Bashkimi Kombëtar: Me dije për ata që nuk duan të kuptojnë

Alban Daci
Dr. Alban Daci në KQZAleanca Kuq e Zi për herë të parë në gjithë historike politike dhe shtetërore shqiptare tashmë e inicioj këtë proces. Duhet të jemi të qartë se Aleanca Kuq e Zi nuk i bashkon shqiptarët mes veti, por i orienton ato drejt aspiratës së tyre për tu bashkuar. Shqiptarët në ditën e referendumit kanë të drejtë zgjedhin PO ose Jo ne lidhje me pyetjen për bashkim. Aleanca Kuq e Zi si parti krejtësisht moderne, demokratike e patriotike nuk imponon zgjedhjen e qytetarëve, por përfaqëson interesat  e tyre dhe i orienton ato drejt ushtrimit të vullnetit të tyre të lirë.

Bashkimi Kombëtar si vullnet i popullit

Shqiptarët kundër vullnetit të tyre në vitin 1913 u ndanë padrejtësisht në disa shtete. Kjo bëri një precedent të ri dhe të rrallë në Botë, ku për herë të parë një komb ndahej mes veti.  Edhe pse shqiptarët u ndanë padrejtësisht, ato gjithmonë u përpoqën dhe aspiruan për një ribashkim.  Ngjarjet dhe situata e Luftës së Ftohtë që e ndanë botën në dy blloqe kryesore e bënë thuajse të pamundur ribashkimin e shqiptarëve. Rënia e Murit të Berlinit bëri që të krijohej një situatë e re gjeopolitike në rajon dhe kështu fillojë procesi i shpërbërjes së Jugosllavisë. Ky proces nuk ishte i thjeshtë dhe i natyrshëm. Në këto rrethana edhe procesi i Kosovës për të qenë e pavarur ishte i gjatë, i vështirë .
Zgjidhja e vetme e Kosovës për tu shkëputur nga zgjedha serbe ishte lufta e bërë nga UCK dhe ndërhyja e NATO-s. Me shumë përpjekje nga vetë shqiptarët dhe me ndihmën e SHBA dhe të disa shteteve të tjera, Kosova sot është më në fund një shtet i pavarur i njohur nga 99 shtete. Ky shtet i ri është një shtet kombëtar shqiptar sepse mbi 94% popullsia e saj është etnikisht shqiptare. Në këtë realitet të ri tashmë ndërkombëtar, Shqipëria dhe Kosova si dy shtete kombëtare shqiptare do të bashkohen në një shtet të ri federal, i cili nuk ndryshon kufijtë aktual të këtyre dy vendeve, por bashkon pushtetet e tyre legjislative, ligjore dhe ekzekutiv në një nivel federal të rregulluar sipas një kushtetute të natyrës federal, ku në parim ka principin e subsidiaritetit, i cili mundëson që pushteti të jetë më afër qytetarëve.  Në realitetin e dy shteteve të pavarura siç janë Kosova dhe Shqipëria, këto dy vende mund të bashkohen përmes principit të vetëvendosjes, i cili është princip bazë i të Drejtës Ndërkombëtare, i cili garanton barazinë mes shteteve dhe popujve. Bashkimin i këtyre dy shteteve do të bëhet përmes mënyrë më demokratike dhe legjitime siç është referendumi, i cili përfaqëson vullnetin e sovranit (popullit). Aleanca Kuq e Zi për herë të parë në gjithë historike politike dhe shtetërore shqiptare tashmë e inicioj këtë proces. Duhet të jemi të qartë se Aleanca Kuq e Zi nuk i bashkon shqiptarët mes veti, por i orienton ato drejt aspiratës së tyre për tu bashkuar. Shqiptarët në ditën e referendumit kanë të drejtë zgjedhin PO ose Jo ne lidhje me pyetjen për bashkim. Aleanca Kuq e Zi si parti krejtësisht moderne, demokratike e patriotike nuk imponon zgjedhjen e qytetarëve, por përfaqëson interesat  e tyre dhe i orienton ato drejt ushtrimit të vullnetit të tyre të lirë.

