Analiza dhe Opinione

Analiza dhe Opinione të ndryshme :

Bëj një postim
  • SAKRIFICA KOMBËTARE E FAMILJES ALISHANI

    SAKRIFICA KOMBËTARE E FAMILJES ALISHANI

    Nga Parim Kosova

    Parim Kosova

    Nacionalizmi i familjes Alishani, ashtu si shumë familje të tjera të Prizrenit, buroi e u frymëzua në mbrojtje të tokës shqiptare që nga luftrat për mbrojtjen e Sanxhakut të Nishit, qëkurse, prej luftërave ballkanike toka shqiptare u përvëlua përsëri nga ushtritë sllave. Bijtë e kësaj familjeje, vazhdimisht u radhitën tek ato që i dolën zot truallit arbëror, duke i besuar ardhmërisë punuan për ribërjen e shtetit kombëtar të Ymer Prizrenit.
    Në fillim të prillit të vitit 1941, me largimin e forcave ushtarake të mbretërisë jugosllave nga Prizreni në drejtim të Kukësit dhe të Gjakovës, patriotë të shumtë nga Prizreni e rrethina, të ndihmuar edhe nga familja Alishani, më 10 prill 1941, vendosin flamurin kombëtar shqiptar në ndërtesën e bashkisë së qytetit.
    Ky veprim shkaktoi edhe përleshje në mes të turmës së tubuar dhe falangave serbe, që erdhën nga Kukësi. Aty u zhvillua një përleshje e përgjakshme, ku kishte pasur edhe të vrarë e të plagosur. Pikërisht nga kjo veprimtari patriotike dhe atdhetare u vu në dukje trimëria e burrave të kësaj familjeje.

    Prej vendosjes së pushtetit shqiptar në Prizren, në prill të vitit 1941, e deri më 17 nëntor 1944, burrat e familjes Alishani, morën pjesë në luftimet për mbrojtjen e kufirit etnik në frontin përgjatë kufirit me Malin e Zi. Nijazi Alishani, ka qenë edhe shoqërues i udhëheqësve të qytetit si truproje të komandantëve të shumtë, ndërsa Feriti ishte edhe në formacionin SS.
    Alishanët, ishin antarë të organizatës Balli Kombëtar, që udhëheqej në atë kohë në Prizren nga sekretari i përgjithshëm Sali Zhuri. Nijaziu si antar i sekretariatit, e kishte lëshuar katin e kafenes së tij në Tabahane për seli të organizatës. 
    Në shtëpinë e Alishanëve, pasuri e tyre në Grazhdanik, në nëntor të vitit 1944, Reshat Karjagdiu, mbajti një mbledhje me antarët e kësaj familjeje dhe atdhetarë të tjerë, ku ishte vendosur që me armë në dorë t’u rezistohej njësiteve sllavokomuniste.
    Pas Luftës së Dytë Botërore, nacionalistët shqiptarë që mbetën në trojet etnike shqiptare në ish Jugosllavi, ishin ndeshur me forcat partizano-komuniste në shumë beteja të pabarabarta.

    Nijaziu, Llutfullahu (Lluta) dhe Sadiku, ishin arrestuar pabesisht dhe burgosur nga forcat partizano-komuniste. Pas disa ditësh, Sadiku, arriti të ikte nga burgu i Prizrenit. Nijaziun dhe Llutfullahun (i dënojnë me vdekje-pushkatim). Një natë, me disa të tjerë të burgosur, i kishin transportuar me kamion për t’i pushkatuar diku në Landovicë. Trimi i çartur, Nijazi Alishani, i sprovuar në këso raste të vështira, kërcen prej kamionit dhe u iku nga duart kriminelëve. Partizanët qëllojnë me breshëri armësh në drejtim të Nijaziut, por vetëm e plagosin lehtë. Llutfullahu me të tjerë pushkatohet.
    Në këto rrethana, Nijazi Alishani, formon grupin e tij që përbëhej nga familjarët dhe bashkëmendimtarët e tij. Në rajonin e Prizrenit, në këtë kohë vepronin aktivisht edhe grupet nacionaliste të kapiten Ali Rizait, Muharrem Bajraktarit, Hysen Kabashit, Sefë Sadikut të Hasit, Qazim Bajraktarit (Astrazubit) etj.
    Alishanët kishin mbajtur lidhje të përhershme edhe me Komitetin e Organizatës Nacional-Demokratike Shqiptare me seli në Prizren.
    Nijaziu me forcat e tjera të Ballit, të udhëhequra nga kapiten Ali Rizai, qëndrojnë në malet e Sharrit në Opojë dhe në Vërri. Ata, në fillim të tetorit 1944, zhvilluan luftime kundër një brigade partizane në Rudina të Kosavës, të cilët veç sa kishin hyrë në Dragash-Sharr. Në betejën e zhvilluar te Guri i Zi (maj 1945) në Sharr, pos grupeve të Nijaziut dhe të Ali Rizait, kishte marrë pjesë edhe Qazim Bajraktari. Forcat nacionaliste, kishin pasur përleshje me partizano-çetnikët në malin e Brrutit dhe afër fshatit Billushë (mars 1945).

    Rexhep dhe Ferit Alishani, natën e Fitër Bajramit (30 korrik 1945) ishin nisur prej fshatit Peqan të Syrekës për në Drenicë, me qëllim që të vendosin kontakt me ndonjë grup nacionalistësh që vepronin në ato anë, por gjatë rrugës, pranë fshatit Semetisht, pas luftimeve disaorëshe me forcat e ndjekjes jugosllave, ngelin në altarin e lirisë të vrarë babë e birë. Antarët e tjerë të kësaj familjeje, pa u lëkundur, vazhdojnë luftën për çlirim.
    Në mesin e 19 grupeve të armatosura të qëndresës shqiptare, që morën pjesë në mbledhjen e Besës Kombëtare në malet e Dobërdolit, në gusht të vitit 1945, ishte edhe Nijazi Alishani me luftëtarët e tij. Ai, emërohet udhëheqës politik i shtabit për sektorin e Prizrenit.
    Në letrën e datës 22 tetor të vitit 1945, dërguar nga Këshilli i Besës Kombëtare, gjeneral brigaderit Hoxhson, shefit të misionit ushtarak britanik në Shqipëri, në mesin e emrave të udhëheqësve të grupeve nacionaliste që u dalluan në fronte të luftës për trimëri, përmendet edhe emri i Nijazi Alishanit.            

    Kur rrethi për qëndrim të mëtejshëm dhe veprime luftarake të forcave nacionaliste të sektorit të Prizrenit u ngushtua, një pjesë e këtyre forcave nacionaliste të regjionit të Prizrenit, të udhëhequr prej Muharrem Bajraktarit, Reshat Karjagdiut dhe Ejup Binakut, ndërmorën odisejadën udhëtuese drejt Greqisë (25 gusht 1946).

    Nijazi Alishani me shpurën e tij, kishin vendosur të rrinë për të vepruar edhe më tej në atdhe. Vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë me të gjitha grupet dhe individët nacionalistë që kishin mbetur në vend për kryerjen e misionit kombëtar. Nijazi Alishani, edhe pse nuk kishte akademi të kryer, shquhet si strateg dhe luftëtar i rreptë në fushëbeteja të shumta. Shpeshherë Alishanët, u ndeshën me forcat e ndjekjes të OZN-ës dhe me brigadat partizane jugosllave. Të gjitha sulmeve të këtyre njësiteve i bënë ballë trimërisht.
    Ndërkohë, pushteti komunist, me vendim të këshillit popullor të Komunës Zhur, nr. 2062 të datës 24.07.1945, bënë regjistrimin dhe vlerësimin e pasurisë të Alishanëve në fshatrat Atmaxhe dhe Grazhdanik. Më datën 26.07.1945, e tërë pasuria e lëvizëshme e kësaj familjeje në këto dy fshatra konfiskohet nga ana e milicisë komunale dhe i dorëzohet këshillit të rrethit popullor të Prizrenit.
    Ndërsa Gjykata e Qarkut në Prizren, më datën 1 shkurt 1946, nxjerr vendim nr. 160/45 në emër të “popullit”, që pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme e armiqve të popullit dhe të arratisurve, vëllezërve Alishani, t’u konfiskohet: shtëpia me gjithë truall, bujtina me gjithë restorant në Prizren, tërë toka me pojatë e shtëpi në fshatin Grazhdanik dhe Atmaxhe, disa qindra krerë bagëti, etj.

