Familja - Faktor me rëndësi në aftësimin e personalitetit kundër kriminalitetit

Shkruan: Dr. sc. Kadri  BICAJ, prof

Kadri BicajFaktori i mjedisit familjar ka rëndësi themelore në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, pasiqë familja në të vertetë ka karakter të”skenës së parë pedagogjike” të personaliteti në edukimin dhe formimin e anëtarëve të rinj të shoqërisë që merret si funksion kryesor social i saj.

Abstrakt

Familja në aspektin kriminologjik shumë shpesh vihet në lidhje me parandalimin e kriminalitetit dhe me dukurit e tjera të ndryshme të patologjisë sociale edhe pse hulumtimet për këtë çështje janë mjaftë të rralla. Faktorët mikrogruporë që ndikojnë në kriminalitetin e organizuar në forma të ndryshme kriminale dhe në dukuri të tjera të ndryshme të patologjisë sociale janë: familja, shkolla, lagjja, rruga, aventurizmat dhe dukuritë e ngjashme të patologjisë shoqërore familjare, ku familja është faktor me rëndësi në aftësimin e personalitetit kundër kriminalitetit.

Hyrje

Është e ditur se familja luan rol kryesor në pikëpamje të edukimit dhe paraqitjës për jetë të njeriut që nga lindja – duke filluar nga fëmijëria e hershme e tij në aftësimin e personalitetit ndaj kriminalitetit. Fiton përvojat e veta të para jetësore dhe paraftyrimet për jetën, pikëpamjet e veta, normat morale si formë e vetëdijës shoqërore të personalitetit, por edhe si vlerë e përhershme, shprehitë dhe prirjet të cillat ndikojnë në sjelljet e tij të mëvonshme. Familja, ajo e para i jep vulën e vet të personalitetit në parandalimin dhe luftimin e  kriminalitetit.
Mirëpo, roli familjar, përveç ndikimeve pozitive, mund ta luajnë edhe ndikimet  ngative ndaj kriminalitetit të ato familje, të cilat nuk realizojnë edukim pozitiv pa baza e nevojshme të edukimit moral, në të cilët jeta e prindërve dhe atmosfera familjare në përgjithësi mund të shërbejë vetëm si shembull negativ me sjellje antishoqërore dhe të prirur me sjellje kriminale sidomos të ato familje me kushte të veshtira materiale, alkoolizmi, prostitucioni, grindjet dhe zënka familjare e mospajtimi, braktisja, aventurizmat që veprojnë pa parime, familje që kryejnë veprime të papeshuara, të rrezikshme e të pandershme për rrethin shoqëror me aktivitete kriminale dhe dukuritë e ngjashme të patologjisë shoqërore familjare dhe si të tilla ato familje janë edhe të degradura ose të shkatërruara me prirje dhe sjellje kriminale.