Bashkimi Kombëtar e drejtë legjitime

Në kuadër të përshkrimit të çështjes së rëndësisë së veçantë që shtrohet, dëshirojmë të theksojmë që çështja e mbrojtjes së identitetit kombëtar të shqiptarëve dhe veçanërisht çështja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve e parashtruar në Preambulën e Kushtetutës së RSH, si dhe në nenet 2, 3 dhe 8 të saj, përbën një ndër objektivat kryesor kushtetues dhe është njëkohësisht një ndër elementët bazë mbi të cilat ndërtohet rendi kushtetues i RSH. Po ashtu, kjo aspiratë legjitime e popullit të Shqipërisë e shprehur në Kushtetutë në fakt është shprehje e dëshirës dhe e përpjekjeve shekullore të shqiptarëve për të krijuar shtetin e tyre dhe për të jetuar të bashkuar dhe në paqe dhe harmoni me popujt e tjerë fqinjë. Nga ana tjetër, kjo dëshirë dhe qëllim madhor i shqiptarëve është në pajtim të plotë me të drejtën e popujve për vetëvendosje, e drejtë e cila përbën themelin e sistemit ndërkombëtar të sotëm dhe veçanërisht të Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cila në nenet 1, 2, 55, dhe 56 të saj, jo vetëm njeh këtë të drejtë si një të drejtë themelore, por i njeh asaj vendim primar në organizimin dhe funksionimin e sistemit ndërkombëtar, si një mëshirim i pastër i parimit të barazisë midis popujve dhe si kusht për ndërtimin e marrëdhënieve paqësore midis popujve, në funksion edhe të zhvillimit të vazhdueshëm të mbarë njerëzimit etj. Në fakt, konfigurimi aktual gjeopolitik i botës është në pjesën më të madhe të tij, pasojë e drejtpërdrejtë e njohjes dhe respektimit të kësaj të drejte e cila sipas presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ëilson nënkupton “Të drejtën e çdo populli për të zgjedhur sovranitetin nën të cilin dëshiron të jetojë”.

Përse është i rëndësishëm bashkimi i Republikës së Shqipërisë dhe i Republikës së Kosovës?