    Luftëtarët e Çetës së Alishanëve, gjatë vitit 1946, veprojnë aktivisht në trevën e Prizrenit. Pasi dimri ishte afër, ata vendosen nëpër jatakë.
    Organet e ndjekjes ishin informuar nga spiunët, se Sadiku ndodhej në shtëpi. Me këtë rast, forcat e okupatorit e arrestojnë Sadikun.
    Nijaziu, Shemsidini (Shema) dhe Ganiu, periudhën e fundit qëndruan te motrat Hilmije dhe Nezije Puna, ku hetohen nga OZN-a. Me qëllim të mos ketë dëme të shumta nga ana e forcave të okupatorit, oznashët, fillojnë dërgimin e emisarëve për negociata. Veç të tjerëve kishin dërguar edhe një sheh me autoritet në zonë... Nijaziu i thotë: “Unë po di në dorë të kuj po bie, po për hir të vajzave të kësaj shtëpie që na mbajtën si të ishim prindër të tyre dhe mos të pësojnë banorët e mahallës, dorëzohemi...”.
    Organet e okupatorit, Nijaziun e dërgojnë në burgun e Prishtinës, ku më vonë e pushkatojnë. Sadik, Shemsidin, Gani dhe Selim Alishanin, i dërgojnë në burgun e Pozharevcit.

    Që të katërt i dënojnë. Në gusht të vitit 1948, tre prej tyre arratisen nga burgu i Pozharevcit dhe në fillim të shtatorit arrijnë në Prizren. Këtu takohen në fshehtësi edhe me nënloken e tyre.
    Pushteti komunist, pas këtij akti trimërie të vëllezërve që kishin ikur nga burgu, tërë familjen Alishani, i mbajnë nën mbikqyrje me kusht që vëllezërit të dorëzoheshin.
    Tre vëllezërit kalojnë në pjesën shtetërore të atdheut dhe pushteti i atjeshëm i vendosi në Lezhë.
    Rregjimi i Titos në Jugosllavi, familjen e mbetur prej 18 anëtarësh, kryesisht gra dhe fëmijë, në shtator të vitit 1948 i dërgojnë me dhunë në internim në Zemun Polje. Atje i mbajtën deri në shtator të vitit 1950, kurse Xhavitin e mbajnë në internim pesë vjet (1948-53). Në këtë kamp, kjo familje kishte përjetuar dhunë dhe represion antinjerëzor.

    Pjesa e mbetur e familjes Alishani, për shkak të ndjekjeve të vazhdueshme, nuk u shpërngul. Në aksionin e mbledhjes së armëve, në vitet 1955-6, Selimi e Xhaviti u keqtrajtuan mizorisht.
    Se sa e shenjtë është mbajtja e mikut te shqiptarët, e dëshmon shembulli i kësaj familje dëshmorësh. Ferit Alishani, deri sa ishte në rradhët e Divizionit SS Skënderbeg, me eprorin Ali Aliqi, nga fshati Çitlluk të Pribojit të Limit, bëhën vëllamër. Me riokupimin e Kosovës, Aliu, qëndron te familja Alishani. Ishte bërë sikur të ishte pjestar i kësaj familje. Ai, kishte marrë pjesë edhe nëpër disa aksione së bashku me luftëtarët e Nijazi Alishanit, edhe pse e tërë familja Alishani do ta pësojë më vonë. Mikun e konakut e mbajtën për disa vjet të fshehur dhe arritën ta shpëtojnë të gjallë. Aliu jetoi deri më vitin 1997 në Bosnje.
    Nga familja Alishani, dy burra u pushkatuan Llutfullahu (Lluta) dhe Nijaziu. Me armë në dorë u vranë Rexhepi dhe Feriti. U burgosën Sadiku, Ganiu, Selimi dhe Shemsidini (në rrethana të pasqaruara, vritet në Lezhë më vitin 1963). Në internim vuajtën 18 antarë të familjes, ndërsa jatakë të tyre u dënuan me burgim Isak Selimi nga Peqani dhe motrat Hilmije dhe Nezije Puna nga Prizreni.

    Marre nga : http://www.shqiperiaetnike.de/html/body_parim_kosova.html

  • Dibrani Gjergj Kastrioti nuk mund të jetë një serb

    Dibrani Gjergj Kastrioti nuk mund të jetë një serb
    Simbioza e shoqërisë pa standarde

    -Autori i këtij shkrimi është autor i “Enciklopedisë së Dibrës”

    Nga Fatos Daci

    Kam ndjekur me trishtim e keqardhje të gjitha debatet dhe baltën e hedhur mbi të vetmin Hero Kombëtar të shqiptarëve, Skënderbeun, ashtu si kam konstatuar dhe më parë dhe shumë baltë të hedhur nga individë e qarqe të përveçëm mbi të tjera simbole kombëtare. Të gjitha këto më kanë bërë të djehem keq.
    Të gjithë kombet kanë heronjtë e tyre. Të gjithë këto heronj të kombeve të tjerë janë mbuluar me lavdinë e merituar, por dhe me fetishizëm. Por askund dhe askujt nuk i shkon ndërmend që të revizionojnë figurat e tyre kombëtare, të cilat i pranojnë, i duan, i nderojnë dhe i çmojnë ashtu si i kanë; me realitetin dhe me glorifikimin e më vonshme.
    Pse vetëm ne, shqiptarët, duhet të revizionojmë çdo gjë, deri dhe tek Heroi Kombëtar?
    Tashmë, shumë shqiptarë, për fatin e mirë dhe të keq njëkohësisht, kanë shëtitur dhe njohur tërë botën. Të gjithë këta e dinë se sa të shenjta janë simbolet kombëtare të atyre vendeve, si flamuri, himni, heronjtë kombëtarë dhe se të gjitha këto simbole, në ato vende, mbrohen me një kuadër ligjor nga më të rreptit. Të gjithë e duan dhe e mbrojnë kulturën e tyre. Vetëm ne, shqiptarët, e shajmë dhe e pështyjmë kulturën tonë. Dhe si e argumentojnë gjithë këtë poshtërsi: Të bëhemi si Evropa, që Evropa të na pranojë! Po cili shtet, nga të 26 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, në këtë organizim ka shkuar i tjetërsuar në atë bashkim? Askush! Të gjithë kanë shkuar në BE me identitetet e tyre kombëtare - flamur, himn, këngë, valle, doke, zakone; me të gjithë pasurinë shpirtërore që kanë akumuluar nga ardhja e tyre në këtë botë e deri më sot. Vetëm ne, shqiptarët, duam “të shkojmë” në Evropë, si italian, si gjerman, si francez, si italian, si grekë etj, etj., qoftë dhe si majmunë, vetëm si shqiptar jo. Po nuk e dinë këta të shitur e të shtirur, se as bota e as Evropa nuk të duan dhe nuk të qasin kur shpërfytyrohesh kaq keq, si ne? Kush e mbolli këtë farë të keqe ndër trojet tona arbërore?

     

     

    Edhe pse këto janë të rëndësishme, le të kthemi në temë. Kush janë këta që tani revizionojnë e riformatojnë dhe Skënderbeun? Dy të rritur në oborrin e sulltan Enverit, që të dy komunistë e bij komunistësh; që të dy të rritur me pekule oborrtari. Edhe atë që bëri burg “qeni i vet e hëngri”, se atë sistem e kishte sjell edhe babai i tij. Dhe, për çudi, këtyre tipave shtirakë ua paska prishur humorin busti i Skënderbeut që na qenka kaq i “ftohtë” e “i egër” dhe ndaj na dashkan një Skënderbe të rraskapitur, në pleqëri të thellë, “të urtë” e “të butë”, se po paska busti i tij imazhin e një plaku të urtë na pranuakan në Evropë ! dhe “harrojnë” se Skënderbeu është memoria historike e shqiptarëve dhe se ai i përket asaj kohe, jo kësaj kohe, dhe nuk ka asnjë mundësi që atë ta përshtatim me këtë kohë dhe ta lidhim problemin me marrëveshjet për asocim-stabilizim e anëtarësim në BE.

    Mbase shtirakëve ua do puna të thonë se armiqtë e Shqipërisë kanë qenë armiq imagjinarë, por armiqtë e Shqipërisë asnjëherë s’kanë qenë armiq imagjinarë. Armiqtë e Shqipërisë kurdoherë kanë qenë kombe e shtete me emra konkrete, të Përendimit dhe të Lindjes, me ushtri konkrete, me armë konkrete, me komandantë e gjeneralë konkret, që vrarë konkretisht, që plaçkitën e shkatërruan konkretisht ç’mundën në këtë Shqipëri të mjerë. ... Mbase shtirakët i ha meraku se pamja madhështore e Skënderbeut tonë trembën miqtë e tyre ...por, s’kemi ç’u bëjmë!