         1. Roli dhe rëndësia e familjës të mjedisi familjar

Familja si bashkësi dhe  institucion i veçantë shoqëror, gjithmon ka pas dhe tani ka detyrë zakonishtë të rëndësishme dhe të shumfishta në formimin, edukimin, ngritjen zhvillimin dhe afirmimin e anëtarëve të vet e sisdomos fëmijëve dhe të rinjve për të mirat e njerëzimit dhe armatosje me dije e njohuri kundër kriminalitetit. Në familje zakonisht krijohen kushte që fëmijët dhe të rinjtë të formohen dhe aftësohen për jetë si personalitete të pavarur, urë e lidhjës se individit me botën e jashtme me ambientin ku jeton dhe vepron njeriu.1
Familja, varësisht nga të qenët i kushtëzuar nga rrethanat a nga shkaqët e caktuara dhe nga shkalla e realizimit të funksioneve të ndryshme që ka, nga ajo varet edhe suksesi apo mosuksesi i formimit dhe zhvillimit normal të anëtarëve të rinjë të famijlës. Familjët me raporte normale dhe familjet e shëndosha, këto detyra dhe funksione i kryejnë me suskses. Mirëpo, disa familje, sidomos të ashtuquajtura “familje problematike dhe familje të shkatërruara2 shpesh herë këto funksione nuk i kryejnë si duhet dhe bëhen burim i shumë dukurive negative dhe sjelljeve kriminale.
Lidhur me rëndësin dhe rolin e familjes në formimin e personalitetit të njeriut dhe zhvillimit normal dhe harmonik të tij, që nga koha e fëmijërisë e deri në moshën e shtyrë në literaturë shpesh përmendet një mëndim – sentencë e shkrimtarit të madh Leon Tolstojit të shkruar në romanin e tij “Ana Karenina”, “se të gjitha familjet fatlume i ngjajnë njëra tjetrës, ndërsa familjet fatkeqe janë si të tilla në mënyrën e vet3
Të familjet e tilla, në këtë mënyrë dëshirohet fuqishëm të tregohet roli i familjes në shoqëri dhe rëndësia e marrëdhënieve të mira dhe të shëndosha në familje për gjëndjën e mirë materiale dhe shpirtërore të anëtarëve të familjes e sidomos të fëmijëve dhe të rinjëve gjatë funksionit të vet të formimit dhe të ngritjës së anëtarëve të vet, e gjithë këtë familja e arrinë duke u kujdesur për marrëdhënie dhe raporte normale, në mes të anëtarëve të familjës, në mes prindërve dhe fëmijëve, në mes burrit e gruas, gjegjësisht bashkëshortëve. 
Kur flitet për ndikimin e familjës dhe raporteve familjare në sjelljet kriminale dhe jo kriminale të fëmijëve dhe të miturve, është me rëndësi të theksohet se nuk duhet të absulitizohet përtej mase ndikimi i familjës. Këtë faktor duhet ndërlidhur me faktoret tjerë që ndikojnë në raportet familjare, e sidomos në kushtet ekonomike, kulturore, papunësinë, varfërin rrethin dhe ambientin ku ata jetojnë.4
Kur kemi të bëjmë me të rinjtë kosovarë dhe ndikimi i edukatës familjare, pjesa më e madhe e atyre më parë ka jetuar në fshat dhe është marrë me bujqësi dhe blegtori. Jeta në fshat është karakterizuar me një mënyrë të ngulitur tradicionale të jetesës dhe me disa norma të caktuara të sjelljeve ndërmjet banorëve të fshatit. Një jetë e tillë kishte një ngulitje tradicionale të jetës me disa norma të caktuara, ku marrëdhëniet jetësore dhe të punës karakterizoheshin me lidhje të forta dhe koherente farefisnore, miqësore dhe me lidhje të tjera në krahasim me vendet e tjera të Evropës.5
Në këtë mënyrë mundësia për kryerjen e disa formave kriminale ka qenë shumë e vogël, mbase edhe individët dhe grupet kanë qenë gjithmonë nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e mjedisit dhe traditës e cila i ka gjykuar ashpër sjelljet, të cilat kanë qënë në kundërshtim me këto vlera dhe mendimin e rrethit ku jeton.6
Ndikimi i edukatës familjare në masë të madhe është i ngarkuar me forma tradicionale të sjelljeve dhe botëkuptimeve që kanë të bëjnë me vlerat shoqërore, moralin dhe të drejtën, familjen, norma këto të cilat në botën e jashtme dallojnë shumë. Jashtë rrethit familjar, pra, familjes së tij ku shumë të rinj  kanë  mjedisin e tyre të përditshëm, ku gjatë kërkimit të shoqërisë së tyre të rinjtë në radhë të parë orientohen në rrethin e afërm dhe familjar, e që në botën e jashtme ai rreth në të shumtën e rasteve mungon. Në qytetet e mëdha ekziston edhe periferia, strofulla ku zgjidhja banesore është nën çdo nivel. Në vendet e tilla banojnë personat e papunë, ose përkohësisht që kanë zënë punë, të ardhurat e të cilëve e mundësojnë një farë gjallërimi, ku më vonë mbretëron dhënia pas pijeve të ndryshme alkoolike dhe substancave të ndryshme narkotike apo drogave dehëse si dhe dhënia pas kriminalitetit në forma të ndryshme.
Nga mjediset e tilla të sëmura në aspektin socio-patologjik me mjaft vështirësi dalin persona të  shëndoshë. Një pjesë e tyre po bëhen persona të sëmurë nga narko-mania, alkooli dhe përjetojnë trauma afatgjate me sjellje devijante, madje, disa edhe përsona me sjellje delikuente e kriminele. Për ata të rinj, bredhjet, jeta e natës, format e dëfrimit, konsumimi i pijeve narkotike, bixhozi, prostitucioni, alkoolizmi, narkomania, refuzimi i punës dhe i detyrës, izolimi nga aksionet e ndryshme pozitive, e tërë kjo i shpie në sjelljet negative shoqërore.
Shkëputja e marrëdhënieve nga mjediset e tilla negative për shumë të rinj paraqet një hap shumë të ndërlikuar dhe shpesh sjell dëshpërim, meqë, ata janë të pafuqishëm në emigrim, që i nevojitet familja si krah dhe forcë e madhe apo shoqëria, ku në botën e jashtme ajo ju mungon7. Në këtë mënyrë, mundësia për kryerjen e disa formave kriminale e në veçanti të kriminalitetit të organizuar me veprime kriminale, është e madhe nga të rinjtë të cilët jetojnë në shtetet e ndryshme, ju mungon mjedisi familjar.
Tregtia e palejuar e lëndëve narkotike si formë tipike dhe trajtë e kriminalitetit të organizuar në vendet e ndryshme të Evropës, ku jetojnë emigrantët është më e madhe se në vendin tonë, sepse atje shumë të rinj nuk janë nën mbikëqyerjen dhe kontrollin e mjedisit familjar dhe traditës, e cila i ka gjykuar sjelljet e huaja devijante dhe të gjitha format e kriminalitetit me të cilat kanë qenë në kundërshtim me vlerat më të larta njerëzore. 

