe edukate

klea
  • 8. klea | 08/12/2013

shume e bukur thnx me ndimoi ne histori

sula
  • 9. sula | 11/11/2013

me ndhmoi ne gjuh

sula
  • 10. sula | 11/11/2013

ese e bukur.... thanks:

Inis
  • 11. Inis | 10/11/2013

Per kete ese besoj se do te marr 10 ne gjeografi.Shum flm

ambra
  • 12. ambra | 07/11/2013

pershendetje jam ambra gavelli kam fituar miss baby ne vitin 2010 ne qytetin e beratit .faleminderit fale ndihmes tende mora 10 ne
gjeografi7. puci puc.

delisa
  • 13. delisa | 07/11/2013

faleminderit per kete ese.besoj se do te marr 10 ne gjeografi. ju puth forte te gjitheve.love delisa sollaku
Image[/image]

juridiksi
  • 14. juridiksi (website) | 07/11/2013

@Albi,ana dhe enejda
Suksese

enejda
  • 15. enejda | 06/11/2013

flm per esen kisha dsh ne gjeografi 7

ana
  • 16. ana | 06/11/2013

faleminderit per kete ese sepse kisha dsh ne gjeografi

Albi
  • 17. Albi | 06/11/2013

shum flm per kete sepse kisha nje detyre per te bere ne gjeografine 7 :)))))

ana
  • 18. ana | 29/10/2013

ani
  • 19. ani | 21/09/2013

besoj tani se shum shpejt BE dota arrijme

tea
  • 20. tea | 05/06/2013

eseja ishte e mire po duhet te ishte e e permledhur te hiqeshin gjerat qe nuk duheshin dhe ca gabime drejtshkrimore ....... me keto informacione kam bere nje projekt

plaka besit
  • 21. plaka besit | 13/05/2013

bukur

Isabella
  • 22. Isabella (website) | 04/02/2013

Eseja ishte interesante dhe mjaft e mire,por vura re qe kishte gabime drejtshkrimore...si dhe informacioni duhet te ishte me i prembledhur dhe formuluar me sakte. Pra sic thote dhe ajo shprehja:Pak dhe sakte! Nice job!

toni
  • 23. toni | 10/12/2012

gjerat tregojne se sa e forte duket aq dhe e brishte eshte si nje fuqi europjane,,bashkimi midis shteteve te forta e te dobeta si nje amalgame e hekurit me argjilen,qe smban

besa

:3

nikita kurti
  • 25. nikita kurti | 07/11/2012

endri

ore budalli pse boni si mentar ...
:5

EDI
  • 27. EDI | 29/08/2012

Eseja eshte vetem maja e aisbergut.
Pjesa nen uje eshte interesat gjeo politike e ekonomike te vendeve te fuqishme Europiane, qe cuditerisht i mesojme neper dokumentare pasi kane kaluar dhjetra vite.
Kriza po tregon se sa e brishte eshte Europa.
Ja vlen vertete te jesh antar i BE-se!!!!????

Fangelada
  • 28. Fangelada | 06/05/2012

Eseja eshte e mire, por duhet rikorrigjuar prej gabimeve ortografike. :)

jana
  • 29. jana | 16/04/2012

artikulli ka kapur problematikat me kryesore dhe jane shtjelluar shume mire. Por ka shume gabime drejtshkrimore te cilat te vrasin syte.

Aferdita
  • 30. Aferdita (website) | 09/08/2011

Ky link duhet lexuar.

http://www.proletari.com/?p=6016

Shih më shumë komente

Shto një koment