    Këta arrijnë e thonë me plotë gojën se figura historike e Skënderbeut duhet rikrijuar a rishkruar. Skënderbeu në memorien historike të shqiptarëve dhe të botës është komandant dhe burrë i madh shteti, është i lavdishëm e madhështor. Të pretendosh për rikrijim dhe riformatim të kësaj figure me kaq shumë vlera jo vetëm shqiptare, do të thotë të thuash se ai nuk ishte komandant dhe burrë i madh, se nuk ishte i lavdishëm dhe se nuk ishte madhështor. Sa turp! Madje “riformatimin”, ose Skënderbeun ndryshe, siç thonë këta, kërkojnë t’u mësojnë dhe nxënësve! Sa të “mençur” që janë?! Por, lind një pyetje: Ky Skënderbe kaq i madh kujt ia errëson sytë dhe ia turbullon mendjen?! Sigurisht të gjithë atyre që nuk u pëlqejnë vlerat kombëtare shqiptare, të gjithë atyre që jo vetëm duan, por dhe përpiqen të zhvarrosin krenarinë kombëtare- me realitete historike, mite dhe legjenda; të gjithë atyre që duan të ç’burrërojnë Shqipërinë dhe shqiptarët....

    Dhe këta shtirakë na thonë se figurën e Skënderbeut na e paska stërmadhuar nacional-komunizmi, edhe pse këta shtirakë na hiqen më katolik se Papa, edhe pse me ta ka ndodhur tamam si me atë burrin që u nda me Krishtin dhe s’u takua dot as me Muhamedin! Por, të mos harrojnë, se në memorien e nacionalistëve të vërtetë dibranë babai i njërit prej tyre nuk do të harrohet për masakrat, vrasjet e torturat që ai ka bërë mbi këtë shtresë, kur ishte në krye të Forcave të Ndjekjes, në vitet 1945-48.

    Që nga viti 1500 me Barletin e deri më sot vetëm lavde i janë thurur Heroit tonë të madh. Këto lavde nuk kanë qenë vetëm libra, piktura e skulptura, por kanë qenë dhe buste që janë vënë në sheshe të qyteteve të mëdha të disa shteteve. Atëherë, kur këto ndodhnin nuk kishte lindur ende komunizmi. Madje dhe në Shqipëri, në kohën e Zogut, u vunë buste të Skënderbeut në Kukës e në Dibër. Dhe Zogu komunist qe?! Në vitin 2006 qytetarët e Dibrës së Madhe e vunë shtatoren e Skënderbeut në qytetin e tyre me mjetet e tyre financiare. Dhe këta komunistët ishin, kur në Maqedoni s’kishte më komunistë? Këto ditë u përurua edhe një bust tjetër në Itali, ku ishte i pranishëm dhe presidenti i Shqipërisë, z.Bamir Topi. Dhe këtë bust e vunë nacional-komunistët? Në pranverë të këtij viti edhe në Qytetin e Peshkopisë do të vihet një shtatore e madhe e Skënderbeut prej rreth 4.8 metrash e lartë. Këtë shtatore po e bën me mjetet e tij financiare, të fituara me punë të ndershme në ekonominë e tregut të viteve të demokracisë, një djalë i nderuar i Dibrës me emrin Zaim Korsi, të cilin me komunizmin nuk e ka lidhur as në të shkuarën e as në të sotmen asgjë. Dhe këtij dibrani të mençur nacional-komunizmi i tha ta bënte këtë gjë! Në vitet 2005-2006 shqiptarët e Maqedonisë e vunë bustin e Heroit tonë në Shkup. Dhe këta komunistë qenë! Në vitin 2007 busti i Skënderbeut u vu dhe në qendër të Prishtinës. Dhe këtë komunistët e vunë, o shtirak, që donë të na shesësh tigrin për lepur?!

    Skënderbeu realitet historik

    Skënderbeu, ky Hero Kombëtar i shqiptarëve dhe ky burri i madh shteti, ka nderuar e shpëtuar jo vetëm Shqipërinë, por dhe Evropën.

    Është thënë e stërthënë se për këtë gjeneral e burrë shteti të madh janë shkruar përgjatë 500 viteve, nga viti 1500 e deri më sot, mbi 1500 libra në gjini të ndryshme, sa me një llogaritje të thjeshtë del se për të janë shkruar e botuar 3 libra në vit në prozë e në poezi, pa llogaritur dhe filmat, pikturat e skulpturat e pafundme. Këta autorë janë shqiptarë e të huaj. Nga i pari deri më i mbrami shkruajnë e thonë se Skënderbeu (Gjergj Kastrioti) ishte një komandant legjendar, se ishte një nga gjeneralët dhe nga burrat e shtetit më të mëdhenj që njerëzimi ka njohur që nga shoqëria primitive.

    E gjithë kjo prurje e bollshme dokumentare në themel ka të vërtetën

    Pastaj përgjatë 25 viteve Skënderbeu luftoi me heroizëm në krye të ushtrisë shqiptare kundër hordhive të panumërta turke dhe shumicën e herëve doli fitimtar mbi ta. Me turqit Skënderbeut zhvilloj 29 beteja luftarake të organizuara mirë. Prej këtyre 29 betejave, plot 17 të tilla, më të rëndësishmet dhe më të përgjakshmet i zhvilloi në territorin e Dibrës. Betejat e Skënderbeut të zhvilluara në Dibër janë:

    1. Beteja e Torviollit (qershor 1444), 2. beteja e Grykës së Radikës (tetor 1445), 3. beteja e Otonetës ( shtator 1446), 4. beteja e Oranikut (gusht 1448), 5. lufta e Mireshit (maj 1449), 6. rrethimi i Sfetigradit ( maj-korrik 1449), 7. beteja e dytë e Sfetigradit ( shtator 1449), 8. beteja e Modriçit (korrik 1452), 9. beteja e Moçadit (korrik 1452), 10. beteja e dytë e Oranikut (maj 1456), 11. beteja e Mokrës së Dibrës (gusht 1462), 12. beteja e Vajkalit ( prill 1465), 13. beteja e dytë e Meçadit ( qershor 1465), 14. beteja në fushën e Sfetigradit ( korrik 1465), 15. beteja e dytë e Vajkalit (gusht 1465), 16. Masakra e Çidhnës (gusht 1466), 17. lufta për rimarrjen e Çidhnës (prill 1467).

    Raporti i forcave në betejat që Skënderbeu zhvilloi me ushtrinë osmane në Dibër është: Forca ushtarake turke që morën pjesë në luftime 315 mijë, forca luftarake shqiptare 143 mijë me një raport forcash prej 2.2 me 1 për turqit. Ndërkohë, bilanci i këtyre betejave është :Ushtria turke ka pasur 108 mijë të vrarë, veç të plagosurve dhe robërve, ndërsa ushtria e Skënderbeut ka pasur 15 të vrarë, me një raport : 7 osmanë kanë lënë kokën për 1 shqiptar. Komandant e gjeneral të kësaj ushtrie ka pasur plot gjeneralë dibranë si Pal Maneshin, Pal Kukën, Vladan Gjuricën, Hamza Kastriotin, Zaharia Gropa etj. Moisi Golemin si dibran (Moisi Komneni-Araniti), Pjetër Pelatin nga Perlati i Mirditës, Ballaban Pashë tradhtarin e Matit, Tanush Topinë, Vrano Kontin (të cilin dikush e nxjerr Kastriot e dikush jo) etj.

    Rezultati i gjithë kësaj lufte të gjatë e heroike qe krijimi i shtetit shqiptar dhe shpëtimi i Shqipërisë nga pushtimi osman. Por, duke i ndalur ushtritë osmane për 25 vite në një territor të gjerë nga Dibra në Berat, për rrjedhojë, Skënderbeu qe dhe mbrojtës i Evropës e i krishterimit. Por asnjë logjikë normale nuk mund të pranojë se Skënderbeu dhe shqiptarët luftuan për të shpëtuar Evropën e krishterimin, siç duan t’i japim ngjyra prej absurdi disa. Skënderbeu dhe shqiptarët luftuan për të shpëtuar Shqipërinë, vendin e tyre. Gjithashtu, nuk mund të pranohet se luftërat e Skënderbeut ishin luftëra evropiane, sepse përveç rastit të Beratit, me një numër të papërfillshëm luftëtarësh napolitanë, askush tjetër, përveç ndonjë mercenari, nuk u rreshtua në front në krah të Skënderbeut. Të gjithë luftën, me humbjet dhe fitoret, meritat dhe dobësitë, e përballuan shqiptarët.

    Pra, Skënderbeu qe një realitet historik, i pranuar ndërkombëtarisht. Vetëm pak kohë më parë dhe Kongresi i SHBA doli me një rezolutë përkatëse në mbrojtje të nderit dhe të krenarisë Skënderbejane. Ndërkohë, shqiptarët që nga vdekja e tij, deri më sot e kanë pranuar dhe e pranojnë me vetëdije si figurën më të madhe të historisë së tyre kombëtare. Kjo e vërtetë është sanksionuar dhe me mjete institucionale, siç qe dhe shpallja e tij si Heroi i vetëm Kombëtar.