           2. Kontraditat familjare si shkaktar të kriminalitetit 

Faktorët mikrogruporë janë më të rëndësishëm në shfaqjen e veprimeve kriminale te ato familje ku ekzistojnë kontradita dhe kundërshtime në jetën e përditshme. Konfliktet në familje, familjet e painteresuara, familjet pa emocione të ngrohëta prindërore, devijimet e ndryshme psikike, familjet e ndara, mungesa e harmonive, janë shkaktarë të shumtë që pasardhësit e tyre i shpien në sjellje devijante asociale e kriminale. Ky faktor permanent më shpesh lidhet me kontraditat dhe mosmarrëveshjet e ndryshme familjare në mes bashkëshortëve që më pas ndikojnë në zhvillimin e mëvonshëm të fëmijëve të tyre në drejtim pozitiv ose negativ. Konsiderohet se mjedisi familjar është faktor i rendësishëm për zhvillimin e personalitetit dhe kur ky mjedis ofron modele jo pozitive, fëmijët kanë tendeca për sjellje devijante. Kështu Mejbel A. Eliot, shkencëtare e shquar amerikane e kriminologjisë dhe sociologjisë familjare, i kushton rëndësi ndikimit të rrethanave direkte në shtëpinë e prindërve dhe të personalitetit të fëmijëve dhe të rinjve me sjellje delikuente, ku situata kontradiktore dhe konfliktuoze në rrethin familjar fillon nga gjendjet dhe shkaqet e konflikteve të lehta e deri te rrahjet e përditshme konstante me dëmtime të herëpashershme trupore si formë më e rëndë.8
Nga kjo del se rrethi familjar me kontraditat e tij është një institucion tepër i rëndësishëm për personalitetin që përfaqëson formë të veçantë dhe specifikë të marrëdhënieve shoqërore, të cilat mbështeten në bazat e zhhvillimit të mëtejshëm dhe ekzistencës së shoqërisë njerëzore me sjellje qofshin ato pozitive apo negative.
Pra, nga sa u tha më lart mund të konstatojmë se familja me forma të ndryshme të saj luan rolin vendimtar në edukimin e fëmijëve me dashurinë prindërore të saj si forcë, e cila formon te fëmijët ndjenjën e sigurisë dhe të mbrojtjes me atmosferë të qetë dhe të gëzuar me zhvillimin e formave të ndryshme pozitive në punë dhe jetën kulturore, shoqërore e tjera me kultivimin e ndjenjave me përgjegjësi.                                                        
Me fjalë të tjera shumë faktorë ndikojnë në atmosferën familjare duke lënë gjurmë në karakteristikat morale dhe psikologjike të personalitetit me konflikte dhe kontradita. Është e ditur se familja bashkëkohore luan rol kryesor për edukimin dhe përgatitjen për jetë të fëmijëve të tyre, duke filluar nga fëmijëria e hershme e tyre. Fëmijët në familje fitojnë tërësitë e njohurive, shprehitë e aftësive në jetë e në punë gjatë ndërveprimit të tyre me botën e jashtme, ku ata gjatë rritjes bëhen burim i dijeve të mëvonshme në fushëbëtejat e para jetësore.9
Familja, përveç ndikimeve pozitive, mund të ndikojë negativisht në procesin e formimit të anëtarëve të rinj - fëmijëve. Ka raste që disa familje nuk realizojnë ndikim pozitiv në edukimin e tyre. Familja me edukatë të shëndoshë e shpie kah sjelljet e njerëzishme, në të kundërtën fëmijët pa edukatë priren për sjellje të vrazhdëta kriminale. Fëmijët e familjeve të tilla shumë shpejt bien në sjelljet asociale dhe në kriminalitetin e organizuar në forma dhe veprime të ndryshme. Në familjet pa harmoni familjare, tronditjet e ndryshme kriminale janë të pashmangshme si diçka e rëndë dhe e papritur.
Prandaj, ndaj fëmijëve përherë duhet të kemi kujdes dhe mbikëqyrje të shtuar dhe të duhur në kohë dhe hapësirë duke vëzhguar me kujdes lëvizjet, veprimet e sjelljet e tyre, të kalojnë kohën e lirë duke kryer detyrat e parashtruara nga familja, të zbatojnë detyrat dhe porositë prindërore, të mos i shkelin rregullat e udhëzimet, të mos kryejnë dëme e veprime e të tjera të ndaluara antishoqërore dhe të mos pësojnë ndonjë të keqe. Këto obligime i përkasin familjes duke luajtur rolin e saj të shenjtë në edukimin e fëmijëve bashkërisht me institucionet e ndryshme arsimore. Atje ku realizohet ndikimi edukativ i prindërve (familjes), nuk do të ketë terrene të përshtatëshme për ndikimet e huaja të cilat mund të jenë të dëmshme dhe negative. Mosmungesa e disiplinës në familje, te fëmijët e tyre paraqet rol shumë të rëndësishëm dhe faktorin e sjelljeve pozitive dhe nuk mund të participohet asnjë lloj kriminaliteti dhe e parandalon kriminalitetit në të gjitha format e ndryshme.
 