Ekzistenca e sotme, e dy shteteve shqiptare në Ballkan është pasojë e përpjekjeve të vazhdueshme të shqiptarëve për të mbrojtur identitetin e tyre dhe për të realizuar ëndrrën shekullore të bashkimit kombëtar në një shtet të vetëm. Ideja origjinale e farkëtarëve të identitetit tonë kombëtar, e rilindësve Shqiptarë dhe e gjithë udhëheqësve të popullit tonë, ka qenë ideja e krijimit të një shteti kombëtar të vetëm në përputhje të plotë me natyrën e modelit të shtetit të Ëestphalia-s dhe post-Ëestphalia-s, si dhe modelet e ndjekura nga të gjithë popujt e tjerë të botës. Megjithatë, kjo aspiratë legjitime dhe shekullore nuk ishte e mundur të realizohej në formën ideale, por u realizua në mënyrë të pjesshme me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 tetor 1912, por që u pasua me copëzimin e viseve Shqiptare në kurriz të shteteve fqinje. Nga ana tjetër, krijimi i shtetit të ri të Kosovës dhe hapja e një ere të re historike për kauzën kombëtare të Shqiptare, sot kanë krijuar premisat e nevojshme për të çuar më tej punën për përmbushjen e aspiratës legjitime të shqiptarëve për bashkim kombëtar.
Në këtë kuadër, bashkimi i këtyre dy shteteve, bazohet edhe në studime të mirëfillta shkencore të cilat nënvizojnë faktin që një shtet për të ekzistuar dhe për të përmbushur me sukses misionin e tij, duhet të këtë disa kushte minimale që janë shprehje e mjaftueshmërisë së burimeve njerëzore, natyrore dhe infrastrukturore etj. Në këtë, kuadër, ajo çfarë sot përfaqëson Shqipëria apo Kosova më vetë, nga pikëpamja, sociale, ekonomike dhe madje edhe politike, si dhe progresi individual i deritanishëm krahasuar me progresin e shteteve të kombeve të mëdha të botës, tregojnë qartazi që asnjëri nga këto shteti nuk ka arritur masën e nevojshme kritike për të përmbushur më së miri misionin e tyre dhe për të garantuar zhvillim dhe rritje të qëndrueshme. Kjo do të thotë që një bashkim i tillë, do të bënte të mundur një kombinim perfekt të burimeve, njerëzore, natyrore dhe infrastrukturore dhe do të rriste premisat për zhvillim dhe rritje të qëndrueshme.
Praktika botërore e bashkimit kombëtar si rasti i Bashkimit të dy Gjermanive, krijimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bashkimi i Italisë etj, ka treguar që bashkimi i kombit sjell progres të qëndrueshëm dhe për më tepër garanton paqe dhe harmoni me popujt e tjerë dhe ndikon drejtpërdrejtë në ruajtjen e ekuilibrave ndërkombëtar ose paqes në tërësi. Kjo do të thotë, që bashkimi i këtyre dy vendeve është një faktor i sigurt zhvillimi dhe faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe paqe në Ballkan dhe më gjerë.
Shembulli më i mirë i efekteve pozitive të bashkimit, është vetë modeli i suksesshëm i Bashkimit Evropian, i cili e ka shndërruar Evropian nga një eksportuese të dy luftërave botërore, në eksportuese të paqes dhe zhvillimit të gjithanshëm. Po ashtu, idetë e baballarëve të Bashkimit Evropian, si Robert Schuman, Konrad Adenauer, Alcide De Gasperi jo vetëm që shërbejnë si model justifikues për kërkesën për bashkim kombëtar, por ofrojnë edhe një model të mirë për formën e shtetit të përbërë që do të krijohet si rezultat i bashkimit të këtyre dy shteteve ekzistuese. Kjo do të thotë që teoria e Schuman e integrimit në formën e spirales që ofron bashkim fillestar në gjërat më themelore dhe më vonë në bashkimin e gjërave që kërkojnë kohë, në gjykimin e kërkuesve iniciues është edhe qasja më e mirë ndaj kësaj çështje.
Bashkimi Kombëtar forcon paqen dhe stabilitetin

Bashkimi i këtyre vendeve, nuk cenon as paqen dhe as stabilitetin në rajon e më gjerë, por përkundrazi përbën një garanci më shumë për ruajtjen e tyre dhe siguron zhvillimin e marrëdhënieve të qëndrueshme miqësore midis vendeve. Bashkimi i dy shteteve të pavarura, Kosovës me Shqipërinë do të ndodh përmes një formë federale, e cila siç njihet edhe nga literatura ndërkombëtare nuk sjell detyrimisht ndryshimin e kufijve.
Gjithashtu, bashkimi i këtyre dy vendeve përputhet plotësisht edhe me filozofinë e procesit të Integrimit Evropian, i cili në thelb është dhe duket që do të mbetet për një kohë relativisht të gjatë, një bashkim i shteteve të pavarura të cilat nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga sovraniteti i tyre në funksion të krijimit të një shteti klasik federativ si pasues i Bashkimit Evropian të sotëm. Në këtë kuadër, Gjykata Kushtetuese Gjermane dhe Këshilli Kushtetues Francez gjatë trajtimit të çështjes së kushtetutshmërisë së Traktatit të Maastricht-it, kanë nënvizuar si standarde kushtetuese për pranimin e normave juridike të Bashkimit Evropian në sistemin e brendshëm, parimin e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe kushtetues të këtyre vendeve. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Gjykata Kushtetuese e RSH në vendimin e saj Nr.16, datë 03.06.1998 në lidhje me çështjen e pranimit të normave të së drejtës ndërkombëtare.
1 votë. Mesatarja e 5.00 të 5.
Abonohu:
Adresa e-mail