    E vërteta dhe të pavërtetat e Schmitt

    E vërteta kryesore e Schmitt është se ai për origjinë të Skëndrebeut njeh vetëm Dibrën. Schmitt në një intervistë të tij, botuar në “Gazetën Shqiptare”, pas debateve dhe kundërshtive rreth librit të tij “Skënderbeu”, të botuar për herë të parë dhe vetëm në Shqipëri, mohon të ketë thënë e shkruar se Skënderbeu ishte serb, por vetëm pranon se ai ka cituar emrin e tij në version serb, por kjo, thotë ai, nuk do të thotë se ai ishte serb. Në fakt Schmitt përdor emrin Ivan ose në vend të emrit Gjon dhe për këtë ai pretendon se në këtë formë e ka gjetur në arkivat e një province italiane. Mirë se e ka gjetur, po përse e selekton nga qindra të tjera, të cilët Heroin nuk e japin në version serb, por në versionin shqip Gjon? Ndërkohë, po ai deklaron në intervistën e tij edhe se “ Një emër nuk është në gjendje të tregojë për përkatësinë gjuhësore ose etnike të një personi”. Po, një emër i dhënë në një gjuhë të huaj nuk do të thotë asgjë, sepse nga qindra alfabete që ka bota, asnjë nuk i ka shkronjat e thekset e njëjta, se nuk ka numër të barabartë zanoresh dhe bashkëtingëlloresh, si dhe nga gjuha në gjuhë nuk ka as numër të barabartë shkronjash. E rëndësishme është se Schmitt dhe shqipëruesi i tij pranojnë se Kastriotët dhe Skënderbeu ishin nga Dibra, ashtu siç janë deklaruar publikisht edhe Prof. Kristo Frashëri, që në maj 2008 është shpallur edhe “Qytetar Nderi” i komunës Arras (Çidhën), Gjon Muzaka, Volanterroni, Fermenxhini, Lukari, Frang Bardhi, Noli, Mustafa Kruja, Sabri Goda e plot autoritete të rëndësishme të botës së historiografisë.

    Gjuha në të cilën shkruhet një emër vërtetë nuk përcakton prejardhjen a përkatësinë atij personi. Puna do të ishte e ngatërruar nëse dokumenti i gjetur ishte i shkruar në shqip dhe aty të gjendej për emrin Gjon emri Ivan. Por nuk ka asnjë dokument të asaj kohe, as për Skënderbeun, që të jetë shkruar në shqip, sepse dhe dokumenti i parë i shkruar në shqip, “Meshari” i Gjon Buzukut, është shkruar 100 vite pasi Skënderbeu kishte vdekur, shumë më vonë edhe pasi është shkruar dokumenti që duan të na e tundin si kryefjala e dokumenteve të gjetura dhe të konsultuara për Skënderbeun. Ndërkohë për të bërë një citim luan rol jo vetëm personi që shprehet, por edhe gjuha në të cilën ai shprehet. Fare lehtë, personi që është marrë si burim për të ashtuquajturin dokument të Schmitt mund të kenë qenë serb, ose me origjinë serbe dhe është shprehur në serbisht, kur ka bërë konvertimin nga Gjon në Ivan. Për analogji le t’u referomi trajtave të emrit shqiptar: në italisht albanez, në anglisht albanian, në turqisht arnaut, te çifutët e Mesdheut Lindor (Levantesit) shqiptarët janë peleshtim (pellazg), ndërsa për gjermanët shqiptarët janë filistin, ose vetë Shqipërinë këta të huaj e citojnë në disa forma si Albani, Arnavultlluk, Filistinë, Peleshtimë etj. Prandaj nëse emrin Gjon e gjejmë në dokumente të shteteve e të kombeve të ndryshme në forma të ndryshme nuk duhet të habitemi aspak, se emrin Gjon ata e kanë përshtatur në të folmen e tyre. Ndërkohë, siç deklaron dhe Frang Bardhi, në librin e tij “Skënderbeu”, fq.92 , se Gjergj Kastrioti ka lindur nga prindër epirotë, se ka lindur në Epir” dhe se “ të gjithë ata që bëjnë fjalë për prindin e Skënderbeut, e quajnë atë Joan Kastrioti (pra Gjon Kastrioti) dhe kjo është e vërtetuar në të gjithë analet e turke, analet e Venedikut, të Raguzës, te Marin Becihemi etj. Shembuj të tjerë. Frang Bardhi, Jonosh Huniadin e quan Joan Huniadi, por hungarezët nuk dyshojnë se Janoshi qenka Joan. Ndërsa Joan Tomku e sqaron këtë problem edhe më mirë, kur në faqen 22 të librit të tij e në vazhdim përdor në vend të emrit Juanis e Juan përdor emrin Joan, duke thënë se bashkëkombësit e tij Joanin e quajnë Juan ose Juanis. Pra, ata Gjonin e kanë konvertuar në të folmen e tyre në Juanis dhe Juan e jo Juani a Juanisi të jenë konvertuar prej shqiptarëve në Joan (Gjon). Edhe një argument që kundërshton prejardhjen sllave të Kastriotëve. Akademia Sovjetike e viteve 50, kurrë nuk do të lejonte kinematografinë e saj të realizonte filmin për Skënderbeun shqiptar, nëse ajo mendonte për origjinën sllave të tij, kur dihet se as sovjetët e as rusët kurrë s’ia kanë pasur me hile Serbisë, si të një race e të një feje që janë, aq më shumë kur realizmi i këtij filmi bëhej mbi bazën e një marrëveshje shtetërore dhe jo privatisht, siç mund të bëhet sot. Për punën e shkëlqyer që bënë rusët, u dekoruan me dekretin 1824, datë 8 mars 1954, me Urdhrin e Lirisë të Klasit I : Mihail Grigoreviç Papava për skenarin më motivacion “Për kontributin e madh në përpilimin e skenarit të filmit artistik “Skënderbeu”, për punë të palodhur, cilësi të lartë krijuese, për shërbimin e madh që i ka bërë Atdheut dhe popullit”, Sergej Josifoviç për organizimin e punës në realizimin e filmit “me art e mjeshtri të lartë”, ku paraqitet e gjallë epoka liridashëse e popullit t’onë me Heroin Kombëtar; Akaki Eleksejeviç Horava për interpretimin “me cilësi të rralla krijonjëse” të rolit të Heroit; me Urdhrin e Lirisë të Klasit II: Evgjeni Nikollajeviç “për punë të palodhur e krijonjëse në realizimin e skenave të ndryshme të filmit”, Sviridov G.V. “për kompozimin e muzikës”; me Urdhrin e Punës të Klasit I: Simon Grigoreviç Sokollovski, George Tikhanoviç Cernovalenko, Vladimir Romanoviç Sollovjev dhe Nilaj Aleksandroviç Levkojev për interertim të roleve të tyre; me Urdhrin e Punës të Klasit II: Boriç Aleksejeviç Volksi (operator), Mihail Sergejeviç Çikirev (piktor grimues), Krucinina Ollga Simionovna (për kostumet), Breancef V.K. (për organizimni e punës administrative) dhe me Urdhrin e Punës Klasit III: Aleksej Ivanoviç Niakov (si brigadier ndriçimi). Pra u shpërblyen nga nomenklatura e kohës me dekorime plot 14 kineastë të ish Bashkimit Sovjetik, pothuajse të gjithë ata që realizmin filmin për Skënderbeun shqiptar.

    Por përgjegjësia e Schmitt rritet kur ai fantazon, ose deformon me dashje, karakterin e luftërave të Skënderbeut, kur shkruan se Skënderbeu ishte hakmarrës dhe se ai gjithë luftën që bëri kundër turqve e bëri për hakmarrje, se turqit na ia paskan vrarë babain, Gjonin. Ky konkluzioni i Schmitt nuk ka asgjë të vërtetë, se Gjon Kastrioti vdiq në kalanë e Gurit të Bardhë dhe nuk u vra nga turqit dhe nga askush tjetër.

    Madje as nga e ëma e Skënderbeut, Vojsava Tribalda, bija e Pollogut, Skënderbeu nuk ka origjinë sllave se, edhe ajo rridhte nga një degëzim i familjes arbre të Muzakjave. Ja sa qartë e shpjegon Gjon Muzaka, në “Memorien’ e tij, të botuar më 1510, në fq, 51, të zbuluar nga Karl Hopfi që jetoi në vitet 1832-1873, të përkthyer nga Dhori Qiriazi : “prej Zot Muzakës u lind zot Andrea (Gjyshi i Gjon Muzakës) dhe zot Vlashi.. Prej të përmendurit Andrea u lind zot Gjini, im atë dhe zonja Maria, e cila është nëna e zonjës Skënderbe.... “ dhe më poshtë vazhdon se “ nga Vlashi u lind zonja Theodhora, nga e cila lindi Maria e ëma e Vojsavë Tribaladës....”