         3. Familjet e degraduara dhe ato deficiente - të mangëta, shkaktare të formave tipike të kriminalitetit

Nga studimet e ndryshme kriminalogjike, sociologjike, një vend të veçantë zë studimi i familjeve të degraduara ose deficente. Sipas tyre, kushtet bashkëkohëse të jetës në botë sjellin dobësimin e kohezionit brenda familjes. Kështu, zënkat familjare dhe shkurorëzimet janë në rritje e sipër dhe në këtë mënyrë shtohet numri i të ashtuquajturave "familje të degraduara dhe deficiente", "familje të ndara", që bën të pamundur që në ato familje të bëhet adaptimi social i fëmijëve.
Konfliktet familjare dhe shkurorëzimet janë ndër faktorët mikrogruporë socio-patologjikë që ndikojnë në shkatërrimin e familjes. Në raste të tilla në radhë të parë e pësojnë fëmijët të cilët mbeten pa edukatë dhe më vonë manifestojnë forma të rënda sjelljesh kriminale e veprimtarish, që janë tipike të kriminalitetit në përgjithësi. Në raste kur mungon harmonia familjare, rrugëdalja kërkohet në forma të gabueshme. Bie fjala, në qytetet e mëdha të disa shteteve, familjet e degraduara dhe deficiente - të mangëta, me konflikte të shumta, kanë pjesëtarë të tyre të përfshirë në forma të ndryshme tipike të kriminalitetit me substanca narkotike, prostitucion, homoseksualitet ose në sjellje të tjera devijante sociopatologjike. 
Theksohet se për zhvillimin e personalitetit, që personi të mos bëhet person delikuent, marrëdhëniet e mira familjare kanë rëndësi të veçantë, sepse fëmija e ka ndjenjën e sigurt, ndjenjën se prindërit kujdesen për të, se e duan etj10. Të gjithë shkencëtarët u japin rëndësi të madhe marrëdhënieve të mira familjare, sepse kanë rëndësi vendimtare për zhvillimin e mëvonshëm të personalitetit në drejtim pozitiv ose negativ. Familja vë vulën e vet në personalitetin e fëmijës, si në pikëpamje pozitive ashtu edhe në atë negative.
           Si faktor negativ te familjet e degraduara dhe të mangëta e deficiente konsidero-hen: shkurorëzimet, mungesa e njërit prej prindëve për arsye të ndryshme, gjendja e acaruar në familje, stërngarkimi në punët e përditshme i njërit ose i të dy prindërve dhe moskontrollimi i fëmijëve, ku devijimi i tyre është i paevitueshëm. Mirëpo, sjelljet devijante të të rinjve mund të jenë edhe pasojë e edukimit të gabueshëm, i cili krijon "personalitete të gabueshme në shoqëri",e fëmijët delikuentë në të shumtën e rasteve janë bijtë ose bijat e bashkëshorteve të shkurorëzuar.
 

