Europa vetëm një hap larg

Dott. mag Alban Daci*
Makiaveli shkruante shumë kohë më parë se të themelohej demokracia moderne si më poshtë: “Nuk mund të quhet virtyt” shkruan tek Princi “të vrasësh qytetarin, të tradhtosh mikun, të jesh pa besim, pa mëshirë, pa fe; këto janë mënyra për të marrë perandorinë, por jo lavdinë. Në këto zgjedhjet lokale, qytetarët shqiptarët treguan një kulturë të lartë politikë dhe një dëshirë të madhe për demokraci. Ishin mësuar që shqiptarët t’ i shikonim në radhë për të marrë një biletë avioni, për të kaluar në doganën e një vendi europian, për të marrë bukë, për të legalizuar dokumente në një institucion të shtetit tonë, por nuk kishim parë kurrë më parë që shqiptarët të qëndronin me orë të tëra në radhë për votuar. Si një qytetar i thjeshtë, si një intelektual i ri pashë me sytë e mi shumë të mëshuar që nuk largoheshin nga qendra e votimit dhe që donin të votonin me çdo kusht. Dëgjova shumë të rinj të cilët shpreheshin, se: “ nëse është e nevojshme do të qëndrojmë deri në mëngjes për votuar, sepse ky është i vetmi akt nga ku varet e ardhmja jonë”. Qytetarët shqiptarët, e kanë kuptuar më në fund se vota është i vetmi akt ku ato ndjehen drejtpërdrejtë qytetarë të lirë për të bërë demokracinë e përbashkët. Flitej se do të kishte trazira gjatë ditës së votimit, por të gjitha parashikimet dashakeqëse të kësaj natyre dështuan, sepse qytetarët shqiptarë si asnjëherë tjetër treguan një pjekuri politike, një sensibilizim të madh demokratik dhe dëshirën për të pasurën në dorën e tyre dhe të akujt tjetër fatet e së ardhmes.
Qytetari e shprehu vullnetin e tij përmes votës, ashtu siç ndodh në çdo demokraci perëndimore, por për fat të keq disa persona dhe klane të veshur me kostumin politik, dëshirojnë të mos e njohin votën e qytetarit duke e quajtur të pavlefshme. Në çdo vend të botës demokratike, kutia e votimit është vetëm një simbol i shprehjes së vullnetit të qytetarit, por nuk mund ta ndaloj dhe as nuk mund ta mohoj “të drejtën e votës” që përbën shtyllën kryesore të demokraci dhe të lirisë së individit. Askush, qoftë edhe i veshur me kostumin e politikës dhe të pushtetit nuk mundet të mos numëroj votën e qytetarit, ose ta mohoj krejtësisht atë, vetëm për faktin se qytetari mund të ketë ngatërruar kutinë. Pra kutia është thjeshtë një prej simboleve të shprehjes së vullnetit të popullit. Të mos harrojmë, se më parë ka pasur votim me ngritje dore, me pohim me gojë, me gjest e kështu me radhë. Ajo që kam vënë re unë është fakti, se një pjesë e mirë e qytetarëve nuk kanë qenë të informuar mirë në lidhje me aktin e votimit. Gjithashtu në disa qendra votimi nuk ka pasur edhe persona të cilët do të t’ i ndihmonit qytetarët për të mos ngatërruar kutinë ku vota do të futej fleta e votimit. Çdo votë e çdo qytetari që është e vlefshme, dhe që nuk mund të konsiderohet e pa rregullt, nuk mund të mos numërohet vetëm me faktin se është ngatërruar kutia. Vota shpreh vullnetin e qytetarit, zgjedhjet shprehin vullnetin e shumë qytetarëve që quhet sovran, dhe asnjë ligj i një vend demokratik nuk mund të dal mbi këtë vullnet, kur ky është demokratik, legjitim dhe i lirë. Pastaj, asnjë person qoftë edhe i veshur me kostumin e politikës nuk duhet të ketë frikë nga vota e qytetarit, sepse kjo e fundit është e vetmja mënyrë që legjitimon edhe pushtetin e tyre, që jo rrallë herë e përdorin duke abuzuar mbi interesat e përbashkëta të qytetarëve. Sot një grup personash ose klane të veshur me pushtetit e deleguar nga populli, tentuan të hyjnë me dhunë në KQZ për të mohuar dhe dhunuar pikërisht pushtetin e popullit, të sovranit, votën e lirë. Makiaveli shkruan: Nuk është e mira e veçantë, por e mira e përbashkët ajo që i bën qytetet e mëdha...Nëse princat (sot liderët politik) janë më superior se popujt për të bërë ligjet dhe për të organizuar jetën civile, popujt janë edhe më superior për të mbajtur këto ligje në rregull. Ka më shumë se tre muaj që klane të caktuara të politikë shqiptarë që po tentojnë të ndërtojnë qytete të mëdha ku të mbizotërojnë ligjet e tyre dhe interesat e tyre. Ndërsa qytetarët (populli) shqiptarë nuk po i dëgjojnë dhe nuk po i ndjekin mbrapa këto klane në realizimin e këtyre qëllimeve që janë më shumë të interesave të veçanta sesa të interesave të përbashkëta. Shembulli më i mirë, është dita e sotme, kur disa qytetarë dhe klane të veshur me kostumin e politikë dhe pushtetin tentuan të ndërtonin një qytetet të madh ku të mbizotërojnë vetëm ligjet dhe interesat e tyre personale. Qytetarët shqiptarë me ndjesi të madhe kolektive dhe demokratike nuk i lejuan dhe nuk i ndoqën në rrugën pa kryer dhe jo demokratike që dëshiruan t’ i çonin. Presidenti i Komision Europian z. Barroso, sipas medies po mendon seriozisht të anuloi vizitën që kishte planifikuar të bënte të premten në Tiranë për shkak të injorimit që politika shqiptare u ka bërë mesazheve të darkuara nga Perëndimi. Shpresoj dhe uroj që zoti Barroso të mos e anulojë vizitën e planifikuar për këtë të premte për shkak se disa politikan ose persona të veshur me kostumin e politikë dhe të pushtetit po tentojnë me çdo kusht të marrin pushtetin duke përdhosur edhe votën e qytetarit. Kjo do të ishte një padrejtësi e madhe dhe një tentativë për të shuajtur shpresën për demokraci të mijëra qytetarëve shqiptarë të cilët qëndruan me orë të gjata në radhë për të votuar, duke kryer një detyrë sa demokratike aq edhe morale. Zoti Barroso duhet të vij të premten në Tiranë dhe të jap një mesazh shprese për shqiptarët të cilët treguan një kulturë të lartë demokratike. Gjithashtu ai duhet të vij në Tiranë që tu jap një mesazh të fortë të gjithë atyre personave dhe klaneve të cilët për shkak të interesave individuale dhe të veçanta janë të gatshëm të mohojnë dhe të hedhin poshtë votën e qytetarit, simbolin e demokracisë. Me votën e tetë majit, qytetarët shqiptarë e shprehën në formë krejt demokratike dhe të lirë, vullnetin e tyre. Politika nëse dëshiron të veproi dhe të ec mbi bazat e një demokracie perëndimore nuk duhet të bëj gjë tjetër veçse të respektoj vullnetin e çdo qytetari të shprehur përmes votës dhe preferencës së tij. Shqiptarët treguan se janë europian, se jo vetëm e duan demokracinë, por që atë e njohin mirë atë. Ata e kanë kuptuar se vota është një akt sa polik aq edhe social nga ku varet e ardhmja e secilit dhe e të gjithëve së bashku. Me tetë maj shqiptarët i treguan Botës dhe Europës se ato janë vetëm një hap larg familjes së Bashkimit Europian. Ato treguan një pjekuri të rrallë politike duke votuar në qetësi në respekt të plotë me parimet e pranueshme demokratike. Tashmë shqiptarët nuk mund t’ i ndalojë asnjë person apo grup personash që janë të veshur me kostumin e politikës që t’ i afrohen Europës së bashkuar. Bashkimi Europian për ne shqiptarët një ëndërr shekullore, kjo ëndërr tashmë u bë realitet me zgjedhjet e tetë majit. Qytetarët me datë tetë maji morën në dorën fatin e tyre dhe tashmë nuk duhet ta lejojnë që të përfundoji në duart e personave që vetëm me demokracinë dhe Bashkimin Europian nuk kanë asgjë të përbashkët. Demokracia nuk bëhet me dhunë, ajo bëhet me votën e lirë të shprehur nga çdo qytetarë. Qytetarët e kanë dhënë vullnetin e tyre, ai duhet të respektohet dhe të numërohet sipas parimeve demokratike të pranuara.
*Është autor i librit “Europa dhe shqiptarët”
Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • Meddy Jackson
    Great thinking, Life is short, art long, chance fleeting, such an awesome Post, love it!! <a href="http://www.xwallpaperz.com"> High Definition Wallpaper</a>
  • 5htp
    • 2. 5htp Më 09/01/2012