    Një dibran kurrsesi nuk mund të jetë një serb

    Lidhjet e Kastriotëve dhe të Skëndebreut me Dibrën dhe Çidhnën janë të pa diskutueshme, absolute. Në aspektin e origjinës Kastriotët dhe Skënderbeun gjithçka i lidh vetëm me Dibrën, aq sa bashkëkohësi i Heroit, R.Volaterrano, na dokumenton se i ati Skënderbeut quhej Gjon Dibra ose Gjon Dibrani .

    E thamë më sipër se Kastriotët janë vendas në Çidhën (Kidën) të Dibrës në një hark kohor prej më shumë se 8 brezash njerëzorë, tre breza para Skënderbeut dhe 4 breza pas skëndrebeut. Dhe kjo është e dokumentuar. Si është e mundur që dhe pas tetë brezash të të mohohet origjina?!

    Por, në mungesë të dokumenteve autentike, elementi më i fort që përcakton deri dhe origjinën është problemi i pronësisë. Kastriotët pronat fillestare i kanë vetëm në Dibër, në Sinë e Gardh të Çidhnës dhe prej këtu i zgjeruan në të gjithë Dibrën dhe pastaj në Mat e në të gjithë principatën e Kastriotëve. Në këtë vend ata kanë jo vetëm tokë e plis, por dhe themele, troje e kala, varre e murana. A mund të thotë ndokush se në cilin vend të globi, qoftë dhe në Serbi, Kastriotët kanë troje e tokë, pronë e pasuri?

    Por disa studiues, që sillen si të ishin komisione ‘të kthimit dhe të kompesimit të pronave” a si të ishin pronarë që kanë humbur “pronën” Skënderbe, për t’i larguar Kastriotët nga Dibra, ku ata kanë vendin, rreken e miklohen me problemin e Mazrekëve, me që disa autorë shkruajnë e thonë se Kastriotët kishin dhe një mbiemër të dytë (pra, jo të parë) Mazreku. Këta studiues, Mazrekët i kërkojnë kudo, veç në Dibër, aty ku janë, jo.

    Fakt është se edhe Mazrekët janë në Dibër, janë në Muhurr, në Gardhin e Poshtëm, në një ndër dy fshatrat që zotëronin fillimisht Kastriotët. Mazrekët ndodhen midis fshatrave Muhurr dhe Hurdhë-Muhurr. Këtë e dëshmon toponimi që jeton edhe sot Mazreka (ose Arat e Mazrekëve) që nuk është më larg se rreth 1.5 km nga rrjedhja e lumit Drin, në të majtë të rrjedhjes së tij; pikërisht në atë distancë që e përshkruajnë biografët që u janë kushtuar Kastriotëve dhe Skënderbeut. Ky vend ndodhet m’u mbi lagjen Mëziu. Mazrekat vendasit i thërrasin Mazreka e Poshtme, Mazreka e Mesit, Mazreka e Epër. Nga ana tjetër Mazrekat nuk janë më larg se 300-400 m nga Qyteti (Xhiteti, siç i thonë vendësit), që ndodhet në anën Perëndimore të tyre. Mazrekat dhe Qyteti lidhen në mes tyre me një rrugë të posaçme, forma dhe gjendja e të cilës edhe sot të krijon bindjen se ka qenë rrugë e rëndësishme dhe shumë e rrahur. Në të majtë të qytetit, reth 200 me në vijë ajrore , në majët të malit të Shën Mërisë gjendet dhe kisha. Në të majtë të Mazrekave ndodhet një tjetër vend me një toponim krejt interesant: Ara e Robit, gjë që tregon se banorët e këtij vendi kishin qenë edhe zotërues të robërve të luftës. Ndërsa, në anën jugore të Mazrekave është Ara e Kurtit (Oborrit), gjë që do të thotë se në Mazrekat e sotme dikur ka pasur jetë urbane; se aty, dikur, kanë banuar njerëz dhe ka pasur dhe banesa. Në mes të Mazrekave ka pasur dhe një burim të lirë uji, me të cilin sot furnizohet e gjithë lagjja e Mëziut.

    Këto të dhëna na bëjnë të besojmë se në këtë vend, në Qytetin e Muhurrit, kanë banuar Mazrekët e Dibrës. Vetë Qyteti dhe mazrekasit furnizoheshin me ujë nga burimi i Arave të Mazrekëve. Fakti se këtu kemi Qytetin dhe Arën e Robit, vendin ku mbaheshin robërit, na bën të besojmë se fisi i Mazrekëve ishte fis i fortë, i organizuar e luftarak. Pra, edhe nëse Kastriotët kanë pasur një lidhje më të hershme me emërtimin Mazrek, kjo lidhje u takon Mazrekëve të Dibrës, që gjenden pikërisht në Muhurr.

    Lukari thotë se Kastriotët ishin nga krahina Az, që ishte pak larg nga lumi Drin. Fermenxhini thotë se Kastriotët ishin nga krahina As ( de Kastriotin in province Az in Epiro) . Ndërkohë Fermenxhini thotë shqip se Kastriotët ishin nga fshati Kastriot. As a Az ishte një krahinë e Epirit, pikë për pikë krahina verilindore e Epirit, siç definojnë studiuesit. Edhe fshati Kastrioti, përsëri siç përcaktojnë ata, është afër nga lumi Drin. Fshati Kastriot, që figuron si i tillë që në shekullin 13-të, dhe fshati Kuke ( fshati i trimave besnikë të Gjonit e të Gjergjit, që nxori gjeneralin Pal Kuka) ndodhen ngjitur me Çelias (Çeli + As=Çelia e As-it). Ngjitur me Çeliasin janë Rrethas (Rreth + As= Rrethi i As-it), Fushas (Fushë + As= Fusha e As-it), Arras (Arrë + As=Arra e As-it), Pratas (Prat +As=Prati i As-it). Të gjitha këto emërvendesh që ruajnë rrënjën As janë karakteristike vetëm në këtë krahinë, në Çidhën dhe askund tjetër në Dibër e jashtë saj. Pra, Az dhe As është krahina e Çidhnës në Dibër të Poshtme.

    Ex Aemathia është forma origjinale e emërvendit të origjinës së Kastriotëve që shkruhet në librin e Barletit, të cilën disa e ngatërrojnë me formën greqisht Emathia. Dhe Ex Aemathia nuk është Mati. Forma Mati është dhënë nga shqipëruesi i këtij libri. Ex Aemathia, sipas Edith Durham, që i referohet Strabonit, do të thotë “E Madhja”. Si Durham janë shprehur edhe disa autorë të tjerë antikë , si Homeri, Plini, etj. Pra, Emathia nuk është Mati, por krahina e madhe e Maqedonisë së asaj kohe ku futeshin dhe krahinat shqiptare të Maqedonisë së sotme perëndimore dhe Dibra me vise të tjera të Shqipërisë së sotme lindore. Se kush është Emathja (Ematja) është shpjeguar shumë qartë nga vetë Barleti, në librin e tij “Rrethimi i Shkodrës”, botuar në Venedik më 1504, katër vite para se të botohej libri i dytë i tij “Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut” që u botua në Romë, më 1508-1510. Tek “Rrethimi Shkodrës” Barleti e thotë shqip e qartë se Emathja (Emathja) quhej Maqedonia e hershme (ku në kohën e romakëve përfshihej i gjithë territori i Shqipërisë së sotme, dhe Dibra) dhe se territori i e cila e fillonte në perëmdim nga Lezha e në lindje shkonte deri në Thesali. Prandaj tek libri i dytë nuk e ka pa të arsyeshme të shpjegojë se kush është Emathja. (Shih faksimilen e faqes 24 të librit “Rrethimi i Shkodrës” të Marin Barletit, botim i vitit 1504)

    Kur mungojnë burimet dokumentare e arkivore, “vulën” e vë toponomastika.. Ja ç’thotë toponomastika : Fshati Kastriot ndodhet 8 km në verilindje të qytetit të Peshkopisë. Ndërsa qytetkalaja e Kastriotit ndodhet në verilindje të Fushës së Kastriotit, në dy anët e përroit e deri ku mbaron lugina, te mëhalla e Përgjegjit të sotëm dhe kishte dy mëhallë: Çeliasë në të djathtë e tjetra në të majtë ku edhe sot ka themele muresh që quhen “Nures e Troja”. Këtu gjendet edhe vendi qe vendasit e thërrasin asaj dite e sot “Kulla e Gjonit”. Rreth 20 metra më larg gjendet një arë rreth tre dynym tokë që quhet “Ograja e Gjonit”. Ngjitur me kullën, në anën veriperëndimore është “Kopshti i Gjonit”. Në mes të tij është “Pusi i Gjonit”. Sipas tyre kemi “Zabelin e Gjonit”. Ndërsa rreth 400 metra më larg është kisha e Kastriotit. Po këtu, në Çelias, anës së djathtë të rrjedhjes së përroit të Kuke, kemi edhe toponime të tjera shumë domethënëse si “Gjuri i Hajatit”, “Gjuri i Luftës”, “Gjuri i Kazanave”, ndërsa në anën e majtë të rrjedhjes së përroit të Kuke kemi toponimin “Kodra e Shamatës”. Për të gjitha këto toponime askush nuk mund të thotë se janë më të reja në kohë se sa mesjeta. Këto toponime nuk kanë nevojë për deshifrim. “Gjuri i Hajatit” na thotë se aty kemi pasur një fortesë, apo thjeshtë një qendër banimi. Por dy toponimet e tjera si “Gjuri i Luftës” dhe “Gjuri i Kazanave” na dëftojnë drejtpërdrejt se në këtë vend kemi pasur një vendqëndrim ushtarak. “Gjuri i Kazanave” na dëfton se aty janë ushqyer shumë njerëz’ sepse dhe emri kazan është trashëguar në shumës “Kazanave” dhe jo “Kazanit” në njëjës. Gjithashtu toponimi tjetër “Gjuri i Luftës” na dëfton se në këtë vend është zhvilluar luftë. Ndërkohë toponimi “Kodra e Shamatës” tregon dhe vendin ku është bërë lufta.