         4. Raporti jopërkatës në mes prindëve dhe fëmijëve- shkaktar i formave tipike të kriminalitetit

Studimet e raporteve ndërmjet prindërve dhe fëmijëve tregojnë se familja ushtron ndikim të fuqishëm tek ata. Familja, përveç ndikimeve pozitive, mund të luajë edhe rol negativ në procesin e formimit të anëtarëve të rinj - fëmijëve. Kemi raste ose raporte familje-fëmijë që nuk realizojnë edukim pozitiv dhe për rrjedhojë fëmijët nuk fitojnë bazat e nevojshme të edukimit moral, shprehitë për punë dhe përvojat pozitive. Te ata, jeta në rrethin familjar, në veçanti, mund të shërbejë vetëm si shembul negativ i sjelljeve të tyre kriminale. Në këtë grup bëjnë pjesë në radhë të parë familjet e dhëna pas alkoolit, pijeve narkotike, alkoolizmit apo drogave të ndryshme, prostitucionit, grindjeve familjare e mospajtimeve, braktisjeve, avanturizmat dhe dukuritë e ngjashme të patologjisë sociale familjare si familje të degraduara dhe të shkatërruara. Në familje të tilla ekzistojnë raporte të degraduara familje-fëmijë me shëmtime edukative, si formë e përshtatjes sociale kundër kriminalitetit në forma të ndryshme, të rrezikshme për shoqërinë që manifestohen me nxitjen e fëmijëve që edhe ata të marrin p.sh. pije narkotike, alkool, të vjedhin dhe të kryejnë vepra të ndryshme penale. Këto dukuri mjerisht nuk janë të rralla në kohët e fundit te disa familje të degraduara, deficiente dhe të mangëta.
Shumë njerëz mendojnë se edukata e shëndoshë familjare bashkëkohore shpie kah sjelljet e njerëzishme, në të kundërtën kemi fëmijë pa edukatë, huliganë, vagabandë, me sjellje të vrazhdta e krime dhe persona pa vlerë, të pandershëm dhe pa dijeni të mjaftueshme për jetë.11
Disa familje kanë raporte të tilla ku shfaqen pasionet primitive e të degraduara të lidhura me aktivitete kriminale, të cilat i bartin te fëmijët e tyre me shembuj negativë. Në vend që ndaj fëmijëve të tyre të kenë cilësi të larta emocionale e dashurie, por jo në atë masë ku në disa raste ndodh që të disa familje nga dashuria e tepruar ndaj fëmijës, shpeshherë t'u ofrojnë cigare, alkool, ku i mësojnë të thithin tymin e duhanit apo ngritjen e ndonjë gote alkool e nuk paramendojnë se me ato veprime sociopatologjike e shkatërrojnë qenien më të dashur, frytin e vet - fëmijën.
Lidhur me këtë mund të konkludojmë se, fëmijët duhet t'i ruajmë që mos t' nxisim në disa forma të rrezikshme të kriminalitetit, pasi ata janë personalitete të mëdha dhe ata nuk duhet t'i harrojmë edhe nëse kemi probleme të përditshme familjare - ata duhen me pasione të larta emocionale dashurie, por jo në atë masë që të humbim kokën pas dashurisë së tepruar ndaj tyre.12
Roli i familjes, në aspektin e sjelljeve të ndryshme kriminale e të sjelljeve të tjera devijante në përgjithësi, është shumë i madh në raportet e tyre jopërkatëse. Prindërit kanë për detyrë të kujdesen për edukimin e fëmijëve të tyre. Ata janë shumë përgjegjës për çrregullimet dhe sjelljet e tyre devijante të shprehura me veprimtari të ndryshme kriminale, në të kundërtën raportet e ndryshme jopërkatëse familje-fëmijë, janë terren i përshtatshëm për përvetësimin e sjelljeve të ndryshme devijante e një ndër to është edhe kriminaliteti i organizuar sociopatologjik me mjete narkotike ose drogë.
