Femra - gruaja, si viktimë e dhunës në familje riintegrimi dhe sfidat

Femra- gruaja, si viktimë e dhunës në familje riintegrimi dhe sfidat



Hetusi – zëri i vikrimave !..

           Famija është bazë e fortë e çdo shoqërie. Familja e shëndoshë do të thotë shoqëri e shëndoshë dhe stabile. Familja në të cilën mbretrojnë harmonia, raportet e mira dhe të drejta mes antarëve të familjes, sidomos mardhëniet e mira dhe të ngrohta mes bashkëshortëve, prindërëve dhe fëmijëve, janë garanci e fortë se më pak do të ketë sjellje devijante dhe kriminale te femrat- grat dhe në të njëjtën kohë besueshmëri se më pak do të viktimizohen femrat- grat, si antare të familjes.

 Shkruan : Driton Islami *

 

driton-islami.jpgLidhur me viktimizimin e femrës, në përgjithësi,  dhe viktimizimin e gruas bashkëshortes, femrës si antare e familjes në veçanti, ato zakonisht pësojnë  për shkak të dhunës që ushtrohet ndaj tyre. Vikimizimi apo pësimi nënkupton dhunën e ushtruar në sferën private dhe zbatohet ndaj personave që kanë lidhje emocionale, statusore, ekonomike, familjare dhe random gjenden në raporte të ndryshme të varësisë.

 

Dhuna ndaj gruas në  Kosovë është një temë mjaft e ndejshem dhe e përhapur në masmediat e shkruara dhe elektronike. Dhuna ndaj grave- femrave duhet analizuar në kontekstin kulturore e atë tradicional. Studimi i kësaj dhune është mjaft i komplikuar sepse është dukuri që ndodh pas dyerve të shtëpive dhe policia e ka të vështirë të marrë masa parandaluese, të grumbullojë të dhëna apo të veprojë me metodat e mjeteve klasike të parandalimit e luftimit të dhunës që përdor zakonisht kur bëhet fjalë për dhunën në mjediset publike. Nga ana tjetër njerëzit nuk preferojnë të falsin rreth çështjeve të tilla, sepse ato konsiderohen si diçka private, çnderim e turpërim para opinionit publik.

Rrënjët e keqtrajtimit të grave nga burrat tek ne janë të vjetra e të thella dhe lidhen me kuptimin mbi respektin. Kjo duket sikur bie në kundërshtim me faktin që kanunet zakonore e konsiderojnë gruan si të paprekshme. Për më tepër në këto tradita kulturore gjenden edhe justifikime të vrasjes së gruas nga burri në kushte të pacaktuara, Burri mund ta vrasë gruan e tij, pa u ndëshkruar për dy gjëra, për tradhëtinë bashkëshortore ose për shkelje të rregullave të mikpritjes ( shkeljes së besës). Për këto dy raste të mosbesnikërisë, burri e vret guran e tij pa kërkuar mbrojtje ose besë dhe pa pasur detyrim për shlyerjen e gjakut ( Në kanunin e Lekë Dugagjinit thuhet se : gjaku i gruas vlen 500 grosh ) duke dhënë dhëndërit një fishek dhe garancin për sjelljen e saj qysh në ditët e martesës. Mardhëniet seksuale me dhunë ende konsiderohen ‘’turp’’ për gruan dhe në disa raste në vendet rurale martesën e detyruar me përdhunuesin ‘’ për të vënë nderin në vend’’

Në studimet viktimologjike të kryera, rezulton se dhuna ndaj gruas në Kosovë, në pjesën dërmuese të saj kryhet brenda gjirit familjar. Numri i vogël i kallëzimeve penale nga viktimat e dhunës në familje tregon që dhuna në  familje vazhdon të konsiderohet çështje private si nga publiku, dhe nga policia

Sfidat për Viktimat e dhunës së gruas- femrës

     Sfida më e madhe e shoqërisë civile, organizatave joqeveritare dhe të gjithë shoqërisë sonë duhet të jetë angazhim i përbashkët për mbrojtjen e grave- femrave. Përfaqësuesit e institucioneve dhe të shoqërisë civile në kudër të ‘’ 16 ditëve të aktivitetit’’ për nder të Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës në Familje, konstatuan se çështja e riintegrimit të këtyre viktimave mbetet një sfidë për të gjithë. Në kuadër të kësaj fushate 16- ditore që mbahet në tërë botën, Policia e Kosovës duhet të jetë e angzhuar më shumë për trajtimin e kësaj dukuri të viktimave të dhunës në familje.

Në këtë  drejtim Policia e Kosovës duhet t’ju bëjë thirrje të gjithë viktimave të dhunës në familje që asnjëherë të mos heshtin dhe ta raportojnë krimin në Polici. ‘’ Gruaja është më e atakuar në dhunën në familje, si në Kosovë ashtu edhe në tërë botën. Çka dallon Kosova nga vendet e zhvilluara është mënyra se si trajtohen viktimat në vendet e zhvilluara dhe mënyrat sesi trajtohen tek shtetet në zhvillim më të ulët ekonomik siç është Kosova.

Dallimet nuk vërehen tek faza e para të hetimit, të parandalimit dhe në  fazpn e drejtësisë, por ngecja vërehet tek faza e riintegrimit të gruas në shoqëri pasi ajo është përballur me dhunë sistematike. Gratë krysisht janë të atakuara nga dhuna fizike, mirëpo shumë prej tyre përballen çdo ditë me dhunë psikike, dhe e kan gati të pamundur që ta dokumentojnë dhe argumetojnë në mënyrë që ta denoncojnë. Rastet të cilat raportohen në Polici, shkaqet se pse viktimat qëndronë në objektin ku iushtrohet dhuna janë mungesa e resurseve dhe e mbështetjes sociale. Tek shumica e këtyre grave në bazë të statistikave niveli i shkollimit dhe i punësimit është i ulët.

Në Kosovë, egziston dhe një ndjenë e turpit që  kanë viktimat për të raportuar dhunën në familje, ngase nuk janë të gatshme të përballen me atë  se çfarë ‘’ thonë të tjerët’’ lidhur me gjendjen e viktimave. Po kështu, egziston edhe ndjenja e turpit që kanë viktimat për të raportuar dhunën në familje, ngase nuk janë të gatshme të përballen me atë se çfarë ‘’ thonë të tjerët’’ lidhur me gjendjen e viktimave. Në këtë drejtim, sipas hulumtimeve të bëra del se 95 për qind të viktimave shpëtimin e tyre e shohin tek strehimoret. Sa i përket numrit të viktimave ndër vite është i njëjtë, as nuk shkon duke u ngritur raportimi i tyre, por as duke u ulur.

Riintegrimi i viktimave të dhunës në familje -Çështja e riintegrimit të viktimave të dhunës në familje, është një problem kyç dhe se kërkon që të gjithë aktorët që merren me parandalimin dhe trajtimin e viktimave të dhunës në familje të fokusohet aty. Riintegrimi i viktimave të dhunës në familje është shtyllë kryesore dhe se në këtë drejtim duhet të investohet më shumë…!

Si përfundim, sigurisht që organet e drejtësisë duhet të punojnë më  shumë në këtë drejtim në ofrimin e ndihmës, strehimin dhe mbrojtjen e këtyre viktimave.

* Autori është kriminalist dhe vijon studimet pasdiplomike master në Fakultetin Juridik të Up-së

3 vota. Mesatarja e 5.00 të 5.
Abonohu:
Adresa e-mail