    Skënderbeu dhe Kastriotët janë prej krahinës Az a As të Epirit dhe këtë na e vërtetojnë Lukari dhe Fermenxhini. Ky Az a As në folmen e përditshme, dalëngadalë, u transformua në Has , se As,... As,... As ... një ditë mori trajtën Has. Po ky Has ku është?

    Mosnjohja e gjeografisë së sotme (pa lë të hershme) të Dibrës dhe të Shqipërisë ka sjell pështjellime edhe në historianë shqiptarë të kohëve moderne. Kastriotët ishin nga Kastrioti! Në asnjë kohë e rrethanë, në Has e ndokund tjetër, nuk ka pasur dhe nuk ka fshat Kastriot. Kastriot ka pasur dhe ka vetëm në Dibër. Hasi i sotëm i Krumës, rrethi për të cilin dikush mvesh origjinën e Heroit nuk është krahinë verilindore e Shqipërisë, por është krahinë veriore e saj. Gjithashtu, Hasi i Krumës dhe i Prizrenit nuk kanë ekzistuar të paktën deri më 1691. E gjithë kjo krahinë, për të cilën askush nuk thotë se kur dhe se si u bë Has, dihet botërisht se, të paktën, deri më 1691 quhej Domeshtiç (Pashtrik) dhe jo Has. Kur historianët dhe kronistët shkruan historinë e Gjergj Kastriotit ( në periudhën 1490-1510 janë shkruar librat që konsiderohen si “themele” të historisë së Skënderbeut) se Kastrioti ishte në Has, ata, kurrsesi nuk e kishin fjalë për Hasin e sotëm me qendër Krumën pse ai, atëherë dhe më pas, nuk ekzistonte. Pra, as rreth 250 vite pas vdekjes së Skënderbeut Hasi nuk ekzistonte si emërtim i krahinës në mes të Lumës, Pukës, Tropojës dhe Prizrenit, e cila nuk është krahine verilindore e Shqipërisë, siç e përcaktojnë historianët e Skënderbeut, por është krahina veriore e Shqipërisë. Ata shkruan dhe thanë për Hasin e Dibrës, për atë krahinë vërtetë verilindore të Shqipërisë, të cilën e citojnë dhe historianët e sotëm. Ky Has i Dibrës, ku ishte Kastrioti i asaj kohe dhe ku ndodhet dhe Kastrioti i sotëm, është territori që shtrihet midis përrenjve të Terzishtes dhe të Kuke dhe mbërrin deri në Dri të Zi. Më pas kjo fushë mori emrin Fusha e Thatë. Madje në fshatin Kukej të Kastriotit, që nga ajo kohë, kemi edhe fisin Hasi ( fis e mbiemër të cilin rrethi i Hasit të sotëm nuk e ka), si vijim i emërtimit Has, të fushës së Thatë të Kastriotit.

    Se ku ndodhet ky Hasi për të cilën bëhet fjalë lidhur me prejardhjen e Kastriotëve na qartësojnë tri harta : 1. Carte de la Turqie d.Europe” të H.Konradit, Vjenë, më 1916; 2.Carte de Turqie d’Europë (Partie Septentrionale, Paris, më 1927; 3.Felice Cuniberti, “L’ Albaniam ed il principe Skanderbeg”, Torino, më 1898. Në të tri këto harta të shekullit XIX përcaktohet qartë se ku ndodhet Hassi (Hasi) Të tria këto harta Hasin e vendosin afërsisht në mes të fshatit Sllatinë (Salatina) dhe të derdhjes së lumit Seta, brenda trekëndëshit Sinë, Kastriot dhe Sllatinë. Asnjëra prej hartave nuk e vendos Hasin e atëhershëm në Hasin e sotëm me qendër Krumën. (Shih hartën e Konradit, të vitit 1916). Tjetër. Fakti që në Hasin me qendër Krumën zbatohet Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe jo i Skënderbeut, si ç zbatohet në Dibër, tregon qartë se Kastriotët nuk kanë asnjë lidhje me atë Has.

    Në të gjithë Dibrën, këtej e andej kufirit të sotëm shtetëror, si: Gollobordë, Dibër të Madhe, Rekë, Radoshtushë, Gollobordë, Zerqan, Bulqizë, Katër-Grykë (Selishtë), Luzni, Muhurr, Sinë, Zall-Dardhë, Fushë-Alie, Lurë, Kastriot, Sllovë etj ka me qindra legjenda e tregime popullore kushtuar Kastriotëve dhe Skënderbeut. Këto legjenda a tregime të moçme janë transmetuar nga brezi në brez, nga goja më gojë dhe kanë ardhur deri në ditët tona.

    Për Haziz Ndreun Skënderbeu ka le në Çelias të Kastriotit, aty ku është dhe kulla e Gjonit: “ Emrin Çeliase, tregonte në vitin 1973, 84 vjeçari Sulë Brunga nga Gurë-Lura e kam dëgjuar për herë të parë në vitin 1906 në Stamboll, nga goja e mësuesit të historisë, kur unë isha nxënës në shkollën mekanike. Kur e pyetshin nxanësit e kombësive të ndryshme se ku ka le Skënderbeu, ai gjegjej shkurt: “Skënderbeu ka le në nji vend që quhet Çelias” . “Unë-thoshte Sula, -jo atëherë, por edhe sot e asaj dite nuk e di se në ç’vend janë Çeliasit”.

    Origjina e Kastriotëve është zyrtarizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në vitin 1985

    …Si për t’u vënë vulën hulumtimeve shkencore rreth origjinës dhe prejardhjes së KASTRIOTEVE, më datën 2 nëntor 1985, me rastin e 580 vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar, Skënderbeut, në qytetin e Peshkopisë është zhvilluar një sesion shkencor “Për origjinën e Kastriotëve” me rastin i inaugurimit të Muzeut të Kastriotëve në Sinë. Në këtë sesion morën pjesë edhe autoritete të larta shkencore të Akademisë së Shkencave dhe të Institutit të Historisë, si Prof. Stefanaq Pollo, ish drejtor i Institutit të Historisë (i cili bëri dhe konkluzionet e sesionit shkencor), Kristo Frashëri, Luan Malltezi, Selami Pulaha, Maliq Horshorva etj.

    Muzeu i Kastriotëve u ngrit në Sinë nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, titullarët e së cilës nuk ishin asnjë nga Dibra. Politizimi i këtij vendimi nuk i shërben të vërtetës dhe nuk i sjell dobi askujt. Po të ishte se origjina e Kastriotëve ishte, apo është, në dorën e qeveritarëve dhe jo të shkencëtarëve e historianëve, Zogu do ta kishte mbajtur për vete, sepse për 15 vitet e qeverisjes dhe të mbretërimit të vet, ai qe vërtet Zog. Në fakt, ai, kurrë nuk bëri asnjë përpjekje për t’ia “dhënë “ Matit, se e dinte se nuk i takonte Matit. Të ishte për të fort, o ishte E.Hoxha për 40 vitet e qeverisjes së vet, o nuk kishte njeri tjetër. Por as ai nuk bëri asnjëherë përpjekjen më të vogël për t’ia “dhënë” Gjirokastrës së tij. I tillë qe edhe Ramiz Alia, por as ai nuk bëri përçapjen më të vogël për t’ia dhënë Shkodrës së vet. As Sali Berisha e as Fatos Nano me të tjerë nuk kanë bërë ndërhyrjen më të vogël për origjinën e Kastriotëve dhe të Skënderbeut. Prandaj aludime a hamendësime të tilla janë veçse përpjekje mjerane, në kushtet kur mungojnë argumentet shkencore.