Për këtë faktor ndikues kriminogjen, R. Halili ka thënë se: "raporti prind-fëmijë është me rëndësi të veçantë dhe në disa punime shkencore-kërkimore konsiderohet si faktor dhe shkaktar primar në pengimin e sjelljeve negative të fëmijëve. Kërkimet kriminologjike, në këtë drejtim, flasin për përqindjen e madhe të të miturve delikuentë të cilët rrjedhin nga familjet ku ka pasur raporte të këqija ndërmjet prindërve dhe fëmijëve".13
Sjelljet tepër të rrepta, dënimet e vrazhdta ndaj fëmijëve, aplikimi i rrahjes, dënimet fizike, torturimet psikike ndaj fëmijëve, përherë ndikojnë në mënyrë negative në formimin e tyre, ku rëndom familjet e tilla ata i braktisin. Më pastaj, ata fëmijë pa mbikëqyerje familjare bëhen agresivë dhe me trauma të shumta. Ata, pastaj lëshohen pas vjedhjeve dhe grupeve shoqërore që kanë sjellje të rrezikshme kriminale me një jetë të tyre problematike, ku natën e kanë jetë ndërsa ditën e kalojnë duke fjetë.
Sipas kriminologes së mirënjohur amerikane M. ELIOT, e cila në këtë drejtim përmend edhe rastet e qëndrimit të ashpër dhe johuman të njerkës dhe njerkut, të cilët shpesh aplikojnë dënime dhe tortura fizike dhe psikike ndaj thjeshtërve, të cilët fëmijë nga këto martesa çojnë jetë të mundimshme kur njëri nga bashkëshortët nuk ka raporte të mira me fëmijët thjeshtër të tjetrit bashkëshort e që nga këto familje, kemi të mitur me sjellje devijante që rrjedhin nga këto familje, dhe, të cilët si shkaktarë të sjelljeve delikuente dhe kriminale përmendin qëndrimin e ashpër dhe të vrazhdët nga dënimet fizike që kanë përjetuar nga prindërit gjegjësisht njerkut apo njerkës. 
Lidhur me këtë po ashtu  Mejbel ELIOT, ka thënë: "Femra - nëna, vështirë mund t`ua kthejë shpinën fëmijëve të saj".14
Sipas kësaj del se raportet prindër-fëmijë janë faktorë me rëndësi në zhvillimin, formimin dhe edukimin e të miturve që nga fëmijëria e hershme e deri në moshën e tyre të mëtejme. Pra, familja ka ndikim pozitiv në orientim të drejtë të fëmijëve, mirëpo kemi edhe aso familjesh që nuk i kryejnë këto funksione dhe detyra që janë faktorë të rrezikshëm kriminogjenë dhe janë burime të përhershme të formave të ndryshme tipike të kriminalitetit me sjellje socio-patologjike. 

Në vend të përfundimit

Çdo familje prind e në veçanti çdo nënë kujdeset për fëmijën e vet, që ai të jetë i shëndetshëm me shëndet të mirë në aspektin subjektiv, pa çrregullime mentale, i arsimuar e në radhë të parë i njerëzishëm me vlera njerëzore civilizuese i cili e kupton çka është mirë e çka është keq. Aty ditë për ditë në mënyrë të vzhdueshme dhe shumë të natyrshme fëmija edukohet me normat morale. Tek brezi i ri ndikojnë një seri faktorësh dhe mjetesh shoqërore të ndërthurura njëra me tjetrën. Por, është e ditur se familja luan rolin kryesor në pikëpamje të edukimit dhe përgatitjes për jetë të njeriut të ri, duke filluar nga fëmijëria e hershme e tij për shtytjen në përvojat e veta të para jetësore dhe përftyrimet mbi jetën, pikëpamjet e veta, normat morale dhe vlerat, shprehitë dhe prirjet të cilat ndikojnë në sjelljet e tij të mëvonshme dhe të gjitha virtytet e mira, sjelljet dhe qëndrimet e njeriut i marrin në familje, lidhur me parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit.