    You could possibly not even know but yet you satisfied the majority of my inquiries such as, Just what are the 5htp Side Effects and How can I acquire 5Htp Tablets And Capsules?
  • 5htp
    • 3. 5htp Më 09/01/2012
    <p>You could possibly not even know but yet you satisfied the majority of my inquiries such as, Just what are the <a href="http://www.sideeffectsof5htp.com/blog/side-effects-of-5htp/">5htp Side Effects</a> and How can I acquire <a href="http://www.sideeffectsof5htp.com/blog/5htp-tablets-and-capsules/">5Htp Tablets And Capsules</a>?</p>
  • seat ibiza review
    Where else could anyone get that kind of information in such a perfect way of writing? assignment help I have a presentation next week, and I am on the look for such information.
  • offshore cyprus
    i liked the post here and will visit again to see new updates
  • Tinnitus Miracle Scam
    Very cool entry and I so satisfied that I have found this useful information. I will definitely bookmark your site and visit this website again in the future. Thanks a lot for posting this valuable info for us.
  • wartrol
    Un très bon article et instructive en effet. Il m'aide beaucoup à améliorer mes connaissances, j'aime vraiment la façon dont l'écrivain a présenté ses vues
  • Full Term Pregnancy
    Today i came to know of your post while searching & i just stumble upon this post. You have presented really nice & different sort of information here. Keep up your good work I will like to follow you.
  • professional organizer salary
    I must say that overall I am really impressed with this blog.It is easy to see that you are impassioned about your writing. I wish I had got your ability to write. I look forward to more updates and will be returning…
  • Breakfast Menus
    This post was very nicely written, and it also contains a lot of useful facts. I enjoyed your distinguished way of writing this post. Thanks a lot for sharing.Keep up the good works.
  • 1018 steel

    You can have a wonderful life.
  • mayweather vs ortiz
    Thank you for another essential article mayweather vs ortiz live streaming. Where else could anyone get that kind of information in such a complete way of writing pacquiao vs marquez.

Shih më shumë komente

Abonohu:
Adresa e-mail