    * Ky artikull është pulikuar në disa Gazeta dhe Webfaqe

    Linke të ngjashme :  Studentët Shqiptar Info - Gazeta "NDRYSHE" - Zemra Shqiptare - Shqip.dk - Albania Press - Nënë Shqipëri - Facebook

    © Gazeta "Dibra" ; & Albanian Students INFO

     

    ** Shkrim i ngjashëm : Diskutim rreth prejardhjes dhe vendlindjes së Gjergj Kastriotit - Gazeta "Ushtria" Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes, Qendra e Shtypit,Botimeve dhe Përkthimeve Ushtarake

  • Që të mposhtim krimin…

    Krimi në shoqërinë tonë është ende në nivele të larta, shumë shqetësuese për shtetin, shoqërinë dhe qytetarin. Me gjithë përpjekjet e bëra, duket se rezultatet në luftën kundër tij, nuk janë në përpjesëtim të drejtë me luftën e organizuar nga shteti, policia dhe gjyqësori për të bërë zap këtë të keqe sociale, shqetësuese për shoqërinë shqiptare.
     
    Nga Gëzim TUSHI
    Tue, 24 Jun 2008
    Krimi në shoqërinë tonë është ende në nivele të larta, shumë shqetësuese për shtetin, shoqërinë dhe qytetarin. Me gjithë përpjekjet e bëra, duket se rezultatet në luftën kundër tij, nuk janë në përpjesëtim të drejtë me luftën e organizuar nga shteti, policia dhe gjyqësori për të bërë zap këtë të keqe sociale, shqetësuese për shoqërinë shqiptare. Po përse është ende i ulët efektiviteti i luftës kundër krimit në Shqipëri? Cilat janë shkaqet që kjo dukuri vazhdon të ketë tregues të lartë e shqetësues?

    Sipas mendimit tim, në luftën kundër krimit ka një “copëtim” të faktorëve që e bëjnë këtë luftë komplekse, sistematike, të organizuar, të suksesshme. Në shoqërinë tonë ka zënë vend një koncept i deformuar, i njëanshëm për luftën me krimin. Nuk ka nevojë fare për sondazh, sepse është e vërtetuar me të gjithë mënyrat e testimit të opinionit, fakti që në shoqërinë tonë ka një koncept semplist për krimin dhe nevojën e luftës së vendosur kundër tij, duke e konsideruar atë detyrë eksplicite të shtetit dhe policisë. Në të vërtetë si qytetarë duhet të jemi të shqetësuar, sepse nëse do vazhdojmë t’i biem kësaj “kambane” dhe nuk do të ndryshojmë mentalitetin semplist, krimi në Shqipëri do të mbesë në nivele përsëri kritike. Është një mentalitet social i “fiksuar”, që e konsideron luftën me krimin detyrë vetëm të shtetit. Ky mendim është shumë publik në shoqërinë tonë, sepse sa herë flitet për krimin, në të gjithë diapazonin dhe tipologjinë e tij të larmishme, mendja e shumicës së qytetarëve shkon tek përgjegjësia e policisë, si institucioni që ekskluzivisht është i detyruar të përballet ligjërisht me krimin. Ky qëndrim semplist i masivizuar është bërë me shtrirje sociale dominante në pjesën më të madhe të qytetarisë shqiptare të ditëve tona. Kjo do të thotë se mentaliteti që bën obligues për përballjen me krimin vetëm shtetin, nuk është vetëm problem i shfaqjes së një koncepti të thjeshtë, të kufizuar social.

    Me gjithë reformat në polici dhe drejtësi, ndërhyrjet strukturore, organizative dhe bashkëpunuese, ajo që çalon, që zbeh efektivitetin e luftës kundër krimit, është “indiferentizmi qytetar”. Pa këtë komponent të reagimit, solidaritetit dhe informimit qytetar, si element esencial i treguesve të qytetarisë, lufta kundër krimit do të jetë “luftë në gjunjë”. Sado e mirë të jetë policia dhe politikat e saj antikrim, sado të kualifikuar të jetë trupa e policisë dhe kapacitetet profesionale të saj, efikasiteti i luftës gjithnjë do të jetë i ulët, nëse shoqëria jonë nuk kapërcen plagën e agravuar të indiferentizmit qytetar.

    Ne ende kemi sindromën e mentalitetit komunist, që qytetari që denoncon krimin dhe ndihmon në identifikimin e kriminelit, quhet “spiun”. Natyrisht, në shoqërinë shqiptare është kapërcyer mentaliteti i konformizmit dhe spiunimit sipas logjikës totalitare, që i katandisi qytetarët në instrument të bindur të pushtetit. Tashmë nuk ka më kushte të denoncimit të të gjithëve kundër të gjithëve, por duhet të ketë reagim të fuqishëm pozitiv, ndaj kujtdo që shkel ligjet e qytetërimit. Indiferentizmi si mentalitet antiqytetar dhe kundër-qytetërues, është shkaku që përballë nesh, në pallatet tona, bashkë me ne “jetojnë” edhe ata që rrahin gratë dhe fëmijët, që vjedhin energjinë elektrike. Aty janë disa njerëz “plehra”, që nuk lënë pusetë pa vjedhur duke “ndihmuar” në mbytjen e qytetit, aty kalojnë trafikantët që rrëmbejnë femrat për qëllime prostitucioni dhe megjithatë, të gjithë bëjmë “sehir privat” dhe shajmë shtetin dhe strukturat publike të luftës kundër krimit. As në shkollë, as në familje, nuk po përpiqemi të kultivojmë mentalitetin modern qytetar, se krimi nuk është veprim që cenon autoritetin e policisë, por veprim që dëmton realitetin social, sfondin qytetar të shoqërisë në tërësi. Reagimi dhe informimi qytetar për kriminelët, keqbërësit, prishësit e rendit publik, hajdutët, trafikantët, nuk janë thjesht të dobishme për “policinë si polici”, por për ne, për qytetarët, jetën tonë të përditshme. Në asnjë vend të botës, sado të jetë numri i efektivave policore, nuk është e mundur që policia të jetë në çdo rast aty ku ndodh krimi. Media dhe qytetarët janë aleatët më të ngushtë të policisë në luftën kundër krimit. Kjo aleancë në vendet e qytetëruara e ka treguar efektivitetin në luftën kundër të gjithë llojeve të krimeve, që nga ai ordiner deri tek krimi i organizuar.

    Bashkëpunimi i policisë me median dhe qytetarët, është ndoshta ajo “strategji” që duhet përpunuar në shoqërinë tonë. Natyrisht, këtë organizim nuk e bën vetëm policia, pa frymën e konsensusit qytetar. Ky është një aksion që duhet programuar kudo, në familje, në shkollë dhe komunitet, për të kultivuar tek të rinjtë, ndjenjën dhe detyrën qytetare për të qenë aleatë të shtetit në luftën për të përballuar krimin e çdo ngjyre qoftë. Koha kërkon që shoqëria dhe qytetarët tanë të dalin nga pozita pasive, komode, e kërkesës së llogarisë për përgjegjësinë e shtetit dhe të policisë për të mposhtur krimin në shoqërinë tone. Padyshim, qytetarët kanë të drejtë që bëjnë presion mbi policinë dhe shtetin, të kërkojnë më shumë rend dhe siguri publike. Por kjo nuk mund të arrihet, nëse ne si qytetarë qëndrojmë pasivë, kur krimi kalon para syve tona. Nuk është e mjaftueshme të ndihesh, kur ai të cenon individualisht apo të penetron në shtëpinë tënde. Lufta kundër krimit nuk është çështje personale, por mision social, një problem i madh publik. Në këtë kontekst, denoncimi i krimit nuk është akt spiunimi, por gjest i pastër qytetar. Si rezultat megjithëse jemi dëshmitarë të krimit, edhe pse ai gjallon para syve tanë, ne heshtim ose e shumta mbytemi në “vajtime private”. Bëjmë kritika dhe presim që dikush tjetër nga jashtë, të verë dorën dhe të frenojë krimin. Nuk mund të kemi sukses, nëse nuk edukojmë dhe nxisim njerëzit tanë që kundër krimit të kenë vullnet, reagim qytetar kontestues, dëshirë për ta luftuar atë publikisht. Ne duhet të jemi koshientë për mungesat tona të ndjeshme në kulturën demokratike dhe qytetare, për ta luftuar krimin frontalisht dhe publikisht. Mungesa e përgjegjësisë qytetare dhe indiferentizmi, janë aleatë të fortë që ndihmojnë lulëzimin e krimit. Na duhet angazhim i qytetarëve kundër krimit kudo që shfaqet. Ky është një mësim i madh, që vjen nga vende dhe popuj të qytetëruar, të cilët kanë bashkuar angazhimin qytetar me funksionimin e institucioneve të specializuara në luftën kundër krimit...

    {Shekulli}

  • Sinqeriteti i papërballueshëm i një shantazhi

    Nisur nga sensibiliteti i madh politik që po shoqëron rrëzimin e dekreteve të Presidentit, nga Kuvendi i Shqipërisë, është e rëndësishme të kuptojmë se çfarë ka ndodhur dhe më pas të nxjerrim disa konkluzione.

    Nga Igli Totozani

    Nisur nga sensibiliteti i madh politik që po shoqëron rrëzimin e dekreteve të Presidentit, nga Kuvendi i Shqipërisë, është e rëndësishme të kuptojmë se çfarë ka ndodhur dhe më pas të nxjerrim disa konkluzione.

    Le të analizojmë më konkretisht aktivitetet e secilit institucion, në rastin konkret, për të verifikuar “normalitetin” e kësaj procedure.

    Përsa i takon institucionit të Presidentit, ky i fundit, në përputhje me nenin 136 të Kushtetutës së Shqipërisë, dekretoi në 15 maj 2008 pesë gjyqtarë të lartë. Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë por edhe sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese (nr 2 të 18 janarit 2005) këtu mbaron roli i Presidentit. Nisur nga çka përmendëm më sipër, por edhe në kuadër të rolit të veçantë të këtij institucioni në lidhje me sistemin e drejtësisë në përgjithësi, të balancimit të pushteteve gjithashtu, legjislatori i ka njohur këtij institucioni një sovranitet të madh në emërimet e rëndësishme që ai kryen. Në mënyrë të veçantë, për të ruajtur dhe mbrojtur ndarjen e pushteteve, vendimi i tij në formë dekreti është totalisht në kuadrin e pushtetit të tij diskrecional.

    Në përputhje me sa më lart, me dekretimin, përfundon roli i këtij institucioni dhe procedura vazhdon me Kuvendin e Shqipërisë. Ky institucion, për nga vetë natyra e tij dhe sidomos mënyra e tij e të shprehurit, që është votimi në seancë, e fillon procedurën e tij duke futur në mënyrë automatike - sipas vetë Rregullores së institucionit - dekretet në programin javor të punimeve të Parlamentit. Po sipas kësaj Rregulloreje, Komisioni i Ligjeve mund të ngarkohet me shqyrtimin e dy momenteve kryesore: plotësimin e kritereve ligjor nga Gjyqtarët e emëruar dhe meritën e tyre (sipas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese).

    Gjithsesi, është jashtë çdo dyshimi se nisur nga natyra e institucionit që bëhet fjalë, raporti i nxjerrë nga ky komision ka vlerë vetëm sugjeruese për përfaqësuesit e popullit, pra, për deputetët. Janë këta të fundit, të cilët kanë të drejtë të vendosin në liri dhe sovranitet të plotë. As Komisioni i Ligjeve dhe asnjë strukturë tjetër e brendshme e Parlamentit, përfshi këtu edhe Kryetaren, nuk gëzojnë asnjë të drejtë qëndrimi zyrtar në emër të Kuvendit. Pushteti diskrecional, në të gjitha rastet, i takon secilit deputet, pushtet i cili ushtrohet nëpërmjet votimit në seancën përkatëse parlamentare. Në votim, sipas Kushtetutës, Parlamenti mund t’i aprovojë ose rrëzojë dekretet e Presidentit.

    Në realitet nuk ka ndodhur kështu dhe procedura parlamentare ka patur shkelje jo të vogla. Së pari, dekretet e Presidentit kanë “pritur” në sirtar një periudhë më të gjatë se një muaj pa u shqyrtuar, gjë, që është në kundërshtim të hapur me traditën dhe me Rregulloren e Kuvendit. Për më tepër, nën argumentimin e shqyrtimit të meritës së secilit gjyqtar të dekretuar, gjithë kjo kohë u shfrytëzua për të bërë të mundur një “kompromis” paraprak me Presidentin e Republikës.

    Këtu u ndeshën dy qëndrime të kundërta politike midis shumicës dhe pakicës në Kuvend. Nëse e dyta, në përputhje me Kushtetutën, kërkonte votimin në Kuvend të dekreteve, përfaqësues të shumicës vazhdonin t’i bënin presion Presidentit të Republikës për një kompromis paraprak. Në emër të kujt kërkohej ky kompromis? Sigurisht që jo në emër të Kuvendit, se askush, as Kryetarja e as kryetari i grupit parlamentar të PD, nuk kanë asnjë të drejtë më shumë se secili prej 140 deputetëve të Kuvendit Popullor dhe aq më tepër ta kërkojnë këtë në emër të këtij institucioni.

    Së dyti, qoftë Kushtetuta (neni 136, nuk parashikon dekretim pasi të jetë marrë më parë pëlqimi nga Kuvendi) qoftë Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk parashikojnë konsultime të detyrueshme për Presidentin e Republikës, por ia njohin të drejtën e emërimit të gjyqtarëve të lartë, diskrecionit të tij. Natyrisht, nëse Presidenti do të dëshironte të konsultohej përpara emërimit edhe kjo nuk ndalohet, por do të duhej ta bënte këtë me secilin deputet dhe kurrën e kurrës vetëm me shumicën në pushtet apo përfaqësuesit e saj në Kuvend. Nëse emërimet e gjyqtarëve do të kishin qenë fryt i këtij rasti të fundit, kjo do të kishte shënuar fundin faktik dhe ligjor të ndarjes së pushteteve në Shqipëri, që edhe pa këto, dihet si është. Rreziku i një situate të tillë, ishte një nga shkaqet e forta të cilat frymëzuan atë shqetësim të madh në Shqipëri në periudhën para dhe pas zgjedhjes së Presidentit të Republikës, vitin që shkoi. Një president në shërbim të shumicës, do ta kthente pa dyshim shumë pas në kohë demokracinë shqiptare.

    Pikërisht, këtë kërkonte shumica e sotme. Jo vetëm rrëzimi në bllok i dekreteve të Presidentit, por sidomos deklaratat e Kryetares së Kuvendit, treguan qartë se shumica e sotme jo vetëm nuk votoi (sikurse i parapëlqente ta mbronte pak ditë para votimit) për personalitetet e dekretuara dhe aq më pak për meritën e tyre, por shumë më tepër se kaq, për t’i dhënë mesazh Presidentit të Republikës se do të pranonin vulën e tij, vetëm kur ajo t’i ngjante asaj të një noteri dhe jo një “gjyqtari”, sikurse në rastin konkret njihet nga Kushtetuta e Shqipërisë.

    Situata e mësipërme është tepër e lexueshme: ose Presidenti i Republikës vendos siç e kërkon shumica e sotme, duke i hapur asaj rrugën pa kthim për të gjithë ne të rënies së demokracisë, ose atij do t’i rrëzohen dekretet dhe bashkë me to edhe funksioni normal i Gjykatës më të rëndësishme në vend, e bashkë me këtë të fundit, edhe mbarëvajtja e procesit të demokratizimit të Shqipërisë.

    Shfaqja që po shohim këto ditë është vërtetë e frikshme, edhe pse nuk është as e para dhe as e fundit në këtë histori të çmendur tranzicioni, fundin e të cilit, si për ironi të fatit e evokonte para pak kohësh, një nga personazhet e sipërpërmendur.

    Por të paktën, të paktën të ngushëllohemi me një fakt të thjeshtë: kësaj radhe, shantazhi ishte madhërisht i qartë, i drejtpërdrejtë, i sinqertë. Ndaj, s’na mbetet gjë tjetër veçse të urojmë që përveç dëmit të madh ndaj demokracisë shqiptare dhe imazhit tonë tek partnerët, të paktën të ketë bërë diçka të mirë; të ketë ndikuar kështu, sadopak, për të hapur disi ata pak sy që nuk duan akoma të shikojnë.

    {Burimi:Shekulli}

  • Kurti: Prishtina zyrtare duhet ta refuzojë planin e Ban Ki-Moonit kategorikisht

    14.06.2008
    Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës bashkë me opozitën, kanë pranuar në parim dokumentin e kreut të OKB-së, Ban Ki-Moon, për rikonfigurimin e UNMIK-ut. Mirëpo, kundër këtij plani është shprehur lideri i...

    Mirëpo, kundër këtij plani është shprehur lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

    Kurti, në një intervistë për Radion “Evropa e Lirë”, ka thënë se Prishtina zyrtare duhet ta refuzojë planin e Ban Ki-Moonit kategorikisht dhe parimisht, sepse sipas tij, ky plan hap shtegun për kantonizimin e Kosovës.

    I pyetur se çfarë mendon se do të prodhojë plani i Ban Ki Moonit, Kurti shprehu mendimin e tij se sekretari i përgjithshëm po provon që të fillojë një raund i ri negociatash ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ç’rast kryeadministratori i ri i UNMIK-ut, që ai do ta caktojë apo emërojë së shpejti, do të ishte ndërmjetësuesi i radhës.
    “Do të mund të thuhej që Ban Ki Moon me këtë letrën e tij – një letër për Tadiçin e tjetra për Sejdiun – në fakt e ka hapur shtegun për kantonizim të Kosovës”, është shprehur ndër të tjera lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”.
    (telegrafi-start)