Literatura:

DONMEZER Sulhi, Kriminoloji, Istambul,1994
Bekarije, Cezare, O zločinima i kaznama, Zagreb, 1898
ELEZI dr.Ismet, Mbrojtja juridike-penale e jetës së njeriut në RP të Shqipërisë, Tiranë, 1962
HALILI dr. Ragip, Kriminologjia me Penologji, Prishtinë, 1995
HALILI dr. Ragip, Kriminologjia, Prishtinë, 2000
HALILI dr. Ragip, Kriminologjia, Prishtinë, 2005
HALILI dr. Ragip, Kriminologjia, Prishtinë, 2011
HORVATIĆ Želko, “Elementarna kriminologija“, Rijekë,1993
HYSI dr.Vasilika, Kriminologjia,Tiranë, 2005 HYSI dr.Vasilika, Kriminologjia,Tiranë, 2010
JEAN Pinatel: La criminologie, Les éditions ouvrièrs, Paris, 1979
MILUTINOVĆ Milan, Kriminologjia ' Përkthim nga Ragip HALILI,Prishtinë,1981
&
Ilo STEFANLARI, Fjalor Anglisht-shqip, Prishtinë 1989.
Fjalor me fjalë të huaja, Zagreb, 1984 (KLAIĆ Bratoljub).
Mikel NDRECA, Fjalor fjalës e shprehje të huaja,Prishtinë,1986
 

1  Ragip  HALILI,  Kriminaliteti  kundër  martesës  dhe  familjës  në  Kosovë,  Prishtinë,1987, fq.17-20. 
2  Dr.Ragip HALILI,  Kriminologjia me Penologji”Prishtinë,1995, fq.134 
3  Dr.Ragip HALILI, Kriminologjia, Prishtinë, 2011, fq.276
4  Dr. R. Halili,po aty fq.277 
5  Prof.  dr.  Ragip  Halili,  "Kriminaliteti  kundër  martesës  dhe  familjes  në  Kosovë",  Prishtinë, 1987, fq. 117
6  Prof.  dr.  Lubo  BAVCON,  Uloga  javnosti  u  suzbijanju  kriminaliteta,  Jugoslovenska  revija  za kriminologiju i kriviçno pravo, br.2/1963, fq. 207-211.
7  Shih  më  gjerësisht  K.Bicaj,  "Emigrimet  si  shkaktar  i  Narkomanisë",  "Shkëndija",  nr.  1,  1994, fq. 29. 
8  Shih, Dr. Bertold EINSER: “E drejta familjare”, Zagreb, 1950, fq.7-8.
9  Shih: K. Bicaj, Narkomania sot dhe parandalimi i saj, Prshtinë, 1997, fq. 55-56, SHPLN-së, Biblioteka  “Spektri”.
10  Milan  Milutinović,  Kriminologjia,  1980  fq.  415,  cituar  sipas  M.  Kennedy, referati  i  përm.  në Kongresin IV Ndërkombëtar për Kriminologji, Hagë, 1960.
11  Shih: "Pasionet primitive të familjes së degraduar", "Drita e  Jetës", Gjilan, tetor 1995, fq.23. 
12  Shih.  K.  Bicaj,  "Dukuritë  devijuese  të  nxënësve-akte  shqetësuese",  "SHKËNDIJA",  nr.7, shtator 1998. 
13  Shih: Ragip Halili, vep. e cit. , fq. 139.
14 Shih: Mejbel A. Eliot, Krimi në shoqërinë bashkëkohore, Sarajevë,1962, faqe. 170-171 dhe 183-185.

Familja kriminaliteti kriminologji mjedis familjar prind fëmijë raporti prind-fëmijë Kadri Bicaj

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Shto një koment

You're using an AdBlock like software. Disable it to